Edicioni Rjedha(SHB)

NIJAZI RAMADANI

NIJAZI RAMADANI : KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA'---ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' RRJEDHA ' NGO. GJILAN:& Rr./St. ARBERIA-E. GJIKA. NR.64/A. Gjilan, Kosova-&

Rrjedha vepron edhe si Shtëpi Botuese me seli në Gjilan, Kosovë e cila funksionon në kuadër të Klubi i Artistëve, Shkrimtarëve dhe GazetarëveRrjedha me seli në Gjilan.

Përmbajtja

Titujt e botuar në SHB Rrjedha

Botimet

Libri në procesin e botimit e të shtypit, ku në këto produkte përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura muzikë e kënge, fletore pune muzike për detyra, si dhe botime të tjera që janë si libra me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë*[1]

botues Rrjedha

Shtëpia botuese Rrjedha është edicion i Klubit të Artistëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve "Rrjedha" në Gjilan. Editon Këshilli botues: Nijazi Ramadani,shkrimtar, publicist,Biser Mehmeti, shkrimtar, Nuhi Ismajli, studius letrar, gjuhëtar. Edicioni për fëmijë dhe të rinj editohet nga Avdush Canaj,shkrimtar, si dhe në seksione dhe biblioteka tjera. Rrjedha si edicion i pavarur, mjet arkivorë, informativ dhe kulturorë. Dhe nuk i përket asnjë spektri politike, por nuk është as apolitike, as (jo)fetare apo ndonjë pro(ant)grupi tjetër etnik. As nuk financohet nga askush tjetër pos nga ekipi i pavarur Rrjedha.

Info~historiku

SH.B. Rrjedha|Klubit të Artistëve, Shkrimtarëve dhe Gazetarëve ka faqen elektronike botuese: Rrjedha me botimet e veta sjell materiale ekskluzive krijime dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës, si dhe ka për qëllim krijimin e një transverzale për qasjen dhe integrimen e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare. SHB "Rrjedha"( Shtëpia botuese, "Rrjedha"), po ecën mbarë nga fillimi i vitit 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo “ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj. Botohen vepra nga më të ndryshme. Shtëpia botuese "Rrjedha" ka botuar të përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, politike, kulturore, historike të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovë Juglindore. Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e asaj mujoreje ka pasur lexuesit e shtresave të ndryshme.

Lidhje të jashtme

KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA'---ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' RRJEDHA ' NGO. GJILAN:& Rr./St. ARBERIA-E. GJIKA. NR.64/A. Gjilan, Kosova-&

 Pasthënia :                                          

Monografia "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)

Shkruan: Biser Mehmeti

Në monografinë  "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012) nuk e bëjnë vetëm ata që njerëzit e e rëndomtë dhe ata që i kanë bërë vetit vendin në hiararkin e parisë së familjarëve të njërës nga familjet më të përmendura që nga lashtesa, duke u  nxirr nga përditshmëria e individëve dhe ndodhive nëpër të cilat kaluan ata në katrahurat e kohës dhe hapësirës në të cilën jetuan, punuan dhe qëndran vertikalisht. Memoriet e atyre i bëjnë njerëzit që e kanë përcjellë ngjarjet dhe breza të tërë deri më sot.

Format dhe forma e Monografisë "Shtegtim në histori"( Ko-kajt 1842-2012)” i ngjan më shumë formateve të viteve të fund në kohështrirjen e shekullit të kaluar dhe të shekullit që iku. Forma e formati i shkrimeve të përpunuara, të dokumentuara ka evoluuar nga etapa kohore në etapen tjetër,duke ngarendur pas trendeve të cilat e kishin katandisur gjithë hapësirën e etnisë sonë.

Prandaj në këtë rast shikohet e krahasohen me format e Monografive moderne, monografia, ka gjeneralogjin familjare edhe tekst fonologjik dhe vizual sepse jetojmë ne shekullin digjital, kjo kështu, është  e mjaftueshëm e gatshme për botim, për të krahasuar me modelet e monografive moderne.

Prandaj, duke soditur nëpër të, vërehet se; pjesë a ngjarje të saj siç janë të thëna,  identifikohen dhe argumentohen në dritën e fakteve duke i njohur plotësisht nga kokallarët, që po  rrëfiehet në atë që e nuk i kanë parë, dëgjuar apo njohur që e ndjejnë si nëpër familjarët e tyre . Një qytetar i thjeshtë që ka jetuar më shumë se 80 vjet në këto vendbanime kah janë endur prej  anës në Fushëdjekur  Pukë, Koplik, Kuks, Diber apo Mirditë dhe Lezhë, Tiranë. Ata sikur se edhe fiste tjera, duke filluar nga Kastriotët  që pas kryengritjeve dhe rezistencës së tyre nëpër ato luftëra kanë tretur edhe përtej detit në Itali dhe Turqi apo në ndonjë vend tjetër.Këto lëvizje janë regjistruar në drejtim të ndryshme të Kosovës si: Gjakovë, Prizren, Deçan apo Pejë deri në Klaiq, pastaj nëpër Karadak, ku kanë themeluar vendbanimin e tyre, Kokaj, i cili gjendet sot e atë ditë. Një lagjë e Klaiqëve në Gjilan, Kaçanik, Preshevë, Kumanovë, Shkup dhe Prishtinë pastaj rrethinë, ajo i duket si e panjohur duke pasur parasysh se monografia lexohet, shikohet, dëgjohet e komentohet edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Monografia është balancuar në mënyrë të barabartë nëpër fusha, lëndë dhe materie, ku pjesë të saj herë-herë janë përforcuar qëllimisht me komente e shënime të shumta dhe duke shkuar në hollësi të lëndës, e pjesë tjera të saj janë të përshkruara barabartë, apo janë përmendur  pjesërisht në trajtën e veprës / Monografisë"Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)/

Pastaj për ngjarjet e ndodhitë më të hershme të kokajt me rrethinë të plota, të vërteta të faktuara në shirita filmi, do të mund të përcjellin të shoqëruara në arkivin fotografik të familjarëve të cilat janë në “Monografi "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012).”. Kështu duke pasur parasysh edhe faktin se Kokajt me rrethinë, që nga e kaluara e deri ditët tona kanë qenë një vendbanim familjar të ndarë me komunitetet të përziera njerëzish e kulturash, veprimtarish, e zeje të ndryshme, ku me shekuj kanë bashkëjetuar dhe kanë pasur një shumësi të racave dhe qarkullim të mallrave e njerëzve e në monografi janë paraqitur në formën më të mirë të duhur.





     Rezymeja e veprës: Monografi "Shtegtim në histori"

                                (Kokajt 1842-2012)

 

Ky publikim,  falë syrit të mprehtë të një monografi nga si Nijazi Kokaj një lexuesi a profesionisti që përditë ka në dorë një monografi a vepër tjetër, sikur kjo formë shkrimi ka përvijuar me trendet aktuale të një kronikani të kohës, të cilat janë përcjellur brezë pas brezi, duke u fokusuar në dy shekujt e fundit 1842-2012, që botohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 5 vjetorin e shtetit të Kosovës, sikur edhe të lëvizjeve pozitive në visetë tjera të Kosovëslindore dhe të Maqedonisë, ku jetojnë shqiptarët dhe familjarët e tyre.

“Monografia.."Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” është përplot histori e që duhet edhe të jetë, por,  është e populluar me ngjarje historike, shpesh herë të shtrira gjithëandej etnisë, të cilat janë paraqiteshin edhe me mënyra tjera si psh.: foto, pjesë foljore, artikujve të dokumentuara referenciale dhe enciklopedike të njerëzve që i kanë ecur e provuar ngjarjet dhe janë pjesëmarrës të tyre, forma vizuale në Cd-rom apo formë digjitale të cilat e kanë pasuruar me biblografinë e botimeve etj.

“Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” , kjo monografi si lëndë hyn në grupin e posaçëm të veprave që kanë përshkrim të posaçëm bibliografik, të  bibliotekave / bibliografët internacional si ISBD (M) dhe do të thotë: (Standardi Ndërkombëtar i Përshkrimit Bibliografik për Monografi "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)  pra, monografia është vepër serioze publike e botueshme e cila eksplicivisht dhe gjithanshëm trajton problemin e kokajve dhe kohës edhe hapësirës në të cilat jetuan ata,  çështje ose  lëndën, duke e trajtuar edhe një regjion sikur është Trekëndshi i Toplicës, Karadakut të Shkupit dhe të Kosovës lindore, qyteteve, jetës dhe veprave të veprimtarëve a shkrimtari, artisti, mjeku, luftëtari, dëshmori, politikani dhe krahas kësaj vlerësohet jo vetëm puna e tij, por edhe periudhat ose drejtimet e veçanta politiko-shoqërore që i ka takuar. Pra, kjo monografia e trajton në mënyre të detajuar një temë atdhetare të posaçme e cila është në vazhdim e sipër. Qëllim ka përmbajtjen e shënimeve të publikimit monografik"Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012), dhe i përcakton renditjen e elementeve dhe sistemin standard të inkorporimit në shënime. Zakonisht kur bëhet përshkrimi bibliografik i burimeve të saj, të dhënat ndahen zona përshkrimi. Duke e lexuar me kujdes, shihen materiale të cilat  monografia, është mbarështruar me shkrimet që bëhen për të këto ditëdhe mjaftë është perfektë, por ishte e domosdoshme për Kokajt dhe të gjithandej etnisë sonë. Monografia ka një formë të bukur, ka edhe një botues dhe shtëpi botuese të respektuar e serioz siç është SHB "Rrjedha", përveç materialit të brendshëm cilësor monografia gjithashtu sjell një radhitje të intekruar të përmbajtjes dhe dizajnim cilësor e profesional nga një mësimdhënës teknologjisëi nformatikës, lidhje e kopertina që do të pëlqehen nga lexuesi.Kokaj një vendbanim në malësinë e Karadakut të Shkupit, Etnia( Imazhi i Malësisë së Karadakut, Kosova lindore, Kokajt me rrethinë, Kokajt dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore , Kokajt ndër mote, Shtrirja dhe hapësira tokësore^ujore, Moti~ Klima, Etimologjia e Kokajve, Toponmine,  Personalitetet,  Shkrime artikuj,(shenime, gojëdhena), Rreth botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve",  rrëfime nga odat ekokajve, dhe  Foto-Galeria e Kokajve. Dhe si përfundim duke i kërkuar falje lexuesit të nderuar, për këtë shkrim ndoshta pak të zgjatur i cili nuk ka arrit `t`i thotë të gjitha për dhe rreth “Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” mundë të thuhet se ajo ka rolin e saj shumë të madh, për publikun e gjerë, e sidomos do të mbetët një dhuratë e çmuar për një vizitor të huaj i cili do të kishte një kujtim të mirë me rastin e vizitës dhe ikjes nga Kokajt.

Pasthenie

Koka u rikthehet rrënjëve të të parëve. Bën pemën gjenealogjike, kthehet shekuj prapa, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga vendbanimi Fushëdjegur prej Vlorës për tu ngulur në Dardhë (Dardhë, Matit të veriut të Shqipërisë deri në Klaiq), një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman,pastaj atyre serbo-bullgar për të mos dorëzuar kombin dhe  fenë e tyre. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në  Kokaj.                         

Kokajt, i kthehen me « këmbë në tokë » ngjarjeve të viteve 1842-2012, atje ku marrëzia kolektive e një grushti të mbetur, Klaiq, trekëndshi i Toplicës, ku shpalos ide dhe një flamur të Skenderbeut deri  në një shekull e shtatëdhjetëvjet jetës se viteve të fundit, ku autori i ka bërë anatominë e fshatit të tij të lindjes, Kokaj,  i cili sjell disa të vërteta të mëdha që kanë të bëjnë me historinë dhe jetën e asaj bashkësie familjare shqiptare, që është në dinamikën e ngjarjeve që trasuan në vorbullen e një lumi të trazuar kombëtar. Sjellja në kohë e lëvizjeve dhe gjeografisë së Kokës, e cila është shquar ndër vite, për rezistencën dhe shpirtin kryengritës ndaj çdo okupatori, turk, grek, serb, Italian, gjerman, bullgarë dëshmon edhe një herë tjetër për hipokrizinë dhe lojën e qarqeve të caktuara pushtuese antishqiptare të mirë-orkestruara deri më sot, që thjesht për një aneksim të dhunshëm e pushtues na kanë  tragjizuar duke nëpërkëmbur dinjitetin jo vetëm të familjarëve fisnikë autoktonë të Kokajve që janë të ngulur aty nëpër viste shqiptare dhe diasporë me shekuj, por edhe të bashkëkombësve. Popujt japin e marrin me njëri-tjetrin, kryesisht fqinjët. Si komb kemi vlerësuar mikpritjen dhe jemi të vetmit që  shtëpi jonë është e zotit dhe e mikut, të cilin e konsiderojmë si «perëndi». Dhe ende e ruajmë dhe e mbrojmë me gjakun tonë. Autori në rrëfimin e tij e bëri detyrën, ashtu si bijtë tjerë te Kokajt, autori vite më parë me romanin e tij ik, «Imazh i ngrirë», Kokën e sjell në një moment e një kohë të mbarsur, për të thënë të vërtetat. Rrëfimi për të vërtetat e Kokajve i bën mirë gjithsecilit  atdhetarë dhe për çdo kokallarë.

Autori edhe kësaj radhe provokon duke bërë studimin monografik: sjell ritet, zakonet, doket, lojrat, mërgimin dhe mërgimtarët, luftërat dhe luftëtarët, vende dhe ngjarje për të ngulur në mendje të të gjithëve: Kokajt në Kosovën lindore kanë qenë, dhe mbetën, dhe do të mbetet thjesht në një tokë shqiptare.  

Jetojnë kohë tjetër, ku që të gjithë kërkojnë që t’i atashohen me vlerat e tyre Europës, duke parë nga e ardhmja, për të lënë pas të shkuarën që na ndante. (Editori SHB Rrjedha)

Kokaj, Gjilan 28 nëntor 2012, Përvjetori: 100 vjet pavarësi shqiptare,  

5 vjet shtet  Kosova.






MONOGRAFIA PËR KOKAJT NJË LIBER VLERASH KOMBËTARE

- Autori Nijazi Ramadani del para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografik, Shtegtim në histori “Monografia për Kokajt 1842-2012” Kokajt që nga lashtësa). Një vepër që është një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kokajt, por edhe më gjerë.

Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella të tij me krahina e qytete të rëndësishme të jugut, lindjes dhe veripereëndim të gjeografisë sonë etnike me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut ( Qarku i Vlorës, Himarë, Qeparoi, Pilurë, Delvinë, Pukë, (komuna e Burimi), Krahinat e Matit e Kurbinit, Dardhë, Rjoli, Lezhë, Malësin e Madhe, Dibër, Pejë, Prizren, Kaçanik, Prishtinë, Gjilan, Preshevë, Shkup dhe deri në kufijtë e Kosovës Lindore. Në libër jepen të përmbledhura të dhëna referenciale të rëndësishme të onomastikës, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitoiogjike, demografike, folklorike si dhe të kujtesës historike. Për këtë libër, autori ka siguruar edhe mendimin e akademikëve e profesorëve të ndryshëm.

Akademikut maqedonas me origjinë shqiptare nga fshati Kokaj familja në krahinën e Matit Mat[ko]vski, Vroin Koka, ish-ambasador i RPSH në Budapest, me orgjinë nga familja me antroponimin Koka, J. Kokaj, E. Çabej, Koço Kokëdhima, botuesi i gazetës prestigjioze “Shekulli”, Gjon Dedë Koka, prijës i Lëvizjeve kombëtare për pavarësi, paria e Delvinës, ( Kokajt), në kohë e Ali Pashë Tepelenës, dhe studiuesit Xh. Meçi në veri, e etj.



MONOGRAFIA PËR KOKAJT NJË LIBER VLERASH KOMBËTARE

 

Autori sjell para lexuesve dhe studiuesve një botim të ri monografi ("Kokajt…" që' nga lashtësia). Një vepër e përmasave të tilla gjithëpërfshirëse është një burim i pasur njohurish jo vetëm për familjarët e Kokajt, por edhe për një shkallë shumë më të gjerë, deri në përmasa gjithëkombëtare. Për nga fusha e studimeve ky shtegtim në histori “ Monografia për Kokajt 1862-2012”, që përfshin është një arritje e mirëpritur nga etnologë, historianë, sociologë e gjuhëtarë për t'u njohur shumë më tepër se deri tani me misteret e rrethinave të maleve me ndikim dhe në zhvillimet tona kombëtare.

Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një familje dhe fshat si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjellta të tij me krahina e qytete të rëndësishme të Veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Labanës në Kosovën Lindore (tashmë në Serbi). Autori sjell të dhënat e dokumente, fotografi dhe rrëfime e kujtime të familjarëve të tij nga Klaiqi, i cili është një fshat që gjendet në Komunën e Lebanës, 25 kilometra larg kufirit Kosovë –Serbi. Para shpërnguljes së banorëve, Klaiqi kishte më shumë se 80 shtëpi. Ka qenë i pasur dhe mjaft i zhvilluar për shkak të tokës pjellore. Më 1860 nga fshati janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, të vendosur në Malësi të Karadakut.

Familjet kishin qenë të pasura pasi që kishin qenë tagrambledhës (spahi), jo vetëm në Klaiq, por edhe në fshatra të tjera. Ata duke mbledhur taksa (të dhjetat) kanë rënë në hasmëri. Pasi vendosjes së administrimit serb në ato vise, Kokajt kanë vrarë dikë, pas një përleshje mes etnive shqiptare-serbe, kur kuvendi kohës i mbledhur nga fiset, kishte marrë vendim që spahinjtë t’i shitnin trojet në Klaiq dhe të vendoseshin diku tjetër. Të shpërngulurit u vendosën në jug të Mireshit (ish-Dobërçanit), prej aty në fshatin Pogragjë që ende mban një sokaku i Kokajve , të cilën paguajnë ngastre tokë nga një “komarxhi”, Isa Begu të Shkupit për 33 lira ( Dukat) kur edhe është formuar fshati Kokaj prej Ademit dhe dy bijve të tij, Hasimit dhe Ismajlit dhe nipit të ture Ali Bylykbashit. Disa shtëpi, po në atë kohë janë vendosur në Gjilan. Shumica syresh jetojnë edhe sot në këto dy vendbanime.(Libri “Shtegtimi rrugëve të ngrira” i autorit R.Klaiqit.

Ramadani krahas eksplorimeve shumëvjeçare për hulumtime, studime dhe botime të së tyre; ka arritur si pakkush të mbledhë edhe të dhëna të rëndësishme familjare, onomastike, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitologjike, demografike, folklorike, si dhe të kujtesës historike që mund të gjenden dhe të vështrohen vetëm në një terren sa më të shtrirë hapësinor dhe kohor. Prandaj, për vite të tëra, kryesisht pushimeve verore në viset shqiptare, do ta gjeje fshatrave, luginave të thella apo qafave të ngushta, maleve të larta, deri majë shkëmbinjsh me rrezik humbjeje orientimi që ka përdorë edhe busollën si orientuese.

Kështu, në shkallë brekdetare' Qeparoi, Pilurë të Himarës, Qarku i Vlorës, rreth Delvinës. largësi në kërkim te ndryshme "Maja e të malit - Maja e Zezë, Karadakut". Me të njëjtin vullnet janë vizituar edhe qytete, si: Shkodra, Ulqini, Kukësi, Prizreni, Gjakova, Prishtina, Kaçaniku, si dhe me qendrën orientuese nga Gjilani, gjithëandej etnisë dhe diasporës etj.

Vetëm mbi bazën e eksplorimeve kësisoji në vazhdimësi mund të arrihen botime të tilla dinjitoze si Kokajt… tash së fundi. Autori ka sjell: për të qenë sa më i përgatitur e sa më i sigurt në kërkimet e veta për Lashtësinë, Mesjetën dhe shtrirjen e Kokajve e të fisit " të tij ka arrtiur që para disa dekadave e vitesh të sigurojë edhe mendimin e akademikëve, profesorëve të nderuar perms deklarimeve dhe botimeve të tyre të arkivuara dhe të internetit, e etj. Gatishmëria e pakursyer e tyre në këtë drejtim, duke shkuar edhe si kumtues deri në Kokaj, tregon vlerësimin e lartë e besimin e madh që kishin për kontributet e tyre, për seriozitetin e punës shkencore, siç po e dëshmon aq suksesshëm me botime kohë pas kohe.

Në pjesën e parë të librit "Kokajt…", autori ka arritur të sjellë mendime me mjaft interes për emrin vendbanimet e tre që nga antikiteti, siç do të ketë në Mesjetë. Me të dhëna me shumë interes na jepet një profil i familjes fisnike Kokaj në vazhdimësi më se njëmijëvjeçare, 1568 me shtrirje në viset e Vlorës, në Veri deri tek arbëreshët e Italisë (pas vdekjes së Skenderbeut kur i’u bashkuan dëbimeve të mëdha nga se I takonin hierarkise së shtetit të Skendertbeut, sidomos e mbajten ekonomikisht shtetin e tij). Njëkohësisht, sjell argumente të pranueshme për derën Kastriotëve- Skederbeut dhe famijes feudale fisnike , Koka( dialekti i toskërishtë “Koka”, dhe lëkundjeve lidhur me prejardhjen e tyre.

Brenda pjesës së parë, një vend me rëndësi arrijnë përpjekjet e autorit për të shpjeguar me argumente sa më të plota Karadakun e viseve tjera me një rrëfim për të kaluarën e tyre dhe lidhjet historike të gjithanshëm të fshatit ekonominë, sociokulturor dhe politik. Për mbështetje të këtyre shpjegimeve autori fut në përdorim toponiminë historike e gojëdhanat, si dhe burime arkivore bashkë me botime në qarkullim. Është ky zhvillim i tërësishëm që solli vazhdimësinë e pakëputur të familjeve fisnike, Koka që dhanë personalitete politike, të kulturës, shkencës dhe të biznesit.

Një rëndësi të veçantë në këtë vepër zë edhe mendimi i faktuar se në çdo kohë përcaktuese për çdo fshat, për çdo rrethinë, vise dhe krahinën mbarë, kanë qenë lidhjet vendore dhe asnjëherë lidhjet fisnore. Autori këto lidhje përcaktuese vendore, fqinjësore i ka parë me përparësi, jo se ka dashur t'i minimizojë, t'i zvogëlojë lidhjet ''fisnore'', lidhjet "e gjakut", luftërave, bashkëjetesën por sepse lidhjet fisnore kanë luajtur rol kryesor në marrëdhëniet fqinjësore ekonomike, shoqërore, juridike, politike as në katund as në rrethinë dhe aq më pak në vise e krahina shqiptare.

 

Vlerat universale dhe etnike.

Dëshmia më e plotë për këtë është lufta politike dhe atdhetare që funksionuan nëpërmjet lidhjeve fisnore të fisit të tij, zakonet, traditën, kodin etik, moral të tyre por nëpërmjet lidhjeve vendore tradicionale shqiptare. Rigjenerimi i lidhjeve fisnore gjatë vendosjes së sundimit osman, qe një periudhë e përkohshme historike, derisa u arrit të vendosej organizimi autonom i maleve.

Megjithatë, kalimtarë e udhëtarë të huaj, qofshin edhe studiues, i frynë në atë masë lidhjet fisnore, sa e paraqitën shoqërinë shqiptare si shoqëri fisnore, ku rolin kryesor e luanin lidhjet fisnore si në shoqëritë primitive prehistorike. Prandaj, rrahja e këtij problemi me seriozitet shkencor te "fis" është një shërbesë e çmueshme e studiuesit edhe në shkencat tona albanologjike.

Në pjesën e dytë, në vazhdim të kësaj monografie, një vend të rëndësishëm zënë edhe portrete e profile personash të ndryshëm që kanë bërë emër në një drejtim të caktuar. Disa prej tyre janë njerëz,në dukje,të zakonshëm, të thjeshtë, që të lënë një kujtim të dukshëm, kanë lënë një mesazh për brezat e së ardhmes. Me këtë punë autori ka treguar se krahas personaliteteve të shquara deri me përmasa kombëtare, janë edhe "të vegjlit", në dukje, të cilët shumë të rëndësishëm për shoqërinë,për komunitetin ku jetojnë,

Në disa prej tyre, përmes jetës dhe aktivitetit ka ndërhyrë duke treguar, se në ç'rrethana është njohur me ta, duke i bërë më të kuptueshëm e më intim për lexuesit,

Shkollimi, shkolla, xhamia dhe kishat, përbën një prej vështrimeve më interesantë të këtij libri, ku jepet përmbledhjes vazhdimësia e saj, e cila pikën më kulminante e arriti në fund të viteve '1862 dhe fillim vitet 1948 dhe 1999 të shekullit që shkoi.

Në këto vite shkolla 4-vjeçare e Kakajve u bë njëfarë shkollimi: siç filluan ta quanin kohe, i cili hulumtimet dhe përgjithësimet shkencore në atë mjedis të asaj shkolle fshati nuk i mbajti ''pronë'" të vetat, por ishte reflektuar që nga mësuesi i parë i shkollës shqipe pas luftës Dytë Botërore, Zejnulla dhe Halil Halili, Rrustem Rrustemi, si dhe ndihmoi që të përfshiheshin në to sa më shumë mësues.

Nijazi Ramadani ka botuar deri më tani këto vepra: “Dhe shkronja Arbri”, “Kosova dhe Vetëvendosja”, “Një qasje në teatër”, “Vrojtime artistike” dhe “Qasje tjetër për skenën”, derisa ka përvijuar me botimin e romanin “Imazhi i ngrirë”, "dramën&komedin bashkë "Azgani&Ylber(i)ja marrë për botim në konkursin letrar nga "Katarina Josipi" dhe në Shtëpia Botuese “Rrjedha” ka botuar edhe përmbledhje shkrimesh "Vështrime letrare", kjo është vepra e radhës. Ndryshe, ai merret edhe me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike, të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Monografia është e pasuruar me një përmbajtje: Kokaj një vendbanim në  Karadak të Shkupit Etnia( Imazhi i Malësisë së Karadakut), Kosova lindore.  Kokajt me rrethinë, Kokajt dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore,,  Presheva, Gjilani, etj. Rezistenca e armatosur e Karadakut 1941-1951 , Kokajt ndër mote, pra për shtrirjen dhe hapësirat tokësore^ujore Moti~  Klima, Etimologjia e Kokajve , Toponminet, Personalitetet publike/krijues,  Zejnullah Halili, Rrustem Rrustemi….dhe nga odat e kokajve,,  Foto-Galeria e Kokajve, Fejtoni për mësuesin Mustafë Koka., Këngë pë Mustafë Rushit/Kokën dhe për ARBEN RAMADANI.       Pasthënia e librit  ka sjellur edhe pjesë nga fejtoni për Mësuesin Mustafë Koka- jeta vepra dhe rënia, Arben Ramadani- Jeta e vepra pjesëmarrës i dy luftrave,. Rreth botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve”,  të burgosurit dhe të internuarit: pas ngjarjeve të pranverës ,së vitit 1981 për veprimtari ilegale nga katundi Kokaj: të rënë t/dëshmorët dhe martirët, rrëfim për të kaluarën dhe të tashmen e kësaj treve etnike në juglindje të Kosovës.

______________________________________________________________________
 
 
Vizitor të nderuar.
  • Fillimisht ju falenderoj për vizitën tuaj që po i bëni faqes sime përdoruese Koka11 dhe kontributet tuaj në diskutimet dhe vërejtjet në përsosjen e më tutjeshme. Shihni artikujt dhe kategorit në të cilat kam redaktuar dhe krijuar. Në qoft se keni ndonje vërejtje, lirisht më vëni në kujtesë...Për pos ndonjë udhëzimi ose ndreqje teknike, ju lutem të mos e ndryshoni këtë faqe pa pëlqimn tonë.Nëse ndonjë nga punimet e mia ose në ndonjë ndërhyrje evidente materiali që kam prezentuar unë është punë e juaja dhe jeni kundër paraqitjes në Wikipedia ose kundër paraqitjes së atij materiali nga ana ime (sepse doni që ndokush tjetër të e paraqesë) atëherë më lajmëroni për këtë parregullsi.Përshëndetje:Koka11~Nijazi Ramadani

Guest of honor.

  • In start thank you for your visit to my website is user Koka11 you and your contributions to discussions and remarks on the perfection of ... See articles and categories in which I edited and created. If you have any comments, feel free to apply the agreed more than a memory ... For guidance or technical corrections, please do not modify this site without our consent.
If any of my works or in any obvious interference material I have presented is your work and appearances are against Wikipedia or against presentation of that material on my part (because you want someone else to the present) then tell me about it irregularities. Greetings:Koka11
 
 
 
 
IMAZHE KOHE
 
Biblioteka: Poezi
Redaktor: Fehmi Ajvazi
Lektore: Lumnie Thaçi-Halili
Piktura në ballinë: Salih Salihu
Përgatitja kompjuterike: URAdesign
Botues: "Rrjedha", Gjilan
E-mail: rrjedha_nr@yahoo.com
Tel: ++377 (0)44 125733
Tel./Fax: 028323809
 
Katalogimi ne botim – (CIP) 
Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves
 

Rrjedha _ Gjilan- editor: Nijazi Ramadani: Letrat

Përmbledhja "Dhkronjë arbëri", botoi "Jeta e Re", 1995, Prishtinë
Nijazi Ramadani - poezi: DILEMA
Të gjindos
se rri varur
me lak në fyt
që nuk të le
as të vdesësh
as të jetosh.

VALA VALË

Vala ndeshet me shkëmbinjë
tehu i thepisur
ngrit e rrënon
kulme çastësh
Vala valë
e ka butësinë
përqafimin me bregun
e kthen në dashuri
Përdridhet
rrëmohet
lozë si fëmijë
Sillet rrotull
trazohet
rrihet
përplaset
me zili.

IKJA E MADHE

Ikën tokës
ujit dhe ajrit
jetë kujtimi për ta
sa çelë e mbyllë sytë
puthën gurin e zjarrit
se janë zhuritur me te
si vig i varur
iu falën pragut të shtëpisë
e gurit varreve
saç e qerp përplasur
kulmi i rrafshuar
për dheun testament

(GURBET I NEMUR)

Udhë gjarpër
është e gurbetit
zvetnon dheun
si dihet fatit

Është hon i errët
s'i shihet fundi
vetmisë së madhe
diçka fare e tretur
në labirintet X
gurbet i nemur.

Edhe uji s'pihet atje
si në burimet tona
në fyt lidhet
e nuk gëlltitet
është malli i pashkrirë
ndryshku fshihet
është këngë e përhumbur
një lahutë e zhuritur.

NJË GRUSHT DHE KOSOVE

Një grusht dhê Kosove
si gacë në shpirtin e zhuritur
gjoksin flakë e ndez
mbi varr
varrin
varr e bën
një grusht dhê Kosove
mbajë në zemrën time.

NJË JETË SA E ORLIT TË BARDHË

Në ditët e fundit
Nënë Lokja kërcurë
në guri të oxhakut
i shkroi motet e shkuara
sepse në te janë zhuritur tok
zot e zonjë shtëpie
një jetë
sa e Orlit të bardhë
i tha shpirtit me dalë
e la të shkruar në epitaf
në gurin e varrit të saj
Nënë Lokja e Madhe.

PA NDARJE

Një mbrëmje në Tiranë
pran Lanës
unë e ajo
me një zjarr zhuritur
me gjithë atë dashuri dhe mall
për Shqipërinë
poezinë dhe flautën.

Edhe në gjumë m'u fanisnin
llafosjet me të
në natët e vona
pas gjithë kësaj
Pa ndarje.

NË EMËR S'E THËRRAS

Në emër s'e thërras
se gacë la në mua
gjoksi furrë u bë
po zemra e ngiste
si në valle më heq
u bëmë ogur
...e u fut kullës
si kal troje.

Nga andej përfton
një dritë e çelur
një gaz i hidhur
një shpirt shkrumuar
një vaj i mbërthyer
vrushkull vërshon
në emër s'e thëras dot.

GJAKU MBI ASFALT
Më thanë se e mori morti
duke u përplasur në rrugë
ndeshur me një krajatë
mund të mos e pranoja
por ajo ishte në morg
e gjaku mbi asfalt.

VETËMOHIM
Ujqit ulërojnë
zemrat e thyera
bien në angështi
janë zëra të pashterur
që klithin e ngjallin
vetëmohim.

ALI  D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA

(NIJAZI RAMADANI:“DHESHKRONJË ARBËRI”,- BOTOI “JETA E RE”, PRISHTINË, 1995)

NDËR LIBRAT E AUTORËVE TË RINJ QË U BOTUAN KOHËT E FUNDIT PA HAMENDJE DUHET DALLUAR PËRMBLEDHJA E VJERSHAVE “DHESHKRONJË ARBËRI” E NIJAZI RAMADANIT, QË U BOTUA MË 1995 NË EDICIONIN E REVISTËS LETRAR “JETA E RE”. ËSHTË KJO PËRMBLEDHJE QË ME FIGURACIONIN E ZGJEDHUR, ME SIMBOLET E SHUMTA, POR EDHE ME FRYMËZIM POETIK TËRHEQ VËMENDJEN E LEXUESËVE DHE TË KRITIKËS, SI VEPËR E SUKSESSHME, QË DËSHMON PËR TALENTIN E PËRKUSHTIMIN E KËTIJ AUTORI TË RI.NIJAZI RMADANI SHKRUAN POEZI TË SHKURTRA ( ASNJË NGA 50 VJERSHAT E PËRMBLEDHJESË SË TIJ NUK I ARRIN TRIDHJETË VARGJE), POR TË NGJESHURA, QË SHPREHIN IDE E MENDIME TË THELLA, TË THUKTA E MJAFT KONCIZE, TË FRYMËZUARA NGA REALITETI HISTORIK APO BASHKËKOHOR, E QË I KARAKTERIZON NJË FRYMËZIM I SINQERT E SPONTAN.                 VTË TITULLI I LIBRIT “DHESHKRONJË ARBËRI” NË NJË FARË MËNYRE SUGJERON EDHE PREOKUPIMIN E AUTORIT DHE TEMAT QË E FRYMËZOJNË PËR POEZI”..JANË KËTO POEZI PËRPLOT TRUALL DHE ETNI SHQIPTARE, TË KRIJUARA ME VARGJE TË “DETONUARA”,  ME MLLEF, BUNT E SFIDË TË NJË SHPIRTI REBELES, PA VAJ E KUJË, PA APOSTROFA E EKSKLAMACIONE E PATETIKE, ME JONE TË THEKSUARA ATDHEDASHURIE, SI NË ATO ME KONCEPTIM TË DREJTËPËRDREJT, ATO PËRKUSHTUESE ( PERSONALITETEVE TË SHQUARA NGA E KALUARA E JONË E LAVDISHME,  APO EDHE AKTUALITETI E NGA JETA INTIME( EDHE NË ATO KUSHTUAR VENDLINDJES, E CILA KËTU NUK NA DEL SI NJË PEIZAZH I RËNDOMTË BUKOLIK, IDILIK E PASTORAL, POR SI ARKEPTIK I PASTËR BURIMOR “RRËNJËSOR” E “TRUNGOR” ETNOETNIK E ETNOPSIKOLOGJIK KOMBËTAR, JO RRALLË ME NJË NGJYRIM TË MIRËFILLTË MEDITATIV-REFLEKSIV”, ME TË DREJTË E THOTË, NJËRI NGA RECERNSIONISTËT E LIBRIT NË SHËNIMIN SHOQËRUES.

HIQ VJERSHËN E PARË “PROFIL NJERIU”, TITULLIN E SË CILËS E HAP PËRMBLEDHJEN, SI DHE ATË TË BOTUAR EHDE NË KAPËRTINËN E LIBRIT, NIJAZI RAMADANI KRIJIMET E VETA POETIKE I KA NDARË NË TRI CIKLE, NIS NGA TEMATIKA QË TRAJTOJNË APO EDHE MËNYRA E THURJES SË TYRE, (“HAP UDHË...”, “SHTEGTIME NË HISTORI” DHE “MAJA E ZEZË”). NJERIUT I DUHET NJË MASË DHE NJË KUNDËRMASË- MENDON NIJAZI RAMADANI, PËR TU SHPREHUR QARTË SE PËR TË URTIN DUHET TË JESH I URTË, PËR TË MIRIN I MIRË DHE NË TË KUNDËRTËN. KJO ËSHTË FILOZOFIA DHE PIKËPAMJET E TIJ PËR JETËN E NJERIUT, QË I PËRSHKOJNË POTHUAJSE TË GJITHA VJERSHAT E PËRMBLEDHJES NË SHQYRTIM.

NJERIU YNË, AI KËSAJ TOKE TË LARË ME GJAK, ËSHTË SHTEGTAR UDHËTIMI, MADJE AS I PARI AS I FUNDIT, NGA SE PREJ SE HYRI FRIKA NË PALCË TË KËTYRE NJERËZVE U BËNË PIKË E PESË, U SHPËRNDAN BOTËS. ORA E LIGË E KA PUSHTUAR DHEUN TONË NË KËTO KOHË TË PAKOHË, NË KËTË AMULLI PËRPLOT BATICA DHE ZBATICA NËPËR TË CILAT KA KALUAR  E PO KALON BANORI I TOKËS SË ARBËRIT. KËTO JANË VETËM DISA NGA MOTIVET QË U KËNDON NIJAZI RAMADANI NË POEZITË E TIJ, NË VJERSHAT E SHKURTRA E PLOT PËRMBAJTJE, ME NJË SIMBOLIK TË ZGJEDHUR. SE VJERSHAT E TIJ JANË PËRPLOT SIMBOLIKË  EDHE ATËHERË KUR SHPREHIN NJË REALITET DËSHMON MË SË MIRI POEZIA E SHKURTËR “GACA”, NË SHTATË VARGJET E SË CILËS FSHIHET NJË E VËRTETË E HIDHUR. PA HYRË NË ANALIZËN E MËTEJME TË SAJ, PO E CITOJMË NË TËRËSI: “RUAJU NGA GACA/ KUR ËSHTË E MBULUAR SE TË DJEG/ PO E NXORRRE JASHTË- E HUMB DJEGËSINË/ NËSE E MBULON ME HI/ EDHE VETË MUND TË DIGJESH”.

DY POEZI TË CIKLIT TË PARË TË PËRMBLEDHJES SË RAMADANIT I KUSHTOHEN POEZISË. NË TË PARËN AI E IDENTIFIKON VETEN ME POEZINË, ME NJË NDRYSHIM SE VETË ËSHTË VIKTIMË, KURSE POEZIA “KRIM”, KURSE NË TË DYTËN SHPREH MENDIMIN SE ASHTU SI PEMËTARI  QË KULTIVON PEMËN, BLEGTORI BAGËTINË, POETI BËNË VARGJE DHE NË KËTË MËNYRË BËN JETË NJERIU, PËR TË PËRFUNDUAR SE TË MERRESH ME ART BËN JETË KOPSHTARI, PRA JETË TË BEGATSHME DHE TË PASUR.

CIKLIN E DYTË TË PËRMBLEDHJES RAMADANI E TITULLO “SHTEGTIME NË HISTORI”. JANË KËTO VJERSHA KUSHTUAR KUVENDEVE NË LEZHË, PRIZREN E VLORË. MANDEJ KRYEZOTI, PASTAJ PËRE PJETËR BOGDANI, A. FRASHËRI, E Y.PRIZRENI, NAIM FRASHËRI,, MIGJENI, XHAXHAIT, POR EDHE KOSOVËS E KURBETÇARIT TË NEMUR. NIJAZI RAMADANI NUK U THUR HIMNE KËTYRE FYTYRAVE E AS NUK KËNDON ME VARGJE E FAJLË BOMBASTIKE  E ROMANTIKE. POEZIA E TIJ ËHSTË E RRAFSHËT, E QETË, POR E KËNDSHME DHE PËRPLOT MENDIME.KËSHTU,  DERISA PJETËR BOGDANIT I DHA MISH E ASHT DHEUT, A.FRASHËRI DHE Y.PRIZRENI, LAPIDARI I TË CILËVE QËNDROI KRENAR NË PRIZREN, NA I LANË AMANET ARMËT SI THEMEL I ARDHMËRISË. NAIM FRASHËRI:” ISHTE DHESHKRONJË ARBËRI/ NË DJEPIN E  LASHTË- PREJ FAMILJES SË MADHE/ DRITË DHEU I DHASHTË”, POEZIA (“ NË PETALET E LULEVE NEKTAR”).

VJERSHAT E KËTIJ CIKLI FRYMËZOHEN EDHE NGA E SOTMJA, NGA REALITETI I HIDHUR I KËTIJ SHEKULLI PËR NJERËZIT E KËTIJ NËNQIELLI. VENDLINDJA E POETIT, KOSOVA MARTIRE, ISHTE E VAZHDON TË JETË ARENË E KACAFYTJESH NDËRMJET VENDASËVE SHEKULLORË ARBËRORË DHE ARDHACAKËVE, QË E BËJNË ERRËSIRË TOKËN KU: “NJERI I LARË NË GJAK/ HI E SHKRUMB KUDO/ PO SU SHKRIMË KURRË/ AS NGA TOKA AS NGA AJRI.” (NË KOSOVË”).

NË KOSOVË, DHEUN E SË CILËS DO TA MARRË PËR TA MBAJTUR NË SHPIRTË EDHE MËRGIMTARI, KURBETÇARI, TË CILIT AS UJI NUK I PIHET SI NË BURIMET TONA, POR I LIDHET NË FYT E NUK PËRBIHET, NGA SE ËSHTË UJI I DHEUT TË HUAJ, NË TË CILIN E KANË HEDHUR HALLET E JETËS APO ZULLUMET E PUSHTUESIT.

“MAJA E ZEZË” – MBANË TITULLIN CIKLI I TRETË DHE I FUNDIT I PËRMBLEDHJES “ DHESHKRONJË ARBËRI”. NË KËTO POEZI MË ËSHTË SHUMË SE NË TË CIKLET E PARË GJEJMË REALIZIME QË KARAKTERIZON SHPREHJA REFLEKSIVE E MEDITATIVE. VJERSHA MË E GJATË E CIKLIT, PO E KRJET PËRMBLEDHJES ËSHTË  ËSHTË AJO “VDEKJA E BABAIT”, NJERIU ME VDEKJEN E TË CILIT  NUK SHKUAN TË GJITHA, POR EHDE PAS VDEKJES JETË NJERIU LA. I LINDUR NË LUFTËN E PARË QË NË TË DYTËN TË JETË NËN ARMË, AI KISHTE DISA VDEKJE, QË AJO E VËRTETA TA GJEJË NË SHTART, GJË QË NUK ËSHTË PRITUR, NGASE ISHTE LUFTËTAR I PAEPUR.

MARRË NË TËRËSI PËRMBLEDHJA “DHESHKRONJË ARBËRI” ËSHTË NJË LIBËR I REALIZUAR ME SUKSES, PËRMBLEDHJE VJERSHASH TË SHKRUARA ME NJË FIGURACION TË PASUR, QË ZBËRTHEHET  LEHTË, GJË QË E BËNË TË KAPSHME DHE TËRHEQËS  PËR LEXUESIT E SHTRESASH  TË GJËRA. ME KËTË NIJAZI RAMADANI DËSHMON SE KA TALENT DHE PRIRJE TË LAKMUESHME, QË PREMTON NË REALIZIME TË MIRA ARTISTIKE NË POEZI. TË SHPRESIM DHE SHPRESOJMË SE NGA AI DO TË LEXOJMË VARGJE TË MIRA NË TË ARDHMËN.(GAZETA "SHKËNDIJA", MARS 1996, PRISHTINË)

Subject: cikel me poezi per faqen per femije te

gazeta "Lajmi" nga Nijazi Ramadani


 Nijazi Ramadani
 
Ardhja e vjeshtës

Malit i ranë gjethet
Nga frymë e mirë
Imazh i përtërirë
Zogjt shtegtarë ikën
Para mëngjeseve me vesë
S’u fsheh një lejlek
Në gushën e lumit
T’i rrijë shelgut pranë
E vjen shiu ngadalë
E del bujkun në arë
Hedhë farë
Vjeshta: mallëngjimi im
Hambari i përtërirë
Në rigat e shiut të mirë

Natë dimri
Është skëterrë natën në dimër
errët nga halli dhe nga akulli
ngrirë - përthyer damar e ëndërra
Kush do ta mund terrin
Kush e shkrin borën
si tmerrin...

Kush është Arbëri?
Një ditë mësuesja e pyeti Nitin:
Kush është Arbëri...?
Është djali i xhaxhait tim
Lumi pa e pyetur iu përgjegj:
Është vëllai im
Një tjetër shok i klasës tha:
Arbëri është dëshmorë lirie
Tjetri tha: është atdheu
Det që kurrë nuk shterret
As dheu nuk e tretë
Zog qielli që fluturon
Arbër – Arbë - dhe
jemi dhe ne
Me të dashurit tanë
më të bukurin atdhe...
 
Nijazi RAMADANI
IMAZHE KOHE
1
Biblioteka: Poezi
Redaktor: Fehmi Ajvazi
Lektore: Lumnie Thaçi-Halili
Piktura në ballinë: Salih Salihu
Përgatitja kompjuterike: URAdesign
Botues: "Rrjedha", Gjilan
E-mail: rrjedha_nr@yahoo.com
Tel: ++377 (0)44 125733
Tel./Fax: 028323809
2
3
NIJAZI RAMADANI
IMAZHE KOHE
(Poezi: 1978-2008)
RRJEDHA
GJILAN, 2008
DHEMBJE SHPIRTI
Njazi Ramadani Imazhe kohe
Imazhi gri
Moti kohë ka kaluar ataku i fundit
mbaj një fiksim që s'tretet kurrë
fare pranë të goditën në kujtesë
të të flakin trishtueshëm në harresë
mbaj një gur n’zemër për ty
ndër mote pushon imazhi gri…

Rozafa e ringjallur
Tashmë rritur jam ta njoh vetveten
e pathyeshme frymon një nënë plakë
që hiqet këmbëzvarrë – këmbëzbathur
është Rozafa e Ringjallur me ëndrra
të rënduara që ecën përtej vegullisë
stina ndjek stinën - këmbëzvarrë si ajo
Zbërthehen fytyra të hedhura tej harrimit
të zbehura fare të ngrira të rraskapitura
ah ç’imazh i përhershëm në sy të ngel
Rozafa përçartë fletë e vjengjithandej
në gojë i përthyen fjalët përmotshëm
me zemër të ngrirë e pashë të shtrirë
e mes lulesh dhimbjen askush s’e kupton
për t'u portretizuar një shikim i lodhshëm

Pamje e ngrirë
Koha mitologjike
thuri diçka të madhe
në një yll mëngjesi
larg në ideale
E ti jeton me atë shikim
përmbytur në zjarr
relikt i kristaltë
në një mur sy-jeshil
qiell i çiltër
pamje e ngrirë
Në romancë
me vargun në buzë
t’merruar pas hijeve
udhëton mes akullit
dhe jeton
E bubullon - bubullon
Ku janë murosur shpirtrat Rozafë
Shpirtrat e gjallë
për të mos vdekur kurrë...
Pikë e pesë
Kokrra të pashprishura në Fushë-
Djegur
nëpër Itakën time – jetuar kam atje
në kërkim të damarëve të gjakut tim
rrënjët e fisit braktisur nga livadhet e Topalles
deri në Fushë-Djegur ku është rrënja e të parëve
të mi gjithandej Arbërisë në pesëcep
në një tokë robi me tapi të Kryezotit tim
sa e gjerë dhe e madhe Harta e Zemrës
secili arrin në Itakën e vetë një ditë
veç pikë e pesë është bërë fisi im

Dhimbje shpirti
Kush m’i deshifron hieroglifet imzot
pa analiza të ADN-së pa dhimbje shpirti
Këngët e tokës këndohen në Itakë
Këngët e trimërisë e të pagëzimeve
klithen në Fushë – Djegur e unë gjëlloj
nëpër ato brazda të pashprishura ninullash
e testamente kthyer mbrapsht n’histori
Secili kërkon Itakën e vetë
Dhe Homeri i verbër
ah fisi im: pikë e pesë...

Si pa mend…
Lloj mase ndër bulevarde
me lule ngjyrë rozë
hedhin e lidhen në valle
me Zonjat e natës
misteri i pluhurit të bardhë
pllakos nën dritë të hënës
hyn e del lindje-perëndim
endur nëpër pika të zeza
ku bie potenca non-sens
haremi merr e sosë
secili i shikon me llupë
gjithnjë prapaskenat
etatistët hiqen si zvarranikë
non-sens (pa mend).

Shi mbi muranë
Vorbulla e ngritur në kupë të qiellit
rrathët e shtrëngatës mbi muranë mban
sfilita shiu trokasin në dritare
papandehur qohet peshë një i rrakatur
mbi kulmin e shtëpisë fërfëllimë
rrotullohen sitat, sofrat, djepet...
zot: ç’vetëtimë e breshër bie shekullit
kopili na mbiu në prag të derës
në sofër mëkati merr dhenë imzot
Një e marrë e la kopilin mbi dhe
përmbysi hartat gurët e dhenë
kur do mbarojë shiu breshëri zezona
koha merr trajtën e apokalipsit
Zot na mbrojë nga fat i ligë...!

Pika e rënies
Një harkim eliptik mbi syprinë
prej kufize në kufizë
shenjëza drite në pambarim
në mbarim rrezet radius
kapin në zenit pikën zero
megjithëse ajo e prek gjithësinë
të tjerat: nuk dihen...
Pikat e rënie nëse pritën mes vete
mund të kenë kuptim ndanë atyre
që ranë vertikalisht e u ringjallën
në arteriet tona të gurta

Zari i zi
Rrëshqet në sfondin e kuq
guri katërcipërisht
rrotulluar vendnumëron
afishuar fat i lidhur
mbyllur e mbërthyer në urnë
magji e prishur për tri ditë
rrokullisur katërcipërisht
prapë përmihet fat i hedhur
Zari i zi i pambarimtë
bënë sfidë tjetër
Shpirtrat e etërve enden
nëpër ato labirinte muzg
gjurmojmë ADN-të
gjenet e braktisura
Farë shprishur
gjithandej etnisë
algoritëm për zgjidhje
njëmij nyje- përhirtë
Kështjella ka një dalje
ndanë fatit katrahurë
udhës së pa kthim
zari i zi troket shekujve
katërcipërisht me rrapëllimë...
shtegut të fatit tim

Cep i epërm i Arbrit
Trungu i Arbrit pesëcep
një kumt mbi dhe
i rri varur fisit tim
Cepit të epërm mbi Topallë
atje te Molla e Kuqe
Kur patëm shpatat
shtizë e hark - vetëtimë
për ta mbrojtur pragun
mbi istikame u ngjeshëm
Një me një: nëpër beteja
e lidhëm fjalë e besë
maleve shkrep më shkrep
Ngjizur trojeve të Dardanisë
tokave të epërme të Arbrit
cepeve të Ilirisë...

Përjetësia
Një yllnajë u nda prej nesh
kur krisën pushkët e para
U trand mali përnjëherë
si zgjua bletësh shtegut vetë
Disa vajtën përtej jetës
E s’iu ndanë vatanit...

Pranverat e Arbrit
Mali iu bë konak i fundit
mendjendritur
i buzëqeshur
i heshtur
i dashur...
Të gjitha pranverat e Arbrit
si do i’zot vet
rend e radhë
nëntëmbëdhjetë...
Pranverat e Arbrit
lira vet
në gji t’atdheut
yje mes nesh

JETË E PËRMBYSUR

Itaka ime
Rrjedha e Llapushës
përmbyset shëmbëllim
Bukuri magjike
shkrihet në vezullim
Këngë e dashuri
udhës sime
i bëjn magji
Sa pija ujë
në kroje të zanave
shtëpisë sime
i bëja derman
amoni i prajshëm
si e mbante toka
dhe duronte aq qielli
përmbi
Çdo asht e rrashtë
ujë mbledh për zemër
skaj më skaj
varur ikonë jona
Secili gur
Shtëpisë iu bë murë
Secila ëndërr
Kohës iu bë Zanë
Përbiruam për birë gjilpëre
deri te ky mëngjes
deri te ky libër
Itaka ime me fytyrë lirike
lidhur me legjenda epike
lexuar në figurën trime
shkruar përjetësisht
në rrugën time
heshtja flete te prag i djegur
mes oxhaku zi e gjak
plagëhapur më rri
Më dëfton dritë të përthyer
kohëhapësirë e shkelur
historisë së mallkuar
detrave të tërbuar
Itaka ime e rrënuar
gjithandej vetëtimë
shpirt shkrumbuar
Itaka ime një grusht dhe
dritë e syve të përhumbur
po maskat u hoqen ranë
ktheve mes nesh: muranë
Kasnecët fshihen hijeve
pa nam e nishan hasmi
pa varr lakejt liliputët
i’gur i rëndë n’zemër
më trishtin edhe sot
Itaka ime të dua
S’di në të gjej dot...
Itaka ime në ëndrra
në libra lule e fjalë guri
atje te ujët e Llapushës
më rri histori e burrit
atje shuan etjen Akili
dhe i’malsor me plis
atje i’zog shqiponje
një çerdhe ngre në lis
Është lis i fisit shekullor
që ruan gurët e lirisë
deri te Molla e Kuqe
te kënga e sharkisë
Gjarpëroj kohëve shekujve
Të prek qiellin e diellin
me gur të ndezur stralli
me rrudha të ashpra balli
Itaka ime e vjetër
Itaka ime e re
je mallkim historie
a zjarr që s’shuhesh je...

Pa titull
Nëse bie erë pranvere n’dimër
janë lulet gonxhe të pa çelura
le të vegullojnë hijet gjithandej
të gjallë e të vdekur unë ju dua
tek i jepni dritë tokës s’ime...

Do vijë me lirinë
(dëshmorit)
Mos ma fshih diellin
bajloz i zi
ka zot n’këtë shtëpi
shtëpi- iliri...
Vijë me i’copë liri
që se lag ky shi i i zi
e mos ma merr diellin
se bëhem stuhi
E t’i korb i zi
unë vi si stuhi
bashk me t’imen liri
që e kam në zemër
që e fsheh në gji...
E t’i mbetesh veq hi
varr s’ka për ty
o korb i zi...

Poezi për Arbenin
Asnjëherë në jetë - asnjëherë
As për lojë të harruar fëmijërie
Nuk i ka dalë ëndërr e fatit
Nisur asaj rruge të amëshueme
Jetës i ka dhënë vetëm një kuptim
I kam besuar udhës së tij
që na e la të hapur n’zemra
N’Arbërinë e n’libra
Në prag të shtëpisë
Nëpër dheun e tokës së shkelur
Me tapi në dorë: oxhakut fisnorë
Asaj rruge të pa fund
Derës së huaj – dheut të huaj
Nga i pari e deri te i fundit
I fisit tim
E shkrepur e vringëlluar
Kaë armët e tij – armët e tyre
Kohë më kohë deri tek unë
Për ato "letra të hapura" gjaku
Shprëndrë nëpër histori
Ngjizur kreshtave të maleve

Jetë e përmbysur
U bëfsh ogur i zi
Jetë e thyer tinëz
pa ëndërra
pa shpresë
pa rrugë të hapura
pa liri...
U bëfsh ogur i zi
Jetë e përmbysur
n’ligatinë
lak në fyt
e natë në sy
U bëfsh ogur i zi
Diell e hënë
N’eklips i mban ti...

Portret për luftëtarin
Nuk i mungoi ndjenja për dritën
Njeriun e kapë përflakja
Dhe nuk ka gjë që mund ta ndal
Ai e pushtoi lirinë
Më herët se të tjerët
Deri sa e gjeti rrugën e vet
Të amëshimit

LETRA KOHE

Vargje për Ty
Për ty linda u rrita
të shkruajë mësova më vonë
me një vrojtim të thjeshtë
njoha shpirtin tënd
tek e lexova përmes vajtjeve
gëzimeve dhe hidhërimeve
Kurrë s’pendohem
Në të kam bërë faj
as në kujtimet e mia
që i shkruaj në letra
Si është e mundur që tërë jeta
të më ikë në ëndërrime për ty ?

Portreti yt
Në ty e kuptova
dashurinë e parë
që është jeta dhe vuajtja
vetmia pikëllimi...
Në ty njoha njeriun
gjarprin dhelprën
vetë djallin

Unë nuk jam si ti
Unë nuk jam si ti
As ti nuk je si unë
Unë nuk jam si ti
Nga mosdija nuk të humba
As nga harrimi
Unë nuk jam si ti
e çmendur pas asgjësë
Unë nuk jam si ti
E llastuar e hutuar
Unë nuk jam si ti
ta harroj edhe dheun
Unë nuk jam si ti
e çmendur pas dheut të huaj
Unë e ti jemi dy botëra
që duam ta bëjmë një

Në mua je
Një jetë e tërë
prore më troket në derë
Një det një tokë një qiell
Në dorën time bien
Në ëndërr në vaj në gëzime
Ti prore je me mua
Je zjarr i zemrës sime
Deri në amshim do të të dua...

Ardhja e vjeshtës
Malit i ranë gjethet
Nga frymë e mirë
Imazh i përtërirë
Zogjt shtegtarë ikën
Para mëngjeseve me vesë
S’u fsheh një lejlek
Në gushën e lumit
T’i rrijë shelgut pranë
E vjen shiu ngadalë
E del bujkun në arë
Hedhë farë
Vjeshta: mallëngjimi im
Hambari i përtërirë
Në rigat e shiut të mirë

Natë dimri
Është skëterrë natën në dimër
errët nga halli dhe nga akulli
ngrirë - përthyer damar e ëndërra
Kush do ta mund terrin
Kush e shkrin borën
si tmerrin...

Kush është Arbëri?
Një ditë mësuesja e pyeti Nitin:
Kush është Arbëri...?
Është djali i xhaxhait tim
Lumi pa e pyetur iu përgjegj:
Është vëllai im
Një tjetër shok i klasës tha:
Arbëri është dëshmorë lirie
Tjetri tha: është atdheu
Det që kurrë nuk shterret
As dheu nuk e tretë
Zog qielli që fluturon
Arbër – Arbë - dhe
jemi dhe ne
Me të dashurit tanë
më të bukurin atdhe...
Katalogimi ne botim – (CIP)
Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves
821.18-1
Ramadani, Nijazi
Imazhe kohe : (poezi 1978-2008) / Nijazi Ramadani. - Gjilan : Rrjedha, 2008. - 48 f. : 20 cm. - (Biblioteka Poezi)
Pasthënie : f. 40-44. - Shënime për autorin : f. 45-46
ISBN 978-9951-453-05-9

Këndvështrim

Imazhe poetike të përjetimeve kolektive e individuale

Nijazi Ramadani: “Imazhe kohe” (poezi 1978-2008), botoi: SH.B. “Rrjedha”, 2008

Nga Nuhi Ismajli


Poet, prozator, publicist, autori i shkrimeve për teatrin e letërsinë Nijazi Ramadani (Kokaj, 1964), ndër të tjerat, gjer më tash, ka botuar edhe dy vepra poetike: “Dheshkronjë arbëri:, Jeta e re, Prishtinë, 1995 dhe: “Imazhe kohe”, Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me temetikën, ndjeshmërinë dhe karakterisikat e shprehjes poetike.
Vepra “Imazhe kohe”, e N. Ramadanit, përveç shënimeve për autorin dhe pasqyrën për krijimtarinë e tij, jep edhe njëzete pesë poezi (të krijuara në periudhn 1978-2008), të cilat mëtojnë të shënojnë 30-vjetorin e krijimtarisë së këtij autori dhe rrugën krijuese të të tij. Poezitë e veprës: “Imazhe kohe”, sipas preokupimeve tematike autori i ka organizuar në tri cikle: Dhembje shpirti, Jetë e pëmbysur dhe Letra kohe.

Imazhet e së kaluarës
Në ciklin e parë të poezive(dhembje shpirti), poeti trajton fatin e të parëve të dëbuar nga trojet e tyer veri-lindore, si dhe idetë e tij të zgjuara nga ajo faqe tragjike e historisë kombëtare. Janë këto ngjarje të ndodhura kaherë, por të përjetuara thellë.
Kujtimi i së kaluarës tragjike është i rëndë, por edhe harresa e atij fati tragjik është e pamundshme dhe një e keqe tjetër; kujtesa, me gjithë dhimbjen që sjell, është një obligim, të cilën e ruan poeti.
Kujtesa e poetit nuk është vetëm një kujtesë e pashlyeshme kolektive e cila reflektet si e kaluar tragjike, por reflektohet si e kaluar tragjike, por ajo është e gjallë dhe gjallërohet gjithnjë, duke vetëdijësuar e aftësuar gjithnjë e më tepër poetin, për ta parë, për ta njohur dhe për tu marrë me të. E kaluara, sipas poetit, është koha e gjendjeve, e shfaqjeve antitetike të jetës.
Në njërën anë kemi plagët, përjetimet e kujtimet e hidhura, në anën tjetër flijimet, heroizmat dhe kujtimet krenare.
Kështu, bashkë me të kaluarën tragjike, sipas poetit, kanë lindur edhe figurat dhe idealet e mëdha, të pavdekshme, … që shfaqën si klidhje të poetit për të njohur kuptimin e tokës së të parëve, të dëbuar nga trojet e tyre dhe klithje nga dhembja për copëzimin e tokave të arbrit.
Poeti gjakon njohjen e tragjikës së popullit të tij të dëbuar nga vatrat e veta dhe ka dhembje përderi sa nuk njihet e vërteta dhe nuk shpaguhet për fatkeqësitë e padrejtësitë e përjetuara: dredhitë, intrigat, shpifjet e vazhdueshme dhe fatkeqësitë e mëdha nuk prajnë, sipas poetit, por vazhdojnë edhe më, si veprimet në trajtat e magjive dhe shpirtra të këqij, si shqitën dot dheut të arbrit,…
Heronjtë e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me paranverën, janë ata që e mbushin poetin plot krenari, hare e entuziazëm për të ardhmen e popullit të tij.

Imazhet e vendlidnjes dhe të vendasve

Në qendër të poezive të ciklit të dytë të poezive ( Jetë e përmbysur) është vendlindja dhe vendësit, historia tragjike, por edhe heroike e tyre, dhembja dhe krenaria e poetit për ta.
Në këtë cikël poezish, një vend të rëndsishëm zë shprehja e dashurisë së madhe të poetit, ndaj njerëzve të vendlidnjes, veças ndaj heronjve të saj (”Të gjallë e të vdekur unë ju dua/ Tek jepni dritë tokës sime…”, f. 25).
Mjaftë vargje në këtë cikël poeti ua kushton heronjve, të cilët i çmon për sakrificën dhe aktin e përjetësimit të tyre nëpërmjet asaj sakrifice, (Poezitë: “Do të vijë me lirinë, f. 26; “Humazh për Arbenin:,f. 27; “Portret për luftëtarin”, f.30, etj.)
As në këtë cikël poezish, poeti nuk i shmanget dot kujtimit të së kaluarës së hidhur, por as qëndresës heroike të vendit të tij.
Kështu, në njërën anë kemi kujtime të rënda, të hidhura(f.23), kujtime për ekzistencën e vështirë, historinë e keqe (f.24), historinë e rëndë (f.23), historinë tragjike (f.24) tragjiken, dhembjen (f.22), apo, si thotë poeti: ” Itaka ime e rrënuar/ Gjithandej vetëtimë/ shpirt shkrumbuar/…/ Itaka ime një grusht dhe” (f.23) ej… pas së cilës vjen një mallkim i poetit, për jetën, dhe kohën e robërisë (f.29), kurse, në anën tjetër, kemi kujtimin për mbijetesën e vendit nëpër situata të vështira f.22), kalimin e kohës së keqe f.23), historë e mirë të vendësve ( f.24) etj.
E parë kështu, kujtimi për historinë e vendit, në poezin e këtij poeti, është një histor kontrastesh të theksuara, e cila përfundon me pyetjen dilemë të poetit: ” Itaka ime e re/ Je mallkim historie/ A zjarr që s’shuhesh je.. ” ( f..24).

Imazhe natyrë dhe dashurie

Në kapitullin e tretë të veprës (Leter kohe), N.Ramadani ka botuar pak lirika, përmes së cilave ai dëshmon prirjen e tij për krijimin e poezisë së dashurisë, poezisë përshkrues dhe poezisë për fëmijë.
Lirika e motiveve të tilla, në poezinë e N. Ramadanit, shquhet për ndjeshmërinë e veçantë, frymëzimin, forcën emacionale dhe mënyrën e veçantë të shprehjes.
Në poezinë e dashurisë, N. Ramadani paraqet femrën dhe pamjen e saj: dashurinë si kuptim i jetës, mendimin për vetën, poetin dhe femrën, si y botëra të kudërta, që synojnë ta bëjnë një të vetme.
Po kështu, në një mënyrë të veçantë, karakteristike N. Ramadanit krojon edhe lirikën përshkrues. Në kuadër të një lloji të illë poetik, theksohet ndjeshmëria e thellë e poetit për natyrën dhe përjetimet që ia zgjon ajo.
Si përfundim mund të thuhet se karakteristikë e poezisë së këtij poeti është shprehja e kondensuar e esencës së ndjenjës dhe mendimit.
Forma, kompozicioni dhe vargu i poezive të tij janë karakteristike dhe në harmoni me përjetimet, botën emacionale të poetit, kurse fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrinë ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit.
(E martë, 17 mars 2009, Zëri, Prishtinë

The Value of White Flowers

Opusi krijues i poetit Nijazi Ramadani begatohet edhe me përmbledhjen poetike "Imazh Kohe" botoi SHB Rrjedha
Opusi krijues i poetit Nijazi Ramadani begatohet edhe me një përmbledhje "Imazh Kohe" , botoi SHB Rrjedha që është vazhdmësi poetike, ku ninulat e heshtjes dhe vargjet e parreshtuara, siç nënvizon me titullin poeti, është se vetëm poezia e ka qëndruar besnik në kohë e hapësirë, duke i kapërdier momentet më të rënda të së kaluarës historike. Atij është ringjallur këmbëzbadhur e këmëzvarrr e murosur si Rozafa pas rrënimit të ngrehinës mitike të ëndrrave të së kaluarës. Dhe ajo pavdekësi erdhi si ngrehinë mitike për të quar ë vend besën, fjalën e dhënë, e jo vdekjen siç prisnin armiqtë e përjetshëm shkulësit e ëndrrave. Është realizuar ajo që kishte parashikuar në vëllimet e tij të mëparshme kur i thoshte në ato vargje kushtuar vendlindjes, atdheut dhe të papërcaktueshmëris unversale njerëzore, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, idilik e pastoral, por si arkeptik i pastër burimor "rrënjësor" e "trungor" etnoetnik e etnopsikologjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativ-refleksiv", me të drejtë e thotë, njëri nga recernsionistët e librit në shënimin shoqërues "Dheshkrinjë arbëri". Edhe te vargjet që sjellë si "Imazh kohe": " Unë nuk jam si ti/ As ti nuk je si unë/Unë nuk jam si ti / të humba jo nga mos dija ", por edhe te ky frymëzimi " poezia "Dilema", " lak në fyt/ që nuk të le as të vdesësh as të jetosh", pra, si litar i thurur me fijet e shpirtit të trazuar, sikur e fut brenda laringut, jo se i shtrëngon fytin, po i plas gjoksin dashuria e pëbotshme njerëzore" gacë më la ndër duar, e gjoksin furrë ma bënë/. Këto janë vetëm disa nga motivet që u këndon Nijazi Ramadani në poezitë e përmbledhjes së parë, në vjershat e shkurtra e plot përmbajtje, me një simbolik të zgjedhur. Se vjershat e tij janë përplot simbolikë edhe atëherë kur shprehin një realitet dëshmon më së miri poezia e shkurtër "Gaca", në shtatë vargjet e së cilës fshihet një e vërtetë e hidhur. Pa hyrë në analizën e mëtejme të saj, sipas vlerësimeve të kritikut Ali D. Jasiqit, po e citojmë në tërësi: "Ruaju nga gaca/ kur është e mbuluar se të djeg/ po e nxorrre jashtë- e humb djegësinë/ nëse e mbulon me hi/ edhe vetë mund të digjesh"
Në këto poezi më është shumë se në të ciklet e parë gjejmë realizime që karakterizon shprehja refleksive e meditative. Vjersha më e gjatë e ciklit, po e krejt përmbledhjes është është ajo "Vdekja e babait", njeriu me vdekjen e të cilit nuk shkuan të gjitha, por edhe pas vdekjes jetë njeriu la. I lindur në Luftën e parë që në të dytën të jetë nën armë, ai kishte disa vdekje, që ajo e vërteta ta gjejë në shtrat, gjë që nuk është pritur, ngase ishte luftëtar i paepur. Me këtë ai thotë, unë jam i pavdekshëm përderisa s'kam vdekur edhe pse vdekja më deshi orë e çast… Dhe, me këtë e kemi thënë të gjithë se, nuk është vetvetja, por heroi i tij… Ajo rrënjë e fisit që qëndron me kullën e lashtë.
Poeti ndjen me tërë qenien e tij burri që lufton me burrëri, gardhin e ndërtuar me brezat e ndalimit, e vendos të ndjek rreshtin e të parëve të tij: të dalë "kaçak mali", por në vend të pushkës merr penën e në vend të rrathëve me fishekë, si mishi i mbështjellë trupin me vargje poezish dhe prita e parë i vjen, dy poezi të ciklit të parë të përmbledhjes së Ramadanit i kushtohen poezisë.
Në të parën ai e identifikon veten me poezinë, me një ndryshim se vetë është viktimë, kurse poezia "krim", kurse në të dytën shpreh mendimin se ashtu si pemëtari që kultivon pemën, blegtori bagëtinë, poeti bënë vargje dhe në këtë mënyrë bën jetë njeriu, për të përfunduar se të merresh me art bën jetë kopshtari, pra jetë të begatshme dhe të pasur.
Në pikëpamje tematike meditative e funksionale ajo shtrohet në shumë poezi dhe është si funksion i ngarkesës të unit dhe realitetit të jashtëm ose të brendshëm.relacionet sociopsikologjike, të mbështetura te tradita nuk bëhen të gjitha sipas një skeme të njëjtë apo formulimit ideor, por sipas një mbrese që lëviz në gërshetë duke iu përshtatur problemeve ideore të përjetuara në veçanti dhe varësisht nga mentaliteti i psikologjisë, subjekteve të poetit të vëna në bashkëpunim të drejtpërdrejtë. Edhe diagnoza edhe terapia shprehen bashkë, në këtë rast poeti është një figurë me emër që e bën për vete lexuesin me emocionet e fuqishme. Pra ka një vijimësi të pandërprerë poetike plot plagë e emocione, është mbrojtës i vlerave njerëzore, i fjalës dhe sinqeritetit edhe kur bëhet fjalë për atdhedashuri, ose dashuri, të mitizuara rrozafa e rringjallur, në epitetin e të cilave fshihet femra shqiptare dhe hiret e saj ose Zari i zi, që është epitet i Atdheut me rrudha kohe ose pa to… Këto janë thuktë si motive të ngjeshura në përmbledhjen më të re " Imazh kohe" të Ramadanit që njëherit janë oguri më i mirë që autori u jep lexuesve të tij të pasionuar.
Opusi krijues i Nijazi Ramadanit është i pasuruar me këto vepra: 'Dhe-shkronjë arbri'- përmbledhje me poezi, 'Jeta e Re', Prishtinë, 1995, libri me trajtesë historike-dokumentare dhe politike: 'Kosova dhe vetëvendosja', 'Rrjedha', Gjilan, 1998, "Një qasje në teatër", Rrjedha, 2004, "Qasje tjetër për skenën","Venerime artistike", "Rrjedha", 2006, "Imazh i ngrirë", roman, SHB"Buzuku", Prishtinë, 2006, e marrë për botim në konkursin mbarëkombëtar për roman dhe dramë në maj, 2006. Kjo është vepra e shtatë e tij. Krijues, gazetar, koordinator i artistëve dhe gazetarëve, dhe udhëheqës i edicionit 'Rrjedha', në Gjilan. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përmbledhja poetike e Nijazi Ramadani "Imazhe kohe" poezia 1978-2008 Pëmbledhja me poezi "Imazhe kohe", 1978/2008, botohet me rastin e 30 vjetorit të krijimtarisë së autorit dhe të 44 vjetorit të lindjes së tij. Libri në kopërtinën masive ka pikturën e piktorit Salih Musliut, shënimet biobiblografik të autorit dhe referencat e botimeve. Poeti Nijazi Ramadani në përembledhjen e tij poetike "Imazhe kohe", ka tre cikle të ndara në dhemje kohe, jetë e përmbysur dhe letra kohe, të botura nga Sh.B."Rrjedha", e të redaktuar nga Fehmi Ajvazi ka përfshirë në brendësi të 50 faqeve të librit rreth 26 poezi që janë të shkruar në një interval krijus 30 vjeçar të tij, prej vitit 1978-2008, e që botohen 44 vjetorin e lindjes së autorit. Llojet e poezive që ndahen edhe në tri cikle si ato me motive lirike-epike, ku në vargun e tij përfshihen përjetimet emocianale dhe ndahen në disa lloje të formësimit të atyre imazheve në kohë dhe hapësirë të njejtë përmes shprehjeve dhe mbresave si te cikli "Dhembje shpirti", pasatj te "Letra kohe" të stilit letrar si epitaf,(Përjetësia), pasataj poezia me motive dashurie"Portreti yt", "Në mua je", si dhe në ballada "Shi mbi muranë", "Portreti i luhtëtarit, "Humazh Arbrit", etj. Ato copëzime kohore të ndarë në: "Dhembje shpirti", "Jetë e përmbysur", si "Letra kohe", që kanë tematikë, motive të atdhedashurisë, vendlindjesë, dashurisë dhe të papërcakueshmërisë univerzale njerëzore. Autori Ramadani në atë tufëz të poezive, paraqitet në disa raste në vargje të thurura që e përdor rimën, muzikalitetin ritmik por, edhe ai si autorë modern nuk kujdeset shumë për rimën. Si shumë sosh, fare nuk varet as nuk i shmangët asaj forme të strukrurës poetike që ndërton, si te poezia (Pamje e ngrirë)/E ti jeton me atë shikim /përmbytur në zjarr/relikt i kristaltë/në një mur sy-jeshil/qiell i çiltër/pamje e ngrirë/ ... Përmes preferencave të autorit, shihet se janë formësuar imazhet e asaj kohe nëpër të cilën kalon vetë ai, dhe e reflekton përmes figurshmërisë, metaforave të thurura si dhe përmes vargjeve të një strukture poetike moderne univerzale, duke shprehur me ndjenjat por, edhe si vrojtime artistike të tij, për ndonjë proces apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme estetike ka fut edhe risi kuptimore mitologjike mbi një bazë reale dhe ka nxjerr një kuptim të ri. Në fillimet e krijimtarisë, të kohërave të fëmijërisë dhe rinisë së hershme që janë ndarë në ciklin Letra kohe, por ato janë mjaftë të integruara në përmbledhjen poetike përmes frymës dhe linjave paralele të ndërtimit të saj poetik dhe estetik, ku secila ka varësi e shprehje që thurret në vargun e tij, ndonëse fare lehtë hetohet që fillim paralajmërimi i përmbledhjes poetike me poezi 1978/2008, të cilat gat pas 30 viteve më vonë, integrohen në veprën et tij, e cila ndarje tregon linjen paralel të krijimit në kohë dhe hapësirë të ndryshimeve që qëndrojnë si të tilla akoma dhe sot. Në fillim poezia iu është shfaqur si nevojë e përshfaqjes ritmike për të memorizuar ato ngjarje nëpër të cilat kalon njeriu ynë dhe, i asaj kohe e hapësire unike, duke e përcjellur përmes mesazhit artistik dhe imazheve që i ka memorizuar në kujtesën personale dhe kolektive, figura dhe ngjarje të ndodhur shpeshherë që në pamundësi për ti shprehur si të shkruar përshkak të"deliktit verbal", kur edhe ato gojarisht janë thurur nga poeti, apo kënduar prej tij si ninula djepi, vaji apo edhe ato të dashurisë platonike por, edhe tek të tjerët krijime që mbi një figurë apo legjendë të ndërtoi një figurë apo kuptim të ri, fare pa e lëvizur bazën e saj, si është rasti te poezia Rozafë e ringjallur. Edhe te poema "Itaka ime"/ Itaka ime në ëndrra/në libra lule e fjalë guri/atje te ujët e Llapushës/më rri histori e burrit/atje shuan etjen Akili/ dhe i’malsor me plis/ atje i’zog shqiponje/një çerdhe ngre në lis. Mbase kjo gjë që përmban idea fabulative më shumë shtrirje e përqasje koherente prej civilizimeve të lashta e deri më sot, duke ndër thurur dhe krijuar kështu epopenë te poema "Itaka ime", ndër to mes rreshtave lexohet: Secili gur/Shtëpisë iu bë murë/Secila ëndërr/Kohës iu bë Zanë/Përbiruam për birë gjilpëre/deri te ky mëngjes/ deri te ky libër. Mbase kjo linjë e përvijuar fund e krye të një niveli melankolik, muzikaliteti ritmik poetin e ka nxjerr deri te arritjet që poezia e tij, shkon gjithmon, duke u përsosur, kështu që paraqiten formësime të imazheve në trajtat e ndryshme më të shkurta litargjike si psalmi dhe himni te poezia "Kush është Arbëri?" sikur edhe më vonë, te cikli "Jetë e përmbysur", por nuk mungojnë as ato formësime të imazheve si elegji ( Humazh për Arbenin), si krijime edhe ato formësime tjera me një strukturë të ndërthurjes së katarsisit dramatik dhe tragjik, ku dallon qasja poetike rrënjësisht nga ajo lirike tredicionale, moderne dhe univerzale që përfshin letrat në të cilat mungon subjekti i autorit. Pra, unë krijoj është forma e artit të shkruar të poetit, Nijazi Ramadanit, në të cilin varg poetik përdorët gjuha njërëzore për ato cilësi estetike në atë, ose në vend të përmbajtjes së saj, shtrihet me përmbajtje tjera që e përshkon motivi dhe simbolika nacionale dhe semantikee krijimit që mund të përcaktohet si poezi epiko-lirike. Kjo mund të cilësohet dhe dallohet varësisht nga preferencat e tij, të modeluara shpesh herë deri në një papërcaktueshmëri si ikje kah format më të afansuara të fushës krijuese estetike."Jetë e thyer tinëz/ pa ëndërra/ pa shpresë/ pa rrugë të hapura/ pa liri...(poezia e cklit"Jetë e përmbysur&quot:)(Kosova sot,Prishtinë, 27 nëntor 2008,I.Musliu) ........... Imazhe kohe”, tufëz poezish që reflekton krijimtarinë 30-vjeçare të Nijazi Ramadanit (2/2) Gjilan, 17 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 15:40 Ka dalë nga shtypi përmbledhja poetike “Imazhe kohe” i Nijazi Ramadanit, e cila është botuar me rastin e 30-vjetorit të krijimtarisë dhe 44- vjetorit të lindjes së këtij autori. Nijazi Ramadani në librin e tij më të ri ka përmbledhur poezitë e tij të cilat i ka ndarë në tri cikle të titulluara: “Dhembje shpirti”, “Jetë e përmbysur” dhe “Letra kohe”, në të cilat ka përfshirë 25 poezi që janë të shkruar në një interval kohor 30-vjeçar, prej vitit 1978-2008. “Këto krijime kanë për tematikë motive të atdhedashurisë, vendlindjes, dashurisë dhe të papërcaktueshmërisë universale njerëzore”, tha Ramadani për Kosovapress. Ai tha se secili cikël përmban në vete poezi që reflektojnë imazhe të një kohe 30-vjeçare me të cilat ka bashkëjetuar në kohë dhe situata të ndryshme. “E kam ndarë këtë vëllim poetik në tri cikle nga se secila prej saj e ka domethënien e saj dhe poezitë e përmbledhur në to kanë të veçantën e tyre”, thotë Ramadani. Sipas tij, në ciklin e parë “Dhembje shpirti”, poezitë përmbajnë ato imazhe, të cilat janë ngulitur thellë në vetëdijen individuale dhe kolektive të etnisë sonë. Ndërsa, cikli “Jetë e përmbysur” përmban gjashtë poezi, të cilat ngërthejnë simbolikën e atdheut, vendlindjes, njeriut të tokës sonë dhe figurën e luftëtarit të lirisë. Në ciklin e fundit “Letra kohe”, poezitë reflektojnë jetën rinore të poetit, dashurinë më të përbotshme që ka përjetuar. Poezitë që veçohen nga vetë autori nga ky libër janë “Homazh për Arbenin”, “Dhembje shpirti, “Pamje e ngrirë”, “Itaka ime” e të tjera, në të cilat autori shpreh botën e brendshme të tij për atdheun, luftëtarin e lirisë, vendlindjen dhe etninë. Nijazi Ramadani ka botuar deri më tani këto vepra: “Dhe shkronja Arbri”, “Kosova dhe Vetëvendosja”, “Një qasje në teatër”, “Vrojtime artistike” dhe “Qasje tjetër për skenën”, ndërsa ka në dorëshkrim romanin “Imazhi i ngrirë”, marrë për botim në konkursin letrar nga Shtëpia Botuese “Buzuku”. Ndryshe, ai merret edhe me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike, të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. /M.Halili/
The History or Story Behind My Site
Biobibliografia Nijazi Ramadani lindi në vitin 1964 në Kokaj të Gjilanit (Kosovës), ku i kreu mësimet e para (fillore) dhe shkollën e mesme dhe të lartë Matematikë-Fizikë,Universiteti i Prishtinës në Gjilan dhe Prishtinë, që ishte një bazë e mirë për të përvijuar krijimtarinë e nisur që nga bankat e shkollës fillore dhe për një integrim në arte. Krijimtarinë fillestare për fëmijë dhe të rritur ka filluar ta publikojë në periodikun letrar në fund vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjetës, kur edhe anatemohet nga jeta publike pas rreshtimit politik në Lëvizjen Kombëtare të atyre viteve dhe pikërisht për këtë burgoset në 25 korrik të vitit 1981. Merret me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Shkrimet mund t'i gjenden edhe të botuara në të përditshmën “Rilindja”, pastaj në revistën letrare e periodike “Jeta e Re”, "Pionieri"' GEPi, Flaka të Shkupit, "Haemus", Bukuresht, Gazeta Athina, Athinë, Gazeta Shkodra si dhe “Shkëndija”, “Revista Paqja”, të Prishtinës, por edhe në gazetat shqiptare “Shekulli” të Tiranës dhe “Koha jonë”. Ramadani më pas vazhdoi me paraqitjet në gazetën “Bujku”,"Euro-Rilindja,Tiranë,“Koha ditore”, “Zëri”, “Bota e Re”, "Fokus", “Epoka e re”,ku punoi pas vitit 2000, dhe botoi varg shkrimesh në të përditshmet: "Express", "Infopress" “Kosova sot”, “Iliria post”, "Pavarësia News" "Lajm" të Prishtinës, Agjensia e lajmeve "Kosovapress". Punon gazetar, arsimtar i Matematikës në shkollën "Mulla Idris Gjilani" në Velekincë të Gjilanit, koordinator i artistëve, krijuesve, gazetarëve “Rrjedha”, udhëheq edicionin “Rrjedha”, ku botoi një varg veprash, dhe editoi revistën "Ushtima e maleve", është anëtar te Shoqata e shkrimtarëve të Kosovës. Jeton e krijon në Gjilan. 1 Veprat 1.1 Libra të botuar 1.2 Shkrime të botuara në media 1.3 Përmbledhje poezishë me poet të ndryshëm 1.4 Shkrime për veprat e autorit 1.5 Personazhe autoriale në të përditshmet dhe revista 1.6 Shkrime, artikuj, recensione, vështrime për dramën dhe shfaqjet skenike 1.7 Vrojtime artistike letrare Referencat Veprat Libra të botuar Opusi i tij krijues është i pasuruar me këto vepra dhe çmime letrare: Dhe shkronjë arbri-( përmbledhje me poezi), "Jeta e Re” Prishtinë, 1995, Kosova dhe vetëvendosja, "SH.B. Rrjedha"(Ushtima), Gjilan, 1998, trajtesë historike dokumentare dhe politike: Një qasje në teatër, SH.B. Rrjedha, 2004, Gjilan Vrojtime artistike, vështrime letrare, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2006. Qasje tjetër për skenën, 2006 ”SH.B. Rrjedha" Gjilan Imazhe kohe, poezi:1978-2008, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2008 Imazhi i ngrirë, (roman)i marrë për botim në konkursin letrar 2006 nga SH.B. Buzuku. Çmimi letrar: Vendi i dytë në poezi" Libri shoku më i mirë", i ndarë me rastin e ditës së çlirimit të Gjilanit, 1978, komplet libra e stilograf nga Biblioteka "Amë" Gjilan. Fitues i Çmimit Kadmus: Klubi i shkrimarëve "Drita", revista Pelegrin, Athinë 2006, ia ndau çmimin për tregim vendi i tretë, si dhe për kritikë letrare, çmimi i parë. Shkrime të botuara në media Bibliografia e botimeve: Nijazi Ramadani: 1978/2008 "Pionieri", nr.3, cikël me poezi, mars, 1978, Prishtinë "Rilindja për fëmijë", poezi"Lirisë", si dhe të përcjellur me portretin të autorit,",Krijues i ri-nxënësi udhëtar shembullor'", 1978, Prishtinë. "Flaka e vëllazërimit/Shkollari",poezi, dhjetor 1979, Shkup. "GEP-Gazeta e pionierëve" dhe "BAT", vitet e '80-ta, poezi. Prej 24 koorik 1981/1990, si krijues i anatemuar pushoi përshkak të burgosjes nga se rreshtohet në Lëvizjen kombëtare të atyre viteve për Republikën e Kosovës dhe veprimatrisë në nxjerrjen në dritë të Fetushkës ilegale "[Ushtima e Maleve]", Kokaj,qershor'80-janar 1981,[3]. Dy poezi te "Bota e re", 1995, Prishtinë. Cikël me poezi, nëntor 1995, "[Pionieri]"- revistë letrare për fëmijë, Prishtinë. Revista "[Fjala jonë]", 'Poezi", "[Cikël me poezi]", korrik, 1996, Prishtinë. Cikl me poezi:"[Fisi- pikë e pesë]", Revistën letrare e periodike "[Jeta e Re]",[1995],nr.6. Cikël me poezi, në gazetën ","Euro-Rilindja",Tiranë, 1996 Cikël me poezi te Ars-poetika/'SHFAQ TE RRJEDHA: NIJAZI RAMADANI - GJAKU E DHEU I HARTES SIME ... poetika[1] dhe tek Publiki [2] Prozë:" Arapi i zi apo gjaku e dheut të hartës sime, përfshi në konkursin "ars-buzuku", numri 1 (35) i revistës letrare shqiptare "ars, 31 mars 2002 Poezi/[4] tek'Kush i ka shkruar këto vargje ?,[5], Rrjedha [3], ZemraShqiptare.Net [4] dhe tek rrjedhaShqiptare[5] *Revista "Agmia", numri 7 i revistës "[Agmia]" prozë, "Hata e madhe"[6],2007, Gjilan TABLETË/TABLETÃ "Si të bëhen malet me zile që t’i dëgjojmë rënkimet e tyre-[7] f.162...... Revista Haemus - Bukuresht / RUMAN Revista Haemus 3-4 /2006. Prozë: Shkëlqimi i rrasave të gurtë mbi çati dhe varrezat e martirëve me epitaf"[8] "N'Itakën e vet pushon Zejno Halili",[9] Proza, "[Cupi]"[10], 30 qershor,2008,"Lajm", shtojca për kulturë, Prishtinë. Përmbledhje poezishë me poet të ndryshëm Gazeta Athina, më 18 maj 2007: te rubrika "Letërsi", përzgjodhi dhe botoi Hiqmet Meqaj një cikël me poezi "POEZI NGA KOSOVA"[11], Cikël me poezi "POEZI NGA KOSOVA", AGIM VINCA dhe NIJAZI RAMADANI, Revista Letrare ADMET, botues Andi Meqaj . "Panarama e kijuesve të Kosovës juglindore", H.Këçiku, Prishtinë, 2004. Cikël me poezish'[12],[13] Poezi:"Fisi-pikë e pesë"," Ata ikën në përjetësi" dhe "19 pranverat e Arbrit", web-faqja: Bashkimi Kombëtar-Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.[14] Revista "Agmia", numri 7 i revistës "Agmia",2007, Gjilan Shkrime për veprat e autorit Ali D. Jasiqi, botoi botoi kritikën letrare"Poezi meditimesh të thella në veprën: "Pesëdhjetë shkrime për poezinë"[15], kritikë letrare dhe te revista "Shkëndija", numer jubilar, mars 1996. Haxhi Vokshi, Pasthënie përmbledhjen me poezi"Dheshkronjë Arbëri" 1995,"Jeta e Re", Prishtinë, Hasan Bunjaku-"Syri kritikë mbi veprën poetike "Dheshkronjë Arbëri" 1995,"Bujku/Rilindja", Prishtinë, dhe exraktë nga recensioni "Dheshkronjë Arbëri" 1995,"Jeta e Re", Prishtinë. Vitrina e librit, Bujku, Prishtinë 1995, Shpend Halili: Botime të reja, "Dheshkronjë arbri-( përmbledhje me poezi), "Jeta e Re",1995, Prishtinë Bujku: Shpend Halili, botime të reja: Vështrim mbi librin"Kosova dhe vetëvendosja,(trajtesë historike dokumentare dhe politike) SH.B. "Ushtima", Gjilan. Tefik Selimi: Recension: Një qasje në teatër, SH.B. Rrjedha, 2004, Gjilan, "Bota sot", 2005, Prishtinë Minire Berisha:Botime"Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore", Vështrime për arte, maj, 2004, Epoka e Re. Naile Demiri:"Shumë studies-pak arte", Epoka e re",gusht,2008, Prishtinë, vështrime rreth librit "Vrojtime artistike", vështrime letrare, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2006. Malësore Llapashtica:"Çmimet nuk japin as nuk e marrin kompetencën artistike", intervistë ekskluzive me Nijazi Ramadanin, krijues, publicist, pedagog dhe editor i SHB “Rrjedha” në 30 vjetorin e krijimtarisë letrare'[16], Bisedë me rastin e 30 vjetorit të krijimtarisë",Pavarësia News, Prishtinë, 2006. Prespektiva, Bujanoc, shtoator 2008, "Krijimi vjen si domosdeoshmeri", intervistë Tefik Selimi:"Iliria past", Prishtinë, 2006, "Vështrim kritik rreth veprës:"Qasje tjetër për skenën"[17], 2006 , "SH.B. Rrjedha" Gjilan, Imazhe kohe, poezi:1978-2008, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2008 , Xhemë Karadaku, pasthënie. [redakto] Personazhe autoriale në të përditshmet dhe revista Personazh:"Mësuesi Mustafë Koka dhe Hasan Alia", tetor, 1993, Bujku- "Rilindja", Prishtinë " Jehona", Bujanoc, 1993, portereti: "Kush ishte mësuesi Mustafë Koka Revista "Paqja", të Prishtinës, tetor, 2008 "Njerëz dhe fate"[18], mësuesi Mustafë Koka. "N'Itakën e vet po pushon përjetësisht Zejna Halili",Gazeta "Shkodra" si dhe "Shkëndija"(2007)," dhe te Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit të 2 (40), 2004, në Shqipni, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Jeta 63 vjeçare teatrore e Gjilani