Libri shqip

KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA' ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' Edicioni:  Krijimtaria letrare e Nijazi Ramadanit Monografia  Shtegtim ne histori - I - Poblicistika, letrat  Argetuese Krijimtaria = NIJAZI RAMADANi ~ PROFILI SHUME DIMENZIONAL Hulumtime, shenime  RrjedhaPress  Faqja e parë (Ballina) Photo - Galeria- Foto artet pamore, skenike, letrare, muzikore Galeria Rrjedha Revista  RRJEDHA Rrjedhapress Rrjedha Piktura- publikimet e SHB Rrjedha Ballina  RRJEDHA  Fotografia Libri Personalitete Spektri-thjerëza~ Personazh i lirisë Favorite Links

Botime tė reja: SHB Rrjedha botmi 2014-2015

Pasthënia :Nijazi Ramadani: "Shtegtim në histori"                         

~ Monografia për Kokajt 1842-2012)

 

Shkruan: Biser Mehmeti

Në monografinë  "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012) nuk e bëjnë vetëm ata që njerëzit e e rëndomtë dhe ata që i kanë bërë vetit vendin në hiararkin e parisë së familjarëve të njërës nga familjet më të përmendura që nga lashtesa, duke u  nxirr nga përditshmëria e individëve dhe ndodhive nëpër të cilat kaluan ata në katrahurat e kohës dhe hapësirës në të cilën jetuan, punuan dhe qëndran vertikalisht. Memoriet e atyre i bëjnë njerëzit që e kanë përcjellë ngjarjet dhe breza të tërë deri më sot.

Format dhe forma e Monografisë "Shtegtim në histori"( Ko-kajt 1842-2012)” i ngjan më shumë formateve të viteve të fund në kohështrirjen e shekullit të kaluar dhe të shekullit që iku. Forma e formati i shkrimeve të përpunuara, të dokumentuara ka evoluuar nga etapa kohore në etapen tjetër,duke ngarendur pas trendeve të cilat e kishin katandisur gjithë hapësirën e etnisë sonë.

Prandaj në këtë rast shikohet e krahasohen me format e Monografive moderne, monografia, ka gjeneralogjin familjare edhe tekst fonologjik dhe vizual sepse jetojmë ne shekullin digjital, kjo kështu, është  e mjaftueshëm e gatshme për botim, për të krahasuar me modelet e monografive moderne.

Prandaj, duke soditur nëpër të, vërehet se; pjesë a ngjarje të saj siç janë të thëna,  identifikohen dhe argumentohen në dritën e fakteve duke i njohur plotësisht nga kokallarët, që po  rrëfiehet në atë që e nuk i kanë parë, dëgjuar apo njohur që e ndjejnë si nëpër familjarët e tyre . Një qytetar i thjeshtë që ka jetuar më shumë se 80 vjet në këto vendbanime kah janë endur prej  anës në Fushëdjekur  Pukë, Koplik, Kuks, Diber apo Mirditë dhe Lezhë, Tiranë. Ata sikur se edhe fiste tjera, duke filluar nga Kastriotët  që pas kryengritjeve dhe rezistencës së tyre nëpër ato luftëra kanë tretur edhe përtej detit në Itali dhe Turqi apo në ndonjë vend tjetër.Këto lëvizje janë regjistruar në drejtim të ndryshme të Kosovës si: Gjakovë, Prizren, Deçan apo Pejë deri në Klaiq, pastaj nëpër Karadak, ku kanë themeluar vendbanimin e tyre, Kokaj, i cili gjendet sot e atë ditë. Një lagjë e Klaiqëve në Gjilan, Kaçanik, Preshevë, Kumanovë, Shkup dhe Prishtinë pastaj rrethinë, ajo i duket si e panjohur duke pasur parasysh se monografia lexohet, shikohet, dëgjohet e komentohet edhe nga njerëzit e thjeshtë.

Monografia është balancuar në mënyrë të barabartë nëpër fusha, lëndë dhe materie, ku pjesë të saj herë-herë janë përforcuar qëllimisht me komente e shënime të shumta dhe duke shkuar në hollësi të lëndës, e pjesë tjera të saj janë të përshkruara barabartë, apo janë përmendur  pjesërisht në trajtën e veprës / Monografisë"Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)/

Pastaj për ngjarjet e ndodhitë më të hershme të kokajt me rrethinë të plota, të vërteta të faktuara në shirita filmi, do të mund të përcjellin të shoqëruara në arkivin fotografik të familjarëve të cilat janë në “Monografi "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012).”. Kështu duke pasur parasysh edhe faktin se Kokajt me rrethinë, që nga e kaluara e deri ditët tona kanë qenë një vendbanim familjar të ndarë me komunitetet të përziera njerëzish e kulturash, veprimtarish, e zeje të ndryshme, ku me shekuj kanë bashkëjetuar dhe kanë pasur një shumësi të racave dhe qarkullim të mallrave e njerëzve e në monografi janë paraqitur në formën më të mirë të duhur.





     Rezymeja e veprës: Monografi "Shtegtim në histori"

                                (Kokajt 1842-2012)


Ky publikim,  falë syrit të mprehtë të një monografi nga si Nijazi Kokaj një lexuesi a profesionisti që përditë ka në dorë një monografi a vepër tjetër, sikur kjo formë shkrimi ka përvijuar me trendet aktuale të një kronikani të kohës, të cilat janë përcjellur brezë pas brezi, duke u fokusuar në dy shekujt e fundit 1842-2012, që botohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe 5 vjetorin e shtetit të Kosovës, sikur edhe të lëvizjeve pozitive në visetë tjera të Kosovëslindore dhe të Maqedonisë, ku jetojnë shqiptarët dhe familjarët e tyre.

“Monografia.."Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” është përplot histori e që duhet edhe të jetë, por,  është e populluar me ngjarje historike, shpesh herë të shtrira gjithëandej etnisë, të cilat janë paraqiteshin edhe me mënyra tjera si psh.: foto, pjesë foljore, artikujve të dokumentuara referenciale dhe enciklopedike të njerëzve që i kanë ecur e provuar ngjarjet dhe janë pjesëmarrës të tyre, forma vizuale në Cd-rom apo formë digjitale të cilat e kanë pasuruar me biblografinë e botimeve etj.

“Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” , kjo monografi si lëndë hyn në grupin e posaçëm të veprave që kanë përshkrim të posaçëm bibliografik, të  bibliotekave / bibliografët internacional si ISBD (M) dhe do të thotë: (Standardi Ndërkombëtar i Përshkrimit Bibliografik për Monografi "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)  pra, monografia është vepër serioze publike e botueshme e cila eksplicivisht dhe gjithanshëm trajton problemin e kokajve dhe kohës edhe hapësirës në të cilat jetuan ata,  çështje ose  lëndën, duke e trajtuar edhe një regjion sikur është Trekëndshi i Toplicës, Karadakut të Shkupit dhe të Kosovës lindore, qyteteve, jetës dhe veprave të veprimtarëve a shkrimtari, artisti, mjeku, luftëtari, dëshmori, politikani dhe krahas kësaj vlerësohet jo vetëm puna e tij, por edhe periudhat ose drejtimet e veçanta politiko-shoqërore që i ka takuar. Pra, kjo monografia e trajton në mënyre të detajuar një temë atdhetare të posaçme e cila është në vazhdim e sipër. Qëllim ka përmbajtjen e shënimeve të publikimit monografik"Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012), dhe i përcakton renditjen e elementeve dhe sistemin standard të inkorporimit në shënime. Zakonisht kur bëhet përshkrimi bibliografik i burimeve të saj, të dhënat ndahen zona përshkrimi. Duke e lexuar me kujdes, shihen materiale të cilat  monografia, është mbarështruar me shkrimet që bëhen për të këto ditëdhe mjaftë është perfektë, por ishte e domosdoshme për Kokajt dhe të gjithandej etnisë sonë. Monografia ka një formë të bukur, ka edhe një botues dhe shtëpi botuese të respektuar e serioz siç është SHB "Rrjedha", përveç materialit të brendshëm cilësor monografia gjithashtu sjell një radhitje të intekruar të përmbajtjes dhe dizajnim cilësor e profesional nga një mësimdhënës teknologjisëi nformatikës, lidhje e kopertina që do të pëlqehen nga lexuesi.Kokaj një vendbanim në malësinë e Karadakut të Shkupit, Etnia( Imazhi i Malësisë së Karadakut, Kosova lindore, Kokajt me rrethinë, Kokajt dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore , Kokajt ndër mote, Shtrirja dhe hapësira tokësore^ujore, Moti~ Klima, Etimologjia e Kokajve, Toponmine,  Personalitetet,  Shkrime artikuj,(shenime, gojëdhena), Rreth botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve",  rrëfime nga odat ekokajve, dhe  Foto-Galeria e Kokajve. Dhe si përfundim duke i kërkuar falje lexuesit të nderuar, për këtë shkrim ndoshta pak të zgjatur i cili nuk ka arrit `t`i thotë të gjitha për dhe rreth “Monografisë "Shtegtim në histori"(Kokajt 1842-2012)” mundë të thuhet se ajo ka rolin e saj shumë të madh, për publikun e gjerë, e sidomos do të mbetët një dhuratë e çmuar për një vizitor të huaj i cili do të kishte një kujtim të mirë me rastin e vizitës dhe ikjes nga Kokajt.

Pasthenie

Koka u rikthehet rrënjëve të të parëve. Bën pemën gjenealogjike, kthehet shekuj prapa, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga vendbanimi Fushëdjegur prej Vlorës për tu ngulur në Dardhë (Dardhë, Matit të veriut të Shqipërisë deri në Klaiq), një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman,pastaj atyre serbo-bullgar për të mos dorëzuar kombin dhe  fenë e tyre. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në  Kokaj.                         

Kokajt, i kthehen me « këmbë në tokë » ngjarjeve të viteve 1842-2012, atje ku marrëzia kolektive e një grushti të mbetur, Klaiq, trekëndshi i Toplicës, ku shpalos ide dhe një flamur të Skenderbeut deri  në një shekull e shtatëdhjetëvjet jetës se viteve të fundit, ku autori i ka bërë anatominë e fshatit të tij të lindjes, Kokaj,  i cili sjell disa të vërteta të mëdha që kanë të bëjnë me historinë dhe jetën e asaj bashkësie familjare shqiptare, që është në dinamikën e ngjarjeve që trasuan në vorbullen e një lumi të trazuar kombëtar. Sjellja në kohë e lëvizjeve dhe gjeografisë së Kokës, e cila është shquar ndër vite, për rezistencën dhe shpirtin kryengritës ndaj çdo okupatori, turk, grek, serb, Italian, gjerman, bullgarë dëshmon edhe një herë tjetër për hipokrizinë dhe lojën e qarqeve të caktuara pushtuese antishqiptare të mirë-orkestruara deri më sot, që thjesht për një aneksim të dhunshëm e pushtues na kanë  tragjizuar duke nëpërkëmbur dinjitetin jo vetëm të familjarëve fisnikë autoktonë të Kokajve që janë të ngulur aty nëpër viste shqiptare dhe diasporë me shekuj, por edhe të bashkëkombësve. Popujt japin e marrin me njëri-tjetrin, kryesisht fqinjët. Si komb kemi vlerësuar mikpritjen dhe jemi të vetmit që  shtëpi jonë është e zotit dhe e mikut, të cilin e konsiderojmë si «perëndi». Dhe ende e ruajmë dhe e mbrojmë me gjakun tonë. Autori në rrëfimin e tij e bëri detyrën, ashtu si bijtë tjerë te Kokajt, autori vite më parë me romanin e tij ik, «Imazh i ngrirë», Kokën e sjell në një moment e një kohë të mbarsur, për të thënë të vërtetat. Rrëfimi për të vërtetat e Kokajve i bën mirë gjithsecilit  atdhetarë dhe për çdo kokallarë.

Autori edhe kësaj radhe provokon duke bërë studimin monografik: sjell ritet, zakonet, doket, lojrat, mërgimin dhe mërgimtarët, luftërat dhe luftëtarët, vende dhe ngjarje për të ngulur në mendje të të gjithëve: Kokajt në Kosovën lindore kanë qenë, dhe mbetën, dhe do të mbetet thjesht në një tokë shqiptare.  

Jetojnë kohë tjetër, ku që të gjithë kërkojnë që t’i atashohen me vlerat e tyre Europës, duke parë nga e ardhmja, për të lënë pas të shkuarën që na ndante. (Editori SHB Rrjedha)

Kokaj, Gjilan 28 nëntor 2012, Përvjetori: 100 vjet pavarësi shqiptare,  

5 vjet shtet  Kosova.






MONOGRAFIA PËR KOKAJT NJË LIBER VLERASH KOMBËTARE

- Autori Nijazi Ramadani del para lexuesve dhe studiuesve me një botim të ri monografik, Shtegtim në histori “Monografia për Kokajt 1842-2012” Kokajt që nga lashtësa). Një vepër që është një burim i pasur njohurish jo vetëm për Kokajt, por edhe më gjerë.

Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një fshati si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjella të tij me krahina e qytete të rëndësishme të jugut, lindjes dhe veripereëndim të gjeografisë sonë etnike me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut ( Qarku i Vlorës, Himarë, Qeparoi, Pilurë, Delvinë, Pukë, (komuna e Burimi), Krahinat e Matit e Kurbinit, Dardhë, Rjoli, Lezhë, Malësin e Madhe, Dibër, Pejë, Prizren, Kaçanik, Prishtinë, Gjilan, Preshevë, Shkup dhe deri në kufijtë e Kosovës Lindore. Në libër jepen të përmbledhura të dhëna referenciale të rëndësishme të onomastikës, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitoiogjike, demografike, folklorike si dhe të kujtesës historike. Për këtë libër, autori ka siguruar edhe mendimin e akademikëve e profesorëve të ndryshëm.

Akademikut maqedonas me origjinë shqiptare nga fshati Kokaj familja në krahinën e Matit Mat[ko]vski, Vroin Koka, ish-ambasador i RPSH në Budapest, me orgjinë nga familja me antroponimin Koka, J. Kokaj, E. Çabej, Koço Kokëdhima, botuesi i gazetës prestigjioze “Shekulli”, Gjon Dedë Koka, prijës i Lëvizjeve kombëtare për pavarësi, paria e Delvinës, ( Kokajt), në kohë e Ali Pashë Tepelenës, dhe studiuesit Xh. Meçi në veri, e etj.



MONOGRAFIA PËR KOKAJT NJË LIBER VLERASH KOMBËTARE


Autori sjell para lexuesve dhe studiuesve një botim të ri monografi ("Kokajt…" që' nga lashtësia). Një vepër e përmasave të tilla gjithëpërfshirëse është një burim i pasur njohurish jo vetëm për familjarët e Kokajt, por edhe për një shkallë shumë më të gjerë, deri në përmasa gjithëkombëtare. Për nga fusha e studimeve ky shtegtim në histori “ Monografia për Kokajt 1862-2012”, që përfshin është një arritje e mirëpritur nga etnologë, historianë, sociologë e gjuhëtarë për t'u njohur shumë më tepër se deri tani me misteret e rrethinave të maleve me ndikim dhe në zhvillimet tona kombëtare.

Qëllimi i kësaj vepre nuk është pasqyrimi i thjeshtë i një familje dhe fshat si Kokajt, sa janë lidhjet dhe ndikimet e ndërsjellta të tij me krahina e qytete të rëndësishme të Veriut të vendit tonë me një shtrirje prej brigjeve të Adriatikut deri në kufijtë e Labanës në Kosovën Lindore (tashmë në Serbi). Autori sjell të dhënat e dokumente, fotografi dhe rrëfime e kujtime të familjarëve të tij nga Klaiqi, i cili është një fshat që gjendet në Komunën e Lebanës, 25 kilometra larg kufirit Kosovë –Serbi. Para shpërnguljes së banorëve, Klaiqi kishte më shumë se 80 shtëpi. Ka qenë i pasur dhe mjaft i zhvilluar për shkak të tokës pjellore. Më 1860 nga fshati janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, të vendosur në Malësi të Karadakut.

Familjet kishin qenë të pasura pasi që kishin qenë tagrambledhës (spahi), jo vetëm në Klaiq, por edhe në fshatra të tjera. Ata duke mbledhur taksa (të dhjetat) kanë rënë në hasmëri. Pasi vendosjes së administrimit serb në ato vise, Kokajt kanë vrarë dikë, pas një përleshje mes etnive shqiptare-serbe, kur kuvendi kohës i mbledhur nga fiset, kishte marrë vendim që spahinjtë t’i shitnin trojet në Klaiq dhe të vendoseshin diku tjetër. Të shpërngulurit u vendosën në jug të Mireshit (ish-Dobërçanit), prej aty në fshatin Pogragjë që ende mban një sokaku i Kokajve , të cilën paguajnë ngastre tokë nga një “komarxhi”, Isa Begu të Shkupit për 33 lira ( Dukat) kur edhe është formuar fshati Kokaj prej Ademit dhe dy bijve të tij, Hasimit dhe Ismajlit dhe nipit të ture Ali Bylykbashit. Disa shtëpi, po në atë kohë janë vendosur në Gjilan. Shumica syresh jetojnë edhe sot në këto dy vendbanime.(Libri “Shtegtimi rrugëve të ngrira” i autorit R.Klaiqit.

Ramadani krahas eksplorimeve shumëvjeçare për hulumtime, studime dhe botime të së tyre; ka arritur si pakkush të mbledhë edhe të dhëna të rëndësishme familjare, onomastike, toponimike, arkeologjike, kostumologjike, mitologjike, demografike, folklorike, si dhe të kujtesës historike që mund të gjenden dhe të vështrohen vetëm në një terren sa më të shtrirë hapësinor dhe kohor. Prandaj, për vite të tëra, kryesisht pushimeve verore në viset shqiptare, do ta gjeje fshatrave, luginave të thella apo qafave të ngushta, maleve të larta, deri majë shkëmbinjsh me rrezik humbjeje orientimi që ka përdorë edhe busollën si orientuese.

Kështu, në shkallë brekdetare' Qeparoi, Pilurë të Himarës, Qarku i Vlorës, rreth Delvinës. largësi në kërkim te ndryshme "Maja e të malit - Maja e Zezë, Karadakut". Me të njëjtin vullnet janë vizituar edhe qytete, si: Shkodra, Ulqini, Kukësi, Prizreni, Gjakova, Prishtina, Kaçaniku, si dhe me qendrën orientuese nga Gjilani, gjithëandej etnisë dhe diasporës etj.

Vetëm mbi bazën e eksplorimeve kësisoji në vazhdimësi mund të arrihen botime të tilla dinjitoze si Kokajt… tash së fundi. Autori ka sjell: për të qenë sa më i përgatitur e sa më i sigurt në kërkimet e veta për Lashtësinë, Mesjetën dhe shtrirjen e Kokajve e të fisit " të tij ka arrtiur që para disa dekadave e vitesh të sigurojë edhe mendimin e akademikëve, profesorëve të nderuar perms deklarimeve dhe botimeve të tyre të arkivuara dhe të internetit, e etj. Gatishmëria e pakursyer e tyre në këtë drejtim, duke shkuar edhe si kumtues deri në Kokaj, tregon vlerësimin e lartë e besimin e madh që kishin për kontributet e tyre, për seriozitetin e punës shkencore, siç po e dëshmon aq suksesshëm me botime kohë pas kohe.

Në pjesën e parë të librit "Kokajt…", autori ka arritur të sjellë mendime me mjaft interes për emrin vendbanimet e tre që nga antikiteti, siç do të ketë në Mesjetë. Me të dhëna me shumë interes na jepet një profil i familjes fisnike Kokaj në vazhdimësi më se njëmijëvjeçare, 1568 me shtrirje në viset e Vlorës, në Veri deri tek arbëreshët e Italisë (pas vdekjes së Skenderbeut kur i’u bashkuan dëbimeve të mëdha nga se I takonin hierarkise së shtetit të Skendertbeut, sidomos e mbajten ekonomikisht shtetin e tij). Njëkohësisht, sjell argumente të pranueshme për derën Kastriotëve- Skederbeut dhe famijes feudale fisnike , Koka( dialekti i toskërishtë “Koka”, dhe lëkundjeve lidhur me prejardhjen e tyre.

Brenda pjesës së parë, një vend me rëndësi arrijnë përpjekjet e autorit për të shpjeguar me argumente sa më të plota Karadakun e viseve tjera me një rrëfim për të kaluarën e tyre dhe lidhjet historike të gjithanshëm të fshatit ekonominë, sociokulturor dhe politik. Për mbështetje të këtyre shpjegimeve autori fut në përdorim toponiminë historike e gojëdhanat, si dhe burime arkivore bashkë me botime në qarkullim. Është ky zhvillim i tërësishëm që solli vazhdimësinë e pakëputur të familjeve fisnike, Koka që dhanë personalitete politike, të kulturës, shkencës dhe të biznesit.

Një rëndësi të veçantë në këtë vepër zë edhe mendimi i faktuar se në çdo kohë përcaktuese për çdo fshat, për çdo rrethinë, vise dhe krahinën mbarë, kanë qenë lidhjet vendore dhe asnjëherë lidhjet fisnore. Autori këto lidhje përcaktuese vendore, fqinjësore i ka parë me përparësi, jo se ka dashur t'i minimizojë, t'i zvogëlojë lidhjet ''fisnore'', lidhjet "e gjakut", luftërave, bashkëjetesën por sepse lidhjet fisnore kanë luajtur rol kryesor në marrëdhëniet fqinjësore ekonomike, shoqërore, juridike, politike as në katund as në rrethinë dhe aq më pak në vise e krahina shqiptare.


Vlerat universale dhe etnike.

Dëshmia më e plotë për këtë është lufta politike dhe atdhetare që funksionuan nëpërmjet lidhjeve fisnore të fisit të tij, zakonet, traditën, kodin etik, moral të tyre por nëpërmjet lidhjeve vendore tradicionale shqiptare. Rigjenerimi i lidhjeve fisnore gjatë vendosjes së sundimit osman, qe një periudhë e përkohshme historike, derisa u arrit të vendosej organizimi autonom i maleve.

Megjithatë, kalimtarë e udhëtarë të huaj, qofshin edhe studiues, i frynë në atë masë lidhjet fisnore, sa e paraqitën shoqërinë shqiptare si shoqëri fisnore, ku rolin kryesor e luanin lidhjet fisnore si në shoqëritë primitive prehistorike. Prandaj, rrahja e këtij problemi me seriozitet shkencor te "fis" është një shërbesë e çmueshme e studiuesit edhe në shkencat tona albanologjike.

Në pjesën e dytë, në vazhdim të kësaj monografie, një vend të rëndësishëm zënë edhe portrete e profile personash të ndryshëm që kanë bërë emër në një drejtim të caktuar. Disa prej tyre janë njerëz,në dukje,të zakonshëm, të thjeshtë, që të lënë një kujtim të dukshëm, kanë lënë një mesazh për brezat e së ardhmes. Me këtë punë autori ka treguar se krahas personaliteteve të shquara deri me përmasa kombëtare, janë edhe "të vegjlit", në dukje, të cilët shumë të rëndësishëm për shoqërinë,për komunitetin ku jetojnë,

Në disa prej tyre, përmes jetës dhe aktivitetit ka ndërhyrë duke treguar, se në ç'rrethana është njohur me ta, duke i bërë më të kuptueshëm e më intim për lexuesit,

Shkollimi, shkolla, xhamia dhe kishat, përbën një prej vështrimeve më interesantë të këtij libri, ku jepet përmbledhjes vazhdimësia e saj, e cila pikën më kulminante e arriti në fund të viteve '1862 dhe fillim vitet 1948 dhe 1999 të shekullit që shkoi.

Në këto vite shkolla 4-vjeçare e Kakajve u bë njëfarë shkollimi: siç filluan ta quanin kohe, i cili hulumtimet dhe përgjithësimet shkencore në atë mjedis të asaj shkolle fshati nuk i mbajti ''pronë'" të vetat, por ishte reflektuar që nga mësuesi i parë i shkollës shqipe pas luftës Dytë Botërore, Zejnulla dhe Halil Halili, Rrustem Rrustemi, si dhe ndihmoi që të përfshiheshin në to sa më shumë mësues.

Nijazi Ramadani ka botuar deri më tani këto vepra: “Dhe shkronja Arbri”, “Kosova dhe Vetëvendosja”, “Një qasje në teatër”, “Vrojtime artistike” dhe “Qasje tjetër për skenën”, derisa ka përvijuar me botimin e romanin “Imazhi i ngrirë”, "dramën&komedin bashkë "Azgani&Ylber(i)ja marrë për botim në konkursin letrar nga "Katarina Josipi" dhe në Shtëpia Botuese “Rrjedha” ka botuar edhe përmbledhje shkrimesh "Vështrime letrare", kjo është vepra e radhës. Ndryshe, ai merret edhe me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike, të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Monografia është e pasuruar me një përmbajtje: Kokaj një vendbanim në  Karadak të Shkupit Etnia( Imazhi i Malësisë së Karadakut), Kosova lindore.  Kokajt me rrethinë, Kokajt dhe Mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore,,  Presheva, Gjilani, etj. Rezistenca e armatosur e Karadakut 1941-1951 , Kokajt ndër mote, pra për shtrirjen dhe hapësirat tokësore^ujore Moti~  Klima, Etimologjia e Kokajve , Toponminet, Personalitetet publike/krijues,  Zejnullah Halili, Rrustem Rrustemi….dhe nga odat e kokajve,,  Foto-Galeria e Kokajve, Fejtoni për mësuesin Mustafë Koka., Këngë pë Mustafë Rushit/Kokën dhe për ARBEN RAMADANI.       Pasthënia e librit  ka sjellur edhe pjesë nga fejtoni për Mësuesin Mustafë Koka- jeta vepra dhe rënia, Arben Ramadani- Jeta e vepra pjesëmarrës i dy luftrave,. Rreth botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve”,  të burgosurit dhe të internuarit: pas ngjarjeve të pranverës ,së vitit 1981 për veprimtari ilegale nga katundi Kokaj: të rënë t/dëshmorët dhe martirët, rrëfim për të kaluarën dhe të tashmen e kësaj treve etnike në juglindje të Kosovës.


Listing Site Updates

Under one of these subheadings, it's a good idea to list recent updates to my site so that visitors, especially return visitors, can check out the new stuff first. For example, I could list the date and a brief description of the update.

I could also list updated news about my site's topic. For example, if my site were about a particular sport, I could discuss the outcome of a recent competition.

Nijazi Ramadani - Botues SHB Rrjedha

Nuhi Ismajli bot. përmbledhjen me shkrime kritike"Shqetësime sociokulturore"

Nuhi Ismajli bot. përmbledhjen me shkrime kritike "Shqetësime sociokulturore", në edicionin botues "Rrjedha" të financuar nga komuna, depertamenti i kulturës në Gjilan.Shkrimet e kёsaj vepre, me ndonjё pёrjashtim, janё shkruar brenda tri viteve tё fundit dhe janё botuar nё gazeta tё ndryshme, si nё Shekulli, Kosova sot, Zёri, Koha ditore, Epoka e Re, Gazeta Express etj., qё domethёnё se ato kanё pasur jetёn dhe receptimin e tyre. Objekt i shkrimeve janё çёshtjet e rёndёsishme jetёsore, njerёzore, shoqёrore e kombёtare shqiptare. Nё kёtё rast, janё vёnё nё dukje, nё radhё tё parё, dukuri absurde, si: shkollat, teoritё e pikёpamjet antishqiptare, pseudovlerat e identitetet e rrejshme, dukuria e mohimit dhe e kompromitimit tё vlerave tё sё kaluarёs shqiptare, apologjia dhe lartёsimi i sё keqes e jovlerave. Njё interesim tё posaçёm tё shkrimeve pёrbёjnё raportet absurde tё pushtetarёve, politikanёve, intelektualёve dhe tё krijuesve ndaj njeriut, shoqёrisё, kombit, realitetit, vlerave dhe jovlerave.  Baza e motivimit tё shkrimeve ka qenё gjithnjё shqetёsimi i thellё dhe pёrpjekja e autorit pёr njё zё protestues kundёr cenimit tё vlerave jetёsore, njerёzore, shoqёrore e kombёtare shqiptare. Habia dhe shqetёsimi i autorit, tё zgjuara nga cenimi brutal i vlerave jetёsore, njerёzore, shoqёrore e kombёtare shqiptare, pёrveçse si njё dёshmi pёr kohёn, pёrmes kёtyre shkrimeve, synon tё jetё edhe njё nxitje pёr habinё dhe shqetёsimin e pёrhershёm tё lexuesve.    

Autori Nuhi Ismajli u lind në fshatin Terziaj të komunës së Gjilanit, më 5. 3. 1953. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, kurse të mesmen (normalen dhe gjimnazin) në Gjilan. Studioi letërsinë dhe gjuhën shqipe në Prishtinë. Është profesor në gjimnazin e Gjilanit. Nuhi Ismajli është historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar; është krijues i veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Ka botuar shkrime të shumta në gazeta e revista të ndryshme, si, në: “Rilindja”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Identiteti”, “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post”, “Shekulli”, “Koha jonë”, “Koha javore”, “Gazeta 55”, Gazeta Express” etj. Shkrimet e N. Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Ai ka botuar edhe pesë vepra të plota, si: Nga vlerat e traditës, “Rilindja”, Prishtinë, 2000, Kureshtje letrare, “Ura”, Gjilan, 2001, Aktualizime letrare, “SAS”, Prishtinë, 2009, Vepra e Gjon Buzukut, “Ars Clubi “Beqir Musliu”, Gjilan, 2010, si dhe Pёrsiatje letrare, “Era”, Prishtinё, 2012.    Kjo është vepra e gjashtë e rradhës.
  • Design Web Site
  • Games
  • Photos
  • Video
  • Recension

    POEZI E DHEMBJES DHE E QËNDRESËS

    Poezia e Shaqir Shaqirit është një poezi e një njeriut që gjendet brenda grilave, jo pse ka bërë ndonjë krim ndaj dikujt, po pse nuk është pajtuar me sis-temin ekzistues, pse është ngritur kundër rendit shoqëror, i cili si i tillë nuk e lejonte të shprehte idetë e tij ashtu siç ai dëshironte. Poezia e tij, edhe pse pjesa më e madhe e tyre është e shkruar gjatë kohës sa ai ka qëndruar prapa grilave, është një revoltë e hapur kundër këtij sistemi që shtypte pa mëshirë qenien shqiptare. Ajo shpreh në një mën-yrë shpirtin e trazuar të autorit, një shpirt që qënd-ronte i mbyllur, po që gjithnjë shpresonte për një ditë të lumtur që do të vinte. Autori është i mbush-ur me shpresë se gjërat shumë shpejt do të ndrysh-ojnë, se tërë jetën nuk do ta kalon në atë gjendje. Megjithatë në disa poezi autori me një gjuhë mjaft të rrjedhshme, me një gjuhë mjaft të qartë, ka par-aqitur dhembjen e tij, shqetësimet e tija shpirtrore, jo vetëm për fatin e tij, po edhe për fatin e popullit të tij. Prandaj në një farë mënyre kjo është edhe e dukeshme sidomos kur kemi parasysh faktin se autori poezinë kryesore e ka vendosur në fillim me titull “Plagët dhëmbin” gjë që tregon për një poezi të mbushur me dhembje.
    Shaqir Shaqiri nuk trajton shumë tema, po ato që i trajton tregojnë këmbënguljen e tij për të shpalosur shpirtin e tij të trazuar. Tema kryesore është dhem-bja që ai përjeton brenda burgut. Poezitë me këtë motiv janë mjaft domethënëse. Duket sikur këto poezi autori i ka shkruar me kujdes mjaft të madh, madje gjatë kohës së shkruar ai ka përjetuar një dhembje të madhe, e cila e ka shqetësuar edhe gja-të gjithë procesit të shkrimit.  Në poezitë e këtilla autori ka paraqitur edhe qëndrueshmërinë e tij për-ballë një gjendjes mjaft të rëndë, sidomos para aut-oriteteve të burgut, të cilët e detyronin atë të bënte veprime që ishin në kundërshtim me egon e tij. Prandaj rezistenca e tij përballë dhunës së shfren-uar që ushtrohej gjatë kohës sa ishte brenga burgut shprehet në disa poezi në forma të ndryshme. Në këtë mënyrë autori sikur ka arritur të shpalos gjithë vuajtjet dhe peripetitë që ka përjetuar gjatë asaj kohe. Shkrimi i poezive në burg është një shenjë se ai ka pasur një ideal të fuqishëm që e ka mbajtur të paepur përballë dhunës së shfrenuar. Megjithatë, në këtë përmbledhje me poezi autori ka gjetur fry-mëzim që të shkruajë edhe për dashurinë, të cilën e paraqet me një gjuhë mjaft të sinqertë. Është inte-resant se për dashurinë ai shkruan edhe gjatë kohës sa ishte brenda burgut, duke e kujtuar me mall të madh kohën që ka shkuar. Një poezi mjaft dome-thënëse është ajo me titull “Dhoma nr. 21” që dë-shmon se autori është treguar mjaft i fortë gjatë çasteve të vështira të jetës së tij. Mund të themi se poezitë e Shaqir Shaqirit, edhe pse janë shkruar në një gjuhë të thjeshtë, po që komunikojnë mjaft mirë me lexuesin, dëshmojnë prirjen e tij për të shpalosur dhembjen e tij përmes vargjeve, për të shpalosur një botë të mbushur me dhembje, me shpresa dhe me vuajtje të madhe. Poezia e tij është poezi e shprehur me një ndjeshm-eri të hapur, që tregon se vuajtjen e ka mundur gjatë kohës sa i ka krijuar këto vargje. 

Customizing and Personalizing My Site

I might not want a large amount of text on my home page if I want to guide visitors toward my other pages. Instead of text, I can add photos or interesting links. One of the first things I would want to do is choose a template that reflects what my site is all about. Colors and themes are a great way to reinforce the message and purpose of my site.

Behind the Scenes of My Home Page

Even if I don't put much text on my home page, it's a good idea to include hidden tools that will help me promote my site, so people other than my friends and family actually see it. For example, I could add meta tags, which are hidden codes that allow search engines to find my site. I could also install stats and a counter so I know how many people are visiting. If not many are visiting, submitting my site to search engines will guide more traffic to my site.