GRAMOZ RAMADANI: SHFAQ TE RRJEDHA: NIJAZI RAMADANI - GJAKU E DHEU I HARTES SIME

KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA' ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' Edicioni:  Krijimtaria letrare e Nijazi Ramadanit Monografia  Shtegtim ne histori - I - Poblicistika, letrat  Argetuese Krijimtaria = NIJAZI RAMADANi ~ PROFILI SHUME DIMENZIONAL Hulumtime, shenime  RrjedhaPress  Faqja e parë (Ballina) Photo - Galeria- Foto artet pamore, skenike, letrare, muzikore Galeria Rrjedha Revista  RRJEDHA Rrjedhapress Rrjedha Piktura- publikimet e SHB Rrjedha Ballina  RRJEDHA  Fotografia Libri Personalitete Spektri-thjerëza~ Personazh i lirisë Favorite Links

LIBRI

 Profili shumëdimesional i krijuesit 

Nijazi RAMADANI
(Përmbledhje shkrimesh për jetën dhe veprat)

 

 RRJEDHA, 2016

 Profili krijues shumëdimesional 

i Nijazi Ramadanit
SHB RRJEDHA
BIBLIOTEKA
ARBËRI

BOTUES
SHB “RRJEDHA”, GJILAN
e-mail: rrjedha_nr@yahoo.com
++377 (0)44 125733
Tel.Fax: 028323809

 Profili krijues shumëdimesional i Nijazi Ramadanit 

[.]

 Pet, shkrimtar, publicist e përcjellës i “jetës” së artit letrar dhe shkrimit akademik

Nijazi Ramadani dhe, me këtë përmledhje shkrimesh për dhjetë veprat e tij , ky krijues për 40 vjet krijimtari ka bërë një lloj sprove për artin letrar e publicistikë.
Vrojtues i mprehtë arteve: qoftë letrarë apo të arteve të tjera, ku më shumë bëjnë fjalë për romanin, poezinë e artin pamor, pikturat, e më pak i qasen artit të krijimit dhe procesit të thurjes dhe përbërjes. Kjo gjë është fare e qartë dhe evidente, për faktin se, në letrat tona është më pak e prezantuar dhe më pak vështruar nga studiuesit të fushave të ndryshme e jetës.
Në anën tjetër, të paktë janë ata vështrues që i qasen kësaj “pune”, ngase është një punë më “delikate”, më e vështirë se ta vështrosh një përmbledhje me poezi apo roman.
Artin letrar e pamor do një qasje krejtësisht tjetër të trajtimit. Janë disa kritere që dalin nga vetë, duke e shpërfaqur për aty me autorë artist të fjalës dhe të ngjyrës që e lërojnë tekstin letrar dhe atë pamor , janë vlerësimet e para rreth botimeve. Dhe, vështruesi do të jetë ai që të ketë njohuri për letrat, botimet, subjektin letrar apo pamor, dhe me fare pak për atë “angazhim” publik sipas vrojtimeve të lexuesit dhe autorit. Kjo bënë që ai të shtroi çështjet e një spektri të gjerë, dhe jo vetëm të prezantoj shkrim-vështrimi informativ, por ai vështrim të jetë më i përafërt mes autorit lexuesit dhe pasioneve për letrat.
Sikundër kritika letrare që është produkt i mendjes së pjekur që është edhe gjinia më e vështirë e shkrimit, por edhe e realizimit të saj, po ashtu edhe vështrimet janë më të vështira dhe kërkojnë mund e njohje të gjithanshme në këtë drejtim. Kësaj here po të bëhet fjalë për poetin, shkrimtarin, krijuesin e publicistin, Nijazi Ramadanin, i cili brenda një kohe të shkurtër na doli me dy libra për artin letra. Ky është njëri nga vështruesit e “jetës” publike nga një këndvështrim publicistik e letrar, dhe me të tillë publikime, edhe ka dalë shpeshherë me shkrime nëpër revistat e gazetat e përditshme shqipe, si dhe jashtë në revistën ARS të Tiranës, revistën panevropiane Haemus të Bukureshtit, Gazeta "Pelegrin" dhe "Athina". Kjo punë e tij pëlqehet edhe adhurohet nga lexuesit dhe teorikët e artit. Më parë ishin disa nga përcjellësit e kësaj “jete” të artit, por tash me një përkushtim të denjë po e bën N. Ramadani, një letrare e publicist nga Gjilani. Siç e dimë, ai herë pas herë ka botuar shkrime nëpër gazetat tona për krijimtari letrare në poezi, prozë, por edhe sot këtë gjini e përcjell për mes editimeve të herëpashershme te SHB "Rrjedha", si dhe të shtojmë edhe këtë se, ai njëherit është edhe krijues i gjinive tjera të tjera letrare. Po ashtu, Nijazi Ramadani ka botuar këndvështrimet letrar artistike “ Vrojtime artistike”, Rrjedha, 2006 Gjilan, veprën tjetër” Qasje tjetër për skenën”( recensione, kritikë, ese për teatrin dhe dramën, si dhe pritet të dalë nga shtypi me librin poetik “Imazh I ngrirë”(roman), fitues i Çmimit ishte i nderuar laurat “Art-Penda nga Klubi i Artistëve, gazetarëve dhe shkrimtarëve “Rrjedha” në Gjilan dhe, tani së fundi, laureohet me “Çmimin e parë” për kritikë letrare”Kadmus” në Athinë dhe në vendin e tretë në prozë (2006). Gjer tani ka botuar tetë vepra letrare dhe publicistike. Kohës së fundit e ka botuar librin me “Vështrime letrare”, që është një angazhim i duhur në këtë aspekt. Nijazi Ramadani ia ka hyrë punës në pasqyrimin e pjesëve letrare dhe dramatike me vështrime jo aq të gjata, por të shkurta, të cilat lexohen lehtë nga lexuesi e artdashësit në përgjithësi. Ky krijues ka bërë njëlloj sprove 120 në artin letrar, ku pas krijimtarisë letrare, kryesisht Ramadani merret me problemet e teatrit, dramës, botime ekspozitave por, nga një herë atë e shohim duke u marrë edhe me shkrime të tjera letrare, publicistike, kulturore dhe poli-tike. Është autor i shumë shkrimeve jo vetëm letrare, por edhe i vështrimeve të ndryshme për librin, teatrin, shfaqjet skenike e të tjera. Veprimtaria e tij është e pasur me këto vepra: “Dheshkronjë Arbëri” - (përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, (1995), “”Imazhe kohe” (poezi) 2008, libri me trajtesë historike dokum-entare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, (1998), “Një qasje në teatër”, (2004), Gjilan, Libri më i ri i këtij autori është “Vrojtime artistike” (2007), të botuar nga edicionit “Rrjedha” në Gjilan edhe romanin “Imazh i ngrirë” 2012. Po këtu N. Ramadani i ka të bot-uar, pos disa veprave në nivel të sferave të tjera, edhe disa nga veprat letrare nga fusha të ndryshme të “jetës” e letrare skenike teatrale, si: vështrime kritike, publicistikë etj. Libri ”Vështrime letrare”, përfshin në vete një sërë shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për librinë, krijuesitë e fushave të ndryshme dhe veprat e tyre, kryesisht për disa nga veprat e realizuara gjatë viteve të kaluara në rajon të Gjilanit dhe më gjerë. Në aspektin e analizave, recensioneve dhe eseve që i ka bërë autorit Ramadanit, janë shkrimet të cilat më herët janë të botuar në gazetat shqipe, në mënyrë të veçantë, Ramadani, i shpërfaq në shkrimin e tij të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë në të cilat autori i ka përmbledhur si në një tekst që e hap librin “flet” për letrar dhe studiuesi, si janë: ”Kafeneja ballkanike: e autorit studimet e Begzat Baliut, Bahtie Gërbeshi, veprat letrare të Lumnije Thaçi- Halili, proza e Shqipe Kadishanit, veprat e Nuhi Ismajlit, S.Rrustemi, Avdush Canajt, Z.Fazliut, R.Azemi, 121 B.Mehmeti, etj. Autori, N. Ramadani, në shkrimet e tij, pos tekstit dramatik të shfaqjes, ka të “rrëfyer” edhe përbërësit e tekstit si Krijuest e Kosovës juglindore, pos tjerave vihen në spikamë ndër ato realizime të radhitur në një këndvështrim analizues, kritikë e eseist:.
Autori disa nga preokupimet e tij thelbësore për artin, i thotë në këtë libër, përkatësisht e paraqet ashtu si është e paraqitur para publikut nga autori dhe shikimi i lexuesit artdashës. Në një mënyrë të veçantë, ai ka paraqitur ashtu si e ka përjetuar vetë letrat e botuar së fundi dhe në disa raste me një tonë kritikë dhe vlerësues por, këtë përjetim e thotë tash me një shkrim publicistik të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë se ”Vrojtime artistike”(2006). “Çështjet e gjuhës së shkruar dhe të folurit në veprat e botuara”, ku në këtë aspekt e këndvështrim konciz dhe përmbajtësor. Shkruan pë poetikën e Beqir Musliut, përvijon me “ Shkrimtarin e buzëqeshjeve”(Zejnullah Halilin), “Letërsia për fëmijë e Ali Huruglicës”, vjen dhjetë vjet pas vdekjes së tij, i dalë për shkrimtarin Zejnullah Halili, Shefik Shkodrën, për librin “Psherëtimë për tokën”, Hysen Kçikut, Monografia "Biblio-teka, një kënd i dashur-1999- 2005", i autorit Shefki Osmani, librin “Gjaku i pragjeve” i autorit Tefik Selim. Ramadani merret edhe me librin tjeter me fabula të mbledhura në trevën juglindore të Kosovës në malësinë e Karadaket e të rrethit të Gjilanit, të paraqitura në përmbledhjen “Fjalë e porosi të mençura”, dhe “Përjetime kujtime” dhe “Epika popullore në vargje e 122 Gjilanit”, të autorit mr. Misin Misini. Po, ashtu prezenton edhe vepren letrare të Tefik Zymberit "Dielli nuk vritet", si një përmbledhje me poezi, prozë dhe publicistikë të zgjedhur dhe të përmbledhur nga bashkë-veprimtaret e tij, libri me krijime letrare “Si dy fluturat” të autores Gresa Murati.
Te vargjet poetike: “ Është vetëm një ëndërr”, Lulzana Pajazitit, dhe kjo është cilësuar nga Ramaadani si nevojë kohe e mbarshtimit nga një debati me lexesin, në çështjet e gjuhës letrare dhe artistike, edhe një “grimë” kritikë për librin si dhe për komunikimin me lexesin dhe trininë autor-botues-lexues. Kjo ia vlen për një qasje të vërtetë të kësaj natyre në ndërtimin e një strukture letrare e krijuese të suksesshme në jetën tonë të përditshme artistike. Pos tjerave, në libër të autorit vihen në spikamë ato realizime të radhitura në një këndvështrim analizues- kritikë e eseistikë: ku bie edhe libri i publicistit dhe studiuesit, Daut Dautit, “Lufta për ‘Trepçën’ ( sipas dokumenteve britanike), vlen ta përmendin me këtë rast , frymëzimi i autorit dhe motivi, janë si pjesë më e thjeshtë e fillimit të bërjes së subjektit të një vepre arti, që artistit i shërben si organizuese e saj, ku një nisëm që përshkon ndjenjat, emocionet, duke filluar mbi bazat e krijimit, mënyrën dhe format e krijimit që është një thyerje meditative kohe, apo një lexim racional i veprës. Këto trajtesa që janë në mes të përbërësve të tyre bëjnë shpalosjen e artit letrar dhe artistik. Kështu, disa nga temat që dalin nga ky libër që ndahet në 23 njësi të integruara në mes veti në katër kapituj (poezi, prozë, dramë dhe studime shkencore.
Nijazi Ramadani doli para lexuesve duke u paraqit edhe me romanin e tij të parë “Imazhi i ngrirë”, ku motivi kombëtar, përkatësisht tema e luftës shumëvjeçare e popullit tonë për çlirim kombëtar nga pushtuesit e ndryshëm është dominues në segmentin e një pjese të etnisë si pjesë integrale e asaj lufte. Pas një leximi të kujdesshëm të këtij romani, i cili është një lloj himni për krenarinë dhe dhembjen ndaj atdheut.(B.Mehmeti).
Edhe monografia ka një formë të bukur, ka edhe një botues dhe shtëpi botuese të respektuar e serioz siç është SHB "Rrjedha", përveç materialit të brendshëm cilësor monografia gjithashtu sjell një radhitje të integuese si në Karadakut, Kosova lindore, Kokajt me rrethinë, Kokajt dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore, Kokajt ndër mote, Shtrirja dhe hapësira tokësore, ujore, Moti, Klima, Etimologjia e Kokajve, Toponmine, Personalitetet, Shkrime artikuj, (shenime, gojëdhena), rreth botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve", rrëfime nga odat e kokajve, dhe Foto-Galeria e Kokajve.
Dhe si përfundim duke i kërkuar falje lexuesit të nderuar, për këtë shkrim ndoshta pak të zgjatur i cili nuk ka arrit `t`i thotë të gjitha për dhe rreth “Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)”

 


ALI D. JASIQI:
POEZI MEDITIMESH TË THELLA

NIJAZI RAMADANI: “DHESHKRONJË ARBËRI”, BOTOI “JETA E RE”, PRISHTINË, 1995

N
dër librat e autorëve të rinj që u botuan kohët e fundit pa hamendje duhet dalluar përmbledhja e vjershave “Dheshkronjë arbëri” e Nijazi Ramadanit, që u botua më 1995 në edicionin e revistës letrar “Jeta e Re” në Prishtinë. është kjo përmbledhje që me figuracionin e zgjedhur, me simbolet e shumta, por edhe me frymëzim poetik tërheq vëmendjen e lexuesëve dhe të kritikës, si vepër e suksesshme, që dëshmon për talentin e përkushtimin e këtij autori të ri. Ramadani shkruan poezi të shkurtra ( asnjë nga 50 vjershat e përmbledhjesë së tij nuk i arrin tridhjetë vargje), por të ngjeshura, që shprehin ide e mendime të thella, të thukta e mjaft koncize, të frymëzuara nga realiteti historik apo bashkëkohor, e që i karak-terizon një frymëzim i sinqert e spontan. vetë titulli i librit “Dheshkronjë arbëri” në një farë mënyre sugjeron edhe preokupimin e autorit dhe temat që e frymëzojnë për poezi”… Janë këto poezi përplot truall dhe etni shqiptare, të krijuara me vargje të “detonuara”, me mllef, bunt e sfidë të një shpirti rebeles, pa vaj e kujë, pa apostrofa e eksklamacione e patetike, me jone të theksuara atdhedashurie, si në ato me konceptim të drejtëpërdrejt, ato përkushtuese ( personaliteteve të shqua-ra nga e kaluara e jonë e lavdishme, apo edhe aktualiteti e nga jeta intime) edhe në ato kushtuar vendlindjes, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, idilik e pastoral, por si arkeptik i pastër burimor “rrënjësor” e “trungor” etnoetnik e etnopsikologjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativ-refleksiv”, me të drejtë e thotë, njëri nga recensionistët e librit në shënimin shoqërues.
Hiq vjershën e parë “Profil njeriu”, titullin e së cilës e hap përmbledhjen, si dhe atë të botuar ehde në kapërtinën e librit, nijazi ramadani krijimet e veta poetike i ka ndarë në tri cikle, nis nga tematika që trajtojnë apo edhe mënyra e thurjes së tyre, (“Hap udhë...”, “Shtegtime në histori” dhe
“Maja e zezë”).

 

Njeriut i duhet një masë dhe një kundërmasë- mendon autori Ramadani, për tu shprehur qartë se për të urtin duhet të jesh i urtë, për të mirin i mirë dhe në të kundërtën. kjo është filozofia dhe pikëpamjet e tij për jetën e njeriut, që i përshkojnë pothuajse të gjitha vjershat e përmbledhjes në shqyrtim. Njeriu ynë, ai kësaj toke të larë me gjak, është shtegtar udhëtimi, madje as i pari as i fundit, nga se prej se hyri frika në palcë të këtyre njerëzve u bënë pikë e pesë, u shpërndan botës. ora e ligë e ka pushtuar dheun tonë në këto kohë të pakohë, në këtë amulli përplot batica dhe zbatica nëpër të cilat ka kaluar e po kalon banori i tokës së arbërit. këto janë vetëm disa nga motivet që u këndon Ramadani në poezitë e tij, në vjershat e shkurtra e plot përmbajtje, me një simbolik të zgjedhur. se vjershat e tij janë përplot simbolikë edhe atëherë kur shprehin një realitet dëshmon më së miri poezia e shkurtër “Gaca”, në shtatë vargjet e së cilës fshihet një e vërtetë e hidhur. pa hyrë në analizën e mëtejme të saj, po e citojmë në tërësi: “Ruaju nga gaca/ kur është e mbuluar se të djeg/ po e nxorrre jashtë- e humb djegësinë/ nëse e mbulon me hi/ edhe vetë mund të digjesh”.
Dy poezi të ciklit të parë të përmbledhjes së ramadanit i kushtohen poezisë. në të parën ai e identifikon veten me poezinë, me një ndryshim se vetë është viktimë, kurse poezia “krim”, kurse në të dytën shpreh mendimin se ashtu si pemëtari që kultivon pemën, blegtori bagëtinë, poeti bënë vargje dhe në këtë mënyrë bën jetë njeriu, për të përfunduar se të merresh me art bën jetë kopshtari, pra jetë të begatshme dhe të pasur.
Ciklin e dytë të përmbledhjes së Ramadani me titull “Shtegtime në histori”.
Janë këto vjersha kushtuar kuvendeve në Lezhë, prizren e vlorë. mandej kryezoti, pastaj përe pjetër bogdani, A. Frashëri, e Prizreni, Naim Frashëri, Migjeni, xhaxhait, por edhe Kosovës e kurbetçarit të nemur. Nijazi Ramadani nuk u thur himne këtyre fytyrave e as nuk këndon me vargje e fajlë bombastike e roman-tike. Poezia e tij ëhstë e rrafshët, e qetë, por e këndshme dhe përplot mendime. kështu, derisa Pjetër Bogdanit “Portret I varur në amshim.. i dha mish e asht dheut, A.Frashëri dhe Y.Prizreni, lapidari i të cilëve qëndroi krenar në Prizren, na i lanë amanet armët si themel i ardhmërisë. Naim Frashëri:” ishte dheshkronjë arbëri/ në djepin e lashtë- prej familjes së madhe/ dritë dheu i dhashtë”, poezia (“ Në petalet e luleve nektar”).
Vjershat e këtij cikli frymëzohen edhe nga e sotmja, nga realiteti i hidhur i këtij shekulli për njerëzit e këtij nënqielli. vendlindja e poetit, Kosova martire, ishte e vazhdon të jetë arenë e kacafytjesh ndërmjet vendasëve shekullorë arbërorë dhe ardhacakëve, që e bëjnë errësirë tokën ku: “njeri i larë në gjak/ hi e shkrumb kudo/ po su shkrimë kurrë/ as nga toka as nga ajri.” (në Kosovë”).
Në Kosovë, dheun e së cilës do ta marrë për ta mbajtur në shpirtë edhe mërgimtari, kurbetçari, të cilit as uji nuk i pihet si në burimet tona, por i lidhet në fyt e nuk përbihet, nga se është uji i dheut të huaj, në të cilin e kanë hedhur hallet e jetës apo zullumet e pushtuesit.
“Maja e zezë” – mbanë titullin cikli i tretë dhe i fundit i përmbledhjes “ Dheshkronjë arbëri”. në këto poezi më është shumë se në të ciklet e parë gjejmë realizime që karakterizon shprehja refleksive e meditative. Vjersha më e gjatë e ciklit, po e krjet përmbledhjes është është ajo “Vdekja e babait”, njeriu me vdekjen e të cilit nuk shkuan të gjitha, por ehde pas vdekjes jetë njeriu la. i lindur në luftën e parë që në të dytën të jetë nën armë, ai kishte disa vdekje, që ajo e vërteta ta gjejë në shtart, gjë që nuk është pritur, ngase ishte luftëtar i paepur.
Marrë në tërësi përmbledhja “Dheshkronjë arbëri” është një libër i realizuar me sukses, përmbledhje vjershash të shkruara me një figuracion të pasur, që zbërthehet lehtë, gjë që e bënë të kapshme dhe tërheqës për lexuesit e shtresash të gjëra. me këtë Nijazi Ramadani dëshmon se ka talent dhe prirje të lakmueshme, që premton në realizime të mira artistike në poezi. të shpresim dhe shpresojmë se nga ai do të lexojmë vargje të mira në të ardhmën. (GAZETA "SHKËNDIJA", MARS 1996, PRISHTINË)


Poezi e ndërtuar me figutacion të pasur poetik

Libri me poezi “Dheshkronjë Arbërit” i poetit Nijazi Ramadanit edhe pse është I pari nuk është fillestar në shkrimin e saja
… Këto poezi trajtojnë fatin e njeriut dhe nënqiellit tonë
tragjik, por me mjaft mjeshtri I ikë patetikës , pesimizmit dhe rrugëve të mbyllura, duke ndërtuar poezi me simbole (figuracione të pasura), me një gjuhë të bukur , të pasur e të rrjedhshme, krijon në të shumtën e rasteve poezi të shkurtëra dhe të ngjeshura, të thukta e me përmbajtje.
… Besojmë se, përmbledhja me poezi “Dheshkronjë Arbërit” do të zgjojë kërshërinë e lexuesve dhe kritikës letrare. ( Haxhi Vokshi, poet )

Ballina e librit

Ekstrakte nga recensioni: Përmbledhje e poezive “ Dhe shkronjë Arbëri ” e Nijazi Ramadanit

Përmbledhje e poezive “ Dhe shkronjë Arbëri ” e Nijazi Ramadanit, si për nga preokupimi motivor-tematik, si për nga transponimi e superstrukturimi artistik i realitetit historik apo aktual i përvijonit trendet e poezisë që po lërohet sot, me të tëra nuancat që e përcjellin atë: inspirimi i sinqertë e spontan, leksiku i kursyer, pa " pispillosje" e "kozmetikë", pa bagazhe të mëdha stilistike e metaforike e me mesazh të drejtëpërdrejtë, dhe me një figuracion të njeshur. Janë këto poezi përplot truall, dhe e etni shqiptare, të sajuara me vargje të "detonuara" me mllef, bunt e sfidë të një shpirti rebelues, pa vaj e kujë, pa apostrofa e eksklamacion e patetike, me jone të theksuara atdhedashurie, si në ato me koncipim të drejtëpërdrejtë, edhe te ato përkushtuese (personaliteteve të shquara nga e kaluara e jonë e lavdishme, apo edhe aktualiteti e të sverës intime familjare), edhe në ato kushtuar vendlindjes, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, , idilik a pastoral, por si arketip i pastërt burimor "rrënjësor" e "trungor" etnotik e etnopsikologjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativo-refleksiv.
Autori me mjaft invencë, ia del t'i shmanget grackës së patosit folklorik dhe deklamativitetit narrativ, duke bërë poezi të kapshme për një shtresë të gjerë lexuesish, e cila gjithësesi e meriton të jetë në duartë e tyre..
Hasan BUNJAKU, recensent
Më 3 maj 1995, bot. “Bujku”/Rilindja, 10 Nëntor 1995

 Imazhe poetike të përjetimeve kolektive e individuale

Nijazi Ramadani: “Imazhe kohe” (poezi 1978-2008), botoi: SH.B. “Rrjedha”, 2008

Nga Nuhi Ismajli
Poet, prozator, publicist, autori i shkrimeve për teatrin e letërsinë Nijazi Ramadani (Kokaj, 1964), ndër të tjerat, gjer më tash, ka botuar edhe dy vepra poetike: "Dheshkronjë arbëri:, Jeta e re, Prishtinë, 1995 dhe: "Imazhe kohe", Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me temetikën, ndjeshmërinë dhe karakterisikat e shprehjes poetike.
Vepra "Imazhe kohe", e N. Ramadanit, përveç shënimeve për autorin dhe pasqyrën për krijimtarinë e tij, jep edhe njëzete pesë poezi (të krijuara në periudhn 1978-2008), të cilat mëtojnë të shënojnë 30-vjetorin e krijimtarisë së këtij autori dhe rrugën krijuese të të tij. Poezitë e veprës: "Imazhe kohe", sipas preokupimeve tematike autori i ka organizuar në tri cikle: Dhembje shpirti, Jetë e pëmbysur dhe Letra kohe.

Imazhet e së kaluarës
Në ciklin e parë të poezive (dhembje shpirti), poeti trajton fatin e të parëve të dëbuar nga trojet e tyer verilindore, si dhe idetë e tij të zgjuara nga ajo faqe tragjike e historisë kombëtare. Janë këto ngjarje të ndodhura kaherë, por të përjetuara thellë.
Kujtimi i së kaluarës tragjike është i rëndë, por edhe harresa e atij fati tragjik është e pamundshme dhe një e keqe tjetër; kujtesa, me gjithë dhimbjen që sjell, është një obligim, të cilën e ruan poeti.
Kujtesa e poetit nuk është vetëm një kujtesë e pashlyeshme kolektive e cila reflektet si e kaluar tragjike, por reflektohet si e kaluar tragjike, por ajo është e gjallë dhe gjallërohet gjithnjë, duke vetëdijësuar e aftësuar gjithnjë e më tepër poetin, për ta parë, për ta njohur dhe për tu marrë me të. E kaluara, sipas poetit, është koha e gjendjeve, e shfaqjeve antitetike të jetës.
Në njërën anë kemi plagët, përjetimet e kujtimet e hidhura, në anën tjetër flijimet, heroizmat dhe kujtimet krenare.
Kështu, bashkë me të kaluarën tragjike, sipas poetit, kanë lindur edhe figurat dhe idealet e mëdha, të pavdekshme, ... që shfaqën si klidhje të poetit për të njohur kuptimin e tokës së të parëve, të dëbuar nga trojet e tyre dhe klithje nga dhembja për copëzimin e tokave të arbrit.
Poeti gjakon njohjen e tragjikës së popullit të tij të dëbuar nga vatrat e veta dhe ka dhembje përderi sa nuk njihet e vërteta dhe nuk shpaguhet për fatkeqësitë e padrejtësitë e përjetuara: dredhitë, intrigat, shpifjet e vazhdueshme dhe fatkeqësitë e mëdha nuk prajnë, sipas poetit, por vazhdojnë edhe më, si veprimet në trajtat e magjive dhe shpirtra të këqij, si shqitën dot dheut të arbrit,...
Heronjtë e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me paranverën, janë ata që e mbushin poetin plot krenari, hare e entuziazëm për të ardhmen e popullit të tij.

Imazhet e vendlidnjes dhe të vendasve
Në qendër të poezive të ciklit të dytë të poezive ( Jetë e përmbysur) është vendlindja dhe vendësit, historia tragjike, por edhe heroike e tyre, dhembja dhe krenaria e poetit për ta.
Në këtë cikël poezish, një vend të rëndsishëm zë shprehja e dashurisë së madhe të poetit, ndaj njerëzve të vendlidnjes, veças ndaj heronjve të saj ("Të gjallë e të vdekur unë ju dua/ Tek jepni dritë tokës sime...", f. 25).
Mjaftë vargje në këtë cikël poeti ua kushton heronjve, të cilët i çmon për sakrificën dhe aktin e përjetësimit të tyre nëpërmjet asaj sakrifice, (Poezitë: "Do të vijë me lirinë, f. 26; "Humazh për Arbenin:,f. 27; "Portret për luftëtarin", f.30, etj.)
As në këtë cikël poezish, poeti nuk i shmanget dot kujtimit të së kaluarës së hidhur, por as qëndresës heroike të vendit të tij.
Kështu, në njërën anë kemi kujtime të rënda, të hidhura (f.23), kujtime për ekzistencën e vështirë, historinë e keqe (f.24), historinë e rëndë (f.23), historinë tragjike (f.24) tragjiken, dhembjen (f.22), apo, si thotë poeti: " Itaka ime e rrënuar/ Gjithandej vetëtimë/ shpirt shkrumbuar/.../ Itaka ime një grusht dhe" (f.23) ej... pas së cilës vjen një mallkim i poetit, për jetën, dhe kohën e robërisë (f.29), kurse, në anën tjetër, kemi kujtimin për mbijetesën e vendit nëpër situata të vështira f.22), kalimin e kohës së keqe f.23), historë e mirë të vendësve ( f.24) etj.
E parë kështu, kujtimi për historinë e vendit, në poezin e këtij poeti, është një histor kontrastesh të theksuara, e cila përfundon me pyetjen dilemë të poetit: " Itaka ime e re/ Je mallkim historie/ A zjarr që s'shuhesh je.. " ( f..24).

Imazhe natyrë dhe dashurie
Në kapitullin e tretë të veprës (Leter kohe), N.Ramadani ka botuar pak lirika, përmes së cilave ai dëshmon prirjen e tij për krijimin e poezisë së dashurisë, poezisë përshkrues dhe poezisë për fëmijë.
Lirika e motiveve të tilla, në poezinë e N. Ramadanit, shquhet për ndjeshmërinë e veçantë, frymëzimin, forcën emacionale dhe mënyrën e veçantë të shprehjes.
Në poezinë e dashurisë, N. Ramadani paraqet femrën dhe pamjen e saj: dashurinë si kuptim i jetës, mendimin për vetën, poetin dhe femrën, si y botëra të kudërta, që synojnë ta bëjnë një të vetme.
Po kështu, në një mënyrë të veçantë, karakteristike N. Ramadanit krojon edhe lirikën përshkrues. Në kuadër të një lloji të illë poetik, theksohet ndjeshmëria e thellë e poetit për natyrën dhe përjetimet që ia zgjon ajo.
Si përfundim mund të thuhet se karakteristikë e poezisë së këtij poeti është shprehja e kondensuar e esencës së ndjenjës dhe mendimit.
Forma, kompozicioni dhe vargu i poezive të tij janë karakteristike dhe në harmoni me përjetimet, botën emacionale të poetit, kurse fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrinë ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit. (Zëri, Prishtin Prishtinë, 12 qershor 2008)

 

 

Poeti e ndjen artin me tërë qenien e tij

(Nijazi Ramadani begatohet edhe me përmbledhjen poetike "Imazh Kohe" , botoi SHB - Rrjedha, 2008)

Dr. Naile Demiri (Doktorante në lettrësi)

Opusi krijues i poetit Nijazi Ramadani begatohet edhe me një përmbledhje "Imazh Kohe" , botoi SHB Rrjedha që është vazhdmësi poetike, ku ninulat e heshtjes dhe vargjet e parreshtuara, siç nënvizon me titullin poeti, është se vetëm poezia e ka qëndruar besnik në kohë e hapësirë, duke i kapërdier momentet më të rënda të së kaluarës historike. Atij është ringjallur këmbëzbadhur e këmëzvarrr e murosur si Rozafa pas rrënimit të ngrehinës mitike të ëndrrave të së kaluarës. Dhe ajo pavdekësi erdhi si ngrehinë mitike për të quar ë vend besën, fjalën e dhënë, e jo vdekjen siç prisnin armiqtë e përjetshëm shkulësit e ëndrrave. Është realizuar ajo që kishte parashikuar në vëllimet e tij të mëparshme kur i thoshte në ato vargje kushtuar vendlindjes, atdheut dhe të papërcaktueshmëris unversale njerëzore, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, idilik e pastoral, por si arkeptik i pastër burimor "rrënjësor" e "trungor" etnoetnik e etnopsikologjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativ-refleksiv", me të drejtë e thotë, njëri nga recernsionistët e librit në shënimin shoqërues "Dheshkrinjë arbëri". Edhe te vargjet që sjellë si "Imazh kohe": " Unë nuk jam si ti/ As ti nuk je si unë/Unë nuk jam si ti / të humba jo nga mos dija ", por edhe te ky frymëzimi " poezia "Dilema", " lak në fyt/ që nuk të le as të vdesësh as të jetosh", pra, si litar i thurur me fijet e shpirtit të trazuar, sikur e fut brenda laringut, jo se i shtrëngon fytin, po i plas gjoksin dashuria e pëbotshme njerëzore" gacë më la ndër duar, e gjoksin furrë ma bënë/. Këto janë vetëm disa nga motivet që u këndon Nijazi Ramadani në poezitë e përmbledhjes së parë, në vjershat e shkurtra e plot përmbajtje, me një simbolik të zgjedhur. Se vjershat e tij janë përplot simbolikë edhe atëherë kur shprehin një realitet dëshmon më së miri poezia e shkurtër "Gaca", në shtatë vargjet e së cilës fshihet një e vërtetë e hidhur. Pa hyrë në analizën e mëtejme të saj, sipas vlerësimeve të kritikut Ali D. Jasiqit, po e citojmë në tërësi: "Ruaju nga gaca/ kur është e mbuluar se të djeg/ po e nxorrre jashtë- e humb djegësinë/ nëse e mbulon me hi/ edhe vetë mund të digjesh".Në këto poezi më është shumë se në të ciklet e parë gjejmë realizime që karakterizon shprehja refleksive e meditative. Vjersha më e gjatë e ciklit, po e krejt përmbledhjes është është ajo "Vdekja e babait", njeriu me vdekjen e të cilit nuk shkuan të gjitha, por edhe pas vdekjes jetë njeriu la. I lindur në Luftën e parë që në të dytën të jetë nën armë, ai kishte disa vdekje, që ajo e vërteta ta gjejë në shtrat, gjë që nuk është pritur, ngase ishte luftëtar i paepur. Me këtë ai thotë, unë jam i pavdekshëm përderisa s'kam vdekur edhe pse vdekja më deshi orë e çast… Dhe, me këtë e kemi thënë të gjithë se, nuk është vetvetja, por heroi i tij… Ajo rrënjë e fisit që qëndron me kullën e lashtë. Poeti ndjen me tërë qenien e tij burri që lufton me burrëri, gardhin e ndërtuar me brezat e ndalimit, e vendos të ndjek rreshtin e të parëve të tij: të dalë "kaçak mali", por në vend të pushkës merr penën e në vend të rrathëve me fishekë, si mishi i mbështjellë trupin me vargje poezish dhe prita e parë i vjen, dy poezi të ciklit të parë të përmbledhjes së Ramadanit i kushtohen poezisë. Në të parën ai e identifikon veten me poezinë, me një ndryshim se vetë është viktimë, kurse poezia "krim", kurse në të dytën shpreh mendimin se ashtu si pemëtari që kultivon pemën, blegtori bagëtinë, poeti bënë vargje dhe në këtë mënyrë bën jetë njeriu, për të përfunduar se të merresh me art bën jetë kopshtari, pra jetë të begatshme dhe të pasur. Në pikëpamje tematike meditative e funksionale ajo shtrohet në shumë poezi dhe është si funksion i ngarkesës të unit dhe realitetit të jashtëm ose të brendshëm.relacionet sociopsikologjike, të mbështetura te tradita nuk bëhen të gjitha sipas një skeme të njëjtë apo formulimit ideor, por sipas një mbrese që lëviz në gërshetë duke iu përshtatur problemeve ideore të përjetuara në veçanti dhe varësisht nga mentaliteti i psikologjisë, subjekteve të poetit të vëna në bashkëpunim të drejtpërdrejtë. Edhe diagnoza edhe terapia shprehen bashkë, në këtë rast poeti është një figurë me emër që e bën për vete lexuesin me emocionet e fuqishme. Pra ka një vijimësi të pandërprerë poetike plot plagë e emocione, është mbrojtës i vlerave njerëzore, i fjalës dhe sinqeritetit edhe kur bëhet fjalë për atdhedashuri, ose dashuri, të mitizuara rrozafa e rringjallur, në epitetin e të cilave fshihet femra shqiptare dhe hiret e saj ose Zari i zi, që është epitet i Atdheut me rrudha kohe ose pa to…
Këto janë thuktë si motive të ngjeshura në përmbledhjen më të re " Imazh kohe" të Ramadanit që njëherit janë oguri më i mirë që autori u jep lexuesve të tij të pasionuar.

 Opusi krijues i poetit në përmbledhjen poetike "Imazh Kohe"

Nijazi Ramadani begatohet edhe me përmbledhjen poetike "Imazh Kohe" botoi SHB Rrjedha

Ilmi MUSLIU

Opusi krijues i poetit Nijazi Ramadani begatohet edhe me një përmbledhje "Imazh Kohe" , botoi SHB Rrjedha që është vazhdmësi poetike, ku ninulat e heshtjes dhe vargjet e parreshtuara, siç nënvizon me titullin poeti, është se vetëm poezia e ka qëndruar besnik në kohë e hapësirë, duke i kapërdier momentet më të rënda të së kaluarës historike. Atij është ringjallur këmbëzbadhur e këmëzvarrr e murosur si Rozafa pas rrënimit të ngrehinës mitike të ëndrrave të së kaluarës. Dhe ajo pavdekësi erdhi si ngrehinë mitike për të quar ë vend besën, fjalën e dhënë, e jo vdekjen siç prisnin armiqtë e përjetshëm shkulësit e ëndrrave. Është realizuar ajo që kishte parashikuar në vëllimet e tij të mëparshme kur i thoshte në ato vargje kushtuar vendlindjes, atdheut dhe të papërcaktueshmëris unversale njerëzore, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, idilik e pastoral, por si arkeptik i pastër burimor "rrënjësor" e "trungor" etnoetnik e etnopsiko-logjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativ-refleksiv", me të drejtë e thotë, njëri nga recernsionistët e librit në shënimin shoqërues "Dheshkrinjë arbëri"(H.B). Edhe te vargjet që sjellë si "Imazh kohe": " Unë nuk jam si ti/ As ti nuk je si unë/Unë nuk jam si ti / të humba jo nga mos dija ", por edhe te ky frymëzimi " poezia "Dilema", " lak në fyt/ që nuk të le as të vdesësh as të jetosh", pra, si litar i thurur me fijet e shpirtit të trazuar, sikur e fut brenda laringut, jo se i shtrëngon fytin, po i plas gjoksin dashuria e pëbotshme njerëzore" gacë më la ndër duar, e gjoksin furrë ma bënë/. Këto janë vetëm disa nga motivet që u këndon Nijazi Ramadani në poezitë e përmbledhjes së parë, në vjershat e shkurtra e plot përmbajtje, me një simbolik të zgjedhur. Se vjershat e tij janë përplot simbolikë edhe atëherë kur shprehin një realitet dëshmon më së miri poezia e shkurtër "Gaca", në shtatë vargjet e së cilës fshihet një e vërtetë e hidhur. Pa hyrë në analizën e mëtejme të saj, sipas vlerësimeve të kritikut Ali D. Jasiqit, po e citojmë në tërësi: "Ruaju nga gaca/ kur është e mbuluar se të djeg/ po e nxorrre jashtë- e humb djegësinë/ nëse e mbulon me hi/ edhe vetë mund të digjesh"
Në këto poezi më është shumë se në të ciklet e parë gjejmë realizime që karakterizon shprehja refleksive e meditative. Vjersha më e gjatë e ciklit, po e krejt përmbledhjes është është ajo "Vdekja e tëatit", njeriu me vdekjen e të cilit nuk shkuan të gjitha, por edhe pas vdekjes jetë njeriu la. I lindur në Luftën e parë që në të dytën të jetë nën armë, ai kishte disa vdekje, që ajo e vërteta ta gjejë në shtrat, gjë që nuk është pritur, ngase ishte luftëtar i paepur. Me këtë ai thotë, unë jam i pavdekshëm përderisa s'kam vdekur edhe pse vdekja më deshi orë e çast… Dhe, me këtë e kemi thënë të gjithë se, nuk është vetvetja, por heroi i tij… Ajo rrënjë e fisit që qëndron me kullën e lashtë.
Poeti ndjen me tërë qenien e tij burri që lufton me burrëri, gardhin e ndërtuar me brezat e ndalimit, e vendos të ndjek rreshtin e të parëve të tij: të dalë "kaçak mali", por në vend të pushkës merr penën e në vend të rrathëve me fishekë, si mishi i mbështjellë trupin me vargje poezish dhe prita e parë i vjen, dy poezi të ciklit të parë të përmbledhjes së Ramadanit i kushtohen poezisë.
Në të parën ai e identifikon veten me poezinë, me një ndryshim se vetë është viktimë, kurse poezia "krim", kurse në të dytën shpreh mendimin se ashtu si pemëtari që kultivon pemën, blegtori bagëtinë, poeti bënë vargje dhe në këtë mënyrë bën jetë njeriu, për të përfunduar se të merresh me art bën jetë kopshtari, pra jetë të begatshme dhe të pasur.
Në pikëpamje tematike meditative e funksionale ajo shtrohet në shumë poezi dhe është si funksion i ngarkesës të unit dhe realitetit të jashtëm ose të brendshëm.relacionet sociopsikologjike, të mbështetura te tradita nuk bëhen të gjitha sipas një skeme të njëjtë apo formulimit ideor, por sipas një mbrese që lëviz në gërshetë duke iu përshtatur problemeve ideore të përjetuara në veçanti dhe varësisht nga mentaliteti i psikologjisë, subjekteve të poetit të vëna në bashkëpunim të drejtpërdrejtë. Edhe diagnoza edhe terapia shprehen bashkë, në këtë rast poeti është një figurë me emër që e bën për vete lexuesin me emocionet e fuqishme. Pra ka një vijimësi të pandërprerë poetike plot plagë e emocione, është mbrojtës i vlerave njerëzore, i fjalës dhe sinqeritetit edhe kur bëhet fjalë për atdhe-dashuri, ose dashuri, të mitizuara rrozafa e rringjallur, në epitetin e të cilave fshihet femra shqiptare dhe hiret e saj ose “Zari i zi”, që është epitet i Atdheut me rrudha kohe ose pa to… Këto janë thuktë si motive të ngjeshura në përmbledhjen më të re " Imazh kohe" të Ramadanit që njëherit janë oguri më i mirë që autori u jep lexuesve të tij të pasionuar.
Përmbledhja poetike e Nijazi Ramadani "Imazhe kohe" poezia 1978-2008 Pëmbledhja me poezi "Imazhe kohe", ka përfshirë në brendësi të 50 faqeve të librit rreth 26 poezi që janë të shkruar në një interval krijus 30 vjeçar të tij, prej vitit 1978-2008, e që botohen 44 vjetorin e lindjes së autorit. Llojet e poezive që ndahen edhe në tri cikle si ato me motive lirike-epike, ku në vargun e tij përfshihen përjetimet emocianale dhe ndahen në disa lloje të formësimit të atyre imazheve në kohë dhe hapësirë të njejtë përmes shprehjeve dhe mbresave si te cikli "Dhembje shpirti", pasatj te "Letra kohe" të stilit letrar si epitaf, (Përjetësia), pasataj poezia me motive dashurie "Portreti yt", "Në mua je", si dhe në ballada "Shi mbi muranë", "Portreti i luhtëtarit, "Humazh Arbrit", etj.
Ato copëzime kohore të ndarë në: "Dhembje shpirti", "Jetë e përmbysur", si "Letra kohe", që kanë tematikë, motive të atdhedashurisë, vendlindjesë, dashurisë dhe të paper-cakueshmërisë univerzale njerëzore. Autori Ramadani në atë tufëz të poezive, paraqitet në disa raste në vargje të thurura që e përdor rimën, muzikalitetin ritmik por, edhe ai si autorë modern nuk kujdeset shumë për rimën. Si shumë sosh, fare nuk varet as nuk i shmangët asaj forme të strukrurës poetike që ndërton, si te poezia (Pamje e ngrirë)/E ti jeton me atë shikim /përmbytur në zjarr/relikt i kristaltë/në një mur sy-jeshil/qiell i çiltër/pamje e ngrirë/ ... Përmes preferencave të autorit, shihet se janë formësuar imazhet e asaj kohe nëpër të cilën kalon vetë ai, dhe e reflekton përmes figurshmërisë, metaforave të thurura si dhe përmes vargjeve të një strukture poetike moderne univerzale, duke shprehur me ndjenjat por, edhe si vrojtime artistike të tij, për ndonjë proces apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme estetike ka fut edhe risi kuptimore mitologjike mbi një bazë reale dhe ka nxjerr një kuptim të ri. Në fillimet e krijimtarisë, të kohërave të fëmijërisë dhe rinisë së hershme që janë ndarë në ciklin Letra kohe, por ato janë mjaftë të integruara në përmbledhjen poetike përmes frymës dhe linjave paralele të ndërtimit të saj poetik dhe estetik, ku secila ka varësi e shprehje që thurret në vargun e tij, ndonëse fare lehtë hetohet që fillim paralajmërimi i përmbledhjes poetike me poezi 1978/2008, të cilat gat pas 30 viteve më vonë, integrohen në veprën et tij, e cila ndarje tregon linjen paralel të krijimit në kohë dhe hapësirë të ndryshimeve që qëndrojnë si të tilla akoma dhe sot.
Në fillim poezia iu është shfaqur si nevojë e përshfaqjes ritmike për të memorizuar ato ngjarje nëpër të cilat kalon njeriu ynë dhe, i asaj kohe e hapësire unike, duke e përcjellur përmes mesazhit artistik dhe imazheve që i ka memorizuar në kujtesën personale dhe kolektive, figura dhe ngjarje të ndodhur shpeshherë që në pamundësi për ti shprehur si të shkruar përshkak të"deliktit verbal", kur edhe ato gojarisht janë thurur nga poeti, apo kënduar prej tij si ninula djepi, vaji apo edhe ato të dashurisë platonike por, edhe tek të tjerët krijime që mbi një figurë apo legjendë të ndërtoi një figurë apo kuptim të ri, fare pa e lëvizur bazën e saj, si është rasti te poezia Rozafë e ringjallur. Edhe te poema "Itaka ime"/ Itaka ime në ëndrra/në libra lule e fjalë guri/atje te ujët e Llapushës/më rri histori e burrit/atje shuan etjen Akili/ dhe i’malsor me plis/ atje i’zog shqiponje/një çerdhe ngre në lis. Mbase kjo gjë që përmban idea fabulative më shumë shtrirje e përqasje koherente prej civilizimeve të lashta e deri më sot, duke ndër thurur dhe krijuar kështu epopenë te poema "Itaka ime", ndër to mes rreshtave lexohet: Secili gur/Shtëpisë iu bë murë/Secila ëndërr/Kohës iu bë Zanë/Përbiruam për birë gjilpëre/deri te ky mëngjes/ deri te ky libër. Mbase kjo linjë e përvijuar fund e krye të një niveli melankolik, muzikaliteti ritmik poetin e ka nxjerr deri te arritjet që poezia e tij, shkon gjithmon, duke u përsosur, kështu që paraqiten formësime të imazheve në trajtat e ndryshme më të shkurta litargjike si psalmi dhe himni te poezia "Kush është Arbëri?" sikur edhe më vonë, te cikli "Jetë e përmbysur", por nuk mungojnë as ato formësime të imazheve si elegji ( Humazh për Arbenin), si krijime edhe ato formësime tjera me një strukturë të ndërthurjes së katarsisit dramatik dhe tragjik, ku dallon qasja poetike rrënjësisht nga ajo lirike tredicionale, moderne dhe univerzale që përfshin letrat në të cilat mungon subjekti i autorit. Pra, unë krijoj është forma e artit të shkruar të poetit, Nijazi Ramadanit, në të cilin varg poetik përdorët gjuha njërëzore për ato cilësi estetike në atë, ose në vend të përmbajtjes së saj, shtrihet me përmbajtje tjera që e përshkon motivi dhe simbolika nacionale dhe semantikee krijimit që mund të përcaktohet si poezi epiko-lirike. Kjo mund të cilësohet dhe dallohet varësisht nga preferencat e tij, të modeluara shpesh herë deri në një papërcaktueshmëri si ikje kah format më të afansuara të fushës krijuese estetike."Jetë e thyer tinëz/ pa ëndërra/ pa shpresë/ pa rrugë të hapura/ pa liri...(poezia e cklit" Jetë e përmbysur”)
(Kosova sot, Prishtinë, 27 nëntor 2008, I.Musliu)

 Përmbledhja poetike e Nijazi Ramadani "Imazhe kohe" poezia 1978-2008


Pëmbledhja me poezi "Imazhe kohe", 1978/2008, botohet me rastin e 30 vjetorit të krijimtarisë së autorit dhe të 44 vjetorit të lindjes së tij.
Libri në kopërtinën masive ka pikturën e piktorit Salih Musliut, shënimet biobiblografik të autorit dhe referencat e botimeve.
Poeti Nijazi Ramadani në përembledhjen e tij poetike "Imazhe kohe", ka tre cikle të ndara në dhemje kohe, jetë e përmbysur dhe letra kohe, të botura nga Sh.B."Rrjedha", e të redaktuar nga Fehmi Ajvazi ka përfshirë në brendësi të 50 faqeve të librit rreth 26 poezi që janë të shkruar në një interval krijus 30 vjeçar të tij, prej vitit 1978-2008, e që botohen 44 vjetorin e lindjes së autorit.
Poezitë që i ndau edhe në tri cikle si pas lojit dhe pëmbajtjes si ato me motive epike-lirike, ku në vargun e tij përfshihen përjetimet emocianale dhe ndahen në disa lloje të formësimit të atyre imazheve në kohë dhe hapësirë të njejtë përmes shprehjeve dhe mbresave me motive të atdhedashurisë, vendlindjesë, si te cikli: "Dhembje shpirti", pasatj te "Letra kohe", poezia me motive dashurie "Portreti yt", "Në mua je", si dhe në ballada "Shi mbi muranë", "Portreti i luhtëtarit, "Humazh … ", etj të stilit letrar si epitaf, “Përjetësia”.
Copëzime kohore të ndarë në: "Dhembje shpirti", "Jetë e përmbysur", si edhe ato "Letra kohe", që kanë tematikë, dashurisë dhe të papërcakueshmërisë universale njerëzore. Autori N. Ramadani në atë tufëz të poezive, paraqitet në disa raste në vargje të thurura që e përdor e rimën, muzikalitetin ritmik por, edhe ai si autorë modern nuk kujdeset shumë për rimën.
Si shumë sosh, fare nuk varet as nuk i shmangët asaj forme të strukrurës poetike që ndërton, si te poezia (Pamje e ngrirë)/E ti jeton me atë shikim /përmbytur në zjarr/relikt i kristaltë/në një mur sy-jeshil/qiell i çiltër/pamje e ngrirë/ ...
Përmes preferencave të autorit, shihet se janë formësuar imazhet e asaj kohe nëpër të cilën kalon vetë ai, dhe e reflekton përmes figurshmërisë, metaforave të thurura si dhe përmes vargjeve të një strukture poetike moderne universale, duke shprehur me ndjenjat por, edhe si vrojtime artistike të tij, për ndonjë proces apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme estetike ka fut edhe risi kuptimore mitologjike mbi një bazë reale dhe ka nxjerr një kuptim të ri.
Në fillimet e krijimtarisë, të kohërave të fëmijërisë dhe rinisë së hershme që janë ndarë në ciklin "Letra kohe”, por ato janë mjaftë të integruara në përmbledhjen poetike përmes frymës dhe linjave paralele të ndërtimit të saj poetik dhe estetik, ku secila ka varësi e shprehje që thurret në vargun e tij, ndonëse fare lehtë hetohet që fillim paralajmërimi i përmbledhjes poetike me poezi 1978/2008, të cilat gat pas 30 viteve më vonë, integrohen në veprën et tij, e cila ndarje tregon linjen paralel të krijimit në kohë dhe hapësirë të ndryshimeve që qëndrojnë si të tilla akoma dhe sot. Në fillim poezia iu është shfaqur si nevojë e përshfaqjes ritmike për të memorizuar ato ngjarje nëpër të cilat kalon njeriu ynë dhe, i asaj kohe e hapësire unike, duke e përcjellur përmes mesazhit artistik dhe imazheve që i ka memorizuar në kujtesën personale dhe kolektive, figura dhe ngjarje të ndodhur shpeshherë që në pamundësi për ti shprehur si të shkruar përshkak të"deliktit verbal", kur edhe ato gojarisht janë thurur nga poeti, apo kënduar prej tij si ninula djepi, vaji apo edhe ato të dashurisë platonike por, edhe tek të tjerët krijime që mbi një figurë apo legjendë të ndërtoi një figurë apo kuptim të ri, fare pa e lëvizur bazën e saj, si është rasti te poezia "Rozafë e ringjallur". Edhe te poema "Itaka ime"/ Itaka ime në ëndrra/në libra lule e fjalë guri/atje te ujët e Llapushës/më rri histori e burrit/atje shuan etjen Akili/ dhe i’malsor me plis/ atje i’zog shqiponje/një çerdhe ngre në lis. Mbase kjo gjë që përmban idea fabulative më shumë shtrirje e përqasje koherente prej civilizimeve të lashta e deri më sot, duke ndër thurur dhe krijuar kështu epopenë te poema "Itaka", ndër to mes rreshtave lexohet: “Secili gur/ Shtëpisë iu bë murë/ Secila ëndërr/ Kohës iu bë Zanë/ Përbiruam për birë gjilpëre/ deri te ky mëngjes/ deri te ky liber” ...
Mbase kjo linjë e përvijuar fund e krye të një niveli melankolik, muzikaliteti ritmik poetin e ka nxjerr deri te arritjet që poezia e tij, shkon gjithmon, duke u përsosur, kështu që paraqiten formësime të imazheve në trajtat e ndryshme më të shkurta litargjike si psalmi dhe himni te poezia "Kush është Arbëri?" sikur edhe më vonë, te cikli "Jetë e përmbysur", por nuk mungojnë as ato formësime të imazheve si elegji ( Humazh për Arbenin), si krijime edhe ato formësime tjera me një strukturë të ndërthurjes së katarsisit dramatik dhe tragjik, ku dallon qasja poetike rrënjësisht nga ajo lirike tredicionale, moderne dhe univerzale që përfshin letrat në të cilat mungon subjekti i autorit. Pra, unë krijoj është forma e artit të shkruar të poetit, Nijazi Ramadanit, në të cilin varg poetik përdorët gjuha njërëzore për ato cilësi estetike në atë, ose në vend të përmbajtjes së saj, shtrihet me përmbajtje tjera që e përshkon motivi dhe simbolika nacionale dhe semantikee krijimit që mund të përcaktohet si poezi epiko-lirike. Kjo mund të dallohet nga preferencat e tij, të modeluara shpesh herë deri në një papërcak-tueshmëri si ikje kah format më të afansuara të fushës krijuese estetike. "Jetë e thyer tinëz/ pa ëndërra/ pa shpresë/ pa rrugë të hapura/ pa liri... poezia e cklit "Jetë e përmbysur". (M. Llapashtica)

 

Muhamet HALILI
“Imazhe kohe”, tufëz poezish që reflekton krijimtarinë 30-vjeçare të
N
ijazi Ramadanit /(2/2) Gjilan, 17 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 15:40
Ka dalë nga shtypi përmbledhja poetike “Imazhe kohe” i Nijazi Ramadanit, e cila është botuar me rastin e 30-vjetorit të krijimtarisë dhe 44- vjetorit të lindjes së këtij autori. Nijazi Ramadani në librin e tij më të ri ka përmbledhur poezitë e tij të cilat i ka ndarë në tri cikle të titulluara: “Dhembje shpirti”, “Jetë e përmbysur” dhe “Letra kohe”, në të cilat ka përfshirë 25 poezi që janë të shkruar në një interval kohor 30-vjeçar, prej vitit 1978-2008. “Këto krijime kanë për tematikë motive të atdhedashurisë, vendlindjes, dashurisë dhe të papërcak-tueshmërisë universale njerëzore”, tha Ramadani për Kosovapress. Ai tha se secili cikël përmban në vete poezi që reflektojnë imazhe të një kohe 30-vjeçare me të cilat ka bashkëjetuar në kohë dhe situata të ndryshme. “E kam ndarë këtë vëllim poetik në tri cikle nga se secila prej saj e ka domethënien e saj dhe poezitë e përmbledhur në to kanë të veçantën e tyre”, thotë Ramadani. Sipas tij, në ciklin e parë “Dhembje shpirti”, poezitë përmbajnë ato imazhe, të cilat janë ngulitur thellë në vetëdijen individuale dhe kolektive të etnisë sonë. Ndërsa, cikli “Jetë e përmbysur” përmban gjashtë poezi, të cilat ngërthejnë simbolikën e atdheut, vendlindjes, njeriut të tokës sonë dhe figurën e luftëtarit të lirisë. Në ciklin e fundit “Letra kohe”, poezitë reflektojnë jetën rinore të poetit, dashurinë më të përbotshme që ka përjetuar. Poezitë që veçohen nga vetë autori nga ky libër janë “Homazh për Arbenin”, “Dhembje shpirti, “Pamje e ngrirë”, “Itaka ime” e të tjera, në të cilat autori shpreh botën e brendshme të tij për atdheun, luftëtarin e lirisë, vendlindjen dhe etninë. Nijazi Ramadani ka botuar deri më tani këto vepra: “Dhe shkronja Arbri”, “Kosova dhe Vetëvendosja”, “Një qasje në teatër”, “Vrojtime artistike” dhe “Qasje tjetër për skenën”, ndërsa ka në dorëshkrim romanin “Imazhi i ngrirë”, marrë për botim në konkursin letrar nga Shtëpia Botuese “Buzuku”.
Ndryshe, ai merret edhe me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike, të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. /M.Halili/ KOSOVAPRESS

 NIJAZI RAMADANI, POET, PROZATOR, STUDIUES KOSOVE

Retrospektiva e bukur....‘'Nje evidentim me vlere!"

Nga Kristaq Shabani

Me Nijazi Ramadanin njihem para do kohësh, madje, duke më tërhequr pasuria e tij krijuese në organin tonë letrar, qysh para 8 vjetesh, e kemi evidentuar, duke i botuar një cikel poezish të tij, i cili u prit mjaft mirë nga lexuesit e Pegasit , organ letrar , i cili doli për herë të parë në vitin 2002, në majin e Luleve të Verës dhe u prezantua në mjediset e Hotel "Dhembel" Permet në një veprimtari kombëtare në nderim të Poetit tonë Kombëtar, Naim Frasherit, ku Lidhja jonë për herë të parë dhe të fundit bashkëveproi me ish Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë , të kryesuar aso kohe nga z. Limos Dizdari.
Në këtë veprimtari të madhe morën pjesë shumë poetë, shkrimtarë të njohur, studiues të asaj kohe . Vlen të përmendën: Poeti Moikom Zeqo, i cili ka mbetur gjithmonë mik dhe dashamirës i Pegasit, Prof. Nasho Jorgaqi, shkrimtari i njohur Dhimiter Xhuvani, shkrimtari Pjeter Arbnori, poeti Xhevahir Spahiu e shumë të tjerë...
Pegasi, në këtë veprimtari tregoi forcat e veta dhe se i përkiste të ardhmës, pasi ishte një lidhje vizionare dhe me synime të përcaktuara qartë. e ardhmja e tregoi forcën e Pegasit dhe, madje arriti sa një "revistë " në Greqi iu vendos emri i tij, kur Pegasi ka qenë ligjëruar që në vitin që në vitin 1998, por ideatorët dhe krijuesi i tij e ka filluar këtë veprimtari shumë kohë më parë...Është ndër për në që një revistë ka huazuar emrin tonë. ishte koha kur Pegasi sulmohej duke e motivuar si një "krijim i jashtëm, me ndikim të jashtëm dhe madje, u botua edhe një shkrim në një revistë e quajtur "Koha ", të cilën e ruaj sepse do të me duhet që të balalfaqohem pas një dekadë me botuesin e saj që tashme e kam dhe mik në facebook... Iluzione për Pegasin krijuan edhe disa anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Shkrimtarëve të Kosovës, të cilët anatemuan ndaj Pegasit Albania dhe Pegasit Kosova, i cili u krijua vitin e kaluar me 15 prill . E përmenda këtë, pasi edhe në këtë veprimtari, më kujtohet mirë, është recituar një poezi e Nijaziut, kur Prof. Zymer Neziri, një studiues i talentuar i Institutit Albanologjik të Prishtinës e mori në dorë numrin e Pegasit, ku kishte shkrime edhe të studiuesit, Dr. Ibrahim Rugova dhe poezi të Nijazi Ramadanit buzëqeshi dhe me tha : 'Nje evidentim me vlere!".U dha rasti që më 28 nëntor 2011 në veprimtarinë madhore "POETET E KOMBIT APELOJNE" në Prishtinë, në kinemanë "A,B,C" Nijazi Ramadani e festoi bashkë me ne poetët Përvjetorin e Pavarësisë së Kombit dhe me një qetësi të admirueshme më dhuroi librin e tij poetik dhe prej këtij libri recitoi ndjeshem edhe një peozi.Pasi u ktheva në Gjirokasterë lexova vëllimin poetik të Nijazi Ramadanit dhe të them të drejtën më përshtypëzoi.
Ne tashmë, do të vijojmë të paraqesim dhe të kemi në gjirin tonë "ajken" e letërsisë, artit dhe kulturës sonë kombëtare, do t'i evidentojmë ata dhe do të impulsojmë talentët të këtij Kombi... sikur është Nijazi Ramadanit.


Proza ~ Romani:

"Imazhi i ngrirë" roman i imagjinatës krijuese - i ngjarjeve të vërteta dhe i per-sonazheve

2012-02-16 në orën 5:41.MD 
Lexo:( https://sq.wikibooks.org/wiki/Skeda:Index-karadaku41-51.pdf )

 
Linja e rrëfimit prozaik të romanit është tregimtari që zhvillon norracion retrospektivë (ditari, letra, shprehje fonologjike dhe lexime nga Arbri, kapitujt 12, 16, 17) narracioni  që lidhet me veprimet dhe ngjarjet e sundimit otoman, luftërat ballkanike, pushtimet dhe ripushtimet përkundër rezistencës dhe luftimit të vazhdueshëm në një zonë kufitare, ku vriten e pritën përjetësisht. 
"Imazhi i ngrirë", i autorit Nijazi Ramadanit është roman me motive kombëtare që në mënyrë kronologjike sjell përmes imazhit  ngjarje e personazhe që i përkasin të së kaluarës të cilat janë heshtur pas pushtimit shekullor dhe, kishin ngel të ngrirë për një kohë dhe të pa reflektuar si në kohën e tashme dhe si i tillë imazhi është përqendruar, si dhe ngjarjet janë shikuar në retrospektivë moral, shoqëror, dhe si një realizim i mirë në aspektin  letrar e artistik. 
Romani synon të mbaj linjën si sistem dialogjik reciprok që ndriçon të gjitha anët tjera përshkrues, si një lëndë unike shprehëse, që përcjell mesazhin të cilin e nënkupton "historia të mos përsëritet, duke mos ra pre e gabimeve..."
Autori në roman nuk mishërohet me zhanret tjera, pos lirizmit të tij prozaik që mëton për të asgjësuar ndikimet që ka, sidomos në poetikën që e ka pasur të zhvilluar në dy përmbledhjet e tij poetike. Ai i vihet pas linjës poetike si tematikë në atë aspekt sipas të cilit i ka të mbarshtruar në zhanër e tjera të tij, por i përafrohet strukturës së romanit, të cilat i ka paraqitur në variantet epike të prozës, romanizohet arti i romanit me dramat natyraliste dhe lirike, ku ai rrëfen përmes ngjarjeve, person-azhit dhe narratorit, mbi të vërtetën dhe kohën në të cilën zhvillohen ato, ku romani shtrohet si krijim më i gjatë i gjinisë epike, ku romani do të përmbaj poetikën në tërësi, dhe jo vetëm në fragmente, nga drama e thjeshtë të gjitha mjetet shprehëse e zhanreve tjera, si dhe vetë romani si zhanër letrar, hyjnë në roman, duke e shndërruar në objekt  shprehjes, ku mesazhi që  përcjell tek lexuesi është mesazh autokritik,ku zëri i tregimtarit flet rrëfyesit i lashtë epik flet për trimëritë që kanë ndodhur e që riprodhon qoftë si pjesëmarrës, apo jo, ndonëse autori si rrëfyes, në trajtën e vet të pastër, karakterizohet nga përdorimi  ekskluziv i vetës së tretë, kurse në trajtën foljore, e ka rrëfimin spontan dhe narrativ, ai ndonëse e ka të qartë se duhet të transferohet në qoftë se do që se cilit lexues të vet t'u rrëfejë ndonjë formë tregimtare, pra është vetja e trilluar, në të cilën është autori transferohet në një personazh të trilluar dhe paraqitet në vetën e parë njëjës të ngjarjet nëpër të cilat ka kaluar në roman, sikur edhe në vetën e tretë njëjës. Ai, ndonëse nuk është historian por ngjarjen e thur mbi një bazë reale dhe e mbron ligjërisht të vërtetën, edhe pse në të shumtën e rasteve i shpreh ndjenjat e veta sentimentale, por pa u vërejtur fare. 
Linjat e rrëfimit prozaik të romanit është tregimtari që zhvillon norracion retrospektivë (ditari, letra, memoare, arkivore e arkeologjike, shprehje monologjike dhe rilexime nga Arbri, kapitujt 12, 16, 17) narracioni  që lidhet me veprimet dhe ngjarjet e sundimit otoman, luftërat ballkanike, pushtimet dhe ripushtimet përkundër rezistencës dhe luftimit të vazhdueshëm në një zonë kufitare, ku vriten e pritën përjetësisht.
Aty rrëfimi do të definohet pa ndonjë vështirësi si konjukturë e provuar sistematik të dhunës para rezistencës dhe dëbimit individual dhe kolektiv. 
Sikur e reprezentimi i një ngjarje pas së cilës ngarendin një varg ngjarjesh të tilla, reale e fiktive, ku autori me një ligjërim të shkruar e në mënyrë të veçantë. Autori transformohet në personazhin e romanit duke paraqitur botëkuptimin e tij për vendin(atdheun), për vendasit e tij, mënyrën e jetesës se vendasve, shërimin e tij, qëndresën, edukimin në jetë , etj. Personazhet që në këtë rast paraqitet, heroi i tij është i guximshëm në kuptimin epik, ku fati tragjik i tij, cilësohet të ketë qenë me cilësi serioze e të larta pozitive (kapitujt prej 1 deri në 8, personazhet: Razi, nënë Dilja, Hida, si edhe në kapitujt 12, 13, ma personazhin Azgani), kurse në vazhdimësi në personazhi  Mani(kapitulli 14), i vihen ngjarjet që ngarendin me një satirizim komik që lexuesit i sjell një profil popullor të karakterit komik dhe të bamat e tij. 
Ata nuk përfundojnë si të till dhe nuk ngelin në statik, por imazhi i tyre reflektohet si udhërrëfyes që rishfaqet në kujtesën e njerëzve në vazhdimësi ndryshohen dhe edukohen nga koha dhe jeta për personazhet tjera në atë hapësirë kohore dhe në zhvillimet e ngjarjeve pasuese më vonë. Person-azhet që mbetën të gjallë ata i kthehen jetës rendit dhe sigurisë pa kurrfarë vrage që të mos i pengoi asgjë në arritjen e kënaqësisë së tij si te rasti i Agonit, Qanit, Metës, ku personazhi cilësi pozitive të larta dhe serioze, në anën tjetër me cilësi negative e të ulëta, komike. Autori fillon me brezin e parë të rikujtesës memoareve për personazhin nënë Dilja dhe Raziu që janë prindërit e Azganit, pastaj vjen;Ajri, Tali, Hida, Dudia, Galiti I,II, Mani, Arbër Presheva, Komandant Xhela, Musafi, H.Alia, për të pasuar deri te Arbëri, Agoni, Qani, etj. 
Gjatë leximi hetohet se është  "romani familjar”, “romani shoqëror”, “romani mbi familjen”, “romani mbi vendlindjen”, “romani historik apo dokumentar”, ku herë herë është cilësuar si rrëfim i folësit vetiak individual që shkruhet nga ngjarjet e njëpasnjishme, ndërsa ngjarjet ndërtohen sipas personazheve. 
Autori e fillon me fundin e pushtimit otoman dhe rifillimin e luftërave ballkanike pushtuese dhe aneksioniste të trojeve të Arbërisë lindore, për të vazhduar me sundimin e egër (brezi i parë i personazheve)Bullgari i parë, Serbia e parë deri te lufta e dytë botërore  si; Bullgari i dytë, Serbia e dytë (ish-Jugosllavia) (brezi i dytë), për të përvijuar me ngjarjet e fund shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli që rigjenerojnë mbi bazë të konflikteve e rezistencës deri në ditët tona. 
Mbase lihet përshtypja se romani reportazh, eseistik me pak romancë, dhe është shkruar në trajtë ditari apo letrash që edhe në letërsinë shqipe është i pranishëm që njihet edhe si roman autobiografik. Në roman njeriu është ai që sheh, që ndien, që mendon, njeri që ekziston në hapësirë dhe kohë, që kushtëzohet nga pasionet e veta, njeri si ju dhe si unë”[Alen Rob-Grije].  Romani i Ri mund të na ofroj vetëm e përvojën e tij, të kufizuar dhe të pasigurt.

Njeriu i sotëm - vetë është tregimtar i vetvetes

Ramadani për bashkëbisedues në dialogje, monologjet, kishte epopenë për botën e vjetër dhe e vërteta thuhet qartë, që do të shprehet në njërën anë, e drejtpërdrejtë dhe e lidhur me të folurit të përditshëm, e në anën tjetër, përputhur me gjësendet, të cilat e përcjellin me imazhe e peizazhe të natyrës që reflekton gjithë atë që ndodh përbrenda atyre katrahurave dhe katarësës njerëzore që projektohen mbi atë zonë shtypëse dhe kryengritëse dhe e panënshtruar kurrë. S’është mençur të shkohet kah ajo që në  romanet tona të mbrohet ndonjë qëndrim politik, madje edhe  ajo që na duket e drejtë, edhe ajo nëse në jetën tonë politike luftojnë për fitoren e saj, ku pazgjidhshmëria politik na shtrëngon gjithnjë  të parandiejmë domethënie të njohura: shoqërore, historike, morale, pra autori është modest,por më ambicioz për ta quar mesazhin universal. 
Qëllimi i tij është që mesazhin që dërgon tek lexuesit të akceptohet sa më bindshëm që është e mundshme nga  ana e tyre. Autorit në roman për momentin aktual, tregimtari i "gjithëdijshëm" me njohje fiktivisht të realitetit të paraqitur, ai,  interpreton dhe vlerëson, duke u fokusuar në ngjarjet dhe rrëfimet neutrale, sidomos për një sofistikë më të madhe, paraqet konfliktin e brendshëm të njeriut nën shtypje të vazhdueshme dhe mes të tjerëve, si konflikt që përballet me shtypjen, sakrificën, mbijetesën që mbetët një rrëfim për hapësirën jetësore, autori pikëpamjet e tij i zhvendos rrathë nëpër vetëdijen e disa fytyrave përmes imazhit te:( troja, fortifikatat, kalaja, kështjella, kullat, mitike e legjendat e thurura për ato, kapitujt: 9,10,11 dhe ai, 25). Romani përvijon të mbaj rrëfimin dhe intencën që të pasurohet, ose edhe të shqetësohet, të ndryshohet plotësisht rrëfimi i thjeshtë i romanit" Imazhi i ngrirë". Pra, rrëfimi i thjeshtë pason si intrigues që shprehte diçka tjetër nga ajo që ishte vetëm rrëfim, dhe kishte trashëguar epopenë dhe mitin, që i ka pasuruar të gjitha elementet e epit, përpos kohën, në të cilën ndodh, nga se te epi  përfundon, por këtu kemi në variantin në krijim e sipër, si zhanër i papërfunduar. Autori shpesh thënë formën e vjetër të kompozicionit( kapitujt;13,14,15, duke u rikthyer imazhin  për forma të reja te kapitulli 16, mësuesi Musafi, dhe në kap. 17.18,... te Arbri, Agoni, Qani). 
Në këtë vepër mendimet e tyre i kanë shprehur rreth romanit "Imazhi i ngrirë", si zhanër letrar me strukturë dhe kohë, i kanë paraqitur disa autorë, si roman i ngjarjeve të vërteta dhe i personazheve, për gjuhën e romanit nga na e tregimtarit dhe romancierit Biser Mehmetit, ku paraqitja e dialogeve është bërë në trajtën dialektore, por edhe në raste të tjera shpesh përdor shprehje dialektore.


Lingua romana- Romani shtrohet nga prizmi i vërtetë”  se gjuhën që e përdorin shkrimtari në vepra të tij është gjuhë e traditave dhe e vendit ku ata jetojnë, sepse është naiv se çdo gjë e shkruar në vepër është e vërtetë, ku vepra letrare e formëson, ndikon në formulimin e gjuhës së vendit. Autori më shumë a më pak, është i prirë të ngrit një sistem të dialogizuar figurash të gjuhëve dhe stileve, konkrete   dhe të pandashme nga gjuhët e njohjes së vendit, ajo, jo vetëm që shpreh, por edhe vetë është lëndë e shprehjes si gjuha  romaneske dhe autokritike. "Përdorimi i trajtave dialektore gjatë dialogeve ndoshta është bërë më qëllim që të paraqitet gjuha që e përdorin banorët e trevave që ai i përshkruan. Leksiku, fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrin ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit", e ka cilësuar Mehmeti.
Në fund mund të themi se romani  “Imazhi i ngrirë” i  autorit Ramadani,  i  cili, romanin e ka ndarë në 33 kapituj të fragmentarizuar në 153 faqe. 
Përveç si gazetar, pedagog dhe kritik i teatrit, Nijazi Ramadani është i njohur pra edhe si krijues letrar, madje krijimtaria e tij letrare kryesisht është e përqendruar në trajtimin e motivit kombëtar, përkatësisht në tematikën e atdhedashurisë. Duhet theksuar se ky krijues me krijimet e tij letrare paraqitet në vitet e 80-ta duke botuar në shtypin kosovar sidomos poezi. Që në përmbledhjen e tij të pare me poezi “Dheshkronjë arbëri” ( “Jeta e re”,1995) , gjer më tash, ka botuar edhe përmbledhjen e dytë: "Imazhe kohe", Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me tematikën, ndjeshmërinë dhe karakteristikat e shprehjes poetike e paraqet interesimin e tij për motivin kombëtar, përkatësisht përpjekjen e pareshtur të popullit tone për liri kombëtare dhe për ekzistencën në trojet e veta. Një temë të këtillë, me një dimension dhe një çasje tjetër, e thellon edhe përmbledhjen "Imazh kohe", 2008, dhe në dramën me imazh “Hija e gjallë”, 2010. 
Krijimtarinë filles-tare për fëmijë dhe të rritur, i boton në periodikun letrar të viteve të ’80-ta, kur edhe anatemohet nga jeta publike pas rreshtimit politik në Lëvizjen Kombëtare të atyre viteve.Merret me shkrime letrare, publicistike, shoqërore, kulturore dhe politike. I publikon ato në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Opusi i tij krijues deri tash është pasuruar me MBi 10 vepra.
Në fushën e vrojtimeve letrare publicistike  në ediconin e ShB "Rrjedha", 2008, e ka botuar veprën “Vrojtime letrare” por edhe në fushën e teatrit librin “Një qasje tjetër për skenën”. (K.Shabani, Pegasai, 2L-ONLINE)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


SHKRIMTARI I IMAZHEVE DHE I KRENA-RISË KOMBËTARE
Biser MEHMETI
N
ijazi Ramadani “Imazh i ngrirë” (Roman, Botoi: SHB “Rrjedha”, Gjilan, 2012)
Poet, prozator, publicist, autori i shkrimeve për teatrin e letërsinë Nijazi Ramadani , Kokaj, (1964), ndër të tjerat, përveç si gazetar, pedagog dhe kritik i teatrit, Nijazi Ramadani është i njohur edhe si krijues letrar, madje krijimtaria e tij letrare kryesisht është e përqëndruar në trajtimin e motivit kombëtar, përkatësisht në tematrikën e atdhedashurisë. Duhet theksuar se ky krijues me krijimet e tij letrare paraqitet në vitet e 80-ta duke botuar në shtypin kosovar sidomos poezi.
Që në përmbledhjen e tij të pare me poezi “Dheshkronjë arbëri” ( “Jeta e re”,1995) , gjer më tash, ka botuar edhe përmbledhjen e dytë: "Imazhe kohe", Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me temetikën, ndjeshmërinë dhe karakterisikat e shprehjes poetike. e paraqet interesimin e tij për motivin kombëtar, përkatësisht përpjekjen e pareshtur të popullit tone për liri kombëtare dhe për ekzistencën në trojet e veta.
Një temë të ktillë, me një dimension dhe një çasje tjetër, e thellon edhe përmbledhjen "Imazh kohe", 2008, dhe në dramën me imazh “Hija e gjallë”, 2010.
Në fushën e vrojtimeve letrare publicistike në ediconin e ShB "Rrjedha", 2008, e ka botuar veprën “Vrojtime letare” por edhe në fushën e teatrit librin “Një çasje tjetër për skenën”.

HIMNIZIMI I VENDLINDJES
- Kohë më parë krijues Nijazi Ramadani doli para lexuesve duke u paraqit edhe me romanin e tij të parë “Imazhi i ngrirë”, ku motivi kombëtar, përkatësisht tema e luftës shumëvjeçare e popullit tonë për çlirim kombëtar nga pushtuesit e ndryshëm është dominues në segmentin e një pjese të etnisë si pjesë integrale e asaj lufte. Pas një leximi të kujdesshëm të këtij romani, i cili është një lloj himni për krenarinë dhe dhembjen ndaj atdheut, bie në sy sidomos përpjekja e vazhdueshme e autorit që të paraqet ngjarje që janë të njohur në historinë tonë, jo vetëm në kohën e shkuar, po edhe në kohën e tashme.
Autori këtyre ngjarjeve u jep edhe dimensionin letrare, duke mos u munguar edhe përjetimi estetik.
Nijazi Ramadani në romanin “Imazh i ngrirë” ndërthurrë epikën e etnisë përmes imazhit që sjellë vendlindjes dhe të vendasve edhe si ngjarje me bazë reale që fantasia krijuese e tij i ngrit personazhet në lartësi morale që nuk janë të njohura në historinë tonë kombëtare, po që janë ngjarje të rëndësishme e të cilat i kanë përjetuar njerëzit që kanë jetuar në këtë nënqiell, të cilët duhej të duronin dhunën që ushtrohej në vazhdimësi nga pushtues të ndryshëm.
Autori që në start paraqet moton e tij: Arbëri dhe etërit e tij do të prehen të qetë vetëm atëherë kur dheu, për të cilin ranë, do të jetë i lire! Ai sikur i ka vënë vetës detyrë e njëherit ashtu edhe e ka qëllimin e vet kryesor, të cilin edhe orvatet me mjaft sukses ta shtjellojë gjatë romanit të tij: të paraqet në aspektin e përjetimit estetik luftën e mundimshme të popullit tonë të shumëvuajtur për mbijetesë përballë dhunës që ushtritë e huaja ushtronin ndaj popullit tone autokton.
Gjatë përshkrimit të situatave dhe fateve të ndryshme ai sikur udhëton nëpër token e lashtë të Arbërit, ku takon njerëz që jetonin në tokën e tyre, po që nuk kishin forcë të përballonin dhunën nga pushtuesit e vrazhdë, kështu që janë të detyruar ta braktisin atdheun ose të vriten në token e tyre stërgjyshore. Personazhet e romanit autori i portretizon me një trimëri të rrallë, të cilët nuk dorëzohen lehtë përballë armikut të armatosur, i cili e ka për qëllim zhdukejen e kombit tonë nga toka arbërore. Autori i ka paraqitur disa figura të njohura të popullit tonë, të peshuar me dije, mençuri, heroizëm dhe guxim, dhe në theks të veçantë vihet si pararënës në figurën e personazheve të atyre ngjarjeve. Duhet theksuar se personazhet, të cilët janë një galeri e tërë, i portretizon me fjalë të zgjedhura. Ata që vdesin duke luftuar për çlirim kombëtar i vajton sikur të ishte pranë tyre. Në disa raste edhe vetë autori ambientohet me kohën që e përjetojmë dhe është pjesëmarrëes i atyre ngjarjeve, por pa e theksuar një gjë të këtillë.
Shkrimtari përmes imazhit nuk i shmanget dot kujtimit të së kaluarës së hidhur, por as qëndresës heroike të vendit të tij. Kështu, në njërën anë kemi kujtime të rënda, të hidhura, kujtime për ekzistencën e vështirë, historinë e keqe , historinë e rëndë (katarsisi), historinë tragjike, tragjiken, dhembjen , apo, si " Itaka e tij... pas së cilës vjen një mallkim i fatit, për jetën, dhe kohën e robërisë , kurse, në anën tjetër, kemi kujtimin për mbijetesën e vendit nëpër situata të vështira , kalimin e kohës së keqe , hisetarë të mirë të vendësve etj. E parë kështu, kujtimi për historinë e vendit, në prozen e këtij autori, është një histor kontrastesh të theksuara, e cila përfundon me pyetjen dilemë hamletiane të autorit.
Kujtesa e autorit shprehet perms norratorit dhe persona-zheve dhe nuk është vetëm një kujtesë e pashlye-shme individuale por edhe kolektive e cila reflektohet si e kaluar tragjike, por reflektohet si po kalohet, si tragjike, por ajo është e gjallë dhe gjallërohet gjithnjë, duke vetëdijësuar e aftësuar gjithnjë e më tepër, për ta parë, për ta njohur dhe për tu marrë me të. E kaluara, sipas Ramadanit, është koha e gjendjeve, e shfaqjeve antitetike të jetës.
Në njërën anë kemi plagët, përjetimet e kujtimet e hidhura, në anën tjetër flijimet, heroizmat dhe kujtimet krenare. Kështu, bashkë me të kaluarën tragjike, sipas poetit, kanë lindur edhe figurat dhe idealet e mëdha, të pavdekshme, ... që shfaqën si klidhje të heroit për të njohur kuptimin e tokës së të parëve, të dëbuar nga trojet e tyre dhe klithje nga dhembja për copëzimin e tokave të arbrit.
Pra, gjakon njohjen e tragjikës së popullit të tij të dëbuar nga vatrat e veta dhe ka dhembje përderi sa nuk njihet e vërteta dhe nuk shpaguhet për fatkeqësitë e padrejtësitë e përjetuara: dredhitë, intrigat, shpifjet e vazhdueshme dhe fatkeqësitë e mëdha nuk prajnë, sipas autorit Ramadani, por vazhdojnë edhe më, si veprimet në trajtat e magjive dhe shpirtra të këqij, si shqitën dot dheut të arbrit,... Heronjtë e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me paranverën, janë ata që e mbushin personazhin plot krenari dhe, hare me entuziazëm për të ardhmen e popullit të tij.
Romani “Imazhi i ngrirë” i Nijazi Ramadanit përveç që është një himn për krenarinë dhe dhembjen kombëtare nëpër vite, është himn edhe për vendlindjen e tij si dhe për njerëzit që jetuan në të e që u përballën me jetë të vështirë që imponohej nga armiqtë e shumtë.
Hapësira ku autori i vendos ngjarjet, të cilat herë kanë lidhëshmëri në mes veti, herë veprojnë të pavarura, janë të ndryshme.
Si rrjedhojë e kësaj edhe koha kur zhvillohen ngjarjet është e ndryshme. Mirëpo, e përbashkët e të gjithave është dhuna e pushtuesit që nuk dallohet prej tyre si dhe përpjekjet për çlirim kombëtar.
Ngjarjet kryesisht zhvillohen në fshatarat e ndryshme të Karadakut të Gjilanit, por edhe të Shkupit. Këto vise autori në disa raste i përshkruan sipërfaqësisht dhe gjatë kësaj kohe këtë përshkrim e jep përmes narratorit dhe përmes personazheve.
Vendi ku autori i vendos ngjarjet janë të shumta, po të cilat autori nuk i emërton me toponimet e vërteta, por të cilave ua ndryshon emërtimet, mbase për shkaqe letrare. Mirëpo, shumicës prej tyre sikur ua ruan etimologjinë e toponimit, kështu që lexuesi s’e ka të vështirë të di për cilin vend ai shkruan.
Ngjatrjet në roman fillojnë në vendin e quajtur Malëzezë, për të vazhduar në Bjeshkën e Madhe, në Majëmali, Renç, Majën e Sukës, Halëzezë, Rrezëartë, Guribardh, Bukurezë, Kokë, etje, që tregon përkushtimin e autorit të përfshijë sa më shumë vende. Në secilën prej këtyre vendeve autori vendos ngjarje , të cilat në qendër të fabulës kanë edhe personazhe të ndryshme që integrohen në kohë dhe hapësirë.
Romani “Imazhi i ngrirë” është roman që nuk ka një personazh kryesor, por që i sillën rrotull një Azganit, nënë Dilja, ngase duket sikur autori është përqëndruar të paraqes sa më shumë personazhe, të cilët ngarendin në ngjarjen në të cilën janë lidhur në kohë hapësirë dhe veprim, ku secili prej tyre ka një rol të caktuar.
Mirëpo, pjesën më të madhe të romanit i ështëi i lidhur dhe i përkushtuar te Azgani, si tribun, i cili në fund vritet në mënyrë heroike.
Romani fillon me përshkrimin e një nga ngjarjeve më tragjike që lidhen me te, dhe shenjëtruar shpirtërisht me të bëmat dhe sakrificën e tij dhe të përsonazhit pasues të mësuesit Musafit, poetit, të burgosurit, luftëtarit dhe dëshmorit, Arbrit, Agonit që në shpirtin e tij rikarnohet edhe shpirti i paraardhësëve të tyre, dhe ngjarjet më të dhimbshme në historinë tone kombëtare:
Dëbimi me dhunë i të parëve nga Sanxhaku i Nishit, për të vazhduar pastaj me dhunën e shfrenuar që ushtria serbe ushtroi më vonë,dhe rezistenca e tyre më tutje përshkruhet përballë dhunës së rëndë të xhandarit serb, ushtrisë bullgare ndaj gjyshërëve, për të ardhur pastaj deri te vitet e 80-ta të shek. të kaluar, kurse përfundon me ngjarjet në kohën e sotme.
Gjatë tërë kësaj kohe autori përfshinë edhe fakte të rëndësishme të histories sonë. Ky roman ngjan në një dokumentar, të cilit nuk i mungon karakteri letrar dhe eseistik. Disa ngjarjeve, po ashtu edhe disa personazheve autori u kushton rëndësi më të madhe e disa i kalon “në heshtje”.
Në këtë aspekt mund të veçohen personazhet që vriten si pasojë e tradhtisë, pastaj rastin kur nëna pret të birin që ka shkuar për të luftuar e që i kthehet në yll mëngjesi.
Mirëpo, rasti më i dhembshëm është kur dy vëllezër të një nëne e të një babai vriten në mes veti, ngase njëri prej tyre pranon të kalon në fenë e re, kurse tjetri dëshiron edhe më tutje të mbetet në fenë e të parëve të tij, i cili vëllain tjetër e konsideron se është bërë gjaku i huaj.
Një aspekt i rëndësishëm në këtë roman është edhe gjuha që e ka përdor autori.
Duhet theksuar se autori më shumë është përqëndruar në ngjarjen që janë fokusuar në roman dhe i vihet gishti tregues për ti mbylluar ato plagë të cilat fatkeqsia e tyre ka bërë që deri në ditët e sotshme të kullojnë gjak dhe vrer, por edhe në kujdesin e përdorimit të gjuhës së personazhit.
Në një mënyrë të veçantë, karakteristike e autorit N. Ramadanit është që krijon edhe një epiko-lirizëm përshkrues.
Në kuadër të një lloji të tillë , theksohet ndjeshmëria e thellë e njeriut për natyrën dhe përjetimet që ia zgjon ajo.
Si përfundim mund të thuhet se karakteristikë e prozës së këtij shkrimtari është shprehja e kondensuar e esencës së ndjenjës dhe mendimit. Forma fragmentare e qëlllimshme, struktura proza-ike dhe integruar nëpër kapituj, pa e tërhequr simetirin dhe lidhëshmërin mes origjinës, vendit dhe berzave, por fati i tyre binjamez. Aty janë shprehur si një karakteristike e unisuar dhe në harmoni me përjetimet, botën emacionale të sagës ballkanike.
Në roman sidomos paraqitja e dialogeve është bërë në trajtën dialektore, por edhe në raste të tjera shpesh përdor shprehje dialektore.
Përdorimi i trajtave dialektore gjatë dialogeve ndoshta është bërë më qëllim që të paraqitet gjuha që e përdorin banorët e trevave që ai i përshkruan.
Leksiku, fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrinë ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit.
Në fund mund të themi se romani “Imazhi i ngrirë” i autorit Nijazi Ramadanit, i cili, tërësinë e integ-ruar e ka ndarë në 33 kapituj qëllimisht të frag-mentarizuar në 153 faqe. Pra është roman me motive kombëtare që në mënyrë kronoligjike sjell përmes imazhit ngjarje e personazhe që i përkasin të së kaluarës të cilat janë heshtur pas pushtimit shekullor dhe, kishin ngel të ngrirë për një kohë dhe të pa reflektuar si në kohën e tashme dhe si i tillë imazhi është përqënduar, si dhe ngjarjet janë shikura në retrospetiv moral, shoqëror, dhe si një realizim i mirë në aspektin letrar e artistik.

 

 

 

 

 

 


Monografia:

SHTEGTIM NË HISTORI “ MONOGRAFIA PËR KOKAJT 1842-2012” 
KOKAJT QË NGA LASHTËSIA                                                                                   Biser MEHMETI                   
Nijazi Ramadani del para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografik, Shtegtim në histori “ Monografia për Kokajt 1842-2012” Kokajt që nga lashtësa). Një vepër që është një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kokajt, por edhe më gjerë. Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella të tij me krahina e qytete të rëndësishme të jugut, lindjes dhe veriperewndim të gjeografisë sonë etnike me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut (Qarku i Vlorës, Himarë, Qeparoi, Pilurë, Delvinë, Pukë, (komuna e Burimi), Krahinat e Matit e Kurbinit, Dardhë, Rjoli, Lezhë, Malësin e Madhe, Dibër, Pejë, Prizren, Kaçanik, Prishtinë, Gjilan, Preshevë, Shkup dhe deri në kufijtë e Kosovës Lindore. Në libër jepen të përmbledhura të dhëna referenciale të rëndësishme të onomastikës, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitoiogjike, demografike, folklorike si dhe të kujtesës historike: Sfidat njerzore per mbijetese qe nga lashtesia e deri ne modernitetin e  otem "  
Për këtë libër, autori ka siguruar edhe mendimin e akademikëve e profesorëve të ndryshëm.  
Akademikut maqedonas me origjin shqiptare nga fshati Kokaj familja në krahinën e Matit  Mat[ko] -vski, mr.Vroin Koka, ish-amasador i RPSH në Budapest, me orgjinë nga familja me antroponimin Koka, J. Kokaj, E. Çabej, Koço Kokëdhima, botuesi i gazettes presigjioze “Shekulli”, Gjon Dedë Koka, prijës i Lëvizjeve kombëtare për pavarësi, paria e Delvinës, ( Kokajt), në kohëe Ali Pashë Tepelenës, dhe studuesit Xh. Meçi në veri, e etj.            
              
MONOGRAFIA PËR KOKAJT NJË LIBER   VLERASH KOMBËTARE                              
Autori sjell para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografi  ("Kokajt…"  që' nga lashtësia). Një vepër e përmasave të tilla gjithëpërfshirërse është një burim i pasur njohurish jo vetëm për familjarët e Kokajt, por edhe për një shkallë shumë më të gjerë, deri në përmasa gjithëkombëtare. Për nga fusha e studimeve  ky shtegtim në histori “ Monografia për Kokajt 1842-2012”, që përfshin është një arritje e mirëpritur nga etnologë, historianë, sociologë e gjuhëtarë për t'u njohur shumë më tepër se deri tani me misteret e rrethinave të maleve me ndikim dhe në zhvillimet tona kombëtare. Qëllimi i  kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjellta të tij me krahina e qytete të rëndësishme të Veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Labanës në Kosovën Lindore (tashmë në Serbi). Autori sjell të dhënat e dokumente, fotografi dhe rrëfime e kujtime të fam- ijarëve të tij nga Klaiqi,  i cili është një fshat që gjendet në Komunën e Lebanës, 25 kilometra larg kufirit Kosovë –Serbi. Para shpërnguljes së banorëve, Klaiqi kishte më shumë se 80 shtëpi. Ka qenë i pasur dhe mjaft i zhvilluar për shkak të tokës pjellore. Më 1860 nga fshati janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, të vendosur në Malësi të Karadakut. Familjet kishin qenë të pasura pasi që kishin qenë tagrambledhës (spahi), jo vetëm në Klaiq, por edhe në fshatra të tjera. Ata duke mbledhur taksa (të dhjetat) kanë rënë në hasmëri. Pasi  vendosjes së administrimit serb në ato vise, Kokajt kanë vrarë dikë, kuvendi kohës i mbledhur nga fiset, kishte marrë vendim që spahinjtë t’i shitnin trojet në Klaiq dhe të  vendoseshin diku tjetër. Të shpërngulurit u vendosën në jug të Mireshit (ish-Dobërçanit), prej aty në fshtin Pogragjë që ende mban një sokaku i Kokajve , të cilën paguajnë ngastre tokë nga një “komarxhi”, Isa Begu të Shkupit për 33 lira ( Dukat) kur edhe është formuar fshati Kokaj prej Ademit dhe dy bijve të tij, Hasimit dhe Ismajlit dhe nipit të ture Ali Bylykbashit. Disa shtëpi, po në atë kohë janë vendosur në Gjilan. Shumica syresh jetojnë edhe sot në  këto dy vendbanime. (Libri “Shtegtimi rrugëve të ngrira” i autorit R.Klaiqit.  
Ramadani krahas eksplorimeve shumëvjeçare për hulumtime, studime dhe botime të së tyre; ka arritur si pak kush të mbledhë edhe të dhëna të rëndësishme  familjare, onomastike, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitolo-gjike, demografike, folklorike, si dhe të kujtesës historike që mund të gjenden dhe të vështrohen vetëm në një terren sa më të shtrirë hapësinor dhe kohor. Prandaj, për vite të tëra, kryesisht pushimeve verore në viset shqiptare,  do ta gjeje fshatrave, luginave të thella apo qafave të ngushta, maleve të larta, deri majë shkëmbinjsh me rrezik humbjeje orientimi që ka përdorë edhe busollën si orjentuese. Kështu, në shkallë brekdetare' Qeparoi, Pilurë të Himarës, Qarku i Vlorës, rreth Delvinës. largësi në kërkim te ndryshme "Maja e  të malit - Maja e Zezë, Karadakut". Me të njëjtin vullnet janë vizituar edhe qytete, si: Shkodra, Ulqini, Kukësi, Prizreni, Gjakova, Prishtina, Kaçaniku, si dhe me qendrën orientuese nga Gjilani, gjithëandej etnisë dhe diasporës etj. Vetëm mbi bazën e eksplorimeve kësisoji në vazhdimësi mund të arrihen botime të tilla dinjitoze si Kokajt… tash së fundi. Autori ka sjell: për të qenë sa më i përgatitur e sa më i sigurt në kërkimet e veta për Lashtësinë, Mesjetën dhe shtrirjen e Kokajve e të fisit  " të tij, si fisi sopë ka jetuar rreth maleve të Sharrit dhe gjatë mesjetës ka lëvizur gjithëandej etnisë sonë shqiptare.Ai ka arrtiur që para disa dekadave e  vitesh të sigurojë edhe mendimin e akademikëve, profesorëve të nderuar  perms deklarimeve dhe botimeve të tyre të arkivuara dhe të internetit, e etj. Gatishmëria e pakursyer e tyre në këtë drejtim, duke shkuar edhe si kumtues deri në Kokaj, tregon vlerësimin e lartë e besimin e madh që kishin për kontributet e tyre, për seriozitetin e punës shkencore, siç po e dëshmon aq suksesshëm me botime kohë pas kohe.  Në pjesën e parë të librit "Kokajt…", autori ka arritur të sjellë mendime me mjaft interes për emrin vendbanimet e tre që nga antikiteti, siç do të ketë

në Mesjetë. Me të dhëna me shumë interes na jepet një profil i familjes fisnike Kokaj në vazhdimësi më se njëmijëvjeçare, 1568 me shtrirje në viset e Vlorës, në Veri deri tek arbëreshët e Italisë (pas vdekjes së skenderbeut kur i’u bashkuan dëbimeve të mëdha nga se I takonin hierarkise së shtetit të Skendertbeut, sidomos e mbajten ekonomikisht shtetin e tij). Njëkohë-sisht, sjell argumente të pranueshme për derën Kastriotëve- Skederbeut  dhe famijes feudale fisnike , Koka ( dialekti i toskërishtë “Koka”, dhe prapa-shtesa e shqipës së vjeter "aj", si edhe lëkundjeve lidhur me prejardhjen e  tyre. Brenda pjesës së parë, një vend me rëndësi arrijnë përpjekjet e autorit për të shpjeguar me argumente sa më të plota  Karadakun e viseve tjera me një rrëfim për të kaluarën e tyre dhe lidhjet historike të gjithanshëm  të fshatit ekonominë, sociokulturor dhe politik. Për mbështetje të këtyre shpjegimeve autori fut në përdorim toponiminë historike e gojëdhanat, si dhe burime arkivore bashkë me botime në qarkullim. Është ky zhvillim i tërësishëm  që solli vazhdimësinë e pakëputur të familjeve fisnike, Koka që dhanë personalitete politike, të kulturës, shkencës dhe të biznesit. Një rëndësi të veçantë në këtë vepër zë edhe mendimi i faktuar se në çdo kohë përcaktuese për çdo fshat, për çdo rrethinë, vise dhe krahinën mbarë, kanë qenë lidhjet vendore dhe asnjëherë lidhjet fisnore. Autori këto lidhje për-caktuese vendore, fqinjë-sore i ka parë me për-parësi, jo se ka dashur t'i mini-mizojë, t'i zvogë-lojë lidhjet ''fisnore'', lidhjet "e gjakut", luftë-rave, bashkë-jetesën por sepse lidhjet fisnore kanë luajtur rol kryesor në marrëdhëniet fqinjësore ekonomike, shoqërore, juridike, politike as në katund as në rrethinë dhe aq më pak në vise e krahina shqiptare. 

 

Vlerat universale dhe etnike – 
Dëshmia më e plotë për këtë është lufta politike dhe atdhetare që funksionuan nëpërmjet lidhjeve fisnore të fisit të tij, zakonet, traditën, kodin etik, moral të tyre por nëpërmjet lidhjeve vendore tradicionale shqiptare. Rigjenerimi i lidhjeve fisnore gjatë vendosjes së sundimit osman, qe një periudhë e përkohshme historike, derisa u arrit të vendosej organizimi autonom i maleve.
Megjithatë, kalimtarë e udhëtarë të huaj, qofshin edhe studiues, i frynë në atë masë lidhjet fisnore, sa e paraqitën shoqërinë shqiptare si shoqëri fisnore, ku rolin kryesor e luanin lidhjet fisnore si në shoqëritë primitive prehistorike.
Prandaj, rrahja e këtij problemi me seriozitet shkencor te "fis" është një shërbesë e çmueshme e studiuesit edhe në shkencat tona albanologjike. Në pjesën e dytë, në vazhdim të kësaj monografie, një vend të rëndësishëm zënë edhe portrete e profile personash të ndryshëm që kanë bërë emër në një drejtim të caktuar. Disa prej tyre janë njerëz, në dukje,të zakonshëm, të thjeshtë, që të lënë një kujtim të dukshëm, kanë lënë një mesazh për brezat e së ardhmes.
Me këtë punë autori ka treguar se krahas personaliteteve të shquara deri me përmasa kombëtare, janë edhe "të vegjlitt", në dukje, të cilët shumë të rëndësishëm për shoqërinë,për komunitetin ku jetojnë,
Në disa prej tyre, përmes jetës dhe aktivitetit ka ndërhyrë duke treguar, se në ç'rrethana është njohur me ta, duke i bërë më të kuptueshëm e më intim për lexuesit, 
Shkollimi, shkolla, xhamia dhe kishat, përbën një prej vvështrimeve më interesantë të këtij libri, ku jepet përmbledhtas vazhdimësia e saj, e cila pikën më kulminante e arriti në fund të viteve '1842 dhe fillimvitet '1948 të shekullit që shkoi. 
Në këto vite shkolla 4-vjeçare e Kakajve u bë njëfarë shkollimi: siç filluan ta quanin kohe, i cili hulumtimet dhe përgjithësimet shkencore në atë mjedis të asaj shkolle fshati nuk i mbajti ''pronë'" të vetat, por ndihmoi që të përfshiheshin në to sa më shumë mësues. Nijazi Ramadani ka botuar deri më tani këto vepra: “Dhe shkronja Arbri”, “Kosova dhe Vetëvendosja”, “Një qasje në teatër”, “Vrojtime artistike” dhe “Qasje tjetër për skenën”, derisa ka përvijuar me botimin e romanin “Imazhi i ngrirë”, "dramën&komedin bashkë "Azgani &Ylber(i)ja marrë për botim në konkursin letrar nga "Katarina Josipi" dhe në Shtëpia Botuese “Rrjedha” ka botuar edhe përmbledhje shkrimesh "Vështrime letrare", kjo është vepra e radhës. Ndryshe, ai merret edhe me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike, të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar.
/ Biser MEHMETI /BOTOI “EPOKA E RE”, PRISHTINË, 2012

 
 
 

 

 

 

 

Monografia "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)

Në monografinë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012) nuk e bëjnë vetëm ata që njerëzit e e rëndomtë dhe ata që i kanë bërë vetit vendin në hiararkin e parisë së familjarëve të njërës nga familjet më të përmendura që nga lashtesa, duke u nxirr nga përditshmëria e individëve dhe ndodhive nëpër të cilat kaluan ata në katrahurat e kohës dhe hapësirës në të cilën jetuan, punuan dhe qëndran vertikalisht. Memoriet e atyre i bëjnë njerëzit që e kanë përcjellë ngjarjet dhe breza të tërë deri më sot.
Format dhe forma e Monografisë "Shtegtim në histori"( Ko-kajt 1842-2012)” i ngjan më shumë formateve të viteve të fund në kohështrirjen e shekullit të kaluar dhe të shekullit që iku. Forma e formati i shkrimeve të përpunuara, të dokumentuara ka evoluuar nga etapa kohore në etapen tjetër,duke ngarendur pas trendeve të cilat e kishin katandisur gjithë hapësirën e etnisë sonë.
Prandaj në këtë rast shikohet e krahasohen me format e Monografive moderne, monografia, ka gjeneralogjin familjare edhe tekst fonologjik dhe vizual sepse jetojmë ne shekullin digjital, kjo kështu, është e mjaftueshëm e gatshme për botim, për të krahasuar me modelet e monografive moderne.
Prandaj, duke soditur nëpër të, vërehet se; pjesë a ngjarje të saj siç janë të thëna, identifikohen dhe argumentohen në dritën e fakteve duke i njohur plotësisht nga kokallarët, që po rrëfiehet në atë që e nuk i kanë parë, dëgjuar apo njohur që e ndjejnë si nëpër familjarët e tyre . Një qytetar i thjeshtë që ka jetuar më shumë se 80 vjet në këto vendbanime kah janë endur prej anës në Fushëdjekur Pukë, Koplik, Kuks, Diber apo Mirditë dhe Lezhë, Tiranë. Ata sikur se edhe fiste tjera, duke filluar nga Kastriotët që pas kryengritjeve dhe rezistencës së tyre nëpër ato luftëra kanë tretur edhe përtej detit në Itali dhe Turqi apo në ndonjë vend tjetër.Këto lëvizje janë regjistruar në drejtim të ndryshme të Kosovës si: Gjakovë, Prizren, Deçan apo Pejë deri në Klaiq, pastaj nëpër Karadak, ku kanë themeluar vendbanimin e tyre, Kokaj, i cili gjendet sot e atë ditë. Një lagjë e Klaiqëve në Gjilan, Kaçanik, Preshevë, Kumanovë, Shkup dhe Prishtinë pastaj rrethinë, ajo i duket si e panjohur duke pasur parasysh se monografia lexohet, shikohet, dëgjohet e komentohet edhe nga njerëzit e thjeshtë.
Monografia është balancuar në mënyrë të barabartë nëpër fusha, lëndë dhe materie, ku pjesë të saj herë-herë janë përforcuar qëllimisht me komente e shënime të shumta dhe duke shkuar në hollësi të lëndës, e pjesë tjera të saj janë të përshkruara barabartë, apo janë përmendur pjesërisht në trajtën e veprës / Monografisë"Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)/
Pastaj për ngjarjet e ndodhitë më të hershme të kokajt me rrethinë të plota, të vërteta të faktuara në shirita filmi, do të mund të përcjellin të shoqëruara në arkivin fotografik të familjarëve të cilat janë në “Monografi "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012).”. Kështu duke pasur parasysh edhe faktin se Kokajt me rrethinë, që nga e kaluara e deri ditët tona kanë qenë një vendbanim familjar të ndarë me komunitetet të përziera njerëzish e kulturash, veprimtarish, e zeje të ndryshme, ku me shekuj kanë bashkëjetuar dhe kanë pasur një shumësi të racave dhe qarkullim të mallrave e njerëzve e në monografi janë paraqitur në formën më të mirë të duhur.


Rezymeja e veprës: Monografi "Shtegtim në histori"
(Kokajt 1842-2012)

Ky publikim, falë syrit të mprehtë të një monografi nga si Nijazi Kokaj një lexuesi a profesionisti që përditë ka në dorë një monografi a vepër tjetër, sikur kjo formë shkrimi ka përvijuar me trendet aktuale të një kronikani të kohës, të cilat janë përcjellur brezë pas brezi, duke u fokusuar në dy shekujt e fundit 1842-2012, që botohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 5 vjetorin e shtetit të Kosovës, sikur edhe të lëvizjeve pozitive në visetë tjera të Kosovëslindore dhe të Maqedonisë, ku jetojnë shqiptarët dhe familjarët e tyre.
“Monografia.."Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” është përplot histori e që duhet edhe të jetë, por, është e populluar me ngjarje historike, shpesh herë të shtrira gjithëandej etnisë, të cilat janë paraqiteshin edhe me mënyra tjera si psh.: foto, pjesë foljore, artikujve të dokumentuara referenciale dhe enciklopedike të njerëzve që i kanë ecur e provuar ngjarjet dhe janë pjesëmarrës të tyre, forma vizuale në Cd-rom apo formë digjitale të cilat e kanë pasuruar me biblografinë e botimeve etj.
“Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” , kjo monografi si lëndë hyn në grupin e posaçëm të veprave që kanë përshkrim të posaçëm bibliografik, të bibliotekave / bibliografët internacional si ISBD (M) dhe do të thotë: (Standardi Ndërkombëtar i Përshkrimit Bibliografik për Monografi "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012) pra, monografia është vepër serioze publike e botueshme e cila eksplicivisht dhe gjithanshëm trajton problemin e kokajve dhe kohës edhe hapësirës në të cilat jetuan ata, çështje ose lëndën, duke e trajtuar edhe një regjion sikur është Trekëndshi i Toplicës, Karadakut të Shkupit dhe të Kosovës lindore, qyteteve, jetës dhe veprave të veprimtarëve a shkrimtari, artisti, mjeku, luftëtari, dëshmori, politikani dhe krahas kësaj vlerësohet jo vetëm puna e tij, por edhe periudhat ose drejtimet e veçanta politiko-shoqërore që i ka takuar. Pra, kjo monografia e trajton në mënyre të detajuar një temë atdhetare të posaçme e cila është në vazhdim e sipër. Qëllim ka përmbajtjen e shënimeve të publikimit monografik"Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012), dhe i përcakton renditjen e elementeve dhe sistemin standard të inkorporimit në shënime. Zakonisht kur bëhet përshkrimi bibliografik i burimeve të saj, të dhënat ndahen zona përshkrimi. Duke e lexuar me kujdes, shihen materiale të cilat monografia, është mbarështruar me shkrimet që bëhen për të këto ditëdhe mjaftë është perfektë, por ishte e domosdoshme për Kokajt dhe të gjithandej etnisë sonë. Monografia ka një formë të bukur, ka edhe një botues dhe shtëpi botuese të respektuar e serioz siç është SHB "Rrjedha", përveç materialit të brendshëm cilësor monografia gjithashtu sjell një radhitje të integuese si në Karadakut, Kosova lindore, Kokajt me rrethinë, Kokajt dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore,
Kokajt ndër mote, Shtrirja dhe hapësira tokësore^ujore, Moti~ Klima, Etimologjia e Kokajve, Toponmine, Personalitetet, Shkrime artikuj,(shenime, gojëdhena), Rreth botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve", rrëfime nga odat ekokajve, dhe Foto-Galeria e Kokajve. Dhe si përfundim duke i kërkuar falje lexuesit të nderuar, për këtë shkrim ndoshta pak të zgjatur i cili nuk ka arrit `t`i thotë të gjitha për dhe rreth “Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” mundë të thuhet se ajo ka rolin e saj shumë të madh, për publikun e gjerë, e sidomos do të mbetët një dhuratë e çmuar për një vizitor të huaj i cili do të kishte një kujtim të mirë me rastin e vizitës dhe ikjes nga Kokajt.
Koka u rikthehet rrënjëve të të parëve. Bën pemën gjenealogjike, kthehet shekuj prapa, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga vendbanimi Fushëdjegur prej Vlorës për tu ngulur në Dardhë (Dardhë, Matit të veriut të Shqipërisë deri në Klaiq), një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman,pastaj atyre serbo-bullgar për të mos dorëzuar kombin dhe fenë e tyre. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në Kokaj.
Kokajt, i kthehen me « këmbë në tokë » ngjarjeve të viteve 1842-2012, atje ku marrëzia kolektive e një grushti të mbetur, Klaiq, trekëndshi i Toplicës, ku shpalos ide dhe një flamur të Skenderbeut deri në një shekull e shtatëdhjetëvjet jetës se viteve të fundit, ku autori i ka bërë anatominë e fshatit të tij të lindjes, Kokaj,  i cili sjell disa të vërteta të mëdha që kanë të bëjnë me historinë dhe jetën e asaj bashkësie familjare shqiptare, që është në dinamikën e ngjarjeve që trasuan në vorbullen e një lumi të trazuar kombëtar. Sjellja në kohë e lëvizjeve dhe gjeografisë së Kokës, e cila është shquar ndër vite, për rezistencën dhe shpirtin kryengritës ndaj çdo okupatori, turk, grek, serb, Italian, gjerman, bullgarë dëshmon edhe një herë tjetër për hipokrizinë dhe lojën e qarqeve të caktuara pushtuese antishqiptare të mire orkestruara deri më sot, që thjesht për një aneksim të dhunshëm e pushtues na kanë tragjizuar duke nëpërkëmbur dinjitetin jo vetëm të familjarëve fisnikë autoktonë të Kokajve që janë të ngulur aty nëpër viste shqiptare dhe diasporë me shekuj, por edhe të bashkëkombësve.
Popujt japin e marrin me njëri-tjetrin, kryesisht fqinjët. Si komb kemi vlerësuar mikpritjen dhe jemi të vetmit që shtëpi jonë është e zotit dhe e mikut, të cilin e konsiderojmë si «perëndi». Dhe ende e ruajmë dhe e mbrojmë me gjakun tonë.
Autori në rrëfimin e tij e bëri detyrën, ashtu si bijtë tjerë te Kokajt, autori vite më parë me romanin e tij ik, «Imazh i ngrirë», Kokën e sjell në një moment e një kohë të mbarsur, për të thënë të vërtetat. Rrëfimi për të vërtetat e Kokajve i bën mirë gjithsecilit atdhetarë dhe për çdo kokallarë.
Autori edhe kësaj radhe provokon duke bërë studimin monografik: sjell ritet, zakonet, doket, lojrat, mërgimin dhe mërgimtarët, luftërat dhe luftëtarët, vende dhe ngjarje për të ngulur në mendje të të gjithëve: Kokajt në Kosovën lindore kanë qenë, dhe mbetën, dhe do të mbetet thjesht në një tokë shqiptare.
Jetojnë kohë tjetër, ku që të gjithë kërkojnë që t’i atashohen me vlerat e tyre Europës, duke parë nga e ardhmja, për të lënë pas të shkuarën që na ndante.  (Edicori: Rrjedha) Kokaj, Gjilan 28 nëntor 2012
100 vjet pavarësi shqiptare, 5 vjet shtet- Kosova.

 

 

 

 

 

 


Një përmbledhje shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për teatrin

Nga Tefik Selimi
Krijuesi e publicisti Nijazi Ramadani, pos krijimtarisë së botuar në poezi, prozë dhe së fundi me sprovë edhe në dramë, ai merret edhe me shkrime e gjini tjera letrare, publicistike, kulturore dhe politike të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Autori i cili deri tash opusi i tij, iështë pasuruar me dhjetra vepra: “Dheshkronjë arbri” - (përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, 1995, libri me trajtesë historike dokumentare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, 1998, “Një qasje në teatër”, 2004, Gjilan. ”Vrojtime artistike”, vështrime, 2006, botues Rrjedha, Gjilan. I nderuar me çmimin e parë për kritikë letrare dhe të tretin për tregim në Konkursin KADMUS, Athinë, dhjetor 2006. Libri më i ri i këtij autori “Qasje tjetër për skenën”, 2006, të edituar prej edicionit “Rrjedha”, të Gjilanit, që i janë botuar, pos disa veprave në nivel edhe të sferave të tjera, si nga letërsia dhe fusha e teatrit, kritikës, publicistikës.
Libri ”Qasje tjetër për skenën”, përfshin një përmbledhje shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për teatrin kryesisht për disa nga shfaqjet përkatësisht për disa nga shfaqjet e realizuara gjatë viteve të kaluara në skenën teatrore të Gjilanit dhe më gjerë.
Në prizmin e analizave, recensioneve dhe eseve të autorit Ramadanit janë shkrimet të cilat edhe më parë janë të botuar në të përditshmet shqipe prej nga janë merren tekstet e këtij autori, gjegjësisht shfaqjet për tekstet dramatike:”Kafeneja ballkanike (B.Baliut), “Ura e sakrificës”, sipas teksti” Beselem pse më flijojnë” të Rexhep Qasjes, “Vegullia” e Beqir Musliut, etj. Autori Ramadani në shkrimet e tij që pos tekstit dramatik të shfaqjes, ka të integruar edhe përbërësit mezaskenës, lojën e aktorëve, qasjen regjisoriale, etj. Autori disa nga preokupimet e tij qenësore për skenën, përkatësisht për teatrin në mënyrë të veçantë, Ramadani, i shpërfaq në shkrimin e tij të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë se” Koha është të shtojmë çështje të artit skenik”, “Çështjet e gjuhës dhe të folurit në skenë”, ku në këtë këndvështrim ai ndalët te ligji për teatrin, nevojën e një debati me publikun, në çështjet e gjuhës artistike në skenë, kritikën e teatrit, si dhe për komunikimin me publikun dhe trininë dramaturg-aktor-regjisor për ndërtimin e një strukture dramatike të suksesshme. Pos tjerave vihen në spikamë ndër ato realizime të radhitur në një këndvështrim analizues, kritikë e eseist: Komedia “Gomari diversant” (Jeton Nezi-araj), Drama ”Ligatina” (Musa Ramadanit) me dramatizim të Nebi Islamit, “Darka publike” e Teki Dervishit, “Vdekja e një mbretëreshe” (Rexhep Qosja) , Realitet i shprehur mitik, Komedi psikike“As parë as njohur, një thyerje meditative kohe, lexim racional i Shekspirit, trajtesa tjetër, në mes të monodramës, shpalosja e përmes artit skenik, Sistemi dhe morali, vitet rënës, sistemi i vlerave dhe thyerjeve, tragjikomedisë “Revolja”, “Prometheu” i Ferizajve, skena me vlerat të reja(Teatri i Gjilanit), Shfaqja me efekt te madh skenik, Shakespeare a apo limonadë, etj. Libri ndahet në 22 njësi të integruara në mes veti të botuara nga Rrjedha, Gjilan 2006, faqe 96.(Bota sot, Prishtinë,2006)

 

Drama: Vepra dramatike “Azgani-Ylber(i)ja” e Nijazi Ramadanit

Biser MEHMETI
Vepra është një tekst dramatik, i cili në vete ngërthen dy pjesë arti: e para është drama “Azgani”, që ka si paraqitje historinë e vuajtur të popullit tonë nëpër kohë, e dyta vepër-komedia “Ylber(i)ja”, e cila shënon përpjekjet e autorit për të dhënë nga vetja edhe të këtilla ngjarje dramatike, por me qasje humori nga jeta jonë e përditshme. Vepra dramatike “Azgani-Ylber(i)ja” e Nijazi Ramadanit është një tekst dramatik, i cili në vete ngërthen dy pjesë arti: e para është drama “Azgani”, që ka si paraqitje historinë e vuajtur të popullit tonë nëpër kohë, e dyta vepër-komedia “Ylber(i)ja”, e cila shënon përpjekjet e autorit për të dhënë nga vetja edhe të këtilla ngjarje dramatike, por me qasje humori nga jeta jonë e përditshme.
Në dramën e parë autori është munduar ta paraqesë kohën e mbijetesës së popullit shqiptar, e cila ishte përplot me dhembje, trauma, përndjekje, vrasje, drojë e të këqija të tjera, të cilat i bëheshin popullatës shqiptare me të vetmin qëllim që t’i ndillej frika dhe kështu ta merrnin rrugën pa kthim në viset e Anadollisë. Drama përcillet “shpejt” dhe vjen deri te lufta e fundit, e cila solli lirinë e pritur me qindra vjet. Ndërkaq “Ylber(i)ja” është një tekst provues dramatik e eksperimental, për faktin se ka ngjarje dhe “prodhime” të natyrës së komedisë. Në këtë zhanër të profilizuar trajtohet problemi fabulativ dhe specia e identifikimit të gjinisë asnjanëse në një realitet të demitizuar ballkanik. Autori nëpërmjet ironisë, sarkazmit, përdhosjes, mohimit të identitetit seksual dhe përbuzjes së personazhit kryesor nga familja e rrethi social dëshmon se ndjenja për gjininë e njëjtë ishte e ndaluar dhe e ndëshkueshme, ndërsa në atë bashkëkohore është shndërruar në fenomen.Problemi i identifikimit të gjinisë dhe seksit është prezent moti, por dikur meshkujt që kanë pasur guxim të deklaroheshin se ishin të dashuruar në një mashkull tjetër, janë dënuar si nga ana e institucioneve fetare, familjare dhe shoqërore, po ashtu edhe nga shteti. Në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe të globalizmit ky fenomen është duke u përhapur. Në mesin e tyre kishte emra të njohur të letërsisë botërore, të filmit, të politikës etj. dhe secili shtet kishte ligje të posaçme për dënim. P. sh., Anglia i dëbonte nga shteti. Në Ballkan mbretëronte kodi i moralit popullor, që ndikonte në zvogëlimin e numrit të tyre. Në kohën e sotme jo vetëm se nuk është turp, por është legalizuar martesa e tyre, madje këtë ligj martesor e ka adaptuar edhe parlamenti i shtetit më të ri në Evropë, Kosova. “Më shumë se terapi”, kjo vepër e vë në pah problemin e identifikimit të gjinisë dhe seksit si një stereotip që ka ardhur nga produkti dhe fantazia e “jashtëtokësorëve”. Përhapjes së shpejtë të këtij fenomeni i ndihmojnë edhe shumë faktorë si filmi, teatri, interneti, duke e pasur pas tyre një mbështetje të një makinerie të njerëzve me influencë materiale.Në dramën “Ylber(i)ja” hapet dhe përmbyllet një kaptinë e posaçme e dramës njerëzore me bazë reale në traditën dhe të sotshmen tonë sociale e familjare. Në përgjithësi autori ka bërë përpjekje ta krijojë një vepër dramatike, e cila është vështirë të shkruhet si gjini letrare. Urojmë që autori të botojë edhe vepra të tjera. “Edhe kjo vepër tregon se autori është në rrjedha të artit dhe nuk ndahet dot nga jeta shkrimore letrare...!” (T. Selimi).Nijazi Ramadani është një nga krijuesit e njohur për lexuesit, jo vetëm gjilanas, por edhe më gjerë. Ai deri më tani ka botuar disa vepra letrare të zhanreve të ndryshme: “Dheshkronjë Arbëri” (1995), “Imazhe kohe” (1908), drama “Hija e gjallë” (2010), romani “Imazh i ngrirë” (2010), publicistikë “Kosova dhe vetëvendosja”, Tiranë, 1998. Ndërsa në fushën e vrojtimeve letrare publicistike në edicionin e SH.B. “Rrjedha” i ka botuar veprat: “Vrojtime letrare” (2008). Në fushën e artit dramatik botoi veprën vrojtuese me titull: “Një qasje për skenën”, pastaj “Shtegtim në histori” - monografi për fshatin Kokaj (1842-2012) dhe së fundmi veprën dramatike “Azgani-Ylber(i)ja”. (Epoka e re, Prishtinë, 2013). 


Nijazi Ramadani është njëri nga krijuesit e njohur për lexuesit jo vetëm gjilanas, por edhe më gjerë. Pse jo? Ai gjer më tani ka botuar disa vepra letrare të zhanreve të ndryshme, si janë poezia, proza e drama:
“Dheshkronjë arbëri” (1995), “Imazhe kohe” (2008), drama “Hija e gjallë” (2010), romani “Imazh i ngrirë” (2010).

 


Drama&Komedia:
“Azgani –Ylber(i) ja” e Nijazi Ramadanit, është një tekst dramatik, ku në vete ngërthen dy pjesë arti – dramë dhe komedi
Nga Tefik SELIMI
Vepra e tij, që po e vështrojmë e Nijazi Ramadanit “Azgani- Ylber (i) ja” është e dhjeta me radhë. Por, duke u nisur nga shtrirja e krejt kësaj veprimtarie letrare e autorit, e cila ka një fushë veprimi mjaft të gjerë, ajo është e krijuar si art i larmishëm, si vepër poetike, si vepër prozaike dhe si vepër dramatike, por autori u mor edhe me publicistikë. 
N.Ramadani


Pra, autori ka krijuar laryshi shkrimesh dhe ka lënë gjurmë të pashlyer si krijues I profilit shumëdimensional.
Prandaj, Nijazi Ramadani ka bërë emër në artin e jetës shkrimore. Ai tashmë ka krijuar imazhin e vet me numrin e veprave të botuara, të cilat janë pritur mjaft mirë nga lexuesit artdashës. Këto vepra të tij dramatike të autorit na dalin me tema të forta për një kohë të kaluar, e cila kohë është jona, por e nëpërkëmbur nga të huajt. 
Vepra më e re e tij e botuar ditë më parë, të lë përshtypjen se autori po e gjurmon të kaluarën e popullit tonë me anë të shkrimeve të ndryshme të tij. Siç dihet, populli ynë ka vuajtur dhe ka pasur sfida të rënda jete. Andaj, vepra dramatike “Azgani –Ylber(i) ja” e Nijazi Ramadanit, është një tekst dramatik, ku në vete ngërthen dy pjesë arti: e para është drama “Azgani”, që ka si paraqitje historinë e vuajtur të popullit tonë nëpër kohë, dhe, e dyta, është vepër - komedia “Ylber(i) ja, e cila shënon përpjekjet e autorit për të dhënë nga veti edhe të këtilla ngjarje si dramatike, por me qasje humori, që kjo “formë” del nga jeta jonë e përditshme. Në dramën e parë, autori është munduar të paraqes kohën e mbijetesës së popullit shqiptar. Kjo ketëe e popullit ishte përplot me dhembje, trauma, përndjekje, vrasje, drojë e të këqija të tjera, të cilat u bëheshin popullatës shqiptare me të vetmin qëllim që të ndjellet frikë tek masa dhe për ta ndjerë një lloj pasigurie në vete, dhe së fundi, për të marrë rrugën e pakthim në pjesët e Anadollisë. 
Kështu ka vepruar në praktikë pushteti okupues serbomadh, i cili, në një kohë e detyroi popullatën shqiptare të zhvendoset nga trojet e veta stërgjyshore. Po kështu, në dramën e N. Ramadanit janë trajtuar shumë ngjarje dramatike, kur personazhet jetojnë me droe, sepse, si shton autori i dramës: “Ata që po vijnë prej andej, po thonë se serbi gjithçka që gjen përpara, vret e pret si asht zi e ma zi” (f. 13). Pra, kjo ishte golgota e shqiptare, e cila tek asnjë krijues nuk hiqet nga mendja, por secili e paraqet ashtu si e ndjen dhe si i kanë rrëfyer të tjerët. 
E, personazhi, Kryeplaku, shton autori N. R: “Edhe unë jam nga ato toka të Sanxhakut. E nuk do të rri duarkryq më. Shtëpia ime, para pesë vjetësh ishte te Livadhet e Klanit... Ky gardh ka me u prish prapë edhe verën e sivjeme, o Ramë!” (f. 13). 
Shihni, këtu flitet për zhvendosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre të hershme dhe, kjo shpërngulje e dhunshme e tyre është jo vetëm e dhimbshme, por edhe tragjike, sepse, Kryeplaku, kjo do të thotë, i moshuari po rrëfen se të parët e tyre e kanë prejardhjen nga Sanxhaku i Nisht apo Toplica e mese të tjera, ku me qindra fshatra janë zhvendosur me dhunë nga barbaria serbe dhe janë vendosur në pjesët e shkreta të Anadollisë, në Turqi. 
Kjo flet shumë. Mu këto ngjarje tragjike e kanë shtyrë autorin ta bëjnë një dramtë të tillë, me një emër popullor Azgan, njeri trim, i cili, siç shton autori, se ky njeri “po don me bashkue vatanin e vetë me u bë shtet në vete dhe mos e varme ... si Ismajl Vlora...” (f. 18). Këtu ka edhe ngjarje të tjera, të cilat flasin e rrëfejnë për një kohë të rëndë që ka pësuar populli ynë shqiptar. Në një rast të këtij teksti dramatik, Dilja, një personazhe e veprës, thotë: “Unë jetim u rrita dhe kjo tokë mos të jetë e jetimave, por të mbetet me zot shtëpie”! (f. 20). Kështu ishte dhe kështu e ka rrëfyer autori i librit një fjalë. Sepse, shkau apo okupuesi i kësaj kohe i drejtohet personazhit me këto fjalë: “Ti po deshe ik atje ku je shkolluar përtej Bjeshkëve të Nemura. Këtu është tokë serbe!” (f.26). E, personazhi Oja, një i tillë okupues, shton: ”Nuk mundesh me dalë aq lehtë, se duam edhe kokën e koçakut të fundit...”.
Pra, këto flasin me gjuhën e qartë se, i huaji, që erdhi në trojet tona, ai e kishte planin e zhvendosjes së tërë të popullit shqiptar, madje edhe gjer te i fundit njeri nga trojet deem baba dem. Por, aty flet me pak fjalë edhe Azgani, kur thotë se “ata që do të duhej të dilnin, jeni ju prej këtu...” Me të tilla skena dhe rrëfime, autori ka ndërtuar një dramë letrare artistike, e cila flet dhe rrëfen një kohë të vështirë të mbijetesës së popullit tonë. Autori këto “skena” ngjarjesh i merr nga pjesët e historisë së disa figurave atdhetare, si të Mësuesit Mustafë me grupin e Hasan Alisë, koçakut të fundit, ku pos tjerash shton: “Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna mallkonte edhe në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës. Asnjë gjëmë, asnjë pikë loti nuk i kishte dalë asaj burrrëreshe, as para masës se dalë te Lama e Miellit”. (f. 32). 
Pra, është fjala e grupit në fjalë, kur zihen nga UDB-a serbe dhe trupat e vrarë okupuesi i ekspozon para popullatës për të ndjellë frikë për te vrarët atdhetarë shqiptarë, ku nëna dhe anëtarët e familjes i kundronin familjarët e tyre të vrarë barbarisht nga dora gjakatare serbe. Por, është personazhi, Truproja, e cila i drejtohet një të urrejtur me këto fjalë: “Ikë, e kur ka qenë gjallë, nuk ke guxuar as ta shikosh me bisht syri”. Autori e përmend Urën e Maskatarit të Kazasë, kuptohet të Gjilanit. Kështu, drama përcillet “shpejt” dhe vije gjer të lufta e fundit, kur me ndihmën e Natos vjen liria e pritur me qindra e mijëra vjet më parë. Në këtë vepër dramatike është edhe pjesa e dytë e dramës, komedia. Ky është një tekst që do të duhej të përpunohej, për faktin se ka pak ngjarje dhe pak “prodhim” të kësaj natyre të komedisë. 
Në përgjithësi, autori ka bërë përpjekje të duhur kreative të krijojë një vepër dramatike, e cila fushë është më e vështirë e shkrimit nga gjinitë letrare. Urojmë autorit të botojë edhe vepra të tjera. Edhe kjo vepër tregon se autori është në rrjedha të artit dhe nuk ndahet dot nga jeta shkrimore letrare...!/Tefik Selimi/ rajonipress/ BOTA SOT,
.


Pasthënjie rreth komedisë ~ dramë komedi “Ylber-ja”…?!
Në këtë zhaner të profilizuar si dramë komedi “Ylberja”, trajtohet problemi i identifikimit të seksit dhe gjinisë përmes ironizimit, sarkazmës, përdhosjes, mohimit të identitetit të seksit dhe përbuzjes së personazhit kryesor Ylber-ja nga familja e rrethi social, si një qenje me seks të dyfishtë ose asnjejës, apo homo që në shoqërinë primitive ka qenë e ndaluar dhe e ndëshkuar, e cila trajtohet si një temë tabu në retrospektiv pa përfillur ndërsa në atë bashkëkohore është shndërruar në fenomen.
Problemi i identifikimit të gjinisë dhe seksit është prezent qysh moti, por dikur meshkujt që kanë pasur guxim të deklarohen se janë të dashuruar në një mashkull tjetër, janë dënuar si nga ana e institucioneve fetare, familjare dhe shoqërore po ashtu, edhe nga shteti.
Në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe të globalizmit ky fenomen është duke u përhapur edhe në vendet më të pazhvilluara pa e kursyer as Kosovën.
Në mesin e tyre kishte emra të njohur të letërsisë botërore, të filmit, të politikës etj, dhe secili shtet kishte ligje të posaçme për dënim. P.sh. Anglia dëbonte nga shteti.
Në Ballkan mbretëronte kodi i moralit popullor, gjë që ndikonte në zvogëlimin e numrit të tyre.
Në kohën e sotme, jo vetëm që nuk është turp, por është legalizuar martesa e tyre e madje këtë ligj martesor e ka adaptuar edhe parlamenti i shtetit më të ri në botë – Kosova.
“Më shumë se terapi” pikërisht e vë në pah problemin e identifikimit të gjinisë dhe seksit, si një sterotip që ka ardhur nga produkukti dhe fantazia “jashtëtokësorëve”. Përhapjes së shpejtë të këtij fenomeni i ndihmojnë edhe shumë faktorë si filmi, televizioni, teatri, interenti duke e pasur pas tyre një mbështetje të një makinerie të njerëzve me influencë materiale.
Në dramën, hapet dhe përmbyllet një kaptinë e posaqme e dramës njerëzore me bazë reale në traditën dhe të sotshmën tonë sociale e familjare.(Rrjedha, 2014)


N.Ramadani (foto: 2000)

Publicistika
- trajtesat politike, sociale, kulturore, arti
(letrar, pamor, teatror dhe muzikor)

 

 

 

 

 

 

Kosova dhe vetvendosja
Trajtesë dokumentare historike dhe politike

Shpend Halili (Bujku/ Rilindja, Prishtinë, 1998)

Pa dashur që ta përcjell me një shkrim shoqërues, më është imponuar nga zhvillimi i situates momentale ta bëj një vështrim të tillë , jo veq se përshkrimi i ngjarjeve që po evulojnë, si rezistenca e armatorsur (UÇK) ndaj veprimeve makabër të pushtuesit serb ( mbi 200 të vrarë e të masakruar në vatrat e tyre shekullore, të drenicës dhe Rrafshit të Dukagjinit prej të cilëve 25 gra e fëmijë), të cilët ende vazhdojnë edhe në përmasa më të mëdha .
Aq edhe kjo për ta tërhequr simetrinë ndaj veprimeve në të kaluarën, të cilat edhe pse sipërfaqësisht janë trajtuar këtu (“Kosova dhe vetëvendosja”) si vazhdimësi e rrugës së gjatë por të sigurt, për lirine, pavarësinë e Kosovës përball një pushtimi të egë egër kolonial serb.
Kjo që po ndodh së fundi në Kosovë, e ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar për të vën në veprim mekanizmat përkatëse, si Grupi i kontaktit (ad hoc), BE, OSBE, OKB (Këshilli i Sigurimit ), SHBA, NATO-por jo edhe të mjaftueshëm në parandalimin e asaj tragjedie përmasat e së cilës janë të njohura ,jo vetëm këtu sa edhe shtrirja në hapësirën ballkanike. Zoti dhasht e bëhet mire, për shpirtërat e atyre që duan lirinë,e Kosovës .
Në hyrje është sjellur “Notesi Historik” , ku ofrohet një letërnjoftim për Kosovën dhe Shqiptarët , prej Dardanisë e deri në ditët e sotme.
Në pjesën “Shfletime” është pasqyruar e drejta për vetëvendosje si nga SD botërore, evropiane dhe ajo ballkanike . Më tej në “Shfletime” janë vënë në dukje me gojën e tyre , të gjitha mizoritë përmes shtypit të SDS dhe drejtuesve të saj , si dhe dënimi i SDS për veprimet të tilla .
Në “Rilexime” janë memoriet gjatë LDB më në kontekst me Kosovën deri më sot, si dhe janë “prezantuar “ SD-të e Shqipërisë dhe SDSH-ës në Kosovë dhe çështja nacionale ( si e drejtë për vetëvendosje ).

 

Një libër me vështrime letrare

 
19:26 - 08.06.2016 |
Nijazi Ramadani, krijues nga Gjilani, doli me veprën më të re me vështrime letrare me titull “Vështrime letrare”. Është kjo një vepër modeste me vështrime dhe me kritika nga autori në fjalë. Vepra e N. Ramadanit tregon përpjekjen e autorit në fushën e kritikës letrare, e cila fushë e letërsisë është e vështirë dhe do njohje të thellë teorike-letrare.
Siç dihet, Nijazi Ramadani, pos krijimtarisë së botuar në poezi, prozë, së fundi po merret edhe me sprova të tjera të artit letrar. Ai, kohës së fundit ka filluar të merret edhe me vështrime letrare e publicistikë, ku, herë pas here, këto përpjekje letrare i ka botuar në të përditshmet tona.
Gjer më tani, autori në fjalë, ka botuar këto vepra letrare e publicistike nga fusha të ndryshme të artit të letërsisë: “Dheshkronjë arbëri” - (poezi)- (1995), “Kosova dhe vetëvendosja”- (1998), “Një qasje në teatër”, 2004, ”Vrojtime artistike”, 2006 dhe vepra e tij e fundit që e ka botuar ditë më parë është “Vështrime letrare” 2016.
Në këtë vepër, autori në fjalë ka tubuar disa recensione apo vështrime për librat e lexuara. Në fillim të veprës, N. Ramadani bënë fjalë për veprën: “Vargje hyjnore”të autorit Z. Fazliut, , mandej për veprën “Me sytë e ëndjes” të autores Linditë Ramshi, “Përtej harrimit” të Mexhit Mehmetit”, “Modernizmi dhe univerazaliteti” të A. Canajt, “Copëzime kohore” të Sabit Rrustemit etj.
Vepra e autorit me vështrimet e tij në prozë, si janë: “Kalorësi i Karadakut” të Ibrahim Kadriut, “Një ëndërr e këputur” të Zejnullah Halilit, “Shalosje psikologjike” të B. M, “Dashuri pa kufij” të Sh. Kadishanit, “Qiriu në erë” të Osman Behlulit, dramat: “Miti dhe realiteti” prej dr. B. Baliut, dy drama të Mexhit Mehmetit, kritikë dhe publicistike; Veprat e Nuhi Ismajlit, “Epika popullore” prej M. Misinit, “Fillimet e barazisë gjinore” të B. Gërbeshit, “Elena Gjika” të B. Gërbeshit. “Hasan Alia...” R. Asllanit, “Reflektime dhe realitete” të Izmi Zekës, “Lufta për Trepçën” të D. Dautit etj.
Me fjalë të tjera, vepra e autorit është një veper shkrimore rreth librave të krijuesve tanë, të cilët, në një formë a tjetër, kanë lënë gjurmë me poezi, tregim, prozë të gjatë apo me ndonjë trajtesë tjetër letrare. /tefik selimi/rajonipress dhe BOTA SOT)

 

 

 

Shkrime për veprat e autorit Nijazi Ramadanit 
· Ali D. Jasiqi, botoi botoi kritikën letrare "Poezi meditimesh të thella në veprën: "Pesëdhjetë shkrime për poezinë", kritikë letrare dhe te revista "Shkëndija", numer jubilar, mars 1996.
· Haxhi Vokshi, Pasthënie përmbledhjen me poezi "Dheshkronjë Arbëri" 1995,"Jeta e Re", Prishtinë
· Hasan Bunjaku-"Syri kritikë mbi veprën poetike "Dheshkronjë Arbëri" 1995,"Bujku/Rilindja", Prishtinë, dhe Ekstraktë nga recensioni "Dheshkronjë Arbëri" 1995, "Jeta e Re", Prishtinë.
· Vitrina e librit, Bujku (ish Rilindja), Prishtinë  
· Shpend Halili: Botime të reja, "Dheshkronjë arbri- ( përmbledhje me poezi), "Jeta e Re",1995, Prishtinë
·  Shpend Halili, Bujku/ Rilindja botime të reja: Vështrim mbi librin "Kosova dhe vetëvendosja, (trajtesë historike dokumentare dhe politike) SH.B. "Ushtima", Gjilan.
· Tefik Selimi: Recension: Një qasje në teatër, SH.B. Rrjedha, 2004, Gjilan, "Bota sot", 2005, Prishtinë
· Minire Berisha :Botime" Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore", Vështrime për arte, maj, 2004, Epoka e Re.
· Naile Demiri: "Shumë studies-pak arte", Epoka e re",gusht,2008, Prishtinë, vështrime rreth librit "Vrojtime artistike", vështrime letrare, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2006.
· Malësore Llapashtica:"Çmimet nuk japin as nuk e marrin kompetencën artistike", intervistë ekskluzive meNijazi Ramadanin, krijues, publicist, pedagog dhe editor i SHB “Rrjedha” në 30 vjetorin e krijimtarisë letrare, bisedë me rastin e 30 vjetëve të krijimtarisë",Pavarësia News, Prishtinë, 2006.
· Bilall Maliqi Prespektiva, Bujanoc, shtator 2008: "Krijimi vjen si domosdeoshmeri", intervista
· Tefik Selimi: "Iliria past", Prishtinë, 2006, "Vështrim kritik rreth veprës:"Qasje tjetër për skenën", 2006, "SH.B. Rrjedha" Gjilan]]
· Xhemë Karadaku Imazhe kohe, poezi:1978-2008, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2008 , , pasthënie Imazhe kohe, poezi:1978-2008, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2008
· Muhamet Halili – “IMAZHE KOHE”, TUFËZ POEZISH QË REFLEKTON KRIJIMTARINË 30-VJETËT e Nijazi RAMADANIT , 17 nëntor 2008, “Kosovapress”
· Ilmi Musliu Një udhëtim poetik 30-vjeçar, E përditshmja Kosova Sot, 27 nëntor 2008
· Musa Sabedini Imazhe kohe, poezi:1978-2008, , Gazeta "Lajm", 26 nëntor 2008, Prishtinë
· Tefik Selimi: Imazhi poetik i një vepre poetike, Bota sot, dhjetor, 2008, Prishtinë
· Nuhi Ismajli: Këndvështrim: Imazhe poetike të përjetimeve kolektive e individuale, Nijazi Ramadani: "Imazhe kohe" (poezi 1978-2008), botoi: SH.B. "Rrjedha", 2008, E martë, 17 mars 2009, Zëri, Prishtinë
· Biser Mehmeti: Shkrimtari i mazheve... Romani Imazh i ngrirëi autorit Nijazi Ramadani
· | Biser MEHMETI Shkrimtari i imazhit dhe i krenarisë komabëtare, bot. "Epoka e Re", 30 dhe 31 janar 2012, Prishtinë
· | Tefik Selimi, Bota sot shkurt 2012, recensionRomani i atdhedashurisë kombëtare vështrim për romani "Imazhi i ngrirë" të bot. SHB "Rrjedha", 2012
· |Ilmi Musliu {Kosova sot, shkurt 2012, Nijazi Ramadani Vështrim për romanin "Imazhi i ngrirë", 2012
· [Kristaq.Shabani| Ese për romanin "Imazhi i ngrirë (të autorit Nijazi Ramadani',bot.(2lonline.com) Epoka e Re, të enjtën, 3 maj 2012, Prishtinë
· |Kristaq F.Shabani "Nijazi Ramadani -Retrospektiv e bukur - një evidentim me vlerë poet, prozator, studiues Kosove, Epoka e Re, 9 maj 2012, Prishtinë
· |Biser Mehmeti Drama e komedi bashkë(Azgani&Ylber(i)ja]]', bot.Epoka e Re, 2014, Prishtinë
· |Biser Mehmeti Monografia për Kokajt 1864-2012 "Kokajt ë nga lashtësia",bot. rajonipress, zemrashqiptare.net, 2014

 


Nijazi 9 vjeçar


Shënime për autorin


AUTOBIOGRAFIA E
NIJAZI RAMADANIT
Nijazi Ramadani

Nijazi Ramadani
Informacione
Ditëlindja: 14 shkurt 1964
Vendlindja: Kokaj, Gjilan
Aktiviteti: Matematikan, shkrimtarë , 
gazetar, Publicistë shqiptarë
Nënshtetësia:  Albanian| Kosovar jugosllave
Vënde të rrjetit
Faqja zyrtare: [http://rrjedha.20m.comrrjedha.20m.com]

Gjeni bashkangjitë këtij mesazhi librin e plotë në shqip “Autobiografia e Nijai ramadanit n’anglisht të këtij libri. ..Tashti po përkthehet i plotë n’anglisht për t’u botue, me lejen e autorit.

Për editorin “Rrjedha”, , 2016

· Nijazi Ramadani  lindi në vitin  1964  në Kokaj [1] të Gjilanit (Kosovës).
· Katër klasat e para të fillores i kreu në Kokaj, kurse gjysmëmaturën në  Pogragjë  të Gjilanit, ku i kreu mësimet e para (shkollimi fillore 1972-1979) dhe shkollimin e mesëm (Gjimnazin Zenel Hajdini, drejtimi  Matematikë- Teknikë, dhe atë të lartë të edukimit i mbaroi Universiteti Prishtinës  në Gjilan dhe Prishtinë.
· Fakulteti i Edukimit, i diplomuar në programin (Matematikë-Informatikë, (Prog. AKM, pashkëputje nga puna, më 2014)Bachelor),Universiteti i Prishtinës, në Prishtinë në temën Teorema e Talesit. Shkollim ky që ishte bërë me një bazë të mirë për ta thelluar edukimin, si edhe e ka përvijuar krijimtarinë e nisur që nga bankat e shkollës fillore, njëherit ka arritur një integrim të plotë në shkencë dhe arte.
· Krijimtarinë fillestare për fëmijë dhe të rritur e ka filluar më 1977, duke e publikor në periodikun letrar në viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjetë, kur edhe anatemohet nga jeta publike përshkak të rreshtimit politik në Lëvizjen Kombëtare, botimit të fletushkës Ushtima e maleve, që ishte cilësuar sipamfletë armiqësor(nacionalist-irridentist të atyre viteve dhe pikërisht për këtë burgoset më 1981.
· Merret me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar.
· Shkrimet mund t'i gjenden edhe të botuara në të përditshmën “Rilindja”, pastaj në revistën letrare e periodike “Jeta e Re”, "Pionieri"' GEPi, Flaka të Shkupit, "Haemus", Bukuresht, Gazeta Athina,  Athinë, Gazeta  Shkodra si dhe “Shkëndija”, “Revista Paqja”, të Prishtinës, por edhe në gazetat shqiptare “Shekulli” të Tiranës dhe “Koha jonë”.
· Ramadani më pas vazhdoi me paraqitjet në gazetën “Bujku”,"Euro-Rilindja,Tiranë,“Koha ditore”, “Zëri”, “Bota e Re”, "Fokus", “Epoka e re”,ku punoi pas vitit 2000, dhe botoi varg shkrimesh në të përditshmet: "Express", "Infopress" “Kosova sot”, “Iliriapost”, "Pavarësia News" "Lajm" të Prishtinës, Agjensia e lajmeve "Kosovapress.
· Gjatë punës së tij u muar me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë shkrimet hulumtuese dhe të angazhuara, kritikë, ese, editorial, koment, replikë, reportazh, shkrimin enciklopedik dhe referencial, skicë, fejton, recension, etj, në mediat elektrinike dhe të shkruara ishte profesional si: redaktor përgjegjës te e përkoshmja "Ushtima e maleve"(2001/2002, në redaksitë Radio Albana (Kumanovë) dhe ajo Rinia(Gjilan) në të cilat punoi, ku përvç punës në gazetari, botoi artikuj të ndryshëm dhe shkrim letrare dhe publicistike, duke përfshirë edhe mbi dhjetra shkrime enciklopedike në Wikipedia (sq:shqip dhe en:anglisht). Është autor i dhjetë librave letrare shkrime për letërsinë, teatrin, artet pamore, si dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, esse, trajtesa e shkrime të angazhuara hulimtimuese në revista e ndryshme shqiptare dhe jashtë vendit, duke trajtuar në to çështje të ndryshme sociale, kulturore shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime e tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.[2]
· Punon mësimdhënës në shkollën "Mulla Idriz Gjilani", të Gjilanit, koordinator i artistëve, krijuesve, gazetarëve “Rrjedha”, udhëheq edicionin “Rrjedha”, ku botoi një varg veprash, dhe editoi revistën "Ushtima e maleve", është anëtar te Shoqata e shkrimtarëve të Kosovës. Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
o 1Veprat 1.1Libra të botuar
o 1.2 Shkrime të botuara në media
· 2Përmbledhje poezish me poetë të ndryshëm
o 2.1Shkrime për veprat e autorit[3]
o 2.2. Personazhe autoriale në të përditshmet shqipe dhe revista
o 2.3Shkrime, artikuj, recensione, vështrime për dramën dhe shfaqjet skenike
· 3'Përmbledhje shkrimesh të botuara nëpër media e shkruar dhe elektronike shqipe për dramën dhe skenën
· 4. Referencat, 5.Online, 6.Lidhje të tjera
Veprat/ Letërsi Libra të botuar: /(anglisht:"Fluv/ Rrjedha") (shqip:  "Rrjedha")
1. Dhe shkronjë arbri-( përmbledhje me poezi), "Jeta e Re” Prishtinë, 1995,
2. Kosova dhe vetëvendosja, "SH.B. Rrjedha"(Ushtima e maleve), Gjilan, 1998, trajtesë historike dokumentare dhe politike
3. Një qasje në teatër, SH.B. Rrjedha, 2004, Gjilan
4. Vrojtime artistike, vështrime letrare, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2006.
5. Qasje tjetër për skenën, 2006 ”SH.B.  Rrjedha" Gjilan
6. Imazhe kohe, poezi:1978-2008, SH.B.  Rrjedha,  Gjilan, 2008
7. Imazhi i ngrirë, (roman)i marrë për botim në konkursin letrar 2006 nga SH.B. Buzuku, bot. SHB "Rrjedha", Gjilan, 2012.
8. "Vështrime letrare",(përmbledhje shkrimesh të botuara nëpër revista dhe të përditshmet shqipe) bot. "Rrjedha
9. "Azgani&Ylber(i)ja (Imazhi i gjallë "Dramë marrë në Konkursin "Katarina Josipi", financuar nga MKRS të Kosovës, 2013|bot. Rrjedha, 2012.
10. Shtegtim në histori - Monografi për Kokajt 1842-2012,[3]  bot. Rrjedha,  Gjilan, 2012.


THE AUTOBIOGRAPHY OF NIJAZI RAMADANi
Find attached to this message the full version of the book “Autobiografia e Nijazi Ramadanit.
Now it is being translated in full into English with the permission of the author.
About the editor:
Nijazi Ramadani born February 14, 1964 in Inatoc (Kokaj) near Gjilan, Yugoslavia, is an Albanian poet, novelist, social critic, ethnographer, and literary critic from Kosovo.
Education]
He finished his first lessons and high school in  Gjilan, where in the Universiteti i Prishtinës  in Pristina he finished math andinformatics.
He was among the best-known modern representatives of contemporary verse in (Albanian: "Kosovë") Kosovo
Ramadani is known as a literary creator, where his literary creativity is mainly focused on the treatment of national motives, respectively the topic of patriotism.[1]
Work and activism
He is the author of ten books of literary writing about literature, theater, visual arts and literary criticism, fiction, short stories, novels and drama, journalism and polemical articles he has published reviews, reviews, articles, essays, treatises and articles engaged in Albanian various magazines and abroad, addressing the various issues to social, cultural and literary Albanian in general . Some of his works have been translated into other languages.
This work with his literary creations appeared in the 80's to the local press, where he published poetry in particular.
During his work, he dealt with all genres of journalistic writings.
He is a teacher, coordinator of artists, creators and journalists, editor leads edition (Albanian: "Rrjedha"), where he published a number of works, and edited the magazine (Albanian: "Ushtima e maleve"). And worked subsequently as a reporter for the newspaper Epoka e Re  (New epoch) in Pristina, and he is also a member of Kosovo Writers Association. He lives and still contributes with his career abilities in Gjilan.[2]
Writer, artists and journalists ~(Albanian:  "Rrjedha"[3]) Gjilan* [1], Yugoslavia SFRY – in present-day Kosovo) is an Albanian publicist, writer, and mathematician.[4][5][6][7][8][9]
Notable works
1. Albanian geography (Albanian: "Dheshkronjë arbri"), 1995, publisher: Jeta e Re, Prishtina,
2. Kosovo and self-determination (Albanian: "Kosova dhe vetëvendosja"), 1998, publisher:editing "Rrjedha"(as co-author)
3. Time image (Albanian: "Imazh kohe"), 2008, publishing house Rrjedha, Gjilan,
4. Other accept of theater(Albanian: "Qasje tjeter në teater"), 2008, editing-(publisher): (Albanian: "Rrjedha")[10]
5. Alive image (Albanian: "Imazh i gjallë"), drama-comedy 2013, publisher: Rrjedha, Prishtina (MKRS)
6. Frozen image (Albanian: "Imazh i ngrirë"), roman, 2010, publisher: Rrjedha, Prishtina[11][12]
7. Kokaj monograph 1842–2012" (Albanian:  "Monografia për Kokajt"), monograph 2012, publisher: ( Albanian: "Rrjedha"), Gjilan,[13]
References
1. Jump up^ Editor* Gjilan: In the center of the town, police arrested Nijazi Ramadani (1964), a teacher and activist with the Union of the Political Subjects in Gjilan, "Qenar Çeshme" in today's Arbëria (Elena Gjika-Dora D'Istria) st.64/a. (Wochenbericht von KMDLNJ/CDHRF – Weekly report – from September until September 1998)* ^REPORT NO. 435 ON THE WIDESPREAD REPRESSION AND HARASSMENT
2. Jump up^ "Zemra Shqiptare- Nijazi Ramadani: Teatri i Gjilanit dha premierën e shfaqjes së David Farr-it "UN Inspektori"". zemrashqiptare.net. Retrieved 2014-03-02.
3. Jump up^ "Artists And Journalists Club". Rrjedha.20m.com. Retrieved 2014-02-02.
4. Jump up^ Zemra Shqiptare – Nijazi Ramadani: Teatri i Gjilanit dha premierën e shfaqjes së David Farr-it “UN Inspektori”
5. Jump up^ Zemra Shqiptare – Nijazi Ramadani: Botohet libri "Çështja Shqiptare
6. Jump up^ "Zemra Shqiptare – Nijazi Ramadani: Arben Ramadani". Zemrashqiptare.net. Retrieved2014-02-02.
7. Jump up^ "Zemra Shqiptare – Nijazi Ramadani: Krijimtaria letrare e Biser Mehmetit". Zemrashqiptare.net. Retrieved 2014-02-02.
8. Jump up^ Arlind Nushi. "Guerilja e bashkimit kombëtar dhe Fletushka "Ushtima e maleve"". Albaniapress.com. Retrieved 2014-02-02.
9. Jump up^ "SHKRIMTARI I IMAZHEVE DHE I KRENARISË KOMBËTARE". Prishtina Press. Retrieved 2014-02-02.
10. Jump up^ Theater
11. Jump up^ Nijazi Ramadani (2012). Imazhi i ngrirë: roman. SHB Rrjedha.  ISBN 9789951453073. Retrieved 2014-02-02.
12. Jump up^ Nijazi Ramadani: “Frozen image  (Albanian: "Imazh i ngrirë") 2012, publisher: Rrjedha, Prishtina
13. Jump up^ ^(shleto) Monograph by Kokaj|[:sq:Skeda:monografia,359x270.jpg| Monograph by Kokajt.
 

 

NIJAZI RAMADANI - GJAKU E DHEU I HARTES SIME

NIJAZI RAMADANI - 

 

 

 


 

 

 

 

-

NIJAZI RAMADANI - Katalogimi nė botim – (CIP)                  Biblioteka Kombėtare e Kosovės “Pjetėr Bogdani” 94(496.51-12)”1941/1951” Ramadani, Nijazi      Shtegtim nė histori – I / Nijazi Ramadani . – Gjilan : Rrjedha, 2016.     –  libra  ; 21 cm. [Libri] I. – (Gjilani qendėr e lėvizjeve dhe e  rezistencės                   kombėtare nė juglindje tė Kosovės 1941-1951) :                  (studim monografik). – 273 f.                                              ISBN 978-9951-453-23-3 ISBN 978-9951-453-24-0