Guerilja e bashkimit kombëtar dhe Fletushka ''Ushtima e maleve'' - Nga Nijazi Ramadani
(30 vjetori ideleve të nisura për bashkim kombëtar)

ATE GAZETAORA.COM

AlbanianCroatianDanishDutchEnglishFinnishFrenchGermanItalianMacedonianNorwegianPersianPolishPortugueseSlovenianSpanishSwedishTurkish 

 


Gazeta "Ushtima e maleve", edicioni i parë, fillimisht rezultoi si nevojë e kohes rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjesë shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Fletushka "Ushtima e Maleve", e cila botimin e saj e konkretizoi me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981, e redaktuar nga redaksia e parë në përbërje të Nexhat Rrustemi-"Shpëtimi", Nijazi Ramadani-"Komiti", Naim Kurteshi- "Kuq e ziu", Nevzad Isufi "Furtuna", etj. e ndaluar nga ish-pushtuesi si "veprimtari armiqësore nacionalise-irridentiste".
Pas një konsulltimi të vazhdueshëm mes periudhes 1979/80, fillimisht si nevojë e kohes rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjesë shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Sidomos pas kontakteve që po viheshin me Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) pëmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati), të cilat më vonë iu shtuan radhëve tona edhe Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja", Nijazi Ramadani "Komiti", ballinen E "Ushtimës maleve" dhe ilustrimet i bëri "Guri". 
Nga takimi i parë konstituiv i Grupi ilegal të 3/4 qershorit 1980, Kokaj, në të cilin takim ishin të pranishëm: Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) pëmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati),Nijazi Ramadani "Komiti", Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja". Pas një darke që shtroi familja e Isah Rrustemit në Kokaj, shtruam nevojen e një organizmimi më të kordinuar për të pasur një bashkërenditje e përgjegjësi në bashkveprimtari ilegale të organizmimit në grupe 3 opo 10 anëtarësh me një program e statut gjithëpërfshirës dhe të integruar në Lëvizjen kombëtare ilegale të atyre viteve. 
Fillimisht propozuam dhe hartuam një rend dite pesë pikës të cilat i lexoi Abdurrahimi që zotonte një oratori të mirë, kurse procesmbajtës ishim ne që atyre viteve ngjarjet ditore më të rëndsishme shkollore e veprimtaritë tjera jetësore. Ideja ishte që të shënojmë si një koncept bazë për të hartimin e një programi dhe statuti pune për të ardhmën. 
1. Lufta jonë politike dhe atdhetare për çlirim kombëtar ( Koncepi politik) 
2. Formimi i një grupi të tipit gueril me karakter të shpëtimit kombëtar.(Celula jopartiake) 
3. Plani dhe programi i grupit gueril. (Programi dhe statutit). 
4. Qëndrimi unik ndaj pro dhe kontra pushtuesit, dhe popullit.(Deklaratë politike) 
5. Nxjerrja e fletushkës "Ushtima e maleve", 
Kokaj, më 04 qershor 1980. 
* Pragami nismëtar dhe deklarata politike: 
I. Programi i grupit nismëtar, hartimi i një programi praktik pune që do të jetë bazë që të mbahet në konsipracion të plotë (fshehtësi), ku përfshihen veprimatria politike e organizative si një front i përbashkët gjithëkombëtar me statut e progra jopartiak. 
II. Formimi i një elite(grupi) për kordinimin e kunëve organizative s një lëvizje kombëtare për çlirim, duke mos përjashtuar luftë e armatosur si vazhdim i një lufte të gjatë çlirimtare të popollit për liri dhe pamëvarësi.. Njëkohësisht do të mbështes Republikën e Kosovës si shtet i barabartë me të tjerat shtete... 
III. Konceptimi i një parimi bazë për veprimtarinë tonë drejt bashkimit(integrimit) kombëtar..\ 
IV. Fuqishëm mbështësim programin e LSHP, Kuvendin e Junkut, dhe Konferencn e MUkjes dhe të Bunjajt dhe luftën e gjatë të popullit tonë me penë e pushkë për liri dhe pamëvarësi kombëtare. 
V. Integrimi i grupit në një front të përbashkët me qëndrime unike ndaj çështjes kombëtare të pazgjidhur..veprimatria unike ilegale e të gjirha forcave atdhetare. 
VI. "Ushtima e maleve", të jetë si organ informativ, politik ,... 
Miratuar më 04 qershor 1980, Kokaj, Gjilan, Kosovë 
Pas aprovimit të rendit të ditës nga përfaqësuesit e pranishmit, biseduam edhe për planet e nxjerrjes së fletushkës "Ushtima e maleve", si organ i grupit. Fillimisht, diskutoi Isah Rrustemi " Shokë numri i parë fletushkës "Ushtima e maleve", po botohet në kuader të 100 vjetorit të Lidhjesë sh. të Prizrenit, atëherë kur edhe u lëshuan rrezet e para për liri, çlirim e bashkim kombëtar të vilajeteve shqiptare në një shtet të pavarur kombëtar dhe bashkimit të forcave në mbrojtjen e atdheut të pushtuar nga Osmanet dhe synimet grabitçare të më vonshme prej shovenistëve të Ballkanit. Pasi që më kalohet fjala te unë (Nijazi Ramadani). 
Shokë. Historia e popullit të Kosovës dhe e kombit është plotë ngjarje të lavdishme dhe shembuj të shkëlqyer vetëmohimi dhe heroizmi në luftën për çlirim... një shembull mund të jemi edhe ne me veprimtarinë tonë". Pastaj, folën edhe Abdurrahimi, Kemajli, Ismajli, Nevzadi, Nexhati, etj, duke marë për obligim dhe detyrë punët në përgaditjen e gazetës "Ushtima e maleve". 
Materialet e dërguar për numrin e parë nga "Shpëtimi","Komiti", "Kuqeziu", "Furtuna", i korrektoi dhe daktilografoi: Shpëtimi me makinën e tij, të sjell nga babai i tij, i cili punonte përkohsisht në Gjermani dhe nga "Komiti" me makinen e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se makinan e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga gjermani ( nga një takim pune në lokalet e shkollës fillore "Liria" në Kokaj nga Nexhati. Musai, unë(Nijaziu) dhe Isa. Veprimatria ilegale fokusohet në vetëdijësimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgjegjjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta "Liria", "Zëri i Koosvës", Ushtima e maleve"( si organ i yni), botimet: " Me pushkë e pend për lri e pamëvarësi"," Shota dhe Azem Galica"( autorit Haxhiu), romani "Mic Sokol" , S.Godos, "Këngët e lirisë", grup autorësh, gazeta "Shqipëria e re", e tjerë. 
Përmbajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në balinën e saj, një gravuar të punuar me temë Qëndresa nga "Guri", pasonte me poezi si himni "Kosova" të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, "Kosova", trajtesat historike "Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lufta për autonomi dhe pavarsi kombetare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versajit( Komiti, Shpëtimi, "Furtuna", "Kokaj") . Cikël me krijime letrare nga "Kuqeziu", "Komiti", "Shpëtimi", e tjerë. Edhe një takim përbullës em rastin e promovimit të numrit të parë dhe prgaditjes së numrit të 2(dytë) të mbajtur në Livoç të Ultë, rezultoi me shpërndarjen e redakësisë dhe udhëheqjesë së grupit për të punuar pamëvarsisht dhe me strukrura të ripërtrira apo me shuarjen e tyre, përshkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve. 
Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj Grupit ilegal dhe fletushkës "Ushtima e maleve" 
(Plotësohet nga të dhënat e grumbulluara prej grupi ilegal (gueril): 
Nexhat Rrustem(Kokaj), i arrestuar dhe i burgosur me këtë rast, i akuzuar si një nga oraganizatorët kryesor i liruar në munges fakteve. 
Nijazi Ramadani(Kokaj), i arrestuar me 24 korrik 1981,i akuzuar si një nga oraganizatorët kryesor dhe i torturua sikur shumica e anëtarëve të grupit dhe, i denuar me burgim me 1 gusht 1981, në procesin gjyqësor ndaj grupit ilegal dhe "Ushtoimës maleve", pas mbajtjes në procesin hetues ndaj grupit dhe "Ushtimës maleve", detyrohet që vitin e tretë t'i nështohet provimeve të klasës për shkak se procedurat hetuese nuk e lejuan të ketë qasje në shkollim të rregulltë, më në fund shpallët i pa vajshëm në munges provava. 
Musa Haliti (Kokaj) i arrestuar, bastiset shtëpia dhe i akuzuar pë veprimtari të organizuar në grupin ilegal dhe gazeten "Ushtima e Maleve". Lirohet të gjithë sikur edhe shumica e të rinjëve të trajtuar të tjerët në mungesë të dëshmive mbi të cilat akuzohen, nuk arritën ta "kapin" as një fletë, as eksemplarë të gazetës të cilat janë mbledhur pas leximit nga Nexhati, Nijazi, Isa dhe Musai. 
Kemajl Kurteshi, i arrestuar dhe i burgosur, lirohet si i dyshuar për veprimtari të organizuar i akuzuar si një nga oraganizatorët kryesor.. sigurimi jugosllav si të dyshuar në lidhje me grupin dhe fletushkën ushtima e maleve dhe botimeve tjera, të "nacionaliste e seperiste", janë marrë në polici edhe Selajdin Abdullahu, Sadik Haxhiu, si edheAbdurrahim Isufi(Gjyrishecë) i trajtuar nga sigurimicat, por më vonë lirohet si i dyshuar për veprimtari të organizuar. Ismajl Berisha (Svircë) i ndaluar nga policia ushtarake sa ishte ushtar në marinën ushtarake dhe më vonë i liruar, sikur edhe Naim Sahiti (Budrikë), i cili ishte i vetmi nga të gjithë grupi që arratiset në botën e jashtme. 

Gazetë e pavarur e Kosovës lindore, "Ushtima e Maleve", Nr. 3, 4, 5,.. Kokaj, Gjilan, 1998~2001

Akti. i rifillimit me botimet e shkrimeve enciklopedike të qershorit të vitit 1998, pas daljesë në skenë të UÇK-së dhe aletëve perendimor, duke sjell botimin e veçantë:" Kosova dhe vetëvendosja","Ushtima e maleve", Tiranë, 1998, pastaj rifillimin në vitin 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo "ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj, publicistkë, "Golgota e fundit", botim special nga "Ushtima e maleve". 
"Ushtima e maleve", edicioni i tretë nga janar /prill 2001, me botimet e veta ka sjell materiale ekskluzive: Informacine-lajme, aktualitete nga zhvillimet në Kosovën juglindore ( Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perendimore), duke sjellë krijime dhe shkrime publicistike dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës, si dhe ka për qëllim krijimin e një transverzale për qasjen dhe integrimen e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare.me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë editorialin, komentin, replikën,reportazhin, përshkrimin, skicën,fejtonin etj. Gjatë veprimtarisë së saj, si një nga mediumet evetme të shkruara nga ky rajon i trazuar nga konfliktet e armatosura të shkatuar nga pushteti okubues dhe gjenocidial i Millosheviqit. "Ushtima e maleve", si mdium i shkruar e përkoshmja "Ushtima e maleve", ku përveç editimeve informative, aktualiteteve, art-kulturore,historike, enigmatike, fejtonistikë, ku u boton artikuj të ndryshëm dhe shkrim letrare dhe publicistike. Aty botohen shkrime nga më të ndryshme të redakuar Nijazi Ramadani, redaktor përgjegjës, menaxher: Fatmir Arifi, përgaditja teknike, Arbëresh Dalipi, të cilët me punën e tyre vullnetare pos rreshtimit nën obrrellen çlirimtare si luftëtar të lirisë, kontribuan që shkrimet aktuale t'u ofrohen para lexuesve edhe në vijat e frontit të rezistencës së armatosur të UÇPMB-së dhe UÇK-së të botuar në përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, Nr. 03, 04, 05, 06( dy numrat e parë ishin botuar me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981), ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, politike, kulturore, historike, letrare të atyre viteve të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovën dhe ish Jugosllavinë Jugore, të viseve shqiptare të aneksuar pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Shën-Stefanit, Lidhjes Sh. të Prizrenit, Luftrave Balkanike, Jugosllavisë së Versajit 1919, si dhe të ripushtuara edhe pas Lftës Dytë Botërore.Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e kësaj të pëkohshme ka pasur misionin e shtypit të lirë dhe të pavarur para lexuesve të shtresave të ndryshme.

Nga Nijazi Ramadani

30/05/2009 - 09:07:07 | Komente: 1 | Shikuar: 4283 | Print | Email | Lart
« Para | Tjetra »
Komentet

  1. Postuar nga: Musa Haliti

    Plotësim sipas kujteses se Musa Halitit: 
    Nexhatin, ne bashkëmoshatarët e tij dhe ma të moshuarit e fshatit e njohim si një djalosh i urtë dhe nxënës shembullor. Pas shkolles fillore që e ndoqi si gjith ne, ne Kokaj, Llovcë e Pogragjë, vazhdoi shkollen e mesme ne Gjilan. Qysh si i ri 16 vjeqar u angazhua bashkë me bashkëfshatarët e tij, Isën, Musën, Njiazine në lëvizjen për çlirimin e Kosovës duke qenë antar aktiv i Grupit Gueril te formuar pikërisht në Kokaj me iniciativën e Ises dhe disa shokëve të tjerë. Ai e redaktoi dhe e shtypi me makinen e vet të shkrimit fletushkën e grupit «*Ushima e Maleve*» në të cilën shkroi edhe disa poezi e shkrime historike mbi shqiptaret. Nxënës i shkollës së mjekësisë në Prishrinë ishte pjesmarrës aktiv i demostratave te 81-tes. U persekutua nga regjimi serbo-jugosllav si shumë antarë tjerë të grupit dhe shumë të rinjë tjerë kosovar.

Shkruaj koment
 

Komentet mund të postohen nga:
(1) anëtarët e blogut, duke loguar në formën e vendosur në anë (regjistrohuni këtu nëse nuk jeni).
(2) jo anëtarët, komentet e te cilëve publikohen pas aprovimit

 
- See more at: http://gazetakritika.net/Forumi/Doreshkrim.php/index.php?itemid=2068#sthash.zabM7Cyk.dpuf
 
 

 

Martirë: Dëshmor martirë të martirizuarit (të vrarë, plagosur, internuar, burgosur dhe torturuarit), pjesëtar të UÇK-së nga fshatit Kokaj gjatë viteve 1943-2000[1]

Familja Rashiti-Kokaj

Daut Dauti Rrahmani, ka lindur në fshatin Kokaj me 1910, ishte udhëheqës i fshatit, pjesëmarrës i Luftës i rezistencës së armatosur përgjatë udhë frengit të Kosovës lindore. Në vijën e frontit të asaj lufte marrë plagë vdekjeprurse dhe është bartur në shpinë nga Isah Mustafa(Haxhi Mustafës Kokajve nga vija e frontit në Raincë të Preshevës deri në Cërraticë me 28 gusht 1944 plagoset nga kisha serbe në fshatin Bilaq, ku nga plagët e marra edhe vdes pas pakë ditësh. Varroset në fshatin Kokaj.Ja si e kujtojnë bashkë pjesëmarrësit e tij në atë fushëbetejë të rëniesë: Në vjeshtën e vitit (10 tetor)1944 forcat vullnetare shqiptare, të stacionuara jo larg pjesës së hekurudhës së fshatit Corroticë, kishin ndërmarrë një kundërsulm ndaj atyre serbe. Një njësi e vogël e luftëtarëve shqiptarë, në krye me gjyshin tim, i kishin ndjekur serbët, të cilit kishin ikur në drejtim të fshatit Bilaq. Duke sulmuar, ishte plagosur dhe kishte mbetur prapa, pasi që nuk kishte qenë në gjendje të tërhiqej me tjerët. Më vonë, një njësi e përbërë nga shokët e tij, ishin kthyer dhe pas një luftimi, sërish të rreptë, e kishin tërhequr Dautin, të plagosur rëndë. Para vdekjes e kishin dërguar te shtëpia në kodër, pasi që e dinin se ai aty i kishte kushërinjtë. Atë natë vjeshte gjyshi im kishte dhënë shpirt në krah të axhës Dan. Të nesërmen ai e kishte dërguar kufomën në fshatin, që gjendej disa orë larg, ku gjyshja ime dhe të tjerët po e prisnin me lot në sy. E kisha dëgjuar disa herë tregimin e rënies heroike të Dautit në mbrojtje të kufirit të atdheut, i cili atëherë përfundonte në hekurudhë dhe deri aty ky shtriheshin tokat e fshatit Corroticë dhe fshatrave të tjera në vijën Bujanoc-Preshevë. Kur xha Dani, me lot në sy, tregonte detajet e aksionit, që kishin rezultuar në rënien e Daut Dautit.[2]

 

  • 2. Rifat Qazimi i bashkohet Batalonit kosovar të Rinisë pas shpërbërjes së rezistencës e armatosur në Frontin Lindor të Kosovës juglindore. Rifati ishte djali i tretë i Qazimit Ismajlit ~ Kokajve(kaçak i njohur) i lindur me 1926 në fshatin Kokaj. Ai, gjatë pushtimit italian- (në ditët e Shqipërisë 1941-1943), kishin ikur nga fshati i tij prej zullumit të pushtueseve bullgar, ku ishte pushtimi e shtypja më i egër dhe vendosën në Domorocë të Kamenicës. Rufati me formimin e Batalionit të Rinisë Kosovare, skur shumë atdhetar të tjerë antifashist iu bashkua radhëve vullnetare. Rufat pati fatin e këtij batalioni që shumë prej tyre mbeten të vrar nga forcat çenikepartizane serbe. Ai u vra më nëntor 1944, me 6 pjesëtarë tjerë të Batalionit kosovar të Rinisë në moshën 27 vjeçare, mbase vrasja e tyre, duke i nxjerrë nga ana e një pjesëtari serb për t'i pushkatuar pastaj, do të irritonte luftëtarët e këtij batalioni që qoi deri te shpartallimi i plotë dhe bashkëngjitja me Shaban Polluzhen. Varri nuk i dihet.
  • 3. Rrustem Dalip Rrustemi, i lindu në Kokaj, njëri nga djemtë e Dalipit të Rrustemit, pasi që pushtohet fshati i tij nga forcat serbo-bullgare të Brigadës së XVII-të Maqedone, ishte arratisur për t'iu bashkuar më pastaj forcave shqiptare të tërhequra kah Karadaku lindor. Mirëpo fati i tij ishte tragjik më 28 nëntor 1944, kur në fshatin Gosponicë, kishin hyrë forcat e mobilizuara serbe të Brigadës III të Preshevës, Rrustemin, këto banda kriminale e vranë sa ishte mysafir së bashku me 33 banorë të Gosponicë dhe Bukurocës keqe dhe tjerë viktima të terrorit të ushtruar ndaj popullatës së pafajshme të këtyre lokaliteteve nga bandat serbo-bullgare nëntor 1944, varroset në vendin varrezën masive në Gosponicë të Preshevës.

2 Të plagosur[redakto]

Të plagosur nga fshati Kokaj gjatë Luftës dytë botërore :

3 Të humburë[redakto]

  • Qemajl Haqif Zeqiri i lindur me 1938 në Kokaj, duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak vdes aksidentalisht pasiqë treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merr plagë vdekjeprurëse. Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas tërmetit katastrofal të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet sëbashku me trupat e viktimave të paidentifikume të tërmetit, varroste në Shkup. Varri as sot nuk i dihet.
Arben Ramadani

4 Dëshmorët, martirët e të plagosurit e luftës së fundit në Kosovë dhe Kosovën lindore 1997-2000

  • 10. Rabit (Tahir) Dalipi, nga fshati Kokaj, mosha 48 vjeçar, babai 8 fëmijëve, i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nën breshrin e armëve nga forcat militare serbe.
  • 11. Avdi (Selver) Rexhepi, mosha 22 vjeçar i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer së bashku me Rabitin (dhe dy moshatarët e tij të fshatit Llocë) në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nënbreshrin e armëve nga forcat militare serbe.
    https://sq.wikipedia.org/wiki/Skeda:MONOGRAFIA_FINALE.pdf]]

5 Rabit Tahir Dalipi dhe Avdi Selver Rexhepi

  • Ata janë përkujtuar nga familjaret e Kokajve me 5 prill, ku para dhjetë viteve u masakruan nga paramilitarët serbë. / Sot është një ditë përkujtimi për të martirizuarit e kokajve të 5 prillit, që janë të varrosur në katundin Llocë, ku me këtë rast janë vendosur kurora lulesh mbi varret, Avdi Rexhepit dhe Rabit Dalipit, prej bashkëfshatarëve të Kokajve. Kjo ditë që sa më shumë të kalojë koha aq më e rëndësishme do të bëhet më 17 Shkurt, kur do të hyjë në historinë e saj edhe Dita e Pavarësisë, ku simbolikisht është ngjarja më e rëndë-sishme për lirinë që po e e gëzojmë sot.. Rabit Dalipi 17. 02.1951 - 05. 04. 1999 ; Avdi Selver Rexhepi 01 10 1975 - 05. 04. 1999 / Janë mbushur 10 vjet nga martirizimi i kushërinjve tanë, Rabit Dalipit dhe Avdi Zymerit. Ata u vranë nga një grup i paramilitarëve serbë që trimëroheshin kur gjenin njerëz të paarmatosur duke mos i kursyer as fëmijët dhe gratë që vranë në të njëjtën ditë kur masakruan për vdekje edhe Rabit Dalipin dhe Avdi Rexhepi. Më 5 prill të vitit 1999 kur lufta kundër për çlirimin e Kosovës po merrte hov duke mposhtur dhe poshtëruar gjithnjë e më shumë forcat e armatosura serbe, grupet ushtarake, paramilitare dhe polic-ore serbe gjithnjë e më shumë hakmerreshin në popullatën civile shqiptare. Një grup i tillë solli shkatërrim dhe vdekje edhe anët tona. Në këtë ditë, para 10 viteve, një duzinë paramilitarësh serbë, si hiena, erdhën në Kokaj për të vrarë, plaçkitur dhe djegur në këtë pjesë të malësisë së Karadakut, ashtu siç kishin bërë para 50 viteve. Duke ardhur nga Ranatoci, grupi i këtyre kriminelëve serbë u nda në dysh me të hyrë në Kokaj. Njëri grup i paramilitarë serbë me vetura, traktor dhe gjëra tjera të plaçkitura ishte nisur në drejtim të Llovcës. Në mes Kokajve dhe LLovcës, aty te Podi apo te Rrënjët, këta paramilitarë masakruan Rahim Ymerin dhe një grua të Ranatocit e cila ishte mysaf-irë në Llovcë. Egërsirat serbe, pas ushtrimit të dhunës shtazarake, më në fund i kishin djegur këta dy njerëz të pafajshëm. Në të njëjtën kohë, të hipur mbi një traktor Rabit Dalipi, Avdi Zymberi, Sami Xhelilin, Xhemail Halimin dhe Nazmi Hajdinin, nga Pogragja ishin nisur për në shtëpitë e tyre në Kokaj dhe Llovcë. Me të arritur në Elbishtë ky grup u takua me vrasësit dhe plaçkitësit serbë që po largoheshin nga Kok-ajt dhe Llovca pas vrasjeve dhe plaçkitjeve. Por, bishat nuk ishin ngopur me vrasje ndaj të pambrojturve dhe vepruan njësoj edhe me këta që hasën rrugës. Nga tërë këta shpëtoi vetëm Nazmiu, të cilin e kishin lënë për të vdekur. Pastaj, paramilitarët serbë vazhduan rrugën e ikjes për në Pasjan duke vepruar njësoj edhe në Pogragjë. Paramilitarët serbë, atë ditë, vetëm në Kokaj dhe LLovcë vranë 7 njerëz, të cilët u varrosën të nesërmen. Nën organ-izimin e Mejdi Hajrizit nga Pogragja dhe disa të tjerëve nga Llovca, jo larg varrezave të katundit, u bë varrimi i këtyre martirëve që u përcoll nga një kontroll i forcave të rregullta të policisë serbe. Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Rabitit, Avdiut dhe të tjerëve, është koha që t’i përkujtojmë njerëzit tanë të cilët nuk patën fatin që ta shohin lirinë që ne e gëzojmë sot e për të cilën u martirizuan ata. Të mos e harrojmë Rabitin me karakterin e urtë e të butë që kishte e të cilin kurrë nuk e dëgjuam të thoshte një fjalë të keqe për askënd. Prezenca e tij në mesin tonë gjithmonë ka sjellë gaz dhe hare. Edhe energjia që posedonte Avdiu ishte mahnitëse. Kur ndalemi pak për të pushuar nga hallet e kësaj bote dhe mendojmë e kujtojmë momentet e bukura që kemi kaluar me Rabitin dhe Avdiun, vetëm atëherë e shohim sa shumë na ka marr malli për ta. Atëherë na kujtohet fytyra gjithmonë e qeshur e Rab-itit, të cilit, çkado që i bënim, nuk kishim gjasa që ta hidhë-ronim. Ne, sot duhet t’ua komunikojmë Rabitit, Avdiut dhe të tjer-ëve faktin se si i kemi mposhtur e poshtëruar vrasësit e tyre dhe shumë të pafajshmëve të tjerë. Duhet të lutemi që edhe Zoti t’i dëgjoj fjalët tona të mira qe kemi për njerëzit e tanë siç ishte Rabiti dhe Avdiu, e që nuk patën shumë fat në këtë botë.[3]

6 Invalid dhe veteran të UÇK-së[redakto]

  • Qemajl Jakup Zeqiri-Kokaj i lindur më 1979, pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro-kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së.

7 Biografia[redakto]

Qemajl Jakup Zeqiri-Kokaj i lindur më 1979, (djali i madh i Jakupit të Haqif Kokës, edhe Haqifi ishte rob lufte si pjesëtar i Batalonit shqiptar "SS-Skenderbeg", pastaj i mobilizuar dhe i plagosur në Brigadat e UNÇ të Kosovës 1944), Qemajli në filim të vitit 1999, iu bashkua rradhëve të UÇK-së së bashku me Arbenin(tash më dëshmor i kësaj lufte), Agronin(nip iu Kokajve nga Gosponica), Arifin, Miftarin, Llukmanin, si pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-së të Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro-kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së. Edhe xhaxhai i Qemajlit, emrin e të cilit e mba me krenari veterani dhe invalidi i luftës së fuindit, Qemajli.[1] Qemajl Haqif Zeqiri ishte i lindur me 1938 në Kokaj, pasiqë kishte pasur një operacion ishte duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak vdes aksidentalisht pasiqë treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merr plagë vdekjeprurëse. Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas tërmetit katastrofal të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet sëbashku me trupat e viktimave të paidentifikume të tërmetit, varroste në Shkup. APJ- pasi që pë shqiptarin e zhdukur kurë nuk u interesua që t'ia gjej dhe kthej eshtrat e tij, familjes edhe varri as sot nuk i dihet.

8 Dëshmorë[redakto]

  • 13.Arben Ramadani i lindur më 13 qershor 1981 në Kokaj. Ishte pjesëtar i UÇK-UÇPMB-së pas luftës së Kosovë iu bashkua radhëve të luftëtarëve të Lirisë në Kosovën Lindore dhe me me 19 maj(2000), gjatë kalimit të zonës kufitare me armatim qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët e tërheqin deri në pikënApokalips e