Rrjedha rrjedhė shqip -KLUBI I ARTISTĖVE DHE GAZETARĖVE ' RRJEDHA ' ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB "RRJEDHA' rrjedha_nr@yahoo.com Rr./st. Arbėria- Elena Gjika. Nr. 64/A Gjilan Kosova -Tel: +377(0)44 125 733
klikoni ketu...! www.everyoneweb.com/rrjedhashqiptare ,www.rrjedha.tk; www.rrjedha.20m.com :sw:rrjedhashqiptare ėshtė e pavarur, mjet arkivorė, informativ dhe kulturorė. Dhe nuk i pėrket asnjė spektri politike, por nuk ėshtė as apolitike, as (jo)fetare apo ndonjė pro(ant)grupi tjetėr etnik. As nuk financohet nga askush tjetėr pos nga ekipi i pavarur Rrjedha. Faqja jonė sjellė materiale ekskluzive krijime dhe tė huazuara apo tė pėrkthyera nga mediumet mė tė ndryshme tė botės, si dhe ka pėr qėllim krijimin e njė transverzale pėr qasjen dhe integrimen e shqiptarėve dhe tė tjerėve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dėshmitė, faktet dhe zhvillimet mė tė rėndėsishme globale dhe mbarė shqiptare. (rrjedhapress)
Gjithmon me ju ...
Gjithcka vetem per ju http://www.rrjedha.tk dhe me- http://www.info-kokaj.tk
Këndvështrim
Imazhe poetike të përjetimeve kolektive e individuale
Nijazi Ramadani: “Imazhe kohe” (poezi 1978-2008), botoi: SH.B. “Rrjedha”, 2008
Nga Nuhi Ismajli
Poet, prozator, publicist, autori i shkrimeve për teatrin e letërsinë Nijazi Ramadani (Kokaj, 1964), ndër të tjerat, gjer më tash, ka botuar edhe dy vepra poetike: "Dheshkronjë arbëri:, Jeta e re, Prishtinë, 1995 dhe: "Imazhe kohe", Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me temetikën, ndjeshmërinë dhe karakterisikat e shprehjes poetike.
Vepra "Imazhe kohe", e N. Ramadanit, përveç shënimeve për autorin dhe pasqyrën për krijimtarinë e tij, jep edhe njëzete pesë poezi (të krijuara në periudhn 1978-2008), të cilat mëtojnë të shënojnë 30-vjetorin e krijimtarisë së këtij autori dhe rrugën krijuese të të tij. Poezitë e veprës: "Imazhe kohe", sipas preokupimeve tematike autori i ka organizuar në tri cikle: Dhembje shpirti, Jetë e pëmbysur dhe Letra kohe.
Imazhet e së kaluarës
Në ciklin e parë të poezive(dhembje shpirti), poeti trajton fatin e të parëve të dëbuar nga trojet e tyer veri-lindore, si dhe idetë e tij të zgjuara nga ajo faqe tragjike e historisë kombëtare. Janë këto ngjarje të ndodhura kaherë, por të përjetuara thellë.
Kujtimi i së kaluarës tragjike është i rëndë, por edhe harresa e atij fati tragjik është e pamundshme dhe një e keqe tjetër; kujtesa, me gjithë dhimbjen që sjell, është një obligim, të cilën e ruan poeti.
Kujtesa e poetit nuk është vetëm një kujtesë e pashlyeshme kolektive e cila reflektet si e kaluar tragjike, por reflektohet si e kaluar tragjike, por ajo është e gjallë dhe gjallërohet gjithnjë, duke vetëdijësuar e aftësuar gjithnjë e më tepër poetin, për ta parë, për ta njohur dhe për tu marrë me të. E kaluara, sipas poetit, është koha e gjendjeve, e shfaqjeve antitetike të jetës.
Në njërën anë kemi plagët, përjetimet e kujtimet e hidhura, në anën tjetër flijimet, heroizmat dhe kujtimet krenare.
Kështu, bashkë me të kaluarën tragjike, sipas poetit, kanë lindur edhe figurat dhe idealet e mëdha, të pavdekshme, ... që shfaqën si klidhje të poetit për të njohur kuptimin e tokës së të parëve, të dëbuar nga trojet e tyre dhe klithje nga dhembja për copëzimin e tokave të arbrit.
Poeti gjakon njohjen e tragjikës së popullit të tij të dëbuar nga vatrat e veta dhe ka dhembje përderi sa nuk njihet e vërteta dhe nuk shpaguhet për fatkeqësitë e padrejtësitë e përjetuara: dredhitë, intrigat, shpifjet e vazhdueshme dhe fatkeqësitë e mëdha nuk prajnë, sipas poetit, por vazhdojnë edhe më, si veprimet në trajtat e magjive dhe shpirtra të këqij, si shqitën dot dheut të arbrit,...
Heronjtë e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me paranverën, janë ata që e mbushin poetin plot krenari, hare e entuziazëm për të ardhmen e popullit të tij.
Imazhet e vendlidnjes dhe të vendasve
Në qendër të poezive të ciklit të dytë të poezive ( Jetë e përmbysur) është vendlindja dhe vendësit, historia tragjike, por edhe heroike e tyre, dhembja dhe krenaria e poetit për ta.
Në këtë cikël poezish, një vend të rëndsishëm zë shprehja e dashurisë së madhe të poetit, ndaj njerëzve të vendlidnjes, veças ndaj heronjve të saj ("Të gjallë e të vdekur unë ju dua/ Tek jepni dritë tokës sime...", f. 25).
Mjaftë vargje në këtë cikël poeti ua kushton heronjve, të cilët i çmon për sakrificën dhe aktin e përjetësimit të tyre nëpërmjet asaj sakrifice, (Poezitë: "Do të vijë me lirinë, f. 26; "Humazh për Arbenin:,f. 27; "Portret për luftëtarin", f.30, etj.)
As në këtë cikël poezish, poeti nuk i shmanget dot kujtimit të së kaluarës së hidhur, por as qëndresës heroike të vendit të tij.
Kështu, në njërën anë kemi kujtime të rënda, të hidhura(f.23), kujtime për ekzistencën e vështirë, historinë e keqe (f.24), historinë e rëndë (f.23), historinë tragjike (f.24) tragjiken, dhembjen (f.22), apo, si thotë poeti: " Itaka ime e rrënuar/ Gjithandej vetëtimë/ shpirt shkrumbuar/.../ Itaka ime një grusht dhe" (f.23) ej... pas së cilës vjen një mallkim i poetit, për jetën, dhe kohën e robërisë (f.29), kurse, në anën tjetër, kemi kujtimin për mbijetesën e vendit nëpër situata të vështira f.22), kalimin e kohës së keqe f.23), historë e mirë të vendësve ( f.24) etj.
E parë kështu, kujtimi për historinë e vendit, në poezin e këtij poeti, është një histor kontrastesh të theksuara, e cila përfundon me pyetjen dilemë të poetit: " Itaka ime e re/ Je mallkim historie/ A zjarr që s'shuhesh je.. " ( f..24).
Imazhe natyrë dhe dashurie
Në kapitullin e tretë të veprës (Leter kohe), N.Ramadani ka botuar pak lirika, përmes së cilave ai dëshmon prirjen e tij për krijimin e poezisë së dashurisë, poezisë përshkrues dhe poezisë për fëmijë.
Lirika e motiveve të tilla, në poezinë e N. Ramadanit, shquhet për ndjeshmërinë e veçantë, frymëzimin, forcën emacionale dhe mënyrën e veçantë të shprehjes.
Në poezinë e dashurisë, N. Ramadani paraqet femrën dhe pamjen e saj: dashurinë si kuptim i jetës, mendimin për vetën, poetin dhe femrën, si y botëra të kudërta, që synojnë ta bëjnë një të vetme.
Po kështu, në një mënyrë të veçantë, karakteristike N. Ramadanit krojon edhe lirikën përshkrues. Në kuadër të një lloji të illë poetik, theksohet ndjeshmëria e thellë e poetit për natyrën dhe përjetimet që ia zgjon ajo.
Si përfundim mund të thuhet se karakteristikë e poezisë së këtij poeti është shprehja e kondensuar e esencës së ndjenjës dhe mendimit.
Forma, kompozicioni dhe vargu i poezive të tij janë karakteristike dhe në harmoni me përjetimet, botën emacionale të poetit, kurse fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrinë ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit.
(E martë, 17 mars 2009, Zëri, Prishtinë)
NIJAZI RAMADANI:RRĖfimi pĖR AZGANIN(ROMAN):MOTO:Azgani do tė prehen i qetė vetėm atėherė, kur dheu pėr tė cilin ranė do tė jetė i lirė.
NIJAZI RAMADANI Rrëfimi për Azganin ( Roman ) Azgani do të prehet i qetë vetëm atëherë, kur dheu për të cilin ranë do të jetë i lirë. I. Në vorbullën e sapo ngritur në qiell moti në Malazezë, pahitej hë për hë, sikur laraskë apo Korbi zi. Korbi i Zi me krra-krra vringëllonte si teh shpate mbi Muranë e nëpër kataraktet e Bjeshkës së Gorenit. Aty ishte sjell e pështjell, një kob i zi nëpër tokë e më pastaj ishte shpërndarë në qiell. Gjithandej flakërimë dhe murmurimë. Atje tek Qoftë-largu, që nuk iu dihej fija as hija, kishte nisur të rrokullisej lëmshi i mbështjell me fosile të muranës dhe assesi nuk i dihet ku mund të përfundojë me tërë ato spirale rrathë-rrathë e të dredhur pas atij rrebeshi që po kërcënonte mes rrymimeve të shtrëngatës që vranëte e kthjellte mbi atë nënqiell. Ndonëse prej andej miklonin si haber pikat e shiut dhe kokrrat e breshrit, godasin si qukapiku mbi drunjtë. Ato duke u përplasur godasin pjerrët në xhamat e parmakëve të shtëpive të Dritartës mbi Lumnajë. - Hata, hata e madhe!– janë përbiruar zëra të përhumbura në mishmashin e Ballkanit. Në shtatë kat mbi dhe, shtatë kat nën te po e ndienin gjëmimin! Gojëkëqij si kukuvajkë e kasnec, plëngprishës, ndjellakeqes,... dalldisnin e murmurisnin, e sa përhiheshin e turreshin, tmerroheshin e tmerronin për të mos thënë edhe pshurreshin përpjetë nga tmerri i pa vërejtur fare, sepse edhe vetë atyre po u binte fytyrës pa kurrfarë perde, por, edhe përflisnin pa ja nda, për gjithë farë ndodhte për atë marrinë e qitur, për një bedatë të ri në katund të vjetër. Hë për hë, aty çohet peshë një mendje e rrakatur, sa për t’ua prishur rehatinë dhe, pa i vënë fre përplasjeve prapa perdeve të përdredhura nga stuhia e shiut dhe breshërit, kokrrizë që ishte shkrehur me të goditur pikat pa rrufepritës, e që përcjellja i vinte pas me vetëtimë e murmurimë. Ndonëse, siç ishte pritur si puhizë e lehtë, pas gjithë asaj vape me diellin që përcëllonte mbi kokë, piqte sikur t’i vihej saçi mbi kokë, por, mbase kjo siç shihej për aq kohë sa njerëzit e bënë jetën e tyre, këtu, në këtë zallamahi nuk e kishte mbajtur askush në mend, të kishte ra kokrra sa grushti, pa i bërë derman, ndonjëherë apo hiç, të lumit zot i cili i kishte falë, ndonëse, përmendeshin si shenja të para të kiametit. Mirëpo, kjo hata e madhe në rrethinën e Rrezartës nuk do mbetet me kaq, ku si për kob, atë ditë të shtunë pazari, kishin ra në qytezë të gjithë burrat e Qahisë. Shtëpitë u kishin mbetur në fëmijë, pleq dhe gra. Mbi divan-hane, fërfëllimë, sa ora i qitën ato pakë enë që kishin në magje: fund, hollojë dhe i rrakatën, duke rropatur ato sende që kishin nëpër duar, sikur i rrotullonin sitat, sofrat ... Dhe, më pas si për inat dhe fare anash tyre, i përshkonin pikat e shiut të përziera me breshër me sa fuqi që i kishte sjell era, shembeshin mbi gjelbërimin e njomë të asaj vere në Muranë dhe, goditnin çfarëdo që ndeshej me to sikur të ishin topa bore të ngrirë, kristalesh. Ato, oshtima të tyre i bënin mendjet të kriseshin, t’i mbyllnin sytë e veshët e ndonjë të vetmuari që kishte mbetur për t’u strehuar në ndonjë strehë teneqeje të avllisë. Ata që ua kishin frikën rrufesë goditëse, kishin ngelur në pikë të rogës të mbërthyer nën mëshirën e zotit dhe fatit, mbi të cilët bien kokrrat e breshrit, që tingëllonin si në ndonjë shalqi të papjekur. Kokores pa ndërprerë bie breshëri sixhim, duke i kërcyer e rrotulluar kokrrat nën frymën e nxehtë të dheut që ngjiteshin njëra mbi tjetrën, sikur të ishin kristale prej stalagmiteve të bëra shtatë kat nën dhe. Në fërkimet e tyre mes currilit të shiut, si gati typthat e kokërrimëta të borës, si për magji e habi lidhen dy koka të ngjitura binjakë në kokat e mëdha. Më pas falltaret e shehut po pëshpëritnin pa ia nda, ndërsa plakat kukurisin sikur pulat e Dudisë, por, edhe gratë e shastisura, të cilat kishin hedhur nga një maramë në kokë, duke i folur njëra-tjetrës për lidhje me bëmat e ndonjë grua të përdalë, për ndonjë kopil.... -Ko-ku..ko-ku ... mëkat, mëkat një e përdalë, të na e bëjë këtë kiamet, i shushuritnin njëra tjetrës si për bela. -Një e marrë e paska hedhur kopilin e vdekur përmbi dhè, i thoshin njëra-tjetrës vesh më vesh, për të mos i hetuar kush, duke iu përgjëruar hyjnores së shenjtë për t’ua falur mëkatet. Dhe, deri sa ta mbulojë shiu e breshëri me gur e dhè, atë rezilin e tyre, nuk do të prajë shiu as breshëri,- i dëftonte tjetra si nëpër dhëmbë. -E marroftë zoti, e marroftë ..., si ka mundur ta bëjë këtë rezil-hane, ia kthente tjetra shoqes me asharet, duke belbëzuar. -Mëkat, mëkat një e përdalë të na e bëjë këtë kiamet në Muranë, - i thoshte nëna Hide që kishte qëlluar të jetë afër Dudisë. Mirëpo, edhe pas shtrëngatës në Muranë, njerëzit kanë shtuar masat e rrepta, që mos të dëmtohet gjithë ai bereqet, që atë verë ishte bërë deti , si për kob. -O, zot ruana nga të ligat!- ia tha nënë Hidja, kunatës së vetë Dudisë. - Hiqmani atë zallamahi që kish mbetur mbi kokat e goditura në Muranë, -u thoshte Bylykbashi sejmenëve, duke i shtuar radhët e tyre, që të mos ketë rast përdhunimi, sepse jeta jashtë kurorës sjell kopilë. Fat ishte që atë vit nuk i vizitoi fare spahiu dhe xhandarmëria për t’ia marrë fshatarësisë një të dhjetat e të korrave. Iu bë derman falja e gjithë kësaj nahije për verën e sivjetme, zotit i qofshim falë. Sepse në vjeshtën e kaluar një fukaraje i kishte pasur ardhur shpirti te hunda, deri sa ia kishte dhënë , Spahiut Oka të dhjetat, apo hakun siç i thonë ata. -Hata, e zi pas sa vjetësh të djegura në guri të oxhakut! Sa herë kalonte ai spahiu pranë tokës që kishte marrë me qesim, pëshpëriste jo me zë të lartë po veç sa për të dëgjuar fjalën e tij shkoi në vesh të zotit. - Në të marrtë Koka, mos të mbiftë kokrra, apo të lëshoftë toka, nëse nuk të merr oka, mos të mbajt toka! ..., Deri sa hidhej fara, përkarshi te Mulliri i Kokës në të dalë të asaj Kazaje. - Jo, Oka,... por, Stambolli, he domuz! -Ia ktheu spahiu, duke i ra sixhim kalit që të shkonte më shpejt prej andej. Sepse edhe ai e kishte kuptuar se reformat e xhonturqve, ua kishin rënduar qesen këtij fukaraje. Tokat e bukës ua kishte shitur për bukë zengjinëve ose i kishte lënë rabush, duke mos mundur për ta kthyer kurrë më. -Hajt se zoti, ndoshta i bënë derman këto halle të miletit?! -Aferim ju qoftë, na mbetëm me gishta në gojë!- duke ia përplasur një palë hobe Spahiut, derisa ngiste kalin. - Mos po pritë se të bie nga qielli o Ramë? - Merre martinën e ngjitu maleve te Karadakut, me ata në male, në ta mbajt palla - i kishte thënë Spahiu. -Po ti pse je këtu ende o lum zotëria?! ... ia ktheu prapë, Plaku Ramë. I kam dhjetë meshkuj që kanë zënë prita në istikame në gryka të maleve. Zeka i pari ia ka vënë qyskinë shinave, te Guri i Shpuam, kurse Tali me bajrak,... por, bëhu edhe ti gati se parapa shpine e kemi hasmin, në derë te Kapia, e kanë lëshuar karakollin asqeria e mbretit pa e krisë asnjë pushkë. -Një taborë me vullnetarë kanë dalë në prita, karshi Topalles për t’iu dalë në ndihmë, atyre që po i lëshojnë tokat e veta nga Ushtria e Tretë Serbe. -Gjithçka gjen përpara vret e pret si asht zi e ma zi. - Edhe unë jam nga ato toka të Sanxhakut, i thotë Spahiu. Shtëpia ime para pesë vjetëve ishte te Livadhet e Klanit... ky gardh ka me u prish prapë edhe verën e sivjetme - ia sillte era fjalët, sikur t’i fliste ai në vesh Plaku Ramët. - Or, zotëri, ti ke kursyer që ta kesh një kulm shtëpie, kudo që të shkosh do t’ia dalësh, por, unë që veç shpirtrat e robërve të mi i kam.......- murmuronte, Plaku Ramë, sikur fliste vetë me veti. -Nuk të duhet më shumë se dy lira për një pushkë që të dalësh maleve, - ia tregonte udhët Spahiu. - Po kujt t’ia lë një nënë plakë me gruan e fëmijët, ore ti...? I mbushet mendja Plaku Ramët që të dalë në mal komit,... po mbreti nuk na bënë derman ma...? - Mbreti e ka zor të mbetet matanë Grykës Bosforit, e lëre ma këndej grykave tona. - A e di si i la Plavën, Hotin dhe Grudën ... Po edhe nga këtu, po ikën andej,- ia bënte me dorë kah juglindja e vendit, ku ishin ata dy, derisa kali nuhaste erën e tagjisë, që kishte hedh prej hobeve të leckosura fare. -Kjo periudhë, të thuash, si në thurje e edhe në shthurje, nëpër të cilën po kalonin njerëzit e kazasë, ishte realitet i kazasë. Edhe relievi dhe natyra e saj, shtrihej në formën e një oaze gllabëruese. Kjo bazë po lëkundej, më pas kishte nisur edhe një gjëmë nga pushteti mbi njeriun e lidhur fort për tokën e vetë. E keqja që polli fatin e zi në kasabanë e spahiut, me gjithë katrahurat e dramën e të vetmuarit në shkretinë, po e pllakoste gjithandej kazanë. Nuk punonin më as saraçët, kasa-gjinjtë, brisa-gjinjtë, samarxhinjtë, litarpunuesit, arkapunuesit, qeleshepunuesit, qilimpunuesit, farkëtarët, mbathtarët, pushkatarët, kalla-ngjitë e disa zeje tjera, ë gjitha këto zeje dhe disa të tjera, të cilat nuk janë përmendur këtu, janë ushtruar në lagjen e Shatërvanit. Vetëm zeja e mbathtarit, këpucëtarit dhe e teneqepunuesit, por nuk është humbur të zejtarët e vjetër për t`i përtërirë zejet tjera, ku këtu kanë traditë të gjatë. Ca kanë ikur pa kapelë mbi krye... - Filozofia jetës së këtyre maleve e luginave, me të gjitha preokupimet dhe përmasat tragjike të tyre, në periudhën e luftërave Ballkanike, ishte sajuar prej rrëfimesh të fuqishme e me të njerëzve të kësaj ane. Mbase jeta këtu lind e vdes për tu ringjallur me te. Fati i Plaku Ramë sikur edhe i të tjerëve po vihet në peshojë, por varet nga ngjarjet që ndodhin në kasaba. Vrasja e konsullit në Skupi si dhe ngjarje tjera që po ndodhnin në verilindje, tregonin se Perandoria mes dy rrymimeve te veta brenda vetit dhe e murtatit po binte, e cila ka qenë burim i pashtershëm i shumë krizave të përmasave të mëdha. Kriza ra edhe mbi fatin e Plaku Ramët. Me "vesika" në duar deri te luftërat e kryqëzatave dhe, aty preknin vijat e identitetit të njerëzve e popujve të mallkuar. Riza Kokrra, kur i duhej dhënë një zgjidhje të vetme, kthehej me sy kah Anadollia. Të shkojë atje, të ik atje, tek bren miza hekur në vendin e të ikurve dhe, bie në grackën e stolisur, së bashku me dhjetëra e dhjetëra që të përfundonin në humbëtira. Paja kishte ngelur bisht robi, si asqer i mbretit në fushë të Jemenit. Ngarend për t’u kthyer këndej detit, por, në vendin e tij kishin shkelur asqer të huaj, me do farë kokardash me drapërinj mbi koka. Në kujtimet e harruara për të, kishin ngelur varur në kornizë edhe një shtresë e zejtarëve dhe, të tjera simbole në kokën e tij, që zbulojnë ecejake të vuajtjeve dhe, ngritje mbi vetveten, pas flijimit duke mposhtur mortin e sjell nga murtati. -Paja me Metin, të varrosur ngelin në një copë tokë në dheun e huaj, megjithëse Metë Koka kishte zënë vend me eshtrat e tij, gjithandej fushës Jemenit me asqerin e huaj në shpinë. Pas gjithë atyre goditjeve shpirtërore e të njëpasnjëshme, Riza Kokrrën i shkulur prej toke, po e përcillte si figurë hije; mallkimi brez pas brezi. Këtë ia tregonin rrudhat e ballit. -Ramë Kokrra bartë peshën e një kohe, për vëllain e mbetur rob dhe kasollen e tij te Ara e Malit. I gjendur karshi pushtuesve të rinj koha rëndonte mbi të, të shkuarën, por edhe tashmen. Më vonë tragjedia bëhej përmes goditjeve të hapura: përmes rrahjeve, burgosjeve, përmes klimës së trishtimit, dyshimeve, frikës... Kjo bëhej, gjithnjë për ta lëshuar vatanin. Ashtu siç kishte ndodhur para një shekulli kur kishte ikur nga Tupalla dhe sot kishte dilemën: t’i vazhdoj, këtu në tokën e vetë, jetën e robit apo të kërkoj qetësinë, ku vetëm dielli dhe hëna mund t’i shihnin ndonjëherë. - Një jetë kemi- i tha shoqja e tij, Dila, pas asaj thurje e shthurje shkallë- shkallë, me rënie e ngritje... Po më shumë e rëndonte barra e gjendjes. Me njerëz të ikur, muhaxhirë prej trekëndëshit lindor, shihej përditshmëria në shatërvan, në berberhane, në Teqe, në hane e bujtina dhe hamame. -Ramë Kokrra një kaçak mali i kujtonte pesë fëmijët e tij në kasollen e ruajtur me kapsollë. Nëna Dile i ruante ata si pesë kaçakë mali. Kur kthehej nga mali, dikur vonë pas mesnate, vetëm Azgani e priste i zgjuar. Kur hynte në oborr ai i thoshte - "Eja, kaçaku i babës Azgan"... Rama si Ramë po ballafaqohej në Kokë e tokë. Tashmë i kishte rënduar një pjesë e historisë dhe e kujtesës për të gjallë. Atij nuk i mbeti tjetër derë pos për të dalë kaçak mali e për t’u bërë fli duke ngritur kështu vetëdijen për qëndresë Paria që po e humbë dalje-hyrjen në Grykë të Bosforit kërkonte shtigjet të reja në kreshtat e shqipes së ballkanizuar, mbi të cilët ndeshen stuhitë. Thërriste për t’iu kundërvënë nënshtrimit ndaj së keqes, që u kishte rënë në kokë dhe në lugë. E gjitha ndjehej nën lëkurë, përkeqësimi i jashtëm, por edhe shpirtëror, sado pak, për brenda ndjenin forcën e arsyes. Pastaj kryekëput i vihen lidhjet në ndjenjat fisnike, aftësia dhe guximi e, ndër ta ka pasur edhe sosh që u ishte përvjedhur në heshtje djallëzia, që u kishte mbet si testament i përhershëm. * * * ... Rikthimi në shpellat e Majëmalit në Kepin e shqipes u ishte bërë gati si magji, aty, ku luhej vallja e shpatave dhe përsosja e artit luftarak përmes lojës të përcjella si rëndom me lahutë, çifteli, zurna e tupan. Pikërisht, aty ku ishte nisur rrjedha, te kataraktet e lumit Llapushë, prapa shpinës, kishin shtëpinë që e kishin lënë prej kohësh. Pas asaj kohe që kishin ikur ata pak banorë, vetëm minjtë kishin mbetur për tu dalldisur pas ndonjë hedhurine të mbetur andej. Edhe të lehurat e qenit sapo kishin pushuar, sepse edhe ata ishin ngjitur pas bishtit të qerreve të tyre, drejt Stambollit me kolonën e fundit që kishte ngelur prapa. Ata ecnin me kokën e kthyer kah çatia e kasolles së Qahisë në kodër. Kapsollën që ia kishte lënë nënës Dile, e mbante në përparëse, të mbështjell bashkë me një bukë masdore të sapo nxjerr prej çerepi. Edhe njëherë ia kishte lëshuar sytë asaj vatre të ndezur, prej udhës së hapët te Guri i Shpuem, aty te Këmba e kalit, ku para disa viteve, e kishte dëgjuar gjëmimin dhe oshtimën e pushkëve të burrit të saj, i cili pasi kishte dalë në mal, ishte nxënë keq me një Çaush Turqie. Megjithëse nuk kaluan shumë dhe në vendin e tyre, kishte dalë xhandarmëria e Bullgarit të Parë. Ai ua kishte kthyer pushkën edhe atyre si të parëve. bullgarët i quan fjalë që tu bie në dorë at, ose do t’ia marrin gruan dhe pesë fëmijët syrgjyn në Sofje. Një ditë në mbrëmje, u kthye nga mali, dhe i tha vëllait të tij: - Më mirë po bëhem kurban për hatër të robit tim. Bullgarët e lidhen me pranga dhe, pas një kohe e kthyen të larë në gjak. Pas tri javësh vdiq prej plagëve të marra, kurse shoku i tij, Galiti kishte vdekur nga lija në Sofje. Nënë Dilja ishte detyruar të largohet. Gjatë rrugës kishte vuajtur shumë duke mbajtur dy fëmijët e saj në krah dhe tjetrin në shpinë me një bukë dhe kapsollën e plakut në prehër të mbështjell me përparësen e leshtë, që e kishte thurur me kërrabëza dhe të bërë nga veku e shtiza. Azgani i vetëm, me një trastë në krah, duke përgjuar terrenin, po ecte përpara në këmbë, herë pas here kthehej prapa dhe shikonte të tjerët. Kur arritën te Shkalla e Burisë, në atë kryqëzim të rrugëve, nënën Dile e lëshuan këmbë e duar. Ajo dhe për t’i shpëtuar katër të tjerët, vendosi ta lente në skaj të udhës Çilin, djalin e vogël. Hideja që po vinte përtej shpatit me fëmijët e saj më të mëdhenj, duke i tërhequr zvarrë me mundin më të madh, kur dëgjoi vajin e fëmijës kuptoi që nënë Dilja e kishte lënë fëmijën në rrugë. Ai nuk dinte të frikohej, kurse më të mëdhenjtë mund edhe të ograisen prej tmerrit dhe gjëmimeve të topave përtej kodrave të Blinajës mbi Muranë. Në Kacule, Isë-Ukaj më pas, befas, ishin kapur prej armatës së tretë serbe dhe, vrarë dhjetëra veta afër shtëpive të tyre. Për të tretën herë kullat ishin djegur prej se edhe ky vend ishte trazuar nga luftërat ballkanike. I vranë dhe ikën, duke lënë plagë, varre, shtëpi të djegura, ashte e kafka. Ikën për ta lënë duhmën e temjanit te kryqëzuar me dhunë te Sali Sava. Sali+Sava. Nuk kishin kaluar dy qind vjet, që kur kishin ra këndej, kryq e tërthor. Më vonë për të ruajtur privilegjet e veta, bujarisë, të cilët ishin plot lakmi për pushtet e pasuri, iu dhanë vende më të larta, si kmet të katundit, të kazasë etj.. Mirëpo, sapo kaloi epoka e ndikimit të atij zamani në periudhën e ringjalljes, iku guna, e mbeti opinga maleve. Guna u detyrua që ta pranojë fenë nën dhunën e haraçeve te paligjshme, por edhe duke e pakësuar me krerët, te malet e Bindit. Në kalimin e tyre më parë, i kishte ra hise dikujt që të heshtin bindjen e tyre varësisht nga përkatësia fetare, por kishin ra në rabush edhe me lidhjen e natyrës politike, etnike, nga se, po pajtohej me natyrën e tyre, dhe qëndronte karshi përuljes, martirizimit, shërbesave dhe përbuzjes, ose t’i bënin plaçkat gati për ikje me "Kvasika" në duar për në Anadolli. -Ramë ma mirë ikim në male sa është uji i turbullte, nga se ne jemi dheu i kësaj toke, i kishte pas thënë i sapo kthyeri ish nizam i mbretit, për dymbëdhjetë vjet shërbim në Kajmekamin e Rumelisë. Dritat e syve dëftonin me shpirtrat e rikthyer prapë në tokën e braktisur pas disa ditëve që kishin pushuar luftimet në atë dhè, rrëzë Majëmalit. Mirëpo, nuk shkoi gjatë dhe nisi të punohet nëpër ato ara e livadhe, të mbetura atë vjet djerrina, vetëm kullosave me thera dhe gjemba nuk ua kishin vënë zjarrin, që u ndritin xixa strallit. Në hijen e atyre pakë lisave të lashtë, bagëtia e mbetur mrizonin, por shumë sosh kishin humbur pa asnjë shenjë dhe as një nishan. Vetëm varret peshonin si guri, rëndë, që kurrë nuk lëvizin andej, prej vendit të vetë. Aty për të ndenjur mes tokës së zhuritur, nuk ishte lehtë, ndonëse, si hijet pas gjëmave të tyre u rënkonin plagët e hapura që u kullonin ende gjak. Ishte vështirë ta lësh vendin. Nga larg dëgjoheshin dënesje, miklime, pallje, krismë tupani etj. Duke ecur, të kujtohen ditët e ngjizura për atë copë tokë, dasmën e Zyre Tali, si dhe këngën e vajin e çikave. Dëgjon motrën e Arit, Artën, që po e vajtonte në guri të oxhakut vëllain, i cili ua kishte lënë shkret hisen e tij, dhe ishte fikur vatra e tyre Kujton Talin i cili mbante bajrakun te Guri i Shpuam në Kaçanik në luftë kundër Dërgut e Xhavit Pashait. * * * Gjithë ajo rrjedhë uji po shembej mbi kataraktet e Bjeshkës së Madhe, pas gjithë asaj që ua kishte rënduar lufta dhe jeta për liri a vdekje. Nuk kaluan shumë ditë, dhe pas atij rrebeshi filluan të ringjallën prapë ato kasolle dhe kulla prej guri, që ngjitas kishin oda burrash dhe vathe bagëtish. E keqja dhe e mira sa ora, si era e merrte dheun, me të shtënat e dyfekët. Pastaj, bie daullja e defi, për të vazhduar me këngë e valle në natën, kur i ndahet vadja për të marrë dhe dhënë nuse në "natën e kallamboqit". Kujtonin se si përdridhej kur duhej të shkohej nuse te Karadakët e Bjeshkës. Zyra dridhej kur po kujtonte që po shkonte nuse:"... ashiqare, oj ashiqare, nuse e mirë me xhemper. Me çampare, çampare, nuse e bukur bash për Gare, bash për Gare..." Pas tyre loja e burrave e përcjell me surle e tupan ngjeshur edhe me lojëra të tjera, si ajo e Kaçakëve, Ujkut, Deli Agushit. Baca Lilë veç sa nuk fluturonte me hapat e tij, që i lëvizte me salltanat nën ritmin e daulleve e të çallgive dhe nën krismat e armëve që e qonin peshë dheun nën këmbë në gjithë nahijen. Matanë në rogën e gjatë, sokëllima dhe hingëllima e kuajve dhe e pelave të harlisura, të cilave pas vrapimeve u dilte shkuma gojës për një pëllëmbë vend për ta marrë maramën, ndërsa burrat në garën e gurë-peshave ngritin lartë mbi supe gurët duke vërvitur sa më larg sikur donin t’ia kalojnë Mujo Bylykbashit. Çikat e katundit të quar peshë pas lojës me defe e çallgi, ngarendnin si hergjele të pa shaluara, vraponin si pelat të Sules me kumbon, që kullosnin ag e terr nëpër lugjet e gjëra e ndër ato rogat e gjata, që si dilet kurrë në skaj pa pushuar dy a tre herë. Vrapi i tyre të përshkon trupin. Si nëpër ëndërr i dëftohet, duke e kërkuar princin e tyre, Feniksin me kalë të bardhë, ndërsa para mbrëmjes ndalonin me tufat e luleve të blirit për të marrë pak frymë të bungu i pusit të dafinave. Dhe, askush nuk ia kishte vënë syrin apo këmbën asaj hergjele, sytë e pangopur kalonin për anash pa i vënë re, të hipur apo për dore në atë a pelë, ndonëse të pa shaluar dhe pa fre mbajtur me një sixhim të lidhur për qafe, sikur të ishin rritur në një grazhd, hingëllonin e sokëllinin me sa zë që kishin, duke e përthyer nëpër përroska. Një mijë herë të zgjidhura e lidhura vërviteshin lugut të Llapushës, skaj më skaj, që nuk i nxinte terri, dhe aty të nesërmen i çelte drita. Oda e Galitit përplot me burra. Aty shtroheshin sofra me zijafete prej mishi e deri në tamëloriz, ndërsa të tjerët për anash i shtronin muhabetet mes veti deri sa arrinin dhe kuvendonin gjatë e gjërë për ndonjë besëlidhje të re, ndonëse për këtë po flisnin shtruar shumë kohë dhe, po kuvendonin gju më gju për paqe e gjallërim. Si take ata përdornin zënkat e mëritë ndër ato grindje fisesh, e mos besim ndërmjet veti, ato dhe aty ku ishin, pa lënë anash të folurat nëpër ato tubime edhe për ata burra që luftuan në Betejën e Gurit të Shpuam në Grykë të Kaçanikut, që nuk iu ndan nis e sos përgjithmonë. Edhe pse më vonë të gjallët ikin prej andej, kurse gjallëria mbetet në muranë të tokës, ku i vinte erë buke, te likenet e dardhishtës, nuk u ikin frytet e Arës së zabelit dhe Gurit të babës, ku preheshin të qetë gjithë ata burra, gra e fëmijë në hise në Rup, katërçipërisht, sipas zakonit të kthyer kah perëndimi e me këmbë kah lindja. Por, edhe kur plaq me pleqënar të tjerë të fiseve, pasqë ishin thirrë për me pleqënue një ngatërres në katundit përkarshi. Mirëpo, nuk i kishte pas mujt me përfundue as fjalën aty se i nxënte gjuha n'thua e kishte pas belbëzua nga pakë. U que njani prej burrave që nuk i pëlqnte të vihet drejtësia për ndreqjen e të ngatërruarëve të asaj treve, dhe i thotë Halitit: "Leje k'to llafe se spo munesh me bae fjalën fjalë, e leje ma me drejtue "meshlizin". Ishta pas ngushtue plaku dhe, duke u quar në këmbë, ia ktheu fjalën:|"Eftimiri i zotit kjo punë mbetë e "prishtë" pa u ndreqën... Keni me më thirrë por nuk vijë ma". Pas shumë mbledhimeve nga pleq të pajtimeve nuk u arritë kur farë marrëveshje mes tyre. Dhe më në fund u detyruan me i que fjalë e me marrë parpë atë për ta drejtuar hesapin se nuk po bienin në "razi" ngatrëstarët. Dikur i qoi fjalë se do të kthehej parpë në odën e pajtimit por, me një kusht që t'i marrë me veti edhe dy burra tjerë që ta shoqëronin atë, për të cilin kusht pranuan, duke lënë me faj atë që ia kishte "pre" fjalën. Haliti i merrë dy kusherinjët e vetë, Qazi e Hetë Kokën, dy kaçak të njohur të kësaj ane. Pasiqë hynë në odë shikuan njëri tjetërin dhe panë që sa është"sahati", i thanë fol ti se të paqim ngue. Heta, i tha kush ashtë ai që një plakë në odë nuk e lënë me mbarue fjalën. Burri që kishte 'pre' fjalën ulë kokën dhe tjerët e dëgjuan deri sa e përfunduan muhabetin rreth asaj ndreqje, duke i thanë "ejvallah" për pajtimin e arritur. Plaku iu tha që t'iu fal k'tyne dy burrave që erdhen me mue se nuk pata me mjut as me fol para k'ti"meshlizit".. ~* * * Nuk kaloi shumë ditë, nusja e Ajrit duke u ngjitur malit përpjetë, i thoshte fjalët si me ritëm të çarshisë: -"Karadake, hej karadake fikët vetën e më mbytët mu..". Si e han dy kokallarë zjafetin u bamun gati për pashain n'moravic, po i rrëfenin njeri tjetrit, duke u kthyer udhës pazarit> edhe kështu kalohej udha m mirë. Nji ditë vere kishin pas ra këtej pari, dy kokallarë për në fshatrat fushore t'moravicës dhe përgati udhës ishin renditur për t'ia quar zjafetin me tekmil prej pasulit e deri n'tatli. Iu ra udha dhe i vesin se për ku e kah po e qonin k'to tepsia e tava. Njani prej tyre iu thotë me lëshue udhën se për drekë e kishin bae gati një pashai të ardhun prej Shkupi. -Eh, mirë boll, ia kthyen me nji fjalë te dy kokkalarët, Haziri dhe Merseli. -Pse? - petën ata. -Sepse na menduam mos e keni bae gati për argatë që punojnë fushën, sesa për qaushllar ka k'si zjafeti ku t'hyn .. Ia morrën tepsita me pule e pite deri n'tamel oriz dhe i skenjuan me nji anë dhe e hanin pa frikë e pa mërzitën fare. Nuk kaloi pakë pasiqë e kishin fshirë zjafetin, ju kishte pas ardhen nji nga ata që tu thoshte se: Pashai do t'i falte ata nëse u tregojnë arsyen pse e kishin grabitur zjafetin e bam gati për të. Mirë shumë, morën martinat me veti në krah dhe shkuan të pasha për të folu me të që mos me bae zullum te ata që e kishin bae gati zjafetin për te. Kur shkuan te ai, po i vet: Pse e hëngrët zjafetin, a ju treguan se ishte bae gati për mua, mos keni pas edhe ndonje kajst tjeter, iu tha atyne dyve. -Po, po, na treguan dhe nuk kemi pas asnjë cak tjetër pos që e kemi mendue se ishin t'umtë për bukë që tri ditë jemi dalë prej shpie deh nuk kemi hangër askund, . e për ty menuam se ku t'kersitesh n'derë ketu ka me ta bae nji zjafet ta bajnë. - Fal ju koftë kjo , se si burrat e folët njëme..Hallall ju qoftë! Prapë, sapo kalonin lumin, rrjedha nuk pushonte nëpër kataraktet e lumit Llapushë, dhe sa më shumë ikën, aq më shpesh mendja u shkonte drejt shtëpive të braktisura. Çdo asht e rrashtë në tokën e shkelur kishte vulën e ikonën e atyre që ranë dhe, secila prej atyre ishte pamje e pashlyer, e trishtë, që përmbanin nga pak tipare të thurura në ato këngët epike, që dëgjoj, duke e lexuar figurën në hije të gruas trime, të fisme dhe bujare të nënë Diles. Aty, rritur mes ashpërsisë së maleve të zeza, kishte fituar këto virtyte njerëzore së bashku me njerëzit e fisit, të përndjekur me vite prej andej. Tashmë edhe ata sapo kishin arritur ta shkelin Udhën e mbretit përbri Majës së Zezë. Aty, heshtja vetë po fliste, sikur i kishte gri morti dhe askush nuk i bënte derman, ndonëse në atë vatër të djegur e me plagë të hapura që po kullonin prapë gjak, jo më nga hakmarrjet, por prej lakut në fyt, prapë udhës mbretit, kërkonin shpëtim si vazal. Këtyre fytyrave të vuajtura dhe me ballin plot rrudha iu kishte bashkuar edhe Çili i vogël ende pa e mbush motmotin, të cilit i xixëllonin sytë e vegjël si inxhi. Atij ende s’i kishte rënë hise të provonte as një kothere buke. Ai kishte shijuar vetëm ujë e qumësht nga gjiri i nënës Dile. Ndarja e bashkimi i bënte t’u rridhnin lot. Edhe nënë Dilja, një shpirt shkrumbuar me atë grusht dhè në trastën lidhur në krah e qafë, e cila mundohej të mos i shpëtoj loti, iu kishte bashkangjitur njerëzve që syri u pikonte lot për tokën. Dritat e syve dëftonin me shpirtrat e rikthyer prapë në tokën e braktisur pas disa ditëve që kishin pushuar luftimet në atë dhè rrëzë Majëmalit. * * * Kataraktet e Llapushës me frushkuj uji, gjithë andej, ia kanë shuar etjen gjithë asaj nahije që ia kishin mësy me bë jetën jetë. Si nëpër kohërat e vjetra ende i besohej se mes dy Majeve të zeza shtrihet një batllak i sojit të Laçit të gjallë te Pusi i Paçukut, kishte pas mbretëruar një gjithë atë atë vend nahije jetët e vetë Kau i egër. Rreth burimit që rrjedhë prej andej peshqit e lumit rriteshin përjetësisht dhe flinin si në akuarium, duke ngre kokën herë pas here fët e fët në atë ujë të ftohtë bore ndonjë prej tyre. Edhe troftat lozonjare, i kanë përthyer flatrat në ato pjesë të thyera nëpër shpella të ngushta që i ngjasojnë fort atyre kanaleve nëntokësore ujore të Itakës të shkruara në vargjet e Homerit. Llapusha me gurët e bardhë dhe të zi të ngjitura një për një, shihet nga Kalaja si në akuarium.Disa janë të mbuluar prej lymi nëpër ato kataraktet e saj, ku rrjedh ujë i pashterur verë e dimër. Gurgullima e ujit të ftohtë prej gurit të ahishtës tok me pusin e Mullirit duket sikur vjellë me tërbim gjithandej etnisë, duke i shuar etjen sa ora me ujë borë atyre lugjeve të thella dhe të bardha e shkëmbore. Arbri nipi i Azganit pas sa dekadash po i shikonte peshqit në atë ujë loti, shikonte lumin se si po gjarpëronte, si për inat të atyre maleve që buronte prej Majës së Zezë, e cila e prek qiellin e diellin. Ai ishte kredhur në mendime duke ndenjur mbi ato valë uji të shkumëzuara të cilat të mbërthyera përplaseshin te pusi i Kalla-kanxhës, aty ku thikë përpjetë kërcejnë peshqit lozonjar duke u e përdredhur e duke lozur si fëmijë, trazohen e rrihen mes veti, deri sa përplasen mbi shkëmbinjtë e natyrës së gjallë. Ra, sa ora te Kroi i skajshëm, jo aq shumë sa për të marrë një ibrik ujë, por për të parë se kush po kalonte andej pari. Një çupe, me fytyrë all, e cila duhej të kalonte aty pari me kënata në dorë, ka kohë që i kishte hedhur sy. I dukej se ishte vegulli, shtathedhur dhe sikur po i rrinte pranë me atë pamje sorkadhe. Mos e paske humbur udhën djalë? – i tha ajo. - Jo, ndoshta tash nuk e di kah i bie shtëpia ime!- iu përgjegj duke e shikuar prapa shpinës, te flokët të lidhura me kordele plastike, tufë të pa shpupurishura kurrë. - Aman sa qenke rritur!- i tha vajzës, duke sjell kokën anash dhe duke ikur. - Mos nga se nuk të prek kush?! – thotë e përhumbura. -Jo, i kam lënë në arë të etur, duke pritur ujë... më mirë një shpirt shkrumbuar se etjet e pashuara, iu përgjigj, Arbri, duke fluturuar pas atyre shkurreve, i kuq all. - Ik se i le pa ujë,... ia ktheu vajza, duke ulur kokën. Arbëri po e ndiqte rrjedhën e lumit përpjetë dhe mendja i kishte tretur te ajo bukuroshja që po e lënte vetëm mes atyre shkurrave. * * * Fare pranë Majës Sukës, e veshur me shkurre, sapo e lëshon udhën te Koheni, e cila si majë hinke ngreh përpara kokën lartë dhe, që sa ora i bie shpatit rrezja e diellit me të lindur në mëngjes, asaj përpjetës në një Muranë të lartë, ku ndeshen erërat rreth e rrotull saj mbi atë majë vullkanike shihen gërmadhat e një fortese të vjetër. Fortesa është si mburojë e njeriut. Misteri i ndërtimit të saj nga ustallarët e vjetër, nis me gojëdhënat, për murosjet shumëkokëshe në Muranë, por edhe me këto kanale të ujit nëntokësor, të cilët lidhin Kalanë me Blinajën tonë. Dhe, prej andej mbarështuar deri afër Skopis, të emëruar nga simpatia: Troja e Odisesë, sipas të madhit aed, Homerit. Kalaja ishte ngritur para shtrirjesë së mbretrisë romake mbi Dardanin e vjeter ilire. Plakat i kanë kujtuar bijt e tyre si ushtarë, të cilët sipas mitit të thurur përbënin kordonin e rrathitur njëri afër tjtërit prej shkëmbinjëve të Artanës e deri të kodra pran majës së Sukës dhe, se gurët për bërjen e mureve të larta me murin e asaj rrethore, janë bartur prej andej Artanës e deri në majën vullkanike, ku ishte bërë kalaja. Ato lidheshin me vargmalet e kështjelles përtej lumit të bindit, kishte nuhatur duke hulmtuar Azgani sa ishte ende pa i hyrë në gjak zelli i një djaloshi që shetiste gjithandej, por kot se kot nuk mund ti gjente hyrjen e saj nga thelësia e nëntokës deri sa dalja e saj ishte futur thellë nën fushën e Gjinollëve. Ajo po i qëndronte kohës me simbolikën e Grykës së Malëzezës.Prej andej thriste nizami në atë zaman, u thoshte Azgani moshatarëve të tij që kishin bërë roje nga kodra e Tupanit në kuriz mal dhe, i biente prej Majës së lisit të gjatë e deri te Maja e Madhe në juglindje. Ata qysh atëherë e kanë mbrojtur tokën nga pushtimet prej anës së Lugunës në drejtim të maleve të pashkelura. Jo, shumë larg shiheshin prej andej gjithë toka e bukës, ku ta shohin sytë gjithandesj si në pllëmbë të dorës. Kjo pikë e ruan malin, atëherë kur hetoheshin sulmet përmes saj, bienin krismat e Tupanit që simbolizonin paralajmërimin e luftës, gjakun e derdhur që pastaj të nxënë pritat para se me çel drita e deri sa biente terri. Ata po zdirgjeshin kah kroi i Ilaçit për ti pastruar sytë, sepse qysh prej atyre kohërave kishte mbretruar bindja te vendasit si dhe te ata që janë ardhur pas tyre se ka sjell shërim dhe fare pran tij janë edhe ujërat tërmale me përbërje të sulfurit.Ai që po e përcillte pas Azganin i ra në hise me këputë një fije peri nga mitani për të vënë në degën e një shkurre: Perin e lash, shënetin e marrë! Ajo që shtrihet në anën e djathtë, pranë lumit të Bindit, ndonëse e humbur, por jo edhe e shlyer nga kujtesa, nga mendja e ndritur e popullit tonë sot ka nevojë për një dorë ustai për ta bërë ashtu si ishte e tëra, e kujtoni pasardhësit e atyre që e shterroni brezin e shtatë nëpër këto male. Pa pardon. - Atë çdo ditë e më shumë po e dëmton dhëmbi i kohës, thonë. Ajo është e shenjtë, por edhe Shenjtëri, pse jo ...?! Pak bëhet që të ketë udhë Zoti, ore! Do të ndritë, një ditë. Fiksim i kultit ... Muret e Muranës ilire-romake, ngrihen si me brumin e dyllit mbi portat, ashtu shkallë-shkallë e gur mbi gur, mbi Majëmalin përbri Majës së Çukës. Murana po humb paar syve të tyre! Po humb shumë nga maja deri në themel. Ka ndryshuar pamjen e saj aq sa po largohej po humbët mes atyre maleve. Ky monument, shëmbëllen mbi ujërat te Koheni me ikonat e vlerës së lashtësisë. Njeri që ka pirë ujë atyre burimve të serta e të ftohta shijon shijen e një uji që të vihet pikë në ballë. - A po vëreni se po humb nga dora e njeriut? - pyesin prajshëm kalimtarët. Andej, sa herë kalonte Kryezoti me atin e tij all, jo fort larg karakollit të asqerit të huaj dukej flakërimë. Edhe pasi të ketë rënë terri, deri në mesnatë, frikë nuk kishte ai. Sa e sa herë i prenë udhën në këto anë papandehur në befasi; duke u ndarë nata me ditën, në pikë të ditës, kur piqte dielli etj., por asnjëherë nuk kishin mundur ta zënë. Bie alarmi, hej! - Kush po kalon këndej ? - pyesnin asqerët e komanduar nga zabitët e asaj ane. Kush, kush a ...!!! - Kush tjetër, pos Kryezotit me atin e tij, për karshi majës së Sukës në atë rrallim mali mbi rrapin e luajtur nga vendi. Ai, që pushton lirinë në vendin e vet, nuk ka kush që mund ta ndalë, jo!- i tregonte plaku nipit që mbante në prehrin e tij atë ditë, kur e pa kryezotin hipur mbi kalë. Athua do të ruhet vetëm në kujtesën e njerëzve të kësaj nahije, apo do të shkruhet edhe në analizat e historianëve ballkanas, për misteret dhe mitet e thurura, për muret e larta të Kalasë në një pikë të lartë të Majëmaleve. Kështu, qante dertin ciceroni, së paku kështu i ishte dukur nga psherëtima dhe shqetësimet e atyre që shohin para ciceronit autokton. Ilaçet për ta qartësuar kokën e njeriut të djeshëm, por edhe të sotëm. errë ujë te kroi i Ilaçit jo për mësyshe e bystytni, por për abri shërues, nënat i porositën fëmijët e tyre atë mëngjës të herëshëm. Azganit, kur i ra udha më shkurtë për të dalë në pazar në Kaza të vogël, aty i binin përsakaj Prroit të Valës me ta edhe kasabali të tjerë, për një çerek të orës ishin ndalur për Ditën e Shën-Gjergjit, pakë para së të zbardhë drita me dalë. Sepas sipas tyre atë ditë ringjallet një gjarpër i madh që ngjitët murit të pusit dhe me atë edhe lakuriqët e natës për ti kaluar muret rrethuese të pusit të thellë pafundësisht. Sipas fjalëve të moçmit rrëfejnë se aq i gjatë është sa që bishti i mbetët brenda në fortifikat dhe me kokën që i shihet delë për të pirë ujë në Prroin e Valës. Pasi të ngopët me ujë zdirxhet në fund të pusit, ku shtrihet për të ruajtur thesarin me ar. Kush mund të provonte atje dri sa të dalë dielli mund të shpëtojë, se pastaj nëse ngel atje e paguan me kokë. - Kot shohin ëndër arin ca të marrë,.. ai dëftonte bashkudhëtarëve të tij, Azgani, lerëni gjarpërin për të pirë ujë sa të duan, janë kohë që ikën këndej me ata që shkuan. - Nuk ia prishi kush Azganit secili i dinë punët e veta e mullisi të vetën. - Këtu, ka nsiur shtegëtimin lepuri të cilit i vihet Langoi prapa për mes hyrjes nëntokësore të shpellës së Valës kishte pas dalur në kryeshehrin e krejtë nahijes Skupia. Edhe një Ulkonjë që ishte përndjekur prej andej me tre klyshët e saj, njëri nga të cilët kishte mbijetuar të dalë me dhjetra kilometra prej nëntokës. - E kaluar... nuk ta merrë mendja se dilet perj andej, nuk ka ajër se fiket drita po hyre shpelles andej, murmuriti Azgani. * * * Për të mos humbur gjurmët të një përshkrimi vizual, ata, nuk kishin tjetër, pos një regjistrimi fotografik. Nuk kanë mundur të bëjnë më shumë për muret mijëvjeçare, të ngritur mbi atë maje hinke që lidhet me një urë ndërlidhëse në perëndim të saj, kah Maja e Kalasë. Aty edhe e kishte pasur portën hyrëse, për hyrje daljet, thonë dëshmitë e vijave të gërmuara dhe gërmimet dhe hulumtimet e bëra deri tash mbi themelet e lashtësisë së Muranës gjysmë të rrënuar. Në këto ditë vere, një grup vajzash nga qytetit, janë nis për me gjet Varrin e Çikës mes katunishës dhe te Blinaja afër Kalasë. Ato me një taksi ia kishin mësy për të kaluar pushimet, si rëndom, te lumi Llapusha, rrëzë Kalasë, por i kishin mësuar nga Dudiu, Hida dhe Dija, gojëdhënat që janë thurur prej shekujsh në këto anë. Të afërmit e këtyre vajzave që jetojnë ende aty i ruajnë me fanatizëm këto tregime për Kalanë, Muranën e lashtë. Një plakë, nga Kodra, ku të nxjerrin portat e atij vendi në kështjellë, i thotë nipit: -Ikë me gjithë ato dele kah Varri i Çikës se, atje janë kullosat më të mira. Pse e i ka mbet emri Varri i Çikës gjyshe e pyet nipi Hidën që ishte prej atij fisi.Ndodhi një herë që fare kush nuk e mbajti në mend, por e ka dëgjuar si unë ty që të tregoi prej njani tjetrit e kemi mësuar. Qysh, si...?! Ishte një Çikë e Bukura e Dheut, thonë..ajo i kishte shpëtuar murtajës së zezë si e vetme nga fare e fisi të saj dhe kishte arritur në këtë vend që ende e ruan emrin e saj, Ledina e Çikës.Thonë se asaji ia p[aska shkrumuar ajo sëmundje nga ksihte arritur ti shpëtonte vetëm ajo çikë e mbetur fillikat e vetëm duke u endur deri sa kishte arritur një ditë aty afër Katunishtës, ku kishin vendosur vendasit ta varrosin, aty ku kishte vdekur duke lënë llojë llojë fjalësh për misterin e vdekjes së saj, disa thonë për pasojë ishte vdekje e natyrshme, disa të tjerë për pasojë kishte sëmundjen që e kishte shkallmuar Murtaja. Por, nuk përjashtoni edhe mënyrën tjetër përndjekjen e saj nga asqeria e huaj për ta marrrë me veti si rubin. Si...? Dhe, i vihet prapa një qaush turkie me disa sejmen hap pas hapi, dhe vendosën një ditë ta marrin me zorë për me que prej andej kah kishin ardhur. Pastaj...? Nga ana tjetër burrat e fisit e kishin fut në rrethim të plotë pas që britma e asaj çike e kishte zgjue edhe fëmijën e djepit e le ma, ata që mund ti dalë për zot. Ku e kishte Hetue çika se po i vinin në ndihmë, ja rrëmbeu jataganin Qaushut dhe e therri si bishën e tërbuar. Prapa saj, sejmenet në atë luftim e vrasin edhe çikën, bukuroshën e këtij dheu dhe të kësaj nahije, por edhe të këtij vilajeti. -Aso çike nuk lind ma nëna, sa e bukur aq edhe trimresh, nderi i saj përmendet sot e kësaj ditë, i tregonte nipit të saj, Hida. Ka disa ditë që vjenë andej për të kërkuar varrin e saj një i afërmi i saj , i kthyer nga Turqia, por nuk mbetë shenjë as nishan, vetëm vendi sot e asaj ditë e ka ruajtur duke e përmendur atë si te Varri i Çikës. * * * Po, si ndodhi që të vritet djali nga babi i tij te Kalaja? Kohë e largët... aa? Moti kohë nëse ishte ashtu si i thonë? -Këtu, një burrë i sapomartuar, natën e parë kur ka hyrë dhëndër, është marrë syrgjyn nga sundimtari i vendbanimit të vjetër. Ai ishte sundimtar i trekëndëshit: Blinajë-Tuma Ilire-Veli-llau. Në këto pjesë, gjatë disa gërmimeve arkeologjike në vendin e tumave Ilire-Dardane janë gjetur eksponate dhe dokumente tjera arkeologjike si: varreza, stoli ari, mbishkrimet etj. Një ditë prej ditësh duke kaluar andej Azgani me njëren nga ato çikat e hallës së tij të çarshisë së Derë Mëhallës, po i tregonte për misteret dhe mitet mbi Kalanë e Muranës. Rrëzë Kalasë peshon për kah rëndësia Guri i Tambëlit. Aty, kishte pas jetuar një grua e vetme në një shpellë guri, robëresha e Kalasë që vinte sa herë u ishte nevoja te marrë ujë në denizin e Kohenit që nga padija se mund çka mund tu sjell atyre e kishin plagusur dhe pastaj nga plagët e mara vdesë duke rënkuar që kishte lënë fëmijën e saj në shpellë vdesë dhe prej atëherë uji rrjedhë aty në atë guri sikur një vrushkull me tambël. Prej atëherë vendasët e anës lumit të Bindit shkojnë për të marrë ujë për shëndet Natën e Shën- Gjergjit, duke e grryer këtë shkëmbë vazhdon të rrjedhë ujë sikur tambël i bardhë si bora e malit. - Shumë flasin për misteret dhe të ndodhurat mitike, te Muranës Ilire-Romake. - Qesat ishte gjithë nahija atë kohë. Vendi ishte më shumë i përmbytur me ujëra moçalike i mbuluar nga lymi dhe kallami - na thonë plakat e Blinajës sa herë i pyesim për Kalanë. Miku i tij, i cili ishte prej anës tjetër, përballë portës kryesore, atë ditë i dërgoi një ngarkesë me dru për dasmë, që kishte zgjatur dymbëdhjetë ditë. Dhe, ky ishte peshqeshi më i madh për gostitë e tilla. Të nesërmen, pa aguar dita, ishte marrë dhëndëri nga autoritetet vendore, dhe ishte syrgjynosur diku në vende të largëta, që askush s’e dinte. Mirëpo, njëzet vjet, gruaja e tij, e cila kishte mbetur shtatzënë në natën e parë të martesës, ku kishte lindur një djalë, e kishte pritur. E kishte rritur fëmijën me mundime, djalin e të syrgjynosurit, i cili ishte bërë burrë- njëzetvjeçar. Nëna pas këmbënguljes së djalit që t’i tregoi se ku e kishte babin, ishte detyruar t,i tregoi të vërtetën: - Babai yt ka njëzet vjet që është duke e ndërtuar kalanë e Muranës. Pas një kohe, me një ndërmjetësim të fshehtë, djali arrin që t`i afrohet mureve të larta të kalasë, për t’i dërguar ujë babait të tij. Dhe deri sa ngjitej për në Kështjellë dhe pasi kishte arritur fare afër t’et, thërret: - Babë, babë,... I ati i lodhur, i mbuluar me djersë të pluhurosura, pasi kuptoi se ishte biri i tij, nga hidhërimi mallkoi fatin e keq që i kishte dhënë jeta dhe deshi që djali, mos të pësoi fatin e tij të zi. Mirëpo, tragjedia do bëhet edhe më e madhe, kur merr vesh babai se, djali i ishte bërë për martesë dhe fare deri tash nuk e kishte ditur se gruaja kishte mbetur shtatzënë që prej natës së parë të martesës së tij, as nuk e kishte ditur se ka pasur fëmijë. Ai kërkon që djali t’i afrohet skelave të mureve të larta për ta marrë ujin. I mllefosur, ngritë çekanin me të cilin latonte gurët e kështjellës në pirgun e saj dhe, e qëllon për vdekje birin e tij. -Kur po e mendoj që edhe ai, menjëherë pas meje do të merret me këtë punë të detyruar, më mirë të mos jetë gjallë, më mirë një herë të vuaj se tërë jetën. Nuk i kishte mbetur tjetër, pasi hapi krahët sikur shqiponja që fluturon e lirë, bie drejtë në gurët e thepisur në lumin e Bindit te Koheni. Prej atëherë një gur varri i latuar qëndron si përkrenarja e tij. Në lindje të Fortesës, një burim, tre ditë para Shën-Gjergjit, qet qumësht mu kah ana e Blinajës, sepse thotë legjenda, aty rrëzë kodre ka pasur një krua tjetër që tri ditë e tre net pa shterë ka qitur qumësht sikur qet qumësht të gjiri i nënës. Aty kanë shkuar më parë gratë, që kishin fëmijët për gji, për ta lagur gjoksin, sipas zakoneve autoktone, së paku deri sa kishte rrjedhë burimi, për t’iu shtuar qumështi për fëmijët e tyre. Edhe kjo lidhet me legjendën për Murosjen e një gruaje në themelet e kalasë, pasi ustallarët - vëllezër, kishin vendosur ta murosin në themelet e saj, në mënyrë që muret mos të rrëzohen. Gruaja e kishte lënë fëmijën në djep për gji, dhe në momentin e murosjes ajo kishte lënë amanet që njërin gji t’ia lënë përjashta në mënyrë që fëmija kur të qaj, të vijë të pijë qumësht e të mashtrohet. -Varrosmëni, por të ma lini njërin gji jashtë, se kam për të ushqyer e rritë e djalin - kishte thënë ajo, njërën këmbë për ta përkundur, njërin sy për ta parë rritën dhe veshin për ta dëduar zërin e tij. Një krua që është bërë çeshme në Muranë është dal nga guri si maje hinke. Ai dikur rridhte vrullshëm. Burimi është i shterur, por kur vjen rrjedha e uji, përcillet me një ushtimë shpërthimi, sikur kur bien gurët ose copa dheu në ndonjë pus uji, tregojnë gjithandej pa u hamendur. Po, ai ujë është parë të ketë shpërthyer në të njëjtën kohë edhe në burimet anale në Vrullën e Licës, atje, ku është edhe një shpellë, në të cilën buronte uji si një lumë me emrin, Troja Odise, aed Homer. Dikur rrëzë Majëzezës, kishte dalë një burim nga një kanal nëntokësor dhe shpërthente rreth njëzetë kilometra më tutje në lindje, në Lopar. Kanali nënujor kishte humbur me humbjen e bariut, i cili e kishte zbuluar rastësisht vrullin shpërthyes. Një ditë, duke pirë uji, bariut i kishte ra fyelli në ujë dhe pas tri ditësh, e ëma e tij, deri sa kishte larë petkat në përroin e Lopçarit, e gjen fyellin e të birit të saj. Me të kthyer në shtëpi, rrogëtari pas shërbimit që kishte bërë te zotëriu, ku ishte goditur me pagë si rrogëtar prej Shën-Gjergjit e deri në Shën-Mitër për t’ia ruajtur atij bagëtinë, e ëma e tij papandehur ia kthen fyellin e gjetur. Bariu, i habitur e pyet të ëmën: - Si ka mundur të bie në dorën tënde, kur unë e kamë humbur te kroi i Majëzezës?! - E solli uji vrull i tokës prej bjeshke. Më vonë, bariu filloi t’i përcillte përmes këtij kanali nëntokësor delet e prera, për t’i pritur e ëma para se të bie terri, ose tre çerek pasi të lindte dielli. Mirëpo, nuk kaloi kohë e gjatë, dhe humbja e shumë krerëve të deleve, zgjoi shumë shqetësime për të zotin e kopesë. Humbja e ogiçit, i cili i printe kopesë me kumbon, e detyroi atë të dyshonte në rrogëtarin e tij. Një ditë prej ditësh filloi ta përcillte ag e terr, kur në një rast e pa bariun, duke ia hequr kokën deles për ta hedhur në ujin i cili aty ku buronte edhe humbte nën dhe. Thuhet se prej asaj dite kur u zbulua nga zotëria, ky burim ka shteruar, dhe nuk dihet më për një rrjedhë të atillë. Mbase, këto paraqitje dhe ndërprerje të burimit tregojnë ardhjen dhe shkuarjen e pushtueseve, ardhjen dhe shkuarjen e ushtarëve të huaj, qysh nga kohërat më të hershme, prej helenëve e këtej Në këtë tokë të pasur, mbi dhe nën tokën e saj, gjithandej etnisë me prejardhje pellazge, shihej se ishte oreks i mirë i mësymjeve të huajve që zbritën prej Karpateve, por edhe shkas i shumë luftërave pushtuese në këto toka. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk mundën me gëzua ashtu si ua donte qejfi, i tregonte ciceroni plak një gazetares së huaj, e cila ishte afruar aq afër tij duke ia zgurdulluar sytë me një ngjyrë të përhimët që reflektonte me tërë atë vurratë të gjatë, si me pas dal prej dheut. -Çka mos na provoi zoti, deri më sot, o njeri?! Në secilin shteg, shpat, breg apo vend nga ka një gur varri, muranë apo një lahutë e djegur... II. Hija për Azganin dhe Arapin e zi shtrihet gjithkah, e kërkojnë sot e atë ditë edhe pas shumë kohësh nëpër Itakë si aed Homer i verbër. Nisur, nga Koka në Fushë djegur shpejt fluturon mendja deri te hieroglifët dhe analizat e ADN-së, nëpër ferr. Atje, në këngët e djepit është kënduar epi për Topallen, atje të dala nga farat ende të pa shpupurishura, litet e përflitet nëpër rapsodi. Në Rrezartë, aty përmes fushave të Majëmalit janë të ngjitura sixhim për te Karadaket shtëpitë e të parëve të fisit. Barbaria dhe mizoria mesjetare i qet në hënëz, kështu ata u vendosën këtu, pasi u përzënë prej plëngut e pragut të vet. Atje kërkoj, nëpër ata damarë të brishtë, rrënjët e fisit tim të degdisur gjithandej Arbërisë. Këto i kujtonin Azganit, ikjen e fisit të tij prej andej pas pushtimeve barbare në kohën e kryqëzatave prej kah i bie edhe një degë e vijës së Teodusit. -E ku janë, ku t’i gjej ata…? -Oh, ku t`i gjej? Gjurmët më çojnë në livadhet e Topalles së zhuritur nëpër ato tapi të grisura prej kohësh në arkivat e Stambollit. Për ta gjetur ku ra Paja ynë, ku kanë mbetur asht e kafkë, duhet t’i shkelim fushëbetejat eJemenit të mallkuar në Lindjen e largët. Molla e Kuqe me atë copë tokë të zhuritur në gji, që kur ishte kryezot, dhe ai pastaj, i ndjekur nëpër histori, i ngushtuar toke, i rrudhur, krahësh e degësh, nëpër lumenj të gjatë, kurrë të tharë. Sa e gjerë dhe e gjatë udha… Po, pikë e pesë shqepur është Fisi im nëpër gjeografi të ndarë në pesë copë. Vend mrizet që ka Halëzeza, i takojnë historisë së gjatë, një dhe-shkronjë që kur janë ato nëpër mes të Lugjeve të Lumit të Zi kanë mbetur në anën tjetër… Këto toka të moçme janë mbushur dhe braktisur sa herë që i kanë lëvizur akrepat e orës: Bizantinët, Romakët, Karpatet etj. … dhe ulërima e ujqërisë së tyre. Gjithherë, ata ditën ta bëjnë atë maksimën e moçme: "Njeriu për njeriun është ujk!". Ato toka të ngjizura me brezin e kafshuar, kur kanë mundur i kanë shkelur, kanë marrë jo me pëllëmbë dore, por me mile, për të hyrë kështu brenda hartës sime. Për aq sa kanë rënë gjylet e topit, e sa i ka arritur pushka e gjatë, këto pasuri, shtëpi e kasolle, të ndara pikë e pesë gjithandej Arbërisë janë shfrytëzuar…i kujtonte Azgani sa herë i bie të vinte prej andej. Sa herë i bie udha e pazarit të kthente Azgani në vendin te Qafa e Trupit që lidhet me Bukurezën e malit përmbi mullirin e vjetër e shikonte shkëmbin që kishte qitur dykrerësh si një qiftë i Qeve, i dëftonte atij fytyrën e një Bukurie të dheut të fshehur prej se kishte lindur ai. Atij i kujtohen fjalët që ia thoshte Nënë Dilia se i ati i tij e kishte uruar si birin e tij të lindur me fat, kur kishin lidhë besë me shoqin e tij kaçakun, Kreshnik Trupin se po ti linde njërit vajzës e tjetrit djalë, do ti bekonin të dy për të trashëguar jetën bashkëshortore si dy kreshtat e Bukurezës së malit. Te Lisi në Rup, te Guri i varreve dhe te Livadhi i Shehut për çdo ceremoni mblidheshin bashkëfshatarët: për t’ia dhënë lamtumirën e fundit dikujt, për të bërë pajtimin, për t’u nisur me besë-lidhje për rrugë, punë etj. etj. Azganii u ishte ngulitur kjo dhe se fjalën e babait që e kishte lënë jetim do t'ia qonte në vend. Sa herë i bie të kalonte përskaj Gurit të Ndrikullës, ku i kishte ruajtur bagëtinë sa ishte i vogël përbri Arës së Artë, aty gjendej në një shkëmi të latuar me pamjen e një gruaje, e kujtonte tregimin se Ndrikulla e kishte pas shkelur besën ndaj Kumbarës, dhe pasiqë kishte pirë ujë në krua, duke qenë i lodhur e i munduar fort ia kishte dhënë shpinën shkëmbit dhe ishte gjetur më pastaj i vdekur dhe, prej atëherë kalapi i trupit të gruas ishte shenjëtruar në gur. Por me shumë i kujtonte ato mendime që i vinin vërdallë kokës që shpesh ia përkujtoni atij se kur kishte lindur ai, gjithandej vinte haber, jo me bori të bërë nga briri i buallit, por me të shtëna të armëve, se kishte lindur djalë, i pagëzuar, Azgan, bir i Majëmalit. Fjalë i kishin pas que edhe Kreshnik Trupit se një jetë e re, u ishte beguar edhe zoti pas lindjes së vajzës së tij Hanës, duke ia shndritur fytyrat mbi ato kodra të shtrira në horizont, dhe një binjak pushkë më shumë në ato kohë mynxyrash. Dhe, këto tubime tradicionale dhe rituale të lindjeve, pagëzimeve, po rilindin ende nëpër kohë. Copa të një dheu dhe gjithandej etnisë nisin të grupohen ndër familje oda e vatra rreth oxhakut për ti bërë hesapet në mes veti nëse mund të qëndronin ashtu të prerë e përgjymtuar ashtu siç ishin ndar e daktisur si trupa të huaj karshi atyre që sollën ushtritë e huaja për të vendosur sundimin e tyre, qysh se ishte ra në vend të vetë pushtimi otoman përtej grykës së Bosforit. Po përhapej një frymë e re publike mes përmes kazasë së moçme dhe gjithandej nahijës odë më odë, konakëm konak, xhami më xhami për të mos duruar prej se ishin shbërë kufijtë dhe ishin prerë prapë prej ushtrive naziste të kualicionit. Një përballje kundër tyre po zinte fill si rezistencë e mos durimit, mbylljes brenda vetëvetës dhe shikimi i horizantit për të qarë këtë rrethimë të hekurtë që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Kjo po bëhej në mes brigjeve të lumit të Pindit dhe Bjeshkës së madhe përmes mësuesëve, nxënësëve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që për herë po shtohej me mësimin amëtarë ndër oda e konake të kthyera në mësojtore të para fetare dhe laike. Ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimatre, po prini Babushi e Kadri, Kurti, Selami Meta, Çollaku dhe Beci. Xhela sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anan tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë. Mëhalëm mëhallë po endeshin njerëzitë e tyre për t'i bërë mendjet në forcimin e krahëve të tyre, jo vetëm për në punët e mundimshme që bënin nëpr minierat që po grabisin të huajët pasurin e tyre, por edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që qonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmën e tyre të lirë. Ata besoni në bindjet e tyre që do ta arrinin me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhën e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përemes Azganit dhe Ramës.Një lidhje e tillë serioze dhe mjaftë bindëse e shpresëdhënëse nisi në një cepë të Ramajve në drithënajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Hoxha nga ana tjetër e tokës së Arbërit së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin Kaspin, Dejdini dhe Sojevën. Atë natë të vjeshtës së vonë aritën edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xhelën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, duke iu baskuar edhe nënprefekti i kazasë Berisha dhe nga anan e Stanit që përbënte karhun tjetër të një lidhje gjhithandej etnisë. Më pastaj nisin një varg zingjiror i shtrirjës së dhunës përmes nëj vale të re të arrestimeve, burgosjeve, por edhe vrasjeve sikur që pasoi detyrismisht tërheqjen kah Maja e Sharrit që shoqëroheët me një anarki të parnim -dorëzimit në mes foracave të huja të kualicionit fashist. Nga ana tjetër pas një konflikti të armatosur ka dalë në skenë Mullai i kazasë në mbrojtje të atyre që po u rrezikohej jeta, pasuria dhe lëvizja e tyre nga të ashtuquajtuar "Dora e zezë" që vriste e prsite natën dhe ditëm drekë, edhe atë në qendër të kazasë së vjetër.Por, secili po arrinte të kuptojë atë që po ndodhë ishte qartësia deh bindja se nuk ka zgjidhje tjetër pos lirimit nga ajo "dorë e zezë" që u sillej kokave të tyre si një murtaj dhe me tehun eskuadronave të vdekjesë. I ra hise që Rama tu dalë në krah një grupi të tij që po tërhiqej malit nga një rrethim spontan që po i bëhej atyre se gjoja me veprimet e tyre, po e sertoni e hatroni zullumqarin që shfrehej për ti nënshtruar me jetuar ende me logjikën e robit dhe shfrytëzimin e robit deri në asgjesim dhe asimilimin e atyre që po e rezistoni fuqin e tyre pushtuese. Mullai i kazasë i kshte mbledhur krerët e gjitha krahinave juglindore në një besëlidhje për të mos lejuar asnjë trup të dyshimtë për të kaluar këndej kufirit përgjatë udhës së Frëngut nëpër të cilën udhë lëviznin përmes vijës hekurudhore në juglindje dhe përendim. Aty po i bashkohen të gjithë në një fushëbetejë të mbeten të pamposhtur në Maje të Kokës dhe Rekës së Gjakut, ku trupat pushtuese u kapën nga forcat vullnetare në një trekëndsh të asaj ngushtice që nisi përpjetë deri në Majën e Zezë, të Brezës dhe atë ët Sharrit plak,duke iu dhënë një mësim se si luftonin për tokën e tyre, ku me atë rast si ditë feste muarën dhe vendosën Shkabën dykrenare pa kurrfarë nishani tjetër në të gjitha qëndrat përgjatë frontit juglindor. Një copë e vogël tokë në një cep bënë luftën e madhe,.. Oso Kuka që nreh digat e barutit mbi atë Kullë baroti te Vranina. * * * Korbi i Zi, u rrinte mbi kokë, edhe në male edhe në Fushë-djegur. Ishte dita e Maramët atë ditë Azgani me Arapin e tij. Azgani, moti kohë kisha hipur mbi atë shalë ati, Gjok i zi, jo i harlisur, kisha kalëruar në të si me Arap të zi, kodër më kodër, shpat më shpat, flakërimë…. me At të zi shaluar kam shkelur gjurmëve të patkonjve të tij, përkujtuar nga një kronist shtegtar, shteg më shteg, nëpër gjurmët e të cilëve kanë mbetur njolla gjaku dhe eshtrat e atyre; brinjë, kafka dhe medaljone të ushtarëve të mbetur në fushëbetejë. Nuk kaluan shumë ditë, dhe mblodhën armët në fshat, pëshpëriste si vetë më vete, argati i huaj hafije, i cili nuk la gur e dru pa lëvizur, për të qenë i mirë për zotëriun. Ua kishte sjell diellin mbi kokë duke i goditur ku është e ku nuk duhet njerëzve të e vet, nuk u kishte lënë gjë të gjallë mbi trup. Vetëm shpirti u kishte mbetur. Natën e dasmës së Ajrit, xhandarmëria i rrethuan tri shtëpitë e familjes së tij, morën municion e armë, dhe një revole të axhës Rustë. Dy javë burg, i mbajtën njerëzit e dasmës. Ndërsa kmeti i katundit ka kërkuar që të lidhet Azgani me pranga në duar e këmbë për ta dërguar para presetnikut të opshtinës, që pastaj, ai ta zgjidh me dorë të vetë e më pas t’ia falë sipas zakonit. Por, Azgani nuk kishte pranuar një poshtërim të tillë dhe, i dërgoi haber presetnikut, se nuk i kam borxh atij me u lidhë. - Njëherë më ka lidhë nëna në djep, më nuk lidhem i gjallë. -E mbrama për hajer se nuk mund të të ndihmoj kush më, as shtatë krali,- i’u kthye kmeti atij. -Taksirat, taksirat e paske pas me la hapsanen. Le ta dinë secili se lira nuk falet edhe në katil hapsane nuk shkoj qoftë edhe me la me kokë,- murmuriti Azgani. Pardon. Arapi i zi, ndonëse ravën, troku i tij ka thyer, shpeshherë, heshtjen tinëzare dhe ka vrarë syrin e keq, që ka bërë magji pas mortit të shartuar pranverë më pranverë. Me Arapin e zi ka shëtitur han më han me anxhik në shpinë, Gjok i zi, i cili ka nuhatur erën e tagjisë nëpër hambarët e zbrazura të drithnikut, sepse as për njëqind napolona nuk gjen me ble as tërshërë e elb të parvjetme. Gjoku në këmbë kotej dhe, kah shkelte këmba e tij prej Nis-Ulpianë-Skup-Selanik, nuk lente maramë pa marrë, në tokën e së cilës bukën e merrte tjetër kush. Mbi Urë të Musketarit vërtitet, vetinë ende pa u kënduar kënga e gjelave të mëngjesit të parë, pa u hetuar nga kordoni i xhandarmërisë që pat shkelur pas zaptijes së tërhequr përtej Grykës së Bosforit. Këmba e tij me nallçe ka shkelur nëpër kalldrëme, vringëllimë, pranë Shatërvanit për të bërë pazarin te dyqanet, ka shkelur te Lama e Millit dhe mulliri i Kokës. Sonte, thonë është mbathur te nallbani dhe, ka humbur në errësirën e dendur ende pa aguar dita e maramës… - S’ka kush ta marrë nesër, në vrapimin e gjatë, maramën, pos Arapit- thonë çarshisë së vjetër, te hamami i Sahat Kullës. Gjoku, me të rënë terri i parë, te dyqani i Derë mëhallës ngarkohet me zarzavate të shtëpisë për t`i dërguar pastaj atje ku i duhen zotëriut të tij. Gjok i zi, natën e fundit kishte nuhatur pusinë dhe ndier erën e pritës përmes tymit të duhanit, ai ndjeu tymosjen në shkurret e Majëmalit. Dhe, nuk i binte dot shtegut që të nxirrte përtej lumit. Sa herë është tërhequr kështu, kur e detyronte i zoti t’i bie trup andej, thonë se e kapte frenin me dhëmbë dhe, nuk ka pasur njeri që mund ta ndalë derisa e ka kaluar pusinë. Prandaj, i zoti i tij, vendosi të mos e ngiste më tepër. Ai, ndaloi për t’i dhënë ca kokrra sheqer, …dori, dori, gjok-i . Atë natë e përcillnin për në shtëpi Azganin, truprojat me armë të fshehura. Ata e përcillnin për ta mbrojtur nga ndonjë sulm në pusi. Asaj nate të pa hënë, malit nuk i besohej. Shtigjet, që kalonin përgjatë rrjedhës së lumit të Bindit, ishin të zaptuara nga pushtuesit. Pas tyre, pa u vërejtur fare, po u shkonte pas edhe hafija që ishte e paguar, t’i përcjell hap pas hapi. Natën e parë, hynë nga një dritare anësore për të kontrolluar armët e fshehura në trapazanin te Rraha. Nuk dolën deri sa e gjetën pushkën e Azganit. Ia thyen gjilpërën dhe ikën pa u hetuar prej andej, që më pas t,i vihet pusia. Naza e kishte dëgjuar rrapëllimën, por kishte heshtur duke mos e bërë të madhe, pa ditur se çka do të dalë më vonë. Një natë andej nuk kishte kaluar asnjë njeri i gjallë. Disa kalimtarë me halle kishin pritur deri vonë për të kaluar lumin me shpresë se mos po ktheheshin Azgani me Arapin e tij. Ata kishin mendjen për t’iu bashkuar karvanit të prirë prej tij. Por, kot. Asnjë udhëtar tjetër nuk kishte shkelur më, pas tyre. Dhe, ende nuk ishin kthyer prej natës së kaluar, kur kishin trupuar me një karvan udhëtarësh që shkonin për pazar në çarshinë e vjetër të kazasë për të marrë kripë, vajguri dhe rrallë ndonjë zot shtëpie blinte edhe kokrra sheqeri për kafe. Deri sa po ktheheshin udhës për në shtëpi, nga divan hanet e tyre, për rreth çarshisë, po i shikonin njerëzit për anash me habi. Mendja u thoshte atyre se, ata kanë për ta pasur pas veti, një çetë të armatosur deri në dhëmbë. Ndërkaq, para se të arrinin në anën e Majëmalit kishin trokitur në një familje që ishte e ardhur nga andej dhe, e vendosur aty nga zullumi i madh i shkelësit. Tokat e tij kishin mbetur përtej lumit të shkelura nga tiranët dhe egërsirat të lëshuara nga malet e largëta. Një njeriut, duke trupuar iu duk hija… përshëndetje aty nuk kishte, vetëm një thirrje dhe kundërpërgjigje. - Hej, o, Hej,… Dy veta sapo kapërcyen malit, pa prek e prenë udhën. U dëgjua një shushuritje e malit për rreth. Ndërsa, ata të dy si hije u zhdukën në një shteg mali. Ata më parë, në heshtje i janë afruar shtëpisë së një të afërmi, që atë natë, për fat, e kishte pasur përplot me mysafirë të ardhur nga ana tjetër e kufirit. Pa hamendje kanë trokitur te porta e kësaj strehe për ta kërkuar zotin e shtëpisë, ndërsa dikush prej burrave të kësaj vatre nga trapazani, u kishte thënë: - Hala nuk është kthyer i zoti i shtëpisë, që kur ka shkuar te Rraha për të marrë do sende që ja keni sjell mbrëmë prej matanë bregut. - Kontrollo armët, se miku mbrëmë na i ka fshehur ato prapa parmakëve, të hamami, Imzot. - Nuk i besohet Dini, se moti ai e ka përzier shtëpinë… ia kthen Azgani. - Po, shtëpinë e ka të përzier edhe hasmin e kemi në derë , imzot... hafija nuk le gur pa prekur, për hesap të armikut tonë paguhet... - Nuk ka ku shkon, pastaj po ndodhi ajo që po thua, veç nëse e përpin toka- i tha këto fjalë Azgani, shokut të vet. - Toka, në këtë kohë dhe në këtë natë të pabesë, mund t’i hajë njerëzit e vetë. - Këtu jemi si në shtëpinë tonë, Imzot. Shtëpia e vëllait është përkrah, pëshpëriti Kryezoti në heshtje, deri sa mundohej ta tërhiqte Arapin i Zi të cilit i kishin rënë frenjat nën dhëmbë. - Mirëpo, ne nuk do të shkojmë më tej, se më duket paksa është herët … Po e ndezim një zjarr përkarshi përroit që të kemi vend për një istikam. Sa ora i ka mbledhur Kryezoti një krah shkurre, që ende nuk iu kishte dalë sythi i pranverës së hershme, dhe i ka shkrepur fijet e fundit të shkrepëses, për të marrë më pastaj hov flaka e zjarri. - Një sy gjumë e kisha marrë për këta tre çerek, sa kanë ngelur deri në zbardhjen ditës, deri sa të këndojnë gjelat e parë…. Ti më bënë roje Dini, unë po fle pak, edhe pse nëna Dilja më ka bërë aman dhe më ka lutur shumë duke më përbetuar: pash gjirin që ta kam dhanë mos flejë dhe mos shko më matanë, se nëse të merr plumbi në prita ose në gjumë nuk ta bëjë hallall. I kamë dhënë fjalë besë: Ai kujton se si i ka thënë nënës: "Nënë, nuk po mundem më kështu, si dikush, iu kam përgjigjur nënës para se të dalë nga shtëpia". Ia kishte kujtuar nëna Dilja se, atje përsakaj uji i Kohenit sillët dhe është rrotullues kujdesë kur e kalon andej se mund të përbijë pa lënë shenjë as nishan. Atje i thote e ëma është parë një grua e dëftuar si njeri dhe e veshur të bardha, secili që kalonte andej me ankth pos Azganit që nuk ia varte fare se çka thonë llafeve e garve. -Atë natë pak kam qëndruar në shtëpi, gjithashtu, ia kam dhënë besën se, kjo është udha e fundit për ta çuar amanetin në vend. Azgani, edhe njëherë porositi truprojën e tij ta ruante, deri sa ai të kotej i mbështetur përbri zjarrit. I mbuluar me qyrk e mori gjumi i parë. Zjarri i kishte përpirë të gjithë drunjtë e grumbulluar. Truproja largohet pak për të marrë ca shkurre tjera përtej, kurse pushka i kishte mbetur në mes dy zjarreve. Prapa tij në kryezotin nga të tri anët e malit, pëlcasin armët një pas një si në gropë të zjarrit. I mbërthyer, Arapi zi sokëllinte dhe hingëllonte. Ushtuan Lugjet e Llapushës. Këto krisma dhe hingëllima u dëgjuan përtej shtatë kodrave e shtatë brigjeve. Kryezotit i kishte mbetur pushka e pa shkrepur ndër duar që iu kishin përgjakur deri në bërryla. Gjaku i mbet ndër male. Gjoku i është sjell kryezotit dy a tre herë, duke i marrë erë trupit që kishte marrë pesë a gjashtë pushkë. Jo, larg janë dëgjuar klithjet e fundit të kryezotit: - Ik, gjok se t’i duhet ta marrësh maramën, … për ta çuar i vetëm në shtëpi. Se prej sot je mbet vetë… mezi i dolën fjalët nga goja. Një palë hobe, që i kishte varur në shpinë, Arapi i hodhi vringëllimë nga shpina. Dhe, pasi që ai mari turr drejt lumit për të marrë lajmi dhen, gjithandej etnisë, kryezotn e kishte lënë... Një kordon i asqerëve të karakollit nuk kishte mundur ta kapte atin, ta frenoj, ta lidh as ta mbajë. Si vetëtimë fluturoi lumit të Bindit. - O, na vranë, na vranë, pas shpine …. dha lajmin njeriu që ishte roje. - Dy pushkë i kam edhe unë në trup, por jam i gjallë, shkoni kah kryezoti, u bënte më dorë andej kah zjarri. Pa aguar ajo ditë shkurti, gruaja e tij, Hana i kishte hapur grilat e drunjta të dritareve dhe, po e priste në ankth at natë, pa asnjë sy gjumë. Edhe nënë Dilja kishte dalë në trapazan dhe, po e shikonte udhën kah Roga e Fletave mos po kthehej Azgani prej andej, ndonëse duke shikuar thellë në errësirë i bëhej sikur po e shihte me plisin në një anë, mbi syrin e zi të djathtë, sikur atë ditë që ishte martuar me Hanën. Iu kujtua se si babai i tij, e kishte fejuar atë para se të linde si kaçak mali me një fjalë bese se, po lindi vajzë do t’ia jepte për djalë babait të Hanës, nëse lind vajzë do ta merrte për djalë. -Hanë, mos erdhi Azgani se, me është dëftuar sikur Arapi po e kthente Princin e kaltër... , e thirri nënë Dilja nga ana tjetër nga frëngjia karshi sokakut. -Jo, nanë se, edhe unë jam tu prit gjithë natën e lume...- i përgjigj ajo me atë gjysmë zëri të shterur. -Azgani më dha besën se, i gjallë apo i vdekur, do të kthehem sonte, mos i ka ndodhur diçka se, ai nuk i luan fjalës, fliste nënë Dilja, duke gjëmuar për të parën herë pas sa kohësh që kur ishte mbet zonjë dhe zot shtëpie. Azgani ia kishte mbuluar me lavdi vuajtjen, jo vetëm asaj, por gjithë nahijes. -Kohë e vështirë, kohë lufte oj nanë, nata nuk ka besë, por, jo, Azganin ose Arapin nuk kish me i ndal as plumbi pa na sjell haber. Në ato fjalë, duke çel dita, Arapi, arriti në shtëpi që ta sjell kumtin e hidhur te Nënëlokja që e kishte rritur si dritat e syve. Dhe, priste në dritare me duar në gji, kthimin e Azganit. Hingëllima e sokëllima e Arapit, me t’u kthyer, nuk ka la këmishë në shtat, as njeri në shtrat. I është sjell shtatë a tetë herë shtëpisë për ti rënë derës ahurit me këmbën e djathtë,.. Ishte dita e fundit, dhe prej asaj dite ai nuk ka dalë nga ahuri, as në maramë… -Të nesërmen Kryezoti sipas zakonit varroset në vendin e rënies me pesë – gjashtë veta nga anasit, me një batare të shtënash me armë: zjarr, zjarr, zjarr,… Kështu ia kishin dhënë lamtumirën e fundit, bashkëluftëtarët përtej lumit e malit para hundëve të zaptuesit. - E vranë sepse i mbronte që mos të vriten, tha njëri nga luftëtarët e togut në fjalën e tij të fundit duke u drejtuar prapë në Halëzezë. Me një plumb hafija vrau në dy anë: preu udhën për të mos u lidhur trualli te porta e madhe që ishte lidhja për matanë dhe e la derën hapur pa mbrojtje. -Në gur të varrit te koka një epitaf: -Vdekja është si me le. Pushka e Azganit që ishte bërë murtajë për asqerin, si shenjë për ta dëshmuar vrasjen, iu dorëzua komandantit të krahut lindor në Vrajë. Në Majamali, këngës së "Oso Kukës" dhe "Avdia i motrës",... i shtohet edhe kënda për Azganin. Kështu, nëpër shekuj dheu kishte vazhduar ta ruaj gjakun e atyre që rënë, gjithandej etnisë. * * * Topalli, si njeri i malit ishte bërë me zor cub, i kishte pas dalë zani se ai, do të kap dorasin e Azganit. Por, kush i besonte atij, sepse nga skamja apo halli për ta mbajt çetën e tij ishte detyruar që t’i vë pritën një zengjini, deri sa po kalonte për bri Majës së zezë me njerëzit e tij. Topalli e kishte edhe Shaqën në Maje të Gorenit, njeri me sy të verdh si çapin, me gjuhë të vrazhdë e të pagdhendur që të kall datën. Pas takimit të Shën-Stefanit, ku iu prenë petkat vatanit, ai kishte kaluar nëpër kulmet e dymbëdhjetë shtëpive në qendër të Rumelisë, për ta vrarë konsullin bullgar të cilit ia kishte vënë syrin kaherë. Në ditë tregu në Pazar, Mani, një njeri që donte të bëhej kaçak, e kapi peng, nipin e një zengjini të njohur, për të cilin, më pas po i kërkonte rabush për lirimin e tij; lira të kuqe Turqie. Kështu, mendoi që do të bëjë vend për t’iu bashkuar pastaj çetave të kaçakëve nëpër male, për të mos i rënë në dorë pushtetit që po e kërkonte. Por, ata nuk e pranuan dot, sepse Mani nuk kishte arsye. Këtë po e bënte për hesap të tij. Pas kësaj mbet kaçak i vetëm për të bredh maleve dimër e verë, si ujk i vetmuar. - Ruajuni Manit se, ai për dy para të vret ditëm drekë, i thoni secilit që merr udhën përpjetë për ta kapërcyer Bjeshkën e madhe- porosisnin qytetarët. Edhe Mani, mendonte ta bëjë atë që nuk bëhej dot. Por, kot. Koha i kishte ikur për ta fut veten në histori, por ai mendonte me zor me lanë emër me çfarëdo vepra, kryesorja ai donte ta përmendin në oda. Një ditë prej ditësh del në pritë në rrugë për ta nxënë një zotëri i cili dilte gati për çdo ditë mbi fshat, rrëzë malit. Në mungesë të atij zotëriut, i merr peng djalin, dhe i qon haber pas karrocierit, që po e barte, se kaçaku Man Topalli i kishte qit rabush tridhjetë lira për t’ia liruar djalin. Zotëria nuk po hante llafe me asnjë send për të ra në ujdi me kaçakun Man Topalli. -Mos i kam borxh gjë atij njeriu, jo! – po i ndodhi diçka djalit, ma ka një gjak borxh, dhe pastaj nuk do t’ia kursej as familjen me rob e robi. Po, aq i bënte Manit. Ai asgjë mbi shpirt nuk kishte, dhe nuk kishte për kënd të bëhet kurban. Mirëpo, nuk kaloi kohë e gjatë dhe ranë në ujdi dhe, dhe e dorëzoi pengun, por hesapet nuk i dolën ashtu si mendonte. Gjatë kësaj pune i mbet edhe një bisht, sepse mbet një i vrarë, ai që kishte hyrë dorëzon për pajtimin e kësaj pune. Pas kësaj, nuk kaluan shumë ditë, polli edhe një bela tjetër, ku ishin përzier edhe zotërinjtë në mes veti. Një fjalë e përvjedhur veshëm vesh, nga ana tjetër e shpatit, kishte kaluar edhe këndej për të ra në vesh te Mani: Talir agës, i kishte dalë gruaja e dytë prej dore, dhe po kërkonte në gjithë kazanë një burrë që guxon me marrë. Pa një, pa dy,... Mani i doli zot asaj me marrë. Asnjë grua nuk do ta pranonte Manin për burrë, por kjo këtë e bënte sa me shkëput kurorën nga Talir Aga. Pasi që e siguroi punën mirë, një ditë prej ditësh e panë njerëzia, duke shëtitur udhëve me gruan e dytë të Talirit. Ditët po, ikën dhe Mani po e mashtronte atë grua të fisme duke i thënë se do ta qonte në shtëpi, por më parë donte të rehatohet puna me Talirin. Por ai nuk kishte ku ta qonte, pos te ndonjë i afërm i vetë, dhe atë duke rënë terri, ndërsa ngrihej që me natë dhe ikte kah sytë këmbët. Një natë i ra shorti të kalojë natën në katundin për karshi, në Rrezearë, por edhe kjo natë i doli si kapuç me mangë, sepse një burrë i cili ia morri gruan shkoi te kadiu dhe deklaroi se e kishte marrë me hatër e jo me zor. Kështu i doli përgjithmonë nga dora kjo grua Manit. Ajo grua e pa sa është "sahati" dhe vështirë ishte me iu kthye Manit në shpellë, sepse ai po rrinte te lisi në Kacule pa kulm mbi krye. Kot i qoi fjalë Mani dorëzanit se, nëse nuk ma kthen gruan për tri ditë vetë ti, aty ku e ke marrë, të pret plumbi i martinës ku të na përpjekë zoti. Dorëzani ia ktheu haberin se, nuk ka pushtet, zakon, xhandar e as nizamë që mund me ta kthye robin, kur ajo vetë më nuk donë me të marr. Taksirati e zuri dorëzanin me pagua me kokë të vetë ditën e Bajramit, i hipur në atin e sapo shaluar, ndonëse atë ditë ishte nisur para sabahut në xhami me u falë. Aty ku derdhet Përroi i keq i Rrezeartës, nga pusia, dëgjohet një jehonë e pushkës. Pak pas jehonës së pushkës ai jep shpirt. Pastaj u përhap si era fjala se: Taliri me një të tretë ia kurdisën kurthin dorëzanit dhe Manit, që të vriten mes veti. Nga kjo ngjarje fqinjët qitën fjalë për Zybën e Lloçës të cilit i ranë në vesh: - Mani qiti pushkë për grua të huajë edhe atë të grabitur, e që donte me zor prapë me marr, ... ti çka po prit që nuk qet pushkë për robin tënd që na e koriti fisin, dhe hon e donë na la me marre. -Po, nëse ty nuk ta mban b... me ngreh këmbën e pushkës, na dalim e vrasim atë qen bir kudre. Haseni ia kishte marr birit Zybës gruan, me bohçen e me kuleçtë, atë ditë, duke e dërguar ditëm drekë në gjini në s’parim, me kali. -Me asharet ishin kanë pas marrë vesh, i tregojnë fqinjët Zybës. Ditën e ikjes nusja i kërkoi vjehrrit që ta ndal kalin me krye një nevojë, nga se zijafeti i kishte pas bërë zarar. Kurse, për kob, vjehrri nga marrja, ia kthen shpinën deri sa ajo kishte humbur malit dhe e kishte takuar Hasenin e Licës ashtu siç ishin marrë vesh...... Dorë për dore i kanë parë në pikë të ditës duke kaluar nëpër fshat. Prej atëherë fjalët e hallkut e birat e gardhit nuk u mbyllën. Kot, i qoi fjalë Hasenit se, ia kishte marrë gruan e tij, që me të ishin besatuar shumë kohë pa e marrë, por, Zyba nuk kishte fiqir për ta pranuar dhe jetuar me marre. I dukej atij se nuk i kishte mbetur më fytyrë me dalë në shoqëri, pazar, apo xhami. Prandaj, një ditë, Zyba me njerëzit e tij, i vuri pritën dhe e vrau, Hasenin, djalë të ri që nuk ia kalonte kush, as për dok e as për trimëri. Ndonëse, as pas kësaj nuk pushuan llafet e hallkut, edhe birat e gardhit, se duhet vrarë edhe kallauzin që i kishte qitur në pritë, por, Zyba tashmë kishte dorëzuar pushkën, dhe hiqmi po i bënte gjyq atij. -Ti, nuk e ke vra, Zybë?!- i tha kadiu atij, ndërsa, ai përbehej në tokë dhe qiell se, e kishte vra me dorë të vetë. -A po e sheh këtë gisht - (tregonte gishtin tregues të kthyer si drapër kah kadiu)... -Unë vetë, Zybë Lloça, me dorën time e kam vrarë. - Ani, Zybë, ani ... ti e paske vra a?! – i kishte pas thënë njëri para kadiut. Para kësaj, Zybë Lloça, e kishte kujtuar edhe Gjylen që ishte therur me thikë te kroi i Dacit përkarshi shtëpisë së tij dhe, atij i shkonte mendja vërdallë kah nuk e mendonte askush. Njerëzit i thoshin atij se... -Gjyla e la burrin, se nuk ish kanë burri i saj i aftë për me mbajt grua, kurse ana tjetër, e kishte qit fjalën se: -Gjyla nuk kishte dalë ashtu si duhet, se ishte grua e tjetër kujt. Por, për mos me ja qit zërin e zi, të dy familjet ishin marr vesh që me lëshua pasi që të kalojnë një kohë. Një ditë, në një mëngjes herët, pasi që Gjyla ishte martuar për të dytën herë, te kroi i katundit për bri, ishte therë e copëtuar me thikë, ndonëse fjalët nuk pushuan, se Gjylen e theri, njeriu i parë që e kishte marrë për grua, që nuk i kishte dalë çikë. - Kur të futën të këqijat në shtëpi, ta mbyllin derën me thera- i tha Zyba Qahisë, një të afërmi të vetë. IV. Ishte kohë mynxyrash. "Tepricat" për katundarët kanë qenë bërë barrë e rëndë. Ato si duket, shpejt i zbrazën hambarët verën e sivjetme, më herët se herëve tjera. Gjithë bereqetin e mbërthyen në hambarët e "tepricave". Drithërat e sivjetmë, të vjetëm si dhe të bereqetit të parvjetmë po shkonin për vendet fqinje. Mbetën me gishta në gojë, pa asnjë kokërr misri a gruri. Kështu katundit nuk i mbeti tjetër shteg veç të largohet nga vatra. Ishte edhe koha e zgjedhjeve. Me këto frymë që kishte në këmbë, për pasanikët dhe kmetin, nuk rriste numrin e kokrrave përkarshi hyzmetit që kishin bërë. Ata mendonin se do të zgjedheshin apo rizgjedheshin si "pasanikë" dhe kmet që ishin. Pas zgjedhjeve, Balën e morën OZN-a, se e kishte hedh votën në kutinë e hasmit. - Pse e qite kokrrën aty, Balë,- i tha hiqmi. - Nuk di vëlla si më rrëshqiti nga dora! Po, pse e fute dorën aty, ku nuk duhet!- e pyetën sërish ata. - Valla, e pashë si shprazt atë kuti, i thash vetës hajt t’a qes kokrrën, këtu se ish mbet si gjynah me pa ... - Balë, tash ta tregojmë na gjynahun, se neve nuk na vjen keq. Pastaj kërcet druri si në kohë të kralit. E morën në trajtim të mëtutjeshëm, por, megjithatë, nuk shkoi shumë kohë e lëshuan, po si e lëshuan se ? E bënë pestil. Disa bënin dert duke pyetur se a mund të bëhet diçka para se të zbres kufiri përgjatë Luginës së Llapushës si në kohën e mbretit. Kështu i thoshte xhaxhi Cipi, Balës. Atë vjet nuk i kishte mbetur gati asgjë për mbi shpirt, dhe nuk kishte tjetër para veti pos tre-katër krerë me keca e dhi të malit. Edhe pse e dinte urdhërinë dhe në çdo moment priste aksionin, ai, e kalonte motin, duke i ruajtur tinëz nga hyqmeti i ri. -"Dhitë dëmtojnë pyjet, dhe është marrë vendimi i Nehoros që të zhdukën, ato... atij që i gjendet ndonjë krerë keci apo dhie, do të ndëshkohet me gjoba të mëdha dhe do të dënohet me burgim". Ka kohë që ishte përhapur kokë më kokë, por xhaxhi Cipi, u kishte bërë një kasolle dhive në pyllin e dendur, përkarshi udhës së pazarit. Atij nuk i shkonte ndërmend se mund ta diktonte ndokush. Po nëse hetohet do të bëhet gazi i botës para katundarëve të Dardhishtës.... Edhe dhitë e Cipit ishin bërë të egra si hergelët e xhaxha Sykës me komonë, por dhive ua kishte hequr rraka-takat, dhe nuk dëgjohej as miklimi i tyre. - Për këtë nuk merr guximin t’i kundërshtoi askush, - thotë një nga ata të vetmit në lagjen e mesme të Dardhishtës, por pse së paku nuk është bërë me rend mbledhja e "tepricave", shtëpi për shtëpi. Nga aksioni i fundit i grumbullimit të tyre, nuk e dalluan askënd, por i rënduan të gjithë njësoj, edhe atyre të Kodrës u morën, atyre që kanë jetima, sepse burrat u kishin mbetur të vrarë në betejën e fundit. Së paku të kishte një kujdes ndaj atyre shtëpive, por kmeti i Dardhishtës, thërriste- Kacia. Kështu i kishte mbetur galopi se me kaci i mblidhte, tepricat. Ai fillikat vetëm, duke kaluar si nëpër një tokë të huaj dhe të harruar edhe nga zoti, i zgjidhte lopët me kërpesh në ahur të jetimëve për t’i mbushur detyrimet ndaj atyre që plaçkitën e në të njejtën kohë për të thelluar hendekun në mes të njerëzve. * Fillimisht ata e pyesin nëse kishte për t'ia rrëfyer atyre ndonjë fjalë të urtë, fabullë, proverb ose kash e lashe. Mbase ngushtohet para atyre burave tu tregojë përrallën, iu tha atyre se, do t'i mbledh fëmijët e mëhallës që tu tregoi përralllën në një kënd të odës së tij (në Kokaj të Karadakut), dhe nëse ata do të kishin guxonin ta shkruanin e publikonin në kohën e monizimit. Pasiqë mbledh fëmjët për rreth tij, nis tu tregoi përrallën "Dhelpra dhe Gaforrja", më zë të lartë që ta dëgjonin gjithë oda, edhe studuesit në divanhane e dëgjonin. Ishin pas kanën njehërë dhelpra dhe gaforrja në miqësi për ta punuar Arën në fund të guri të madh. Dhelpar i tha gaforës së do ta mbante gurin që mos të biente dhe ajo do ta punonte arën. Gaforrës nuk i erdhi as tash mirë që nisi me këto kushte punën, por prapëseprapë, iu desht të pranonte deri sa e mbolli bereqetin, edhe e korri dhe e grumbulloi në një strumbullar për ta ndarë me ortakun e vetë Dhelprën. Nis të zihen zënkat mes tyre se si ta ndanin grumbullin e hedhur të grurit, dhe prapë dhelpar i qetë rabush që ta caktonin një pikë prëj nga të niseshin me vrap për të arritur deri të strumbllari i bereqetit. Dhe, ai që arrin i pari do ta merrte bereqetin. Prapë gaforrja karshi dhelprës do të humbte, deri sa më në fund i shkrepi në mendje që posa që të nisen me gërshërët e saj ti ngjitej për bisht dhelprës besë prerë. Dhelpra kurr ariti fare afër grubullit e shkundi bishtin për ta hedhur pa ditur gafoorën në majë të grumbullit. Atëherë kthehet mbrapa dhe fletë vetëmeveti:"Athua sa larg ka mbetur gaforrja dhe kur do të arrijë,...". Iu përgjegj gaforrja nga Maja e grumbullit:" Unë kam mbrri këtu kaherë, por të pres ty". Dhe, berqeti i mbeti gaforrës... Nëse doni shkruan:" njëri nga ata që ishte pranë i tha troq se këtë nuk mund ta shkruani sepse prek pushtetin... tregon ndonjë tjetër".Plaku isah Koka, i tha se nuk dinte tjera farë soji( përralla). Grupi i etnologëve në krye me Anton Çetën deri sa po kthehej prej Kokajve, udha i binte të vinte nëpër fshatin tjetër Llocë që kalonte mes përmes arave që i punonin llocarët. Njëri prej tyre, kishte pas qenë duke levruar në arën e tij, ishte pas ndalur nën një dardhë dhe në brazdë mesi i qetësonte një fëmijë qetë të lidhur me zgjedhë dhe permendë. U ndal dhe i pyeti disa kalomtar se:Çka po bënte ky njeri aty? Ata i treguan se është lidhur në namaz për tu falur për Zotin. Pas tyre sa po ngjitej shpatit, i vetmi mësues i mësimit klasor Shefa, për bri shtëpisë së Musafit, me disa nxënës të tij, soditi për rreth tij mos po e hetonte njeri. Kur u sigurua se nuk e shihte askush, lëshoi shikimin drejt Kullës së bacës Het e cila kishte shërbyer si shkollë fillore. Ai, po i vëzhgonte dritaret gjysmë të thyera prej nga merrte dritë shtëpia e mësuesit të parë, Musafit. - Vëni re dritaret, u tha nxënësve të vetë,- duke ua bërë me dorë kah shtëpia për karshi tyre mu aty pran udhës së kronit dhe gurinës, se si përpara i kanë bërë me dollap e frëngji, ku prej katit të parë mund të shihej gjithë ajo anë. Ato dritare ishin të vetmet që shiheshin nga shpati thikë përpjetë, i Gunishtes. Sa arritën afër asaj kulle, panë edhe kasollen, ku ishte e vendosur oda e familjes së Musafit. U sollën në anën e djathtë, prapa kullës, nga pjesa lindore, pranë arrës së koshit të kallamboqit. Aty ishte vendi ku i mbante të fshehura librat, fletorët dhe armët e tij, Musafi. Prej aty kaluan pastaj në odë, ku shumë kohë, Musafi kishte kaluar duke lexuar e ushtruar me pishën ndezur deri pa zbardh dita. Para mëngjesit, pa i bërë kujt derman, i fuste nën trapin te arra e koshit, se po t’i gjenin apo hetonin hafija, të cilët po bënin kërdi pas cubave të rebeluar të malit që kishin mbetur nëpër shpella të gurit, do të zbulohej i vetmo jatak që kishte mbetur ende. Atje e kishte të strukur babën, axhën dhe vëllain e madh, të tjerët bënin jetën e të dënuarve në shtëpitë kulla të kthyera në burgje. Mësuesi, Shefa, iu lexonte një nekrolog, nxënësve: Mësuesi Musafi kishte lindur këtu në këtë shtëpi në çerekun e parë të shekullit të kaluar, kur edhe atëherë, tinëzisht u kishin hyrë si pyka në trungun e njomë të trupit të gjymtuar në gjeografinë e Arbrit, projekti i agrarit. Jeta e atij mësuesi të kujton një pjesë të jetës së atit të tij Het Koka. Babait të tij i kishte shkuar jeta në luftëra duke u përballur me trupat e armatës së tretë serbe, deri sa po e lëshonin në juglindje vendin e pushtuar asqeria turke, në Majën e Kikës etj.. Ai, qysh si i ri, ndjente mbi supe pushtimin e sundimin e ri, dhe më shumë bëri jetë kaçaku, se sa qëndroi në shtëpi. Iu kujtua sesi "i ra" pushkë shoqit dhe vëllait të gjakut e të pushkës, Qases, deri sa iu kishte mbuluar me gjak fytyra dhe nuk e dinte as vetë, ku po i vriste pushka. I kujtohej vrasja që bëri te Fërkemi i kalit, për t’ia marr hakun rrogëtarit, Metës së shkret, i cili u vra deri sa kthehej nga arrat, te kroi i lagjes. Ai la gruan dhe vajzën, të cilat, Haliqi i mori në shtëpi për veti dhe për djalë. -Fat i zi,- kishte mallkuar Musafi, sepse nuk do t’i rikthehej më morti. Çereku i dytë, pas Luftës së dytë botërore, Heta me të vëllain dhe djalin e madh dergjen në burgje. Më vonë vetëm djali arrin të lirohet nga burgu. Mësuesi, në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Musafi, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit, nuk e kishte gabuar shenjën. Musafit i miklonin këmbët duke pritur komandant Haxhiun, për të marrë lejen e tij, që ta provonte edhe ai. Me të parën ndau rrasën e gurit në thërrmija, dhe pasi që luftëtarët e trimëruan për një sukses në shenjëtari aty për aty, kërkoi që t’i bashkohet, nëse mundë ta lejonin ata dhe familja e tij, për të vazhduar shkollimin dhe stërvitjet në përfitimin e shkathtësive ushtarake. Atë ditë Musafi mori pëlqimin, por më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë në vendlindjen e tij në Rem. Në qershorin e parë të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe vëllain. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Rem. Para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Has Aline, Lila dhe Oja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve. - Oja, i tha: - Ikë, ose ulu nën këmbët tona! Mësuesi kërkoi me ngulmë ta lëshonin banesën e tij, por ata as që lëvizën, duke kërkuar që t’ia sjellin edhe gruan për ti shërbyer ata. Këtë nuk mund ta përpijë, tha vetë me veti. Dhe, kërkoi ta lejonin të shkoi për të fjetur te shërbëtori i shkollës. Atje ai e kishte lënë një revole, Beret për ta ruajtur kokën. -Nuk mundesh me dalë aq lehtë, se duam edhe kokën e kaçakut të fundit, i përsëriti Oja, për të satën herë. - Unë, jam mësues, dhe nuk njoh njerëz të malit, ata që i njoh janë në burg, ia ktheu mësuesi sixhim, si breshëri fjalët Dora e UDB-shit, e përgjaku, por nuk e nënshtroi. - Lila, i dha leje të shkoj. Por me kusht që të kthehet nesër, për të vazhduar me trajtimin e rastit të tij. -Dhe njëherë mësuesi kërkoi t’ia lirojnë banesën me arsyetim se është e pamjaftueshme për të bujtur aty, por, ata edhe më tutje u sollën shumë brutalisht me te,- tregonte axha Meta, në odën e tij. -Kjo banesë paguhet nga parat e shtetit!- i tha Lila. -Ne, kemi haber se kjo odë është kthyer në shërbim të armiqve të shtetit,.. -Nesër në mëngjes.... të pret fati i babës Het se je më i zi se ai!- i tha Oja. Këtë s’mund ta duroj,- iu tha ai, ndonëse që te dy iu sulën, duke e përgjakur fytyrën e tij, nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ndërkaq, ai, nuk jepet fare para tyre, ngrihet me forcën e fundit në këmbë, dhe mezi shkon te portieri i shkollës të bëjë një sy gjumë, por, mjerisht atë natë nuk fjeti fare Para se të shkoi te kinse flejë, në oborrin e shtëpisë i pa fëmijët e axhës së tij që kishin dalë për ta pritur. Por, atë ditë nuk patën kohë për t’u përshëndetur sepse u kthyen për ta përcjell ardhjen e UDB-së. Mësuesi ishte përshëndetur me një mik, i cili vdiq gjashtë javë më vonë nga torturat e UDB-së, por, nuk i tradhtoi shokët dhe Musafin deri në vdekje. Ai i kishte në burg babën, axhën dhe vëllain e madh. I morën në besë për t’i amnistuar më vonë, por dhelpra a ka besë? I dënuan përjetë, vetëm vëllai i madh kishte shpresa të dalë nga burgu. Iu kujtuan babai Heta, xhaxhai dhe vëllezërit në burgun e Nishit. Xhaxhai tjetër, i vrarë në frontin lindor, e shumë e shumë të tjerë, ...... shumë tragjedi tjera. Andaj vendosi t’i kthehet malit, tjetër udhë nuk pati. Merr revolen beret, që e kishte amanet nga babai, dhe ju kthehet "mysafirëve" në odën e tij për ta dërguar amanetin e etërve në vend. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga goja e i tha: -Thuaj, se i vrau Musafi se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam as nishan. Me të dal nga katundi, ecte serbes nga ana e malit, nxitonte për ta zënë hapin kah Mulliri i Hanit të Axhës. Aty, e la një fasule që ia kishte dhënë nusja e tij, Arba, për të mos e nxënë gjaku. Theu rrugën dhe kaloi kah shkolla e Ukë Metajve, për të zbritur pastaj në lumin Llapush dhe për të vazhduar rrugës që e qet te Muhaxhirët e Kokave. Kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Has-Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës shkuan në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Ata nuk arritën ta kapërcejnë malin për të dalë për tej gardhit, bënte mjegull dhe binte shi vazhdimisht. Ishte një mot i ligë që mbahet mend më gjatë se herëve tjera. Atij iu kujtuan të gjitha tragjeditë e popullit të vet që kishte shkaktuar pushtuesi mbi ta për ta zhdukur dhe përzënë. Musafi në këtë moment të vështirë ndiente një krenari dhe kishte shpresë se popullin e tij nuk do të mund ta zhduk as tash ky pushtues, ashtu siç nuk mundi ta zhduk asnjë pushtues deri më tash. Ai kujtonte disa popuj tjerë që kishin jetuar në antikitet si: trakët, avarët etj. e sot nuk janë më. Edhe dyndjet me origjinë mongole sa janë munduar të na mbajnë nën sundimin e tyre, të asimilojnë e të zhdukin gjithë çka gjetën mbi tokë dhe nëntokën e pasur. Por papërkulshmëria dhe lufta e vazhdueshme, edhe pse na kanë zvogëluar në masë, nuk kanë arritur asnjëherë të na zhdukin. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Sukë, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Musafi po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, Hetës, edhe pas amnistisë së premtuar. Dy javë të vjeshtës shkuan pa i parë fare. Flitej për një dimër të madh. Sipas parashikimeve të plakave me kurrizin e shpinës së pulës, pritej të bie borë e madhe deri në dy metra. Këtë e thoshin edhe atë natë duke shikuar ashtin e pulës të cilën e kishin prerë për Musafin dhe Has-Alinë. Në odën e tyre mashkulli i vetëm ishte Mali, një jetim i Drinit që ishte vrarë në frontin lindor gjashtë vjet më parë. Ai po i rrinte pranë Has-Alisë duke soditur me kureshtje atë burrë leshatu e të plotë. Motrat po e vëzhgonin terrenin dhe situatën e krijuar pas vrasjes së dy oficerëve të OZN-ës te Remi para gjashtë muajve. Kaçaku i xhaxhit... i tha Musafi me gjithë atë zë të plotë. Djali i vetëm që na la xha Drini, i tregoi Has-Alisë. Atë ditë në kullë te Het po e prisnin lidhjen që kishin pasur për t’i përcjell përtej gardhit, dhe nuk duronin t’iu vonohej lajmësi prej nga do të hidheshin pastaj përmes ujërave të Drinit përtej kufirit së bashku me gruan shtatzënë dhe Gushin e sapo dalë nga burgu. Gushi kishte ikur nga burgu pasi kishte lakuar grilat e dritares. Më pas merr gruan dhe së bashku me të arratiset maleve, për t’iu bashkuar më vonë Has- Alisë, i cili edhe do tu printe për të kaluar gardhin .Kishin lanë vendtakimin me Malin e Zymit. Para se të niseshin prej anës perëndimore të Muranës ishin rreshtuar pas tij të shkujdesur pesë veta me uniformë speciale. Ishte një mot me lagështi dhe mjegull. E lanë Gumishën pa u hetuar dhe u ngjitën rogës së rrushit përpjetë në drejtim të Llapushës. Pastaj kaluan vargmalet e Karadaket e të Bjeshkës për t’iu bashkuar çetës së fundit të Kaçakëve të dalë maleve, jo prej qejfit, por nga zullumi dhe shpata e Demokleut që po u rrinte në qafë orë e çast. Musafi e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës Malin e Zymit që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhit. -Mos ia ke frikën askujt se jemi të gjithë në një hell,- ia priti njëri prej tyre duke u rrotulluar - Po harron se biri i kujt je...?- ia tha Musafit, duke i tingëlluar për të dytën herë të njëjtat fjalë, sikur se atë natë që e kishte përcjell kobi i ndeshur me ata fatzi të UDB-së. Iu kujtua edhe vrasja e Azganit dhjetë vjet më parë buzë kufijve të gardhit të thurur me zapti edhe aty, ku kurrë nuk e patën vendin. Edhe Feza i pari i tyre e kishte pas lënë me fjal%2 |
Azgani do tė prehen i qetė vetėm atėherė, kur dheu pėr tė cilin ranė do tė jetė i lirė.*Nijazi Ramadani
Pėrkushtimi:Azgani do tė prehen i qetė vetėm atėherė, kur dheu pėr tė cilin ranė do tė jetė i lirė.*RomanI RRėfimi pėr Azganin", Nijazi Ramadani
NIJAZI RAMADANI Rrëfimi për Azganin ( Roman )Azgani do të prehet i qetë vetëm atëherë, kur dheu për të cilin ranë do të jetë i lirë. II>Pjesa II * Fillimisht ata e pyesin nëse kishte për t'iu rrëfyer atyre ndonjë fjalë të urtë, fabullë, proverb ose kash e lashe. Mbase ngushtohet para atyre burave tu tregojë përrallën, iu tha atyre se, do t'i mbledh fëmijët e mëhallës që tu tregoi përralllën në një kënd të odës së tij dhe nëse ata do të kishin guxonin ta shkruanin e publikonin në kohën e monizimit. Pasiqë mbledh fëmjët për rreth tij, nis tu tregoi përrallën "Dhelpra dhe Gaforrja", më zë të lartë që ta dëgjonin gjithë oda, edhe studuesit në divanhane e dëgjonin. Ishin pas kanën njehërë dhelpra dhe gaforrja në miqësi për ta punuar Arën në fund të guri të madh. Dhelpar i tha gaforës së do ta mbante gurin që mos të biente dhe ajo do ta punonte arën. Gaforrës nuk i erdhi as tash mirë që nisi me këto kushte punën, por prapëseprapë, iu desht të pranonte deri sa e mbolli bereqetin, edhe e korri dhe e grumbulloi në një strumbullar për ta ndarë me ortakun e vetë Dhelprën. Nis të zihen zënkat mes tyre se si ta ndanin grumbullin e hedhur të grurit, dhe prapë dhelpar i qetë rabush që ta caktonin një pikë prëj nga të niseshin me vrap për të arritur deri të strumbllari i bereqetit. Dhe, ai që arrin i pari do ta merrte bereqetin. Prapë gaforrja karshi dhelprës do të humbte, deri sa më në fund i shkrepi në mendje që posa që të nisen me gërshërët e saj ti ngjitej për bisht dhelprës besë prerë. Dhelpra kurr ariti fare afër grubullit e shkundi bishtin për ta hedhur pa ditur gafoorën në majë të grumbullit. Atëherë kthehet mbrapa dhe fletë vetëmeveti:"Athua sa larg ka mbetur gaforrja dhe kur do të arrijë,...". Iu përgjegj gaforrja nga Maja e grumbullit:" Unë kam mbrri këtu kaherë, por të pres ty". Dhe, berqeti i mbeti gaforrës... Nëse doni shkruan:" Njëri nga ata që ishte pranë i tha troq se këtë nuk mund ta shkruani sepse prek pushtetin... tregon ndonjë tjetër".Plaku Koka, i tha se nuk dinte tjera farë soji( përralla). Grupi i etnologëve në krye me Çetën deri sa po kthehej prej , udha i binte të vinte nëpër fshatin tjetër që kalonte mes përmes arave që i punonin llocarët. Njëri prej tyre, kishte pas qenë duke levruar në arën e tij, ishte pas ndalur nën një dardhë dhe në brazdë mesi i qetësonte një fëmijë qetë të lidhur me zgjedhë dhe permendë. U ndal dhe i pyeti disa kalomtar se: Çka po bënte ky njeri aty? Ata i treguan se është lidhur në namaz për tu falur për Zotin. Pas tyre sa po ngjitej shpatit, i vetmi mësues i mësimit klasor Shefa, për bri shtëpisë së Musafit, me disa nxënës të tij, soditi për rreth tij mos po e hetonte njeri. Kur u sigurua se nuk e shihte askush, lëshoi shikimin drejt Kullës së bacës Het e cila kishte shërbyer si shkollë fillore. Ai, po i vëzhgonte dritaret gjysmë të thyera prej nga merrte dritë shtëpia e mësuesit të parë, Musafit. - Vëni re dritaret, u tha nxënësve të vetë,- duke ua bërë me dorë kah shtëpia për karshi tyre mu aty pran udhës së kronit dhe gurinës, se si përpara i kanë bërë me dollap e frëngji, ku prej katit të parë mund të shihej gjithë ajo anë. Ato dritare ishin të vetmet që shiheshin nga shpati thikë përpjetë, i Gunishtes. Sa arritën afër asaj kulle, panë edhe kasollen, ku ishte e vendosur oda e familjes së Musafit. U sollën në anën e djathtë, prapa kullës, nga pjesa lindore, pranë arrës së koshit të kallamboqit. Aty ishte vendi ku i mbante të fshehura librat, fletorët dhe armët e tij, Musafi. Prej aty kaluan pastaj në odë, ku shumë kohë, Musafi kishte kaluar duke lexuar e ushtruar me pishën ndezur deri pa zbardh dita. Para mëngjesit, pa i bërë kujt derman, i fuste nën trapin te arra e koshit, se po t’i gjenin apo hetonin hafija, të cilët po bënin kërdi pas cubave të rebeluar të malit që kishin mbetur nëpër shpella të gurit, do të zbulohej i vetmo jatak që kishte mbetur ende. Atje e kishte të strukur babën, axhën dhe vëllain e madh, të tjerët bënin jetën e të dënuarve në shtëpitë kulla të kthyera në burgje. Mësuesi, Shefa, iu lexonte një nekrolog, nxënësve: Mësuesi Musafi kishte lindur këtu në këtë shtëpi në çerekun e parë të shekullit të kaluar, kur edhe atëherë, tinëzisht u kishin hyrë si pyka në trungun e njomë të trupit të gjymtuar në gjeografinë e Arbrit, projekti i agrarit. Jeta e atij mësuesi të kujton një pjesë të jetës së atit të tij. Babait të tij i kishte shkuar jeta në luftëra duke u përballur me trupat e armatës së tretë serbe, deri sa po e lëshonin në juglindje vendin e pushtuar asqeria turke, në Majën e Kikës etj.. Ai, qysh si i ri, ndjente mbi supe pushtimin e sundimin e ri, dhe më shumë bëri jetë kaçaku, se sa qëndroi në shtëpi. Iu kujtua sesi "i ra" pushkë shoqit dhe vëllait të gjakut e të pushkës, Qases, deri sa iu kishte mbuluar me gjak fytyra dhe nuk e dinte as vetë, ku po i vriste pushka. I kujtohej vrasja që bëri te Fërkemi i kalit, për t’ia marr hakun rrogëtarit, Metës së shkret, i cili u vra deri sa kthehej nga arrat, te kroi i lagjes. Ai la gruan dhe vajzën, të cilat, Hali i mori në shtëpi për veti dhe për djalë. -Fat i zi,- kishte mallkuar Musafi, sepse nuk do t’i rikthehej më morti. Çereku i dytë, pas Luftës së dytë botërore, Heta me të vëllain dhe djalin e madh dergjen në burgje. Më vonë vetëm djali arrin të lirohet nga burgu. Mësuesi, në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Musafi, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit, nuk e kishte gabuar shenjën. Musafit i miklonin këmbët duke pritur komandant Haxhiun, për të marrë lejen e tij, që ta provonte edhe ai. Me të parën ndau rrasën e gurit në thërrmija, dhe pasi që luftëtarët e trimëruan për një sukses në shenjëtari aty për aty, kërkoi që t’i bashkohet, nëse mundë ta lejonin ata dhe familja e tij, për të vazhduar shkollimin dhe stërvitjet në përfitimin e shkathtësive ushtarake. Atë ditë Musafi mori pëlqimin, por më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë në vendlindjen e tij në Rem. Në qershorin e parë të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe vëllain. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Rem. Para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Has Aline, Lila dhe Oja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve. - Oja, i tha: - Ikë, ose ulu nën këmbët tona! Mësuesi kërkoi me ngulmë ta lëshonin banesën e tij, por ata as që lëvizën, duke kërkuar që t’ia sjellin edhe gruan për ti shërbyer ata. Këtë nuk mund ta përpijë, tha vetë me veti. Dhe, kërkoi ta lejonin të shkoi për të fjetur te shërbëtori i shkollës. Atje ai e kishte lënë një revole, Beret për ta ruajtur kokën. -Nuk mundesh me dalë aq lehtë, se duam edhe kokën e kaçakut të fundit, i përsëriti Oja, për të satën herë. - Unë, jam mësues, dhe nuk njoh njerëz të malit, ata që i njoh janë në burg, ia ktheu mësuesi sixhim, si breshëri fjalët Dora e UDB-shit, e përgjaku, por nuk e nënshtroi. - Lila, i dha leje të shkoj. Por me kusht që të kthehet nesër, për të vazhduar me trajtimin e rastit të tij. -Dhe njëherë mësuesi kërkoi t’ia lirojnë banesën me arsyetim se është e pamjaftueshme për të bujtur aty, por, ata edhe më tutje u sollën shumë brutalisht me te,- tregonte axha Meta, në odën e tij. -Kjo banesë paguhet nga parat e shtetit!- i tha Lila. -Ne, kemi haber se kjo odë është kthyer në shërbim të armiqve të shtetit,.. -Nesër në mëngjes.... të pret fati i babës Het se je më i zi se ai!- i tha Oja. Këtë s’mund ta duroj,- iu tha ai, ndonëse që te dy iu sulën, duke e përgjakur fytyrën e tij, nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ndërkaq, ai, nuk jepet fare para tyre, ngrihet me forcën e fundit në këmbë, dhe mezi shkon te portieri i shkollës të bëjë një sy gjumë, por, mjerisht atë natë nuk fjeti fare Para se të shkoi te kinse flejë, në oborrin e shtëpisë i pa fëmijët e axhës së tij që kishin dalë për ta pritur. Por, atë ditë nuk patën kohë për t’u përshëndetur sepse u kthyen për ta përcjell ardhjen e UDB-së. Mësuesi ishte përshëndetur me një mik, i cili vdiq gjashtë javë më vonë nga torturat e UDB-së, por, nuk i tradhtoi shokët dhe Musafin deri në vdekje. Ai i kishte në burg babën, axhën dhe vëllain e madh. I morën në besë për t’i amnistuar më vonë, por dhelpra a ka besë? I dënuan përjetë, vetëm vëllai i madh kishte shpresa të dalë nga burgu. Iu kujtuan babai Heta, xhaxhai dhe vëllezërit në burgun e Nishit. Xhaxhai tjetër, i vrarë në frontin lindor, e shumë e shumë të tjerë, ...... shumë tragjedi tjera. Andaj vendosi t’i kthehet malit, tjetër udhë nuk pati. Merr revolen beret, që e kishte amanet nga babai, dhe ju kthehet "mysafirëve" në odën e tij për ta dërguar amanetin e etërve në vend. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga goja e i tha: -Thuaj, se i vrau Musafi se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam as nishan. Me të dal nga katundi, ecte serbes nga ana e malit, nxitonte për ta zënë hapin kah Mulliri i Hanit të Axhës. Aty, e la një fasule që ia kishte dhënë nusja e tij, Arba, për të mos e nxënë gjaku. Theu rrugën dhe kaloi kah shkolla e Ukë Metajve, për të zbritur pastaj në lumin Llapush dhe për të vazhduar rrugës që e qet te Muhaxhirët e Kokave. Kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Has-Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës shkuan në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Ata nuk arritën ta kapërcejnë malin për të dalë për tej gardhit, bënte mjegull dhe binte shi vazhdimisht. Ishte një mot i ligë që mbahet mend më gjatë se herëve tjera. Atij iu kujtuan të gjitha tragjeditë e popullit të vet që kishte shkaktuar pushtuesi mbi ta për ta zhdukur dhe përzënë. Musafi në këtë moment të vështirë ndiente një krenari dhe kishte shpresë se popullin e tij nuk do të mund ta zhduk as tash ky pushtues, ashtu siç nuk mundi ta zhduk asnjë pushtues deri më tash. Ai kujtonte disa popuj tjerë që kishin jetuar në antikitet si: trakët, avarët etj. e sot nuk janë më. Edhe dyndjet me origjinë mongole sa janë munduar të na mbajnë nën sundimin e tyre, të asimilojnë e të zhdukin gjithë çka gjetën mbi tokë dhe nëntokën e pasur. Por papërkulshmëria dhe lufta e vazhdueshme, edhe pse na kanë zvogëluar në masë, nuk kanë arritur asnjëherë të na zhdukin. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Sukë, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Musafi po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, Hetës, edhe pas amnistisë së premtuar. Dy javë të vjeshtës shkuan pa i parë fare. Flitej për një dimër të madh. Sipas parashikimeve të plakave me kurrizin e shpinës së pulës, pritej të bie borë e madhe deri në dy metra. Këtë e thoshin edhe atë natë duke shikuar ashtin e pulës të cilën e kishin prerë për Musafin dhe Has-Alinë. Në odën e tyre mashkulli i vetëm ishte Mali, një jetim i Drinit që ishte vrarë në frontin lindor gjashtë vjet më parë. Ai po i rrinte pranë Has-Alisë duke soditur me kureshtje atë burrë leshatu e të plotë. Motrat po e vëzhgonin terrenin dhe situatën e krijuar pas vrasjes së dy oficerëve të OZN-ës te Remi para gjashtë muajve. Kaçaku i xhaxhit... i tha Musafi me gjithë atë zë të plotë. Djali i vetëm që na la xha Drini, i tregoi Has-Alisë. Atë ditë në kullë te Het po e prisnin lidhjen që kishin pasur për t’i përcjell përtej gardhit, dhe nuk duronin t’iu vonohej lajmësi prej nga do të hidheshin pastaj përmes ujërave të Drinit përtej kufirit së bashku me gruan shtatzënë dhe Gushin e sapo dalë nga burgu. Gushi kishte ikur nga burgu pasi kishte lakuar grilat e dritares. Më pas merr gruan dhe së bashku me të arratiset maleve, për t’iu bashkuar më vonë Has- Alisë, i cili edhe do tu printe për të kaluar gardhin .Kishin lanë vendtakimin me Malin e Zymit. Para se të niseshin prej anës perëndimore të Muranës ishin rreshtuar pas tij të shkujdesur pesë veta me uniformë speciale. Ishte një mot me lagështi dhe mjegull. E lanë Gumishën pa u hetuar dhe u ngjitën rogës së rrushit përpjetë në drejtim të Llapushës. Pastaj kaluan vargmalet e Karadaket e të Bjeshkës për t’iu bashkuar çetës së fundit të Kaçakëve të dalë maleve, jo prej qejfit, por nga zullumi dhe shpata e Demokleut që po u rrinte në qafë orë e çast. Musafi e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës Malin e Zymit që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhit. -Mos ia ke frikën askujt se jemi të gjithë në një hell,- ia priti njëri prej tyre duke u rrotulluar - Po harron se biri i kujt je...?- ia tha Musafit, duke i tingëlluar për të dytën herë të njëjtat fjalë, sikur se atë natë që e kishte përcjell kobi i ndeshur me ata fatzi të UDB-së. Iu kujtua edhe vrasja e Azganit dhjetë vjet më parë buzë kufijve të gardhit të thurur me zapti edhe aty, ku kurrë nuk e patën vendin. Edhe Feza i pari i tyre e kishte pas lënë me fjalë të varrosët në mezhde të kufirit për të cilin kishte luftuar hon e don para se ta lëshonin në mënyrë kolektive tokën te Molla e Kuqe, për t’i shpëtuar shfarosjes. - Jo, nuk e ka nga frika, por nga ajo që vigjilonte në këtë natë që gishtin në sy me ta shti nuk po shihet.. iu përgjigjën atij. Has-Alisë, duke shkuar përbri degës së Drinit, i printe Mali i Zymit, dy të tjerë ishin duke e përcjell për anash. Lumi ishte ngritur nga të reshurat që nuk pushuan asaj vjeshte. Mali i Zymit e deshi fati të qëndronte në harkun e parë, ku i ra në rabush grepi i tradhtisë, një grup po i priste përpara tyre. -Pse e kthen armën kah ne, fytyrë zi? ia priti me të parën Hasi. - Kështu jemi marrë vesh,- ia ktheu ai. Por kësaj radhe Hasi nuk po i besonte. Damka e tradhtisë, Malit të Zymit sipas planit të marrë nga UDB-ja e dinte se Has-Alia do të goditët në gjoks, Musafi në Kokë, ndërsa Gush Ngushi të pritët me breshëri, deri sa do ta kalonte lumin me gruan e tij në shpinë. Musafi e mbante përkrahu gruan Rab. Ai mbante edhe armë të gjatë edhe një revole Beret që e kishte amanet nga vëllai i tij Jeta. Beretën e mbante në brez. Pas kësaj, duke kaluar me hapa të shpejtuar nëpër një rrafshinë, për herë të parë, pas gjithë asaj lufte, po i tradhtonte mendja. Në këtë heshtje shkrepen dy armë, sixhim. I pari bie Mali i Zymit, kurse pas tij përplasët trupi i Has-Alisë i goditur për vdekje, prej atij (Malit të Zymit). Menjëherë pas kësaj u ndezën kandilat e turpit për ta ndritur terrenin, deri sa Musafi me Ngushin po i prenin dritat me rafalët e tyre, me qëllim që ta mbulonin terrenin me terrin e asaj nate të pabesë, që ishte improvizuar si në skenë të teatrit, te vendtakimi në Dri. Dritat e kthyera në drejtim të tyre, së bashku me sirenën e trupave pushtuese fare pranë tyre, po e ndriçonin ujin e Drinit të përgjakur prej tre burrave dhe dy grave. Ndërsa një ushtar i ri, po i përgjigjej zërit të gruas së Gushit, Qiprisë, për t’i dhënë një pikë ujë me grushta. Këtë e ndaloi Komandanti Kristë, duke ia sharë nënën shqiptare... -Do t’iu vrasim të gjithëve, shkordhatë... Lama e miellit të kazasë po i priste në agun e parë që kur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashkëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna mallkonte edhe në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës.. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj burrëreshe, as para masës së dalë te Lama e millit. - Nëna të ka rritë për krenarinë e sotme. Arbën e more nuse sa ishe në male, pa dasmë, por, dasmë të madhe të kam bërë sot, ia numëroi një nga një te koka mësuesit, nëna e tij. - Qohu e shih se prej shtatë nahijeve të kanë ardhur ... nënës, biri im, Ta prita lajmin për lindjen e trashëgimtarit, por, kjo është ditëlindja e dytë. - Ata ranë për lirinë e këtij trolli!- u shprehën disa nga masa. Pas saj, aty te Lama e miellit i kishte kaluar pranë edhe një kaurrë plak, për t’i rënë me këmbë trupit të shtrirë si të Gjergj Elez Alisë. Zekë polici, morri guximin për t’i thënë atij, deri sa bënte roje. - Ikë, se kur ka qenë gjallë, nuk ke guxuar ta shikosh as me bisht të syrit. Pardon, të lumtë se as të vdekur nuk na e la të qetë, mësuesin, Bajlozi i zi,... Ofshante thellë deri sa ndiqte me sy gjithë atë masë njerëzish që ishin tubuar. Vetëm të nesërmen i tërhoqën kufomat e sakatosura. U vranë në tradhti, tradhti,.. i thoshin njëri tjetrit para shatërvanit dhe të Ura e Musketarit të Kazasë, njerëzit që ishin tubuar për t’i përshëndetur për herë të fundit me një shikim. Në vend se ti përdhosnin ata u kthyen të murosur në lapidar, të gjallë. Pastaj u varrosën pa adresë, sepse ishin "armiq", ata nuk ishin hyzmeqar të një pushteti të huaj. Mallkimi i nënave iu bëftë ferr atyre që i vranë, dhe nuk i lanë në një copë tokë të prehen amshueshëm. Ato bënë lutje te zoti, që të iu bëhet dritë të rënëve,… ndonëse, sot e atë ditë, thonë se u ndihet gjëma nën dhe te Kapia e asqerit. Te koka u rri si një epitaf: Ringjallje! VI. Dashtë zoti e nuk vritet kush më, për punë të liga ose për festa, ende pa e parë lirinë me dritën e syve, u tha Arbri. Atij prapë po i dëftohej një fytyrë që i vegullonte hijen e Azganit atje përtej maleve, mbi horizontin që dukej sikur kishte përshkuar si një ylber shumë ngjyrësh prej ujit në ujë, duke i buzëqeshur me lule në dorë. Amen. -Në tokën time nuk ka predhë që mundë të më kap,..ah horr i horrave, u thoshte atyre që hidhnin granata e jo sheqerka, ndonëse nënat luteshin: dashtë zoti e nuk vritet liria. I kujtonin ato pak shpresa e amanete që kishin lënë ata që ishin nisur në luftë, duke u thënë thjesht; do të vijmë me lirinë. Por liria do gjak. Ata me dritën e diellit ranë dëshmorë, ranë në altarin e lirisë. - Mos ma nxë vendin në rreshtin e parë, -u thoshte Arbëri, kurse disa të tjerë e parapëlqenin vijnë e mesme të istikamit. Agoni dhe Arbëri sa ishin në stërvitjen, në shkallën e parë, në vend të armës së zjarrit iu dhanë nga një shpatë, kurse në shkallën e dytë kanë marrë nga një armë. Në shkallën e tretë janë caktuar si ndihmës në Gulinov. Në shkallën e katërt kanë ushtruar me top 104 mm. Ata nuk u ndalën, por vazhduan duke i thënë njëri tjetrit: shkojmë më tutje! - Mos ma nxë për të madhe se: stërvitjet ishin më të rënda se sa lufta në istikame. liria si ylber shtatëngjyrësh shtrihej mbi horizont, dhe si rëndom: shkojmë më tutje! Tah deri sa ishinë istikame, me diellin parandienin lirinë. Deri sa ishin nën breshërinë e armëve, kurrë nuk u ikte mendja sesi mund të vritet njeriu para syve, e nuk ke kohë as për ta varrosur të afërmin: vëllain, babën, nënën apo fëmijën. Mendjen e kishin: vetëm të çlirohet vendi se, varr i madh ishte bërë Kosova. Të vrarët dhe të plagosurit zëvendësoheshin menjëherë më ushtarë tjerë se armikun tokë të huaj e nxë menjëherë. Këtu nuk ka vend për horra. Liria nuk është larg. - Pritëm...o hej! Një fletë mali lëvizë me puhizën e natës, deri sa ishin në roje me Arbërin te një vend kalim. Gjeraqinë, gati harruam fjalën sekrete, parullën. Ata kërkuan të fiket drita se ajo shihet larg. Nata besë nuk ka në mal, këtu gjithçka mundë të ndodhë. Askush nuk ka që i ndal, sepse ata duhet me dalë matanë, lidhja duhej të vendosej patjetër. -Mos nxito Gjeraqinë e di ti se; sa jemi sa nuk jemi, sot për sot nuk i dihet, edhe pse këtu thonë se je i sigurt në këto bjeshkë të Karadakeve. Miku nuk prehet në besë në këto male. Por, ai që ka frikë kot lutet në qiell e tokë. - Dhashë zoti të mos na diktojnë këta xhelatë - i thoshte Gjarpri, i cili lëvizte si era Rrëshqet në sfondin e kuq, në atë cepin e epërm të Arbrit, atë ditë pranvere, i cili rrinte si kreshtat e shqipes përmbi kokë. Një bri përmbi dhè rri varur te cepi i epërm mbi Muranë, i kthyer si luledielli kah lindja me shikim deri te Molla e kuqe. Gjithandej një nga një janë shkulur. Atëherë kur nuk patën shpatën armë, soditën me shtizë e hark. Vetëtimë, për ta mbrojtur plëngun qëndronin natë e ditë mbi istikame. Me fjalën besë, gozhduar mbi cep, vdiqën nëpër beteja …ngjizur në ato troje te Cep i epërm i Arbrit. Atje nuk ka më hise të ndajmë me ata që u vramë. Dhe një fjalë-bese patëm dhënë: që mbi ne mos të shkel më këmbë-shkelësi, i cili tani më është shporrur matanë, te Cep i Epërm i Arbrit. Ai ishte rritur sikur të ishte tërhequr për veshi: trim shtatlartë dhe hijerëndë. Një ditë mali iu bë atij konaku i fundit. U ndriti mendjen dhe u dha buzëqeshjen. Ishte i heshtur, i dashur, por energjik. Arbri, atë verë lëvizte nga një anë në tjetrën. Dilte në roje edhe në këtë anë. I kishin lënë amanetin njëri tjetrit, nëse vritet njëri prej tyre. -Në tokën tonë jem, horr i horrave,- i silleshin këto fjalë, disa herë nëpër mendje edhe Agonit. Kjo thënie i kujtohej sa herë që dilte te Rraha. Në atë katund, vitet e fundit, kanë bërë që shumë gjëra të lexohen në këndvështrime të ndryshme. Për shkak të informatave kundërthënëse, shumë prej banorëve të katundit kanë ikur. Kështu ndodhi edhe pas asaj lufte në Luginë dhe gjithandej Rumelisë, ku ranë dhjetëra martirë dhe dëshmorë lirie. Në Rup, në fshatin përkarshi, lexohet e kaluara nëpër epitafet e varrezave të atyre që ranë në luftë. Epitaf: "Liria është fillimi i pafund". Aferim, filloi jeta sërish prej fillimit. Edhe kësaj jetë, i thonë! Megjithëse, katundarët kishin varur shpresën se, do të dalin më në fund në selamet. Por kot. Sepse ende nuk shihej shpresa, për ta rikthyer imazhin e gjallërimit në Kokën e Epërme. Do të bëhej mirë vetëm nëse do të rrafshohen kodrat dhe brigjet, për t’i bërë ato pastaj, tokë buke. -Më nuk do të ketë uri dhe skamje… !?!? Prej se doli ylberi katër ngjyrësh duke përshkuar male e fusha, kroje e korije nuk shteruan sytë e atyre që kishin ngulitur shikimin andej ku kishin jetuar hon e donë, megjithëse u thoshin se: kimeti e lezeti i malësisë, do të dihet më vonë, dhe për këtë ata do t’ia shohin hairin që kur ia kanë ngulitur shikimin drejt atyre që deri dje pinin bozë e salep në çarshinë e vjetër. Kush po e pinë, po e din, kush nuk po e pinë nuk po e din? - thoshte bozaxhiu çarshisë së vjetër para hamamit të Xhamisë së madhe. Salep të nxehtë e bukë sapo dalë prej furre. Atë ditë, prapa shitores së Tufës, ku bëhet pazari të shtuneve, Azgani, te furra sa po e hante një bukë vrungull, pati një përleshje. Taksirat i ra me i thye bishtat dhe kënatat e pazarit, me kontrabandistët që i patën ra në qafë. I ra në kokë një hafije që s’kishte lënë gjë pa bërë, bashkë me asqerët bullgarë, sepse ditë më parë u kishin ra në shtëpi atyre që kishin sjell matanë kufirit për harç shtëpie, ushqime: kripë, gaz e ndonjë kile sheqer-guri. Zaptit i patën vënë zjarrin shtëpisë së Selamit, dhe anëtarët e familjes i patën hedhur në pusin e avllisë. - Atë ditë kanë ra kaçakët te Karadaket e fushës. Letra, letra,... pa-pa-pa-pa ..., (ishte si parullë), po bërtiste me sa zë që kishte, si tellall, ai, i cili në ditë pazari, në pikë të ditës, ditëm drekë e shiste tinëz municionin për armë, sepse, si asnjëherë më parë, njerëzit që kishin ra për pazar, i shikonin vetëm markën dhe prototipat më të reja të armëve të dala nga uzina e kovaçhane, si në kohë të mbretit. -Dy orë iu deshën kaçakëve për të marrë haraçin atyre që hodhën bombat në kohë namazi, në xhami. Sula me koftra-çetën e tij, po bënë kërdi, duke i kërkuar shtëpi më shtëpi, Agoshin me çetnikët e tij. Pak më vonë, pas pazarit, edhe pelat e Sykës me kumbon, si hergjele të pafre, që këmbën e njeriut se duruan kurrë, janë shastisur. Ndonëse nuk ua ka vënë askush shalën mbi shpinë ende, dinë të ecin revan e trok. Hingëllima e sokëllima e tyre dëgjohej larg, përtej shtatë kodrave, brigjeve, fushave e maleve. Njërçzve më të moshuar , që kanë mbetur gjallë, u kujtohet një shitës rrushi , i cili për çdo ditë tregu shëtiste me me veshin e rrushit në dorë duke bërtitur si tellall dhe duke vënë dorën në vesh për të pritur ndonjë piskamë nga katundarët: -H-o - o rrush, h-o-o rrush, sikur ky nuk ka kurrkush. Në atë ditë pazari kishin dalë edhe dy fshatarë njëri nga Spati dhe tjetri nga Bregori, mirëpo, seç ishin nxënë keq mes veti, duke e lavdëruar secili katundin e vet: se katundi prej nga vinin ata ka pasur dhe ka burra më me zë dhe të përmendur etj. Për të vërtetuar këta ata sapo i panë të rinjtë te Vjosa Bindke, i pyetën, por u zhgënjyen fort se, baballarët e tyre dhe burrat e atyre fshatrave nuk i kishte përmend kurrë, askush. Në fund të fundit, se a ka pasur apo ka burra në Spati apo Bregori, pak kush e shikonte hallin, ngaqë atë ditë kishin dalur më shumë të shikonin mallin. Prapë u dëgjua kënga e Dervishit nga ata që ishin ngjitur malit, sepse mali ishte jatak i tyre. Hu, hu,.. baba hu.. Mora mushkën me shkua për dru Prita, prita se po vjen Kish ngrit bishtin e po kërcen. Rrush-shitësi që kishte shëtitur tërë fshatin me veshin e rrushit në duar, atë ditë nuk kishte fituar as treqind dërhem që t’ia kthente terezisë borxhin. Ai nuk donte t’i ndërronte me kokrra rrushi të zi, të sjell prej andej me shportat e tij të lidhura anash në hone, për tre orë rrugë, teshat që i kërkonte ai. Atë verë pak kush kishte arritur për ta lëvruar tokën për të dytën herë, sepse nuk u kishte premtuar moti. Kohë e ligë kishte mbretëruar në atë zaman. Disa nga ta ua kishin hedhur farën e drithërave të bardha që me ugarin e parë, të tjerët i kishin nxirë nga pak tokat disi me uni dhe përmendë. Beteja për bukën është e shenjtë, gati menjëherë pas luftës për vatanin. Por, pa vatan nuk ka as fe, e as bukë, por shpeshherë armiku i kanë provokuar me erën e bukës. Për t’i nënshtruare edhe kësaj herë pushtuesi i ri, qetë bedatë të ri me "tepricat". Mirëpo, ishin numëruar njerëz në gishta që pranuan nënshtrimin para hasmit. Një moral i fortë që ishte kalitur ndër breza, e mundi edhe kësaj here masën e poshtërimit të atyre që më parë pranonin vdekjen në heshtje. Qo i gjallë të hy i vdekur, por sa vdekje i patën vallë!? * ` * * Ishte kohë mynxyrash. "Tepricat" për katundarët kanë qenë bërë barrë e rëndë. Ato si duket, shpejt i zbrazën hambarët verën e sivjetme, më herët se herëve tjera. Gjithë bereqetin e mbërthyen në hambarët e "tepricave". Drithërat e sivjetmë, të vjetëm si dhe të bereqetit të parvjetmë po shkonin për vendet fqinje. Mbetën me gishta në gojë, pa asnjë kokërr misri a gruri. Kështu katundit nuk i mbeti tjetër shteg veç të largohet nga vatra. Ishte edhe koha e zgjedhjeve. Me këto frymë që kishte në këmbë, për pasanikët dhe kmetin, nuk rriste numrin e kokrrave përkarshi hyzmetit që kishin bërë. Ata mendonin se do të zgjedheshin apo rizgjedheshin si "pasanikë" dhe kmet që ishin. Pas zgjedhjeve, Balën e morën OZN-a, se e kishte hedh votën në kutinë e hasmit. - Pse e qite kokrrën aty, Balë,- i tha hiqmi. - Nuk di vëlla si më rrëshqiti nga dora! Po, pse e fute dorën aty, ku nuk duhet!- e pyetën sërish ata. - Valla, e pashë si shprazt atë kuti, i thash vetës hajt t’a qes kokrrën, këtu se ish mbet si gjynah me pa ... - Balë, tash ta tregojmë na gjynahun, se neve nuk na vjen keq. Pastaj kërcet druri si në kohë të kralit. E morën në trajtim të mëtutjeshëm, por, megjithatë, nuk shkoi shumë kohë e lëshuan, po si e lëshuan se ? E bënë pestil. Disa bënin dert duke pyetur se a mund të bëhet diçka para se të zbres kufiri përgjatë Luginës së Llapushës si në kohën e mbretit. Kështu i thoshte xhaxhi Cipi, Balës. Atë vjet nuk i kishte mbetur gati asgjë për mbi shpirt, dhe nuk kishte tjetër para veti pos tre-katër krerë me keca e dhi të malit. Edhe pse e dinte urdhërinë dhe në çdo moment priste aksionin, ai, e kalonte motin, duke i ruajtur tinëz nga hyqmeti i ri. -"Dhitë dëmtojnë pyjet, dhe është marrë vendimi i Nehoros që të zhdukën, ato... atij që i gjendet ndonjë krerë keci apo dhie, do të ndëshkohet me gjoba të mëdha dhe do të dënohet me burgim". Ka kohë që ishte përhapur kokë më kokë, por xhaxhi Cipi, u kishte bërë një kasolle dhive në pyllin e dendur, përkarshi udhës së pazarit. Atij nuk i shkonte ndërmend se mund ta diktonte ndokush. Po nëse hetohet do të bëhet gazi i botës para katundarëve të Dardhishtës.... Edhe dhitë e Cipit ishin bërë të egra si hergelët e xhaxha Sykës me komonë, por dhive ua kishte hequr rraka-takat, dhe nuk dëgjohej as miklimi i tyre. - Për këtë nuk merr guximin t’i kundërshtoi askush, - thotë një nga ata të vetmit në lagjen e mesme të Dardhishtës, por pse së paku nuk është bërë me rend mbledhja e "tepricave", shtëpi për shtëpi. Nga aksioni i fundit i grumbullimit të tyre, nuk e dalluan askënd, por i rënduan të gjithë njësoj, edhe atyre të Kodrës u morën, atyre që kanë jetima, sepse burrat u kishin mbetur të vrarë në betejën e fundit. Së paku të kishte një kujdes ndaj atyre shtëpive, por kmeti i Dardhishtës, thërriste- Kacia. Kështu i kishte mbetur galopi se me kaci i mblidhte, tepricat. Ai fillikat vetëm, duke kaluar si nëpër një tokë të huaj dhe të harruar edhe nga zoti, i zgjidhte lopët me kërpesh në ahur të jetimëve për t’i mbushur detyrimet ndaj atyre që plaçkitën e në të njejtën kohë për të thelluar hendekun në mes të njerëzve. Një ditë deri sa po ngjitej shpatit, i vetmi mësues i mësimit klasor Shefa, për bri shtëpisë së Musafit, me disa nxënës të tij, soditi për rreth tij mos po e hetonte njeri. Kur u sigurua se nuk e shihte askush, lëshoi shikimin drejt Kullës së bacës Het e cila kishte shërbyer si shkollë fillore. Ai, po i vëzhgonte dritaret gjysmë të thyera prej nga merrte dritë shtëpia e mësuesit të parë, Musafit. - Vëni re dritaret, u tha nxënësve të vetë,- duke ua bërë me dorë kah shtëpia për karshi tyre mu aty pran udhës së kroit dhe gurinës, se si përpara i kanë bërë me dollap e frëngji, ku prej katit të parë mund të shihej gjithë ajo anë. Ato dritare ishin të vetmet që shiheshin nga shpati thikë përpjetë, i Gunishtes. Sa arritën afër asaj kulle, panë edhe kasollen, ku ishte e vendosur oda e familjes së Musafit. U sollën në anën e djathtë, prapa kullës, nga pjesa lindore, pranë arrës së koshit të kallamboqit. Aty ishte vendi ku i mbante të fshehura librat, fletorët dhe armët e tij, Musafi. Prej aty kaluan pastaj në odë, ku shumë kohë, Musafi kishte kaluar duke lexuar e ushtruar me pishën ndezur deri pa zbardh dita. Para mëngjesit, pa i bërë kujt derman, i fuste nën trapin te arra e koshit, se po t’i gjenin apo hetonin hafija, të cilët po bënin kërdi pas cubave të rebeluar të malit që kishin mbetur nëpër shpella të gurit, do të zbulohej i vetmo jatak që kishte mbetur ende. Atje e kishte të strukur babën, axhën dhe vëllain e madh, të tjerët bënin jetën e të dënuarve në shtëpitë kulla të kthyera në burgje. Mësuesi, Shefa, iu lexonte një nekrolog, nxënësve: Mësuesi Musafi kishte lindur këtu në këtë shtëpi në çerekun e parë të shekullit të kaluar, kur edhe atëherë, tinëzisht u kishin hyrë si pyka në trungun e njomë të trupit të gjymtuar në gjeografinë e Arbrit, projekti i agrarit. Jeta e atij mësuesi të kujton një pjesë të jetës së atit të tij Het Koka. Babait të tij i kishte shkuar jeta në luftëra duke u përballur me trupat e armatës së tretë serbe, deri sa po e lëshonin në juglindje vendin e pushtuar asqeria turke, në Majën e Kikës etj.. Ai, qysh si i ri, ndjente mbi supe pushtimin e sundimin e ri, dhe më shumë bëri jetë kaçaku, se sa qëndroi në shtëpi. Iu kujtua sesi "i ra" pushkë shoqit dhe vëllait të gjakut e të pushkës, Qases, deri sa iu kishte mbuluar me gjak fytyra dhe nuk e dinte as vetë, ku po i vriste pushka. I kujtohej vrasja që bëri Haliçi te Fërkemi i kalit, për t’ia marr hakun rrogëtarit, Metës së shkret, i cili u vra deri sa kthehej nga arrat, te kroi i lagjes. Ai la gruan dhe vajzën, të cilat, Haliqi i mori në shtëpi për veti dhe për djalë. -Fat i zi,- kishte mallkuar Musafi, sepse nuk do t’i rikthehej më morti. Çereku i dytë, pas Luftës së dytë botërore, Heta me të vëllain dhe djalin e madh dergjen në burgje. Më vonë vetëm djali arrin të lirohet nga burgu. Mësuesi, në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Musafi, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit, nuk e kishte gabuar shenjën. Musafit i miklonin këmbët duke pritur komandant Haxhiun, për të marrë lejen e tij, që ta provonte edhe ai. Me të parën ndau rrasën e gurit në thërrmija, dhe pasi që luftëtarët e trimëruan për një sukses në shenjëtari aty për aty, kërkoi që t’i bashkohet, nëse mundë ta lejonin ata dhe familja e tij, për të vazhduar shkollimin dhe stërvitjet në përfitimin e shkathtësive ushtarake. Atë ditë Musafi mori pëlqimin, por më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë në vendlindjen e tij në Rem. Në qershorin e parë të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe vëllain. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Rem. Para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Has Aline, Lila dhe Oja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve. - Oja, i tha: - Ikë, ose ulu nën këmbët tona! Mësuesi kërkoi me ngulmë ta lëshonin banesën e tij, por ata as që lëvizën, duke kërkuar që t’ia sjellin edhe gruan për ti shërbyer ata. Këtë nuk mund ta përpijë, tha vetë me veti. Dhe, kërkoi ta lejonin të shkoi për të fjetur te shërbëtori i shkollës. Atje ai e kishte lënë një revole, Beret për ta ruajtur kokën. -Nuk mundesh me dalë aq lehtë, se duam edhe kokën e kaçakut të fundit, i përsëriti Oja, për të satën herë. - Unë, jam mësues, dhe nuk njoh njerëz të malit, ata që i njoh janë në burg, ia ktheu mësuesi sixhim, si breshëri fjalët Dora e UDB-shit, e përgjaku, por nuk e nënshtroi. - Lila, i dha leje të shkoj. Por me kusht që të kthehet nesër, për të vazhduar me trajtimin e rastit të tij. -Dhe njëherë mësuesi kërkoi t’ia lirojnë banesën me arsyetim se është e pamjaftueshme për të bujtur aty, por, ata edhe më tutje u sollën shumë brutalisht me te,- tregonte axha Meta, në odën e tij. -Kjo banesë paguhet nga parat e shtetit!- i tha Lila. -Ne, kemi haber se kjo odë është kthyer në shërbim të armiqve të shtetit,.. -Nesër në mëngjes.... të pret fati i babës Het se je më i zi se ai!- i tha Oja. Këtë s’mund ta duroj,- iu tha ai, ndonëse që te dy iu sulën, duke e përgjakur fytyrën e tij, nëntëmbëdhjetëvjeçare. Ndërkaq, ai, nuk jepet fare para tyre, ngrihet me forcën e fundit në këmbë, dhe mezi shkon te portieri i shkollës të bëjë një sy gjumë, por, mjerisht atë natë nuk fjeti fare Para se të shkoi te kinse flejë, në oborrin e shtëpisë i pa fëmijët e axhës së tij që kishin dalë për ta pritur. Por, atë ditë nuk patën kohë për t’u përshëndetur sepse u kthyen për ta përcjell ardhjen e UDB-së. Mësuesi ishte përshëndetur me një mik, i cili vdiq gjashtë javë më vonë nga torturat e UDB-së, por, nuk i tradhtoi shokët dhe Musafin deri në vdekje. Ai i kishte në burg babën, axhën dhe vëllain e madh. I morën në besë për t’i amnistuar më vonë, por dhelpra a ka besë? I dënuan përjetë, vetëm vëllai i madh kishte shpresa të dalë nga burgu. Iu kujtuan babai Heta, xhaxhai dhe vëllezërit në burgun e Nishit. Xhaxhai tjetër, i vrarë në frontin lindor, e shumë e shumë të tjerë, ...... shumë tragjedi tjera. Andaj vendosi t’i kthehet malit, tjetër udhë nuk pati. Merr revolen beret, që e kishte amanet nga babai, dhe ju kthehet "mysafirëve" në odën e tij për ta dërguar amanetin e etërve në vend. Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga goja e i tha: -Thuaj, se i vrau Musafi se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam as nishan. Me të dal nga katundi, ecte serbes nga ana e malit, nxitonte për ta zënë hapin kah Mulliri i Hanit të Axhës. Aty, e la një fasule që ia kishte dhënë nusja e tij, Arba, për të mos e nxënë gjaku. Theu rrugën dhe kaloi kah shkolla e Ukë Metajve, për të zbritur pastaj në lumin Llapush dhe për të vazhduar rrugës që e qet te Muhaxhirët e Kokave. Kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Has-Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës shkuan në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Ata nuk arritën ta kapërcejnë malin për të dalë për tej gardhit, bënte mjegull dhe binte shi vazhdimisht. Ishte një mot i ligë që mbahet mend më gjatë se herëve tjera. Atij iu kujtuan të gjitha tragjeditë e popullit të vet që kishte shkaktuar pushtuesi mbi ta për ta zhdukur dhe përzënë. Musafi në këtë moment të vështirë ndiente një krenari dhe kishte shpresë se popullin e tij nuk do të mund ta zhduk as tash ky pushtues, ashtu siç nuk mundi ta zhduk asnjë pushtues deri më tash. Ai kujtonte disa popuj tjerë që kishin jetuar në antikitet si: trakët, avarët etj. e sot nuk janë më. Edhe dyndjet me origjinë mongole sa janë munduar të na mbajnë nën sundimin e tyre, të asimilojnë e të zhdukin gjithë çka gjetën mbi tokë dhe nëntokën e pasur. Por papërkulshmëria dhe lufta e vazhdueshme, edhe pse na kanë zvogëluar në masë, nuk kanë arritur asnjëherë të na zhdukin. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Koka, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Musafi po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, Hetës, edhe pas amnistisë së premtuar. Dy javë të vjeshtës shkuan pa i parë fare. Flitej për një dimër të madh. Sipas parashikimeve të plakave me kurrizin e shpinës së pulës, pritej të bie borë e madhe deri në dy metra. Këtë e thoshin edhe atë natë duke shikuar ashtin e pulës të cilën e kishin prerë për Musafin dhe Has-Alinë. Në odën e tyre mashkulli i vetëm ishte Mali, një jetim i Drinit që ishte vrarë në frontin lindor gjashtë vjet më parë. Ai po i rrinte pranë Has-Alisë duke soditur me kureshtje atë burrë leshatu e të plotë. Motrat po e vëzhgonin terrenin dhe situatën e krijuar pas vrasjes së dy oficerëve të OZN-ës te Remi para gjashtë muajve. - Kaçaku i xhaxhit... i tha Musafi me gjithë atë zë të plotë. Djali i vetëm që na la xha Drini, i tregoi Has-Alisë. Nuk është lidh mirë, S’di ku me ia gjet vendin! * * * Ata po e prisnin lidhjen që kishin pasur për t’i përcjell përtej gardhit, dhe nuk duronin t’iu vonohej lajmësi prej nga do të hidheshin pastaj përmes ujërave të Drinit përtej kufirit së bashku me gruan shtatzënë dhe Gushin e sapo dalë nga burgu. Gushi kishte ikur nga burgu pasi kishte lakuar grilat e dritares. Më pas merr gruan dhe së bashku me të arratiset maleve, për t’iu bashkuar më vonë Has- Alisë, i cili edhe do tu printe për të kaluar gardhin Kishin lanë vendtakimin me Malin e Zymit. Para se të niseshin prej anës perëndimore të Muranës ishin rreshtuar pas tij të shkujdesur pesë veta me uniformë speciale. Ishte një mot me lagështi dhe mjegull. E lanë Gumishën pa u hetuar dhe u ngjitën rogës së rrushit përpjetë në drejtim të Llapushës. Pastaj kaluan vargmalet e Karadaket e të Bjeshkës për t’iu bashkuar çetës së fundit të Kaçakëve të dalë maleve, jo prej qejfit, por nga zullumi dhe shpata e Demokleut që po u rrinte në qafë orë e çast. Musafi e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës Malin e Zymit që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhit. -Mos ia ke frikën askujt se jemi të gjithë në një hell,- ia priti njëri prej tyre duke u rrotulluar - Po harron se biri i kujt je...?- ia tha Musafit, duke i tingëlluar për të dytën herë të njëjtat fjalë, sikur se atë natë që e kishte përcjell kobi i ndeshur me ata fatzi të UDB-së. Iu kujtua edhe vrasja e Azganit dhjetë vjet më parë buzë kufijve të gardhit të thurur me zapti edhe aty, ku kurrë nuk e patën vendin. Edhe Feza i pari i tyre e kishte pas lënë me fjalë të varrosët në mezhde të kufirit për të cilin kishte luftuar hon e don para se ta lëshonin në mënyrë kolektive tokën te Molla e Kuqe, për t’i shpëtuar shfarosjes. - Jo, nuk e ka nga frika, por nga ajo që vigjilonte në këtë natë që gishtin në sy me ta shti nuk po shihet.. iu përgjigjën atij. Has-Alisë, duke shkuar përbri degës së Drinit, i printe Mali i Zymit, dy të tjerë ishin duke e përcjell për anash. Lumi ishte ngritur nga të reshurat që nuk pushuan asaj vjeshte. Mali i Zymit e deshi fati të qëndronte në harkun e parë, ku i ra në rabush grepi i tradhtisë, një grup po i priste përpara tyre. -Pse e kthen armën kah ne, fytyrë zi? ia priti me të parën Hasi. - Kështu jemi marrë vesh,- ia ktheu ai. Por kësaj radhe Hasi nuk po i besonte. Damka e tradhtisë, Malit të Zymit sipas planit të marrë nga UDB-ja e dinte se Has-Alia do të goditët në gjoks, Musafi në Kokë, ndërsa Gush Ngushi të pritët me breshëri, deri sa do ta kalonte lumin me gruan e tij në shpinë. Musafi e mbante përkrahu gruan Rab. Ai mbante edhe armë të gjatë edhe një revole Beret që e kishte amanet nga vëllai i tij Jeta. Beretën e mbante në brez. Pas kësaj, duke kaluar me hapa të shpejtuar nëpër një rrafshinë, për herë të parë, pas gjithë asaj lufte, po i tradhtonte mendja. Në këtë heshtje shkrepen dy armë, sixhim. I pari bie Mali i Zymit, kurse pas tij përplasët trupi i Has-Alisë i goditur për vdekje, prej atij (Malit të Zymit). Menjëherë pas kësaj u ndezën kandilat e turpit për ta ndritur terrenin, deri sa Musafi me Ngushin po i prenin dritat me rafalët e tyre, me qëllim që ta mbulonin terrenin me terrin e asaj nate të pabesë, që ishte improvizuar si në skenë të teatrit, te vendtakimi në Dri. Dritat e kthyera në drejtim të tyre, së bashku me sirenën e trupave pushtuese fare pranë tyre, po e ndriçonin ujin e Drinit të përgjakur prej tre burrave dhe dy grave. Ndërsa një ushtar i ri, po i përgjigjej zërit të gruas së Gushit, Qiprisë, për t’i dhënë një pikë ujë me grushta. Këtë e ndaloi Komandanti Kristë, duke ia sharë nënën shqiptare... -Do t’iu vrasim të gjithëve, shkordhatë... Lama e miellit të kazasë po i priste në agun e parë që kur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashkëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna mallkonte edhe në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës.. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj burrëreshe, as para masës së dalë te Lama e millit. - Nëna të ka rritë për krenarinë e sotme. Arbën e more nuse sa ishe në male, pa dasmë, por, dasmë të madhe të kam bërë sot, ia numëroi një nga një te koka mësuesit, nëna e tij. - Qohu e shih se prej shtatë nahijeve të kanë ardhur ... nënës, biri im, Ta prita lajmin për lindjen e trashëgimtarit, por, kjo është ditëlindja e dytë. - Ata ranë për lirinë e këtij trolli!- u shprehën disa nga masa. Pas saj, aty te Lama e miellit i kishte kaluar pranë edhe një kaurrë plak, për t’i rënë me këmbë trupit të shtrirë si të Gjergj Elez Alisë. Zekë polici, morri guximin për t’i thënë atij, deri sa bënte roje. - Ikë, se kur ka qenë gjallë, nuk ke guxuar ta shikosh as me bisht të syrit. Pardon, të lumtë se as të vdekur nuk na e la të qetë, mësuesin, Bajlozi i zi,... Ofshante thellë deri sa ndiqte me sy gjithë atë masë njerëzish që ishin tubuar. Vetëm të nesërmen i tërhoqën kufomat e sakatosura. U vranë në tradhti, tradhti,.. i thoshin njëri tjetrit para shatërvanit dhe të Ura e Musketarit të Kazasë, njerëzit që ishin tubuar për t’i përshëndetur për herë të fundit me një shikim. Në vend se ti përdhosnin ata u kthyen të murosur në lapidar, të gjallë. Pastaj u varrosën pa adresë, sepse ishin "armiq", ata nuk ishin hyzmeqar të një pushteti të huaj. Mallkimi i nënave iu bëftë ferr atyre që i vranë, dhe nuk i lanë në një copë tokë të prehen amshueshëm. Ato bënë lutje te zoti, që të iu bëhet dritë të rënëve,… ndonëse, sot e atë ditë, thonë se u ndihet gjëma nën dhè te Kapia e asqerit. Te koka u rri si një epitaf: Ringjallje! VI. Dashtë zoti e nuk vritet kush më, për punë të liga ose për festa, ende pa e parë lirinë me dritën e syve, u tha Arbri. Atij prapë po i dëftohej një fytyrë që i vegullonte hijen e Azganit atje përtej maleve, mbi horizontin që dukej sikur kishte përshkuar si një ylber shumë ngjyrësh prej ujit në ujë, duke i buzëqeshur me lule në dorë. Amen. -Në tokën time nuk ka predhë që mundë të më kap,..ah horr i horrave, u thoshte atyre që hidhnin granata e jo sheqerka, ndonëse nënat luteshin: dashtë zoti e nuk vritet liria. I kujtonin ato pak shpresa e amanete që kishin lënë ata që ishin nisur në luftë, duke u thënë thjesht; do të vijmë me lirinë. Por liria do gjak. Ata me dritën e diellit ranë dëshmorë, ranë në altarin e lirisë. - Mos ma nxë vendin në rreshtin e parë, -u thoshte Arbëri, kurse disa të tjerë e parapëlqenin vijnë e mesme të istikamit. Agoni dhe Arbëri sa ishin në stërvitjen, në shkallën e parë, në vend të armës së zjarrit iu dhanë nga një shpatë, kurse në shkallën e dytë kanë marrë nga një armë. Në shkallën e tretë janë caktuar si ndihmës në Gulinov. Në shkallën e katërt kanë ushtruar me top 104 mm. Ata nuk u ndalën, por vazhduan duke i thënë njëri tjetrit: shkojmë më tutje! - Mos ma nxë për të madhe se: stërvitjet ishin më të rënda se sa lufta në istikame. liria si ylber shtatëngjyrësh shtrihej mbi horizont, dhe si rëndom: shkojmë më tutje! Tah deri sa ishinë istikame, me diellin parandienin lirinë. Deri sa ishin nën breshërinë e armëve, kurrë nuk u ikte mendja sesi mund të vritet njeriu para syve, e nuk ke kohë as për ta varrosur të afërmin: vëllain, babën, nënën apo fëmijën. Mendjen e kishin: vetëm të çlirohet vendi se, varr i madh ishte bërë Kosova. Të vrarët dhe të plagosurit zëvendësoheshin menjëherë më ushtarë tjerë se armikun tokë të huaj e nxë menjëherë. Këtu nuk ka vend për horra. Liria nuk është larg. - Pritëm...o hej! Një fletë mali lëvizë me puhizën e natës, deri sa ishin në roje me Arbërin te një vend kalim. Gjeraqinë, gati harruam fjalën sekrete, parullën. Ata kërkuan të fiket drita se ajo shihet larg. Nata besë nuk ka në mal, këtu gjithçka mundë të ndodhë. Askush nuk ka që i ndal, sepse ata duhet me dalë matanë, lidhja duhej të vendosej patjetër. -Mos nxito Gjeraqinë e di ti se; sa jemi sa nuk jemi, sot për sot nuk i dihet, edhe pse këtu thonë se je i sigurt në këto bjeshkë të Karadakeve. Miku nuk prehet në besë në këto male. Por, ai që ka frikë kot lutet në qiell e tokë. - Dhashë zoti të mos na diktojnë këta xhelatë - i thoshte Gjarpri, i cili lëvizte si era Rrëshqet në sfondin e kuq, në atë cepin e epërm të Arbrit, atë ditë pranvere, i cili rrinte si kreshtat e shqipes përmbi kokë. Një cep përmbi dhè rri varur te cepi i epërm mbi Muranë, i kthyer si luledielli kah lindja me shikim deri te Molla e kuqe. Gjithandej një nga një janë shkulur. Atëherë kur nuk patën shpatën armë, soditën me shtizë e hark. Vetëtimë, për ta mbrojtur plëngun qëndronin natë e ditë mbi istikame. Me fjalën besë, gozhduar mbi cep, vdiqën nëpër beteja …ngjizur në ato troje te Cep i epërm i Arbrit. Atje nuk ka më hise të ndajmë me ata që u vramë. Dhe një fjalë-bese patëm dhënë: që mbi ne mos të shkel më këmbë-shkelësi, i cili tani më është shporrur matanë, te Cep i Epërm i Arbrit. Ai ishte rritur sikur të ishte tërhequr për veshi: trim shtatlartë dhe hijerëndë. Një ditë mali iu bë atij konaku i fundit. U ndriti mendjen dhe u dha buzëqeshjen. Ishte i heshtur, i dashur, por energjik. Arbri, atë verë lëvizte nga një anë në tjetrën. Dilte në roje edhe në këtë anë. I kishin lënë amanetin njëri tjetrit, nëse vritet njëri prej tyre. -Në tokën tonë jem, horr i horrave,- i silleshin këto fjalë, disa herë nëpër mendje edhe Agonit. Kjo thënie i kujtohej sa herë që dilte te Rraha. Në atë katund, vitet e fundit, kanë bërë që shumë gjëra të lexohen në këndvështrime të ndryshme. Për shkak të informatave kundërthënëse, shumë prej banorëve të katundit kanë ikur. Kështu ndodhi edhe pas asaj lufte në Luginë dhe gjithandej Rumelisë, ku ranë dhjetëra martirë dhe dëshmorë lirie. Në Rup, në fshatin përkarshi, lexohet e kaluara nëpër epitafet e varrezave të atyre që ranë në luftë. Epitaf: "Liria është fillimi i pafund". Aferim, filloi jeta sërish prej fillimit. Edhe kësaj jetë, i thonë! Megjithëse, katundarët kishin varur shpresën se, do të dalin më në fund në selamet. Por kot. Sepse ende nuk shihej shpresa, për ta rikthyer imazhin e gjallërimit në Kokën e Epërme. Do të bëhej mirë vetëm nëse do të rrafshohen kodrat dhe brigjet, për t’i bërë ato pastaj, tokë buke. -Më nuk do të ketë uri dhe skamje… !?!? Prej se doli ylberi katër ngjyrësh duke përshkuar male e fusha, kroje e korije nuk shteruan sytë e atyre që kishin ngulitur shikimin andej ku kishin jetuar hon e donë, megjithëse u thoshin se: kimeti e lezeti i malësisë, do të dihet më vonë, dhe për këtë ata do t’ia shohin hairin që kur ia kanë ngulitur shikimin drejt atyre që deri dje pinin bozë e salep në çarshinë e vjetër. Kush po e pinë, po e din, kush nuk po e pinë nuk po e din? - thoshte bozaxhiu çarshisë së vjetër para hamamit të Xhamisë së madhe. Salep të nxehtë e bukë sapo dalë prej furre. Atë ditë, prapa shitores së Tufës, ku bëhet pazari të shtuneve, Azgani, te furra sa po e hante një bukë vrungull, pati një përleshje. Taksirat i ra me i thye bishtat dhe kënatat e pazarit, me kontrabandistët që i patën ra në qafë. I ra në kokë një hafije që s’kishte lënë gjë pa bërë, bashkë me asqerët bullgarë, sepse ditë më parë u kishin ra në shtëpi atyre që kishin sjell matanë kufirit për harç shtëpie, ushqime: kripë, gaz e ndonjë kile sheqer-guri. Zaptit i patën vënë zjarrin shtëpisë së Selamit, dhe anëtarët e familjes i patën hedhur në pusin e avllisë. - Atë ditë kanë ra kaçakët te Karadaket e fushës. Letra, letra,... pa-pa-pa-pa ..., (ishte si parullë), po bërtiste me sa zë që kishte, si tellall, ai, i cili në ditë pazari, në pikë të ditës, ditëm drekë e shiste tinëz municionin për armë, sepse, si asnjëherë më parë, njerëzit që kishin ra për pazar, i shikonin vetëm markën dhe prototipat më të reja të armëve të dala nga uzina e kovaçhane, si në kohë të mbretit. -Dy orë iu deshën kaçakëve për të marrë haraçin atyre që hodhën bombat në kohë namazi, në xhami. Sula me koftra-çetën e tij, po bënë kërdi, duke i kërkuar shtëpi më shtëpi, Agoshin me çetnikët e tij. Pak më vonë, pas pazarit, edhe pelat e Sykës me kumbon, si hergjele të pafre, që këmbën e njeriut se duruan kurrë, janë shastisur. Ndonëse nuk ua ka vënë askush shalën mbi shpinë ende, dinë të ecin revan e trok. Hingëllima e sokëllima e tyre dëgjohej larg, përtej shtatë kodrave, brigjeve, fushave e maleve. Njërçzve më të moshuar , që kanë mbetur gjallë, u kujtohet një shitës rrushi , i cili për çdo ditë tregu shëtiste me me veshin e rrushit në dorë duke bërtitur si tellall dhe duke vënë dorën në vesh për të pritur ndonjë piskamë nga katundarët: -H-o - o rrush, h-o-o rrush, sikur ky nuk ka kurrkush. Në atë ditë pazari kishin dalë edhe dy fshatarë njëri nga Spati dhe tjetri nga Bregori, mirëpo, seç ishin nxënë keq mes veti, duke e lavdëruar secili katundin e vet: se katundi prej nga vinin ata ka pasur dhe ka burra më me zë dhe të përmendur etj. Për të vërtetuar këta ata sapo i panë të rinjtë te Vjosa Bindke, i pyetën, por u zhgënjyen fort se, baballarët e tyre dhe burrat e atyre fshatrave nuk i kishte përmend kurrë, askush. Në fund të fundit, se a ka pasur apo ka burra në Spati apo Bregori, pak kush e shikonte hallin, ngaqë atë ditë kishin dalur më shumë të shikonin mallin. Prapë u dëgjua kënga e Dervishit nga ata që ishin ngjitur malit, sepse mali ishte jatak i tyre. Hu, hu,.. baba hu.. Mora mushkën me shkua për dru Prita, prita se po vjen Kish ngrit bishtin e po kërcen. Rrush-shitësi që kishte shëtitur tërë fshatin me veshin e rrushit në duar, atë ditë nuk kishte fituar as treqind dërhem që t’ia kthente terezisë borxhin. Ai nuk donte t’i ndërronte me kokrra rrushi të zi, të sjell prej andej me shportat e tij të lidhura anash në hone, për tre orë rrugë, teshat që i kërkonte ai. Atë verë pak kush kishte arritur për ta lëvruar tokën për të dytën herë, sepse nuk u kishte premtuar moti. Kohë e ligë kishte mbretëruar në atë zaman. Disa nga ta ua kishin hedhur farën e drithërave të bardha që me ugarin e parë, të tjerët i kishin nxirë nga pak tokat disi me uni dhe përmendë. Beteja për bukën është e shenjtë, gati menjëherë pas luftës për vatanin. Por, pa vatan nuk ka as fe, e as bukë, por shpeshherë armiku i kanë provokuar me erën e bukës. Për t’i nënshtruare edhe kësaj herë pushtuesi i ri, qetë bedatë të ri me "tepricat". Mirëpo, ishin numëruar njerëz në gishta që pranuan nënshtrimin para hasmit. Një moral i fortë që ishte kalitur ndër breza, e mundi edhe kësaj here masën e poshtërimit të atyre që më parë pranonin vdekjen në heshtje. Qo i gjallë të hy i vdekur, por sa vdekje i patën vallë!? * * * Katundi prapa malit ishte gjymtuar disa herë, ndonëse disa që kanë mbetur aty vazhdojnë gjallërinë duke ndjerë përroin e rënkimeve dhe gëzimeve përmes cicërimave të zogjve, përmes blegërimave të deleve dhe palljes së lopëve. - Po i ha përroi i Rupit, - i tha Bala, fëmijëve të vëllezërve, jetimë. Dardhishta ky katund, i bie gjithandej gjerë e gjatë juglindjes së Malëzezës. Dhe, atje gjithçka ka ndryshuar gjatë shekujve. Qindra banorë e kanë lëshuar, kanë mbetur më pak se dhjetëra kokë. Shumë bijë e bija kanë ikur jashtë vendit për të punuar "angari": doli ku doli. Vaji i burrave ishte ti këndojnë atyre trimave që u martirizuan për drtën qի se panë kurrë, sepse flakadani po i vërtitej përherë para kulshedrës që Azgani nuk arriti t'ia mbërthejë kurrën e kurrës vargonjët e robërisë prej saj. Katundi që është i ndarë më dysh padrejtësisht me një kufi artificial paraqet pengesë të madhe për zhvillimin normal të jetës të banorëve të këtij fshati. Tash kanë mbetur si dy fshatra, ku popullsia, është e një gjaku. Ato që gjenden në pjesën tjetër të kufirit duan të vijnë prapë këtu, pasi nuk ndjehen të sigurt, atje ku janë. Aman bre, shumë prej tyre kanë ikur për të punuar, por pati edhe nga ta që u deshtë të ikën prej zorit. Sot për sot, janë vetëm ca frymë që jetojnë këtu, ndërsa pjesën tjetër, lufta i ka degdisur fare, madje që kur u vranë gjashtë veta në luftën e fundit, nga ekzekutorët serbë, gati të gjithë kanë shkuar nëpër vendet fqinje, për te qenë më të sigurt. Frika nga vrasjet, i ka detyruar ata, të lënë plëngun, për të gjetur kështu, strehë në ndonjë vend tjetër. Fshatari që ka mbetur këtu, i kujton të gjallët, por edhe të vdekurit duke i treguar varrezat pak metra me larg, në anën tjetër të kufirit. -Të vdekurit tanë në varrezat e tyre janë si të huaj, - tha Çani, duke tund kokën, ndërsa mendja e tij vegullonte përtej shtatë maleve e kodrave, te ata burra viganë hijerëndë, të hajthëm, të cilët sa herë u deshtë dhe e kërkonte nevoja i bënin dy pushkë bashkë për të mbrojtur deri aty ku e kapte pushka. Në anën tjetër dëgjohet një ushtimë. Është ushtima e traktorëve dhe kamionëve deri sa ngjiteshin përpjetës. Zhurma e tyre, sa shkonte e tërhiqte vëmendjen e atyre që truponin gjithandej. Banorët deri në mbrëmje, në heshtje i përcillnin këta karvanë, që dukeshin se po shkonin në humnerat e pafundme, ndërsa me të rënë terri mbylleshin nëpër vatrat e tyre për të bërë dertin për ditën tjetër që vjen. Edhe ata që merren me pazarin e ditës i shesin plaçkat e tyre matanë dhe, kthehen pa rënë terri në shtëpi. Dikush ka sjell edhe mallra për t’i shitur në pazarin e kazasë së dikurshme, por shpesh tagër mbledhësit ua marrin tërë mallin. Ata i bishtnojnë takimit me katilin, për t’i u shmangur kështu tatimit, i bien trup kah të mundën. Katundi përtej është disa mile larg nga pika e karakollit, që kontrollohet nga xhandarmëria e huaj. Fshati ka pasur një popullsi, të cilët flisnin ndryshe nga njëri tjetri, por koha shpesh i ka detyruar të mendojnë dhe t’i qesin gjërat ashtu si i hasin, me kandar të njëjtë. Pardon. Jo, shpesh kanë pasur edhe fërkime. Por, tash aty kanë mbetur vetëm tri shtëpi, por, pas sa vitesh, edhe pse rreziku është i për çdo ditshëm, nuk kanë mundësi të largohen përtej kodrës, njëherit e kanë edhe vështirë tua kthejnë shpinën pronave. Sundimet ndërroheshin një pas një, e plaku thoshte se, këtë vit, prej se është mbjellë fara e kallamoqit, janë ndërruar katër apo pesë të hunit e të konopit. Dhe, asnjëri prej tyre nuk i ka afruar asgjë tjetër pos topuzin dhe prazin. Edhe këta, që kanë mbetur këtu, herët zgjohen dhe herët kthehen në shtëpitë e veta. Helm janë bërë. U kanë ra në qafë pa pikë faji. Sa e sa herë janë vra, pre dhe gjymtuar, deri sa nuk ka ku shkon më?! Tokat e shitura për të tretën herë, janë bërë burim i përfitimeve për ndërmjetësuesit tanë. Disa që nuk janë përzier fort gjatë përleshjeve të fundit, por që e ndjejnë peshën e fajësisë kolektive, për atë që kanë mbjell, natyrisht duhet korrur. Ata, historikisht, madje nëpër disa raste përgjakjeje për toka kanë shpëtuar kokën duke ardhur këndej. Këta janë si kërpudhat pas shiut. Por ata lëvizin për çdo ditë pa pasur ndalesa për ta. Kanë udhëtuar edhe me fqinjët e atyre që ikën nëpër ato shtigje që të dalin në qytezën më të afër të Rrashtinës. Te Kokat, një ditë bandat vrastare dhe plaçkitëse erdhën me egërsinë më të madhe. U thyen dyert e Kapive. Pardon. Kot u dolën përpara dhe i lutën, që mos të digjet fshati dhe të mos vriten njerëzit për shkak të një logjike vrastare. * * * Agoni, një nga ata që ka ardhur në pjesën perëndimore, mbahet me të ardhurat që i dërgojnë dy vëllezërit e tij, të cilët janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit. Një ditë, Agoni i thirri vëllezërit në telefon, dhe ju tha troç: -Mirë ka qenë dhe, është afër mendsh të mendojmë për ta bërë shtëpinë tonë, atje... Këtë e kishte kërkuar, edhe pse e kishte vështirë t’ia kthente shpinën e stërgjyshërve të tij, nga që duhej patjetër ta lëshojë fshatin edhe duke parë sa është pazari, ... Në kokë i sillej vërdallë fjala që ia kishte thënë xhandarit, kohë më parë: - Jam në shtëpinë time, horr i horrave. - Në plëngun tonë jemi,- u kishte thënë vëllai i Agonit, para derës së shtëpisë. Ai me vëllezërit e tij, kishte kursyer shumë për të bërë një shtëpi, sikur edhe të tjerët, sepse nuk duan të rrinë në anën tjetër pas përleshjeve të shumta që janë bërë. Mundë t’iu dalë me bisht, edhe pse ai dhe të tjerët kishin dhënë gjithçka për atë copë tokë, ku preheshin të qetë edhe eshtrat e atyre që ranë në mbrojtjen e vendit. -Ani, Çani si të thuash, ti e din si është hesapi atje se, ti po jeton aty, dhe e ndjen më shumë se kushdo tjetër peshën e jetës, dhe ke kaluar nëpër katrahurat e tri ofensivave të luftës së fundit. Edhe vëllezërit tjerë janë pajtuar që të marrin shtëpi në anën tjetër të lumit të Bindit. -Shyqyr që je gjallë! Shyqyr prej zotit! - I tha më zë të mërzitur vëllai i tij i madh, Toni. -Edhe na po presim se çka po na pjell nata, e çka po na sjell dita, - ia priti tjetri. - Po si t’ia kthejmë shpinën, atyre që ende nuk iu ka mbirë bari mbi varre?!. Kishte vendosur që të dalë një ditë në treg të pa shpallur pranë manastirit për të gjetur ndonjë lidhje, përmes korrierëve që flasin me gjuhën e tregut dhe të interesit, me pronarët që janë larguar së bashku me ata që mbajtën nën këmbë tokën e fqinjëve të tyre. -Çani, nëse del matanë merre edhe ndonjë automjet me targa të vendit, -e porositi vëllai tjetër... - U bë çka u bë, do t’ia dalim disi. - Nëse blenë një nga ato makinat me targa të reja, merr edhe plaçka tjera dhe nisu për në anën tjetër. Kërko nga dora tjetër, gjendu si të mundesh,- si vëllezër e porositën, Agonin, vëllazëritë e tij. * * * Çdo gjë që njeriu e sheh me sy, mund të jetë motiv për të krijuar diç, por jo edhe gjithçka mund të konsiderohet të jetë kopja e saj. Më mirë se dora e njeriut nuk mundë ta bëjë atë kurorë teknike. Prandaj, është zanat për ta realizuar atë në një vepër, si bëri piktori Ramë, që kishte endur kujtesën në historinë e vendit. Dhe, njeriut i duhet të ketë edhe frymëzimin, i tha ai vetës. Motivi është pjesë më e thjeshtë e fillimit të bërjes së subjektit të një vepre arti me motive nga pamja për karshi. Kjo, artistit Ramë i shërben si pasqyrim i një realiteti. E ndjente si një nisëm që përshkon ndjenjat, emocionet, duke filluar mbi bazat e krijimit, mënyrave dhe formave të krijimit. Sot për sot, si piktori Ramë Blinaja, mjetet e ndërtimit të atij subjekti artistik, të figurave emblemë nuk i ka askush. Edhe Dëmës që ishte piktor i madh nga Blinaja i mungonin ato vijat, të cilat ravijëzonin virtytet, karakteret e personazheve të pikturave; mjete këto të cilat i përdorë në atelienë apo në kolonin e vetë, për të bërë portret: Arbër, Azgan, Agon, Agim, Adem .... I janë përvjedhur këto, si disa meditime artistike të cilat i ka ravijëzuar krijuesi i artit pamorë, piktori akademik Ramë, i cili jeton i rrethuar në gjembat e ndarjes, por shpirti i tij ka integruar etninë gjithandej, duke bërë homazhe për mort. Megjithatë, meditimet e tij të ndërlidhura fort për etninë të pushtuar nga ndjenja e sakrificës, vetëmohimit, pra për atë që është sublime, i ka paraqitur në art, si plagë e vatrës. Ai merr frymëzim nga një gjendje e arrirë e vetëdijesimit të tij, për të shijuar vlerën kulmore, që kanë kumtin dhe kultin si subjekt të tyre. Me atë rast vrulli krijuesit, Ramë ishte nën ndikimin e ndjenjave të fuqishme, pra në një gjendje shpirtërore që mund të reflektohet edhe në pamjen e krijuesit, sjelljen dhe anën artistike, si dhe në vetë zanatin e krijimit të ndërlidhur me sqepin e shqiponjave krenare me ngjyrat e një natyre. Pamjet bukolike dhe idili të përziera me ngjyra dheu, qirinj, etj. duke krijuar kështu: ngjarje, figura, bëma dhe përjetime të njerëzve tanë, gjatë kësaj periudhe të luftës së fundit, reflektojnë autorësinë e mirëfilltë artistike. Agim, Arbër, Agon,.. si dhe të martirizuarit tjerë të moshave dhe gjinive të ndryshme, janë figura, të cilat ranë heroikisht në betejat e fundit kundër pushtuesit. Këto paraqitje artistike janë dëshmi të gjalla, autentike e të dhembshme, por edhe krenare për njerëzit e kësaj toke. Këto të dhëna në këtë formë do të qëndrojnë gjithë herë si shembuj krenarie të atdhedashurisë dhe humanizmit dhe si një antitezë e fuqishme njerëzore përballë botës së egër të pushtuesit. Është kjo, një përpjekje e parë serioze për të paraqitur përmes veprës, historinë e vërtetë të njerëzve tanë në momente më të vështira. Bëmat e tyre në artin e tij qëndrojnë fuqishëm të ngjizur në një pamje të ravijëzuar. Arbrit, të cilin e kishte bërë me ngjyra vaji, që kishte ndjeshmërinë estetikën dhe nderimin ndaj asaj që po mishërohej dhe ndaj vizitorëve që ta shohin atë të varur në kornizë, ia bënte dertin ta derdhte edhe në bust. - O, ku ti marrë ato?! –psherëtiu thellë. - Ngjyra të hedhura në pëlhurë, gips e bronz të derdhura, fjalë të arta të skalituara ngjyrë ari. VII. Rrezearta shkëlqen nga rrasat e gurta të çative të shtëpive dhe të varrezave të martirëve pa epitaf. Pos asaj drite, që shëmbëllente mbi ujin e Kroit të Ftohtë, bien në sy, sixhim të ngjitur një pas një oxhaqet dhe ngrehinat e kullave të boshatisura. Majëmalit, sa të shkëputët nga pika e zenitit dielli i pasdites, që i zgjatë hijet mbi asfaltin e asaj rruge për tej shtegut të dhisë, përmes udhës që ndan në dysh, dikur shihej natyrë e zhveshur. Gjithandej, çka ta sheh syri e dëgjon veshi ishte djerrinë, por tash gjelbërimi e kishte mbuluar, dhe së bashku me kaltërsinë e kristaleve në ujëvarat e Licës dukej si një jorgan me dy ngjyra. Mes përmes kësaj, Meti i Fazës, hasreti i nëntë motrave, po kalonte, bashkë me dy kushërinjtë e tij, Xilin dhe Litë Dinin. Këta nuk iu ndanin atij, pothuaj se asnjëherë. -Metë, a të ka dalë leshi ende se, po na dukesh se do të mbetesh qose. E dinë atë fjalën: Iqin qosa birë shejtan, - i tha Xili. - Për këtë nuk i vihet veshi askujt, po mos po i mungojnë edhe do sende tjera... vazhdoi Lita. -More për këtë aq më bënë, por, më është lidhur nyje konopi i pantolleve dhe nuk po mund ta zgjidhi, kurrqysh .. a ma jep briskun Litë se, ti pa një teh hekuri kurrë nuk je? Jo, jo, nuk ta jap, çfarë mashkulli je ti që nuk mundësh me zgjidh atë që e ke lidh vetë. Po kur të martohesh qysh mundesh me zgjidh... -Ha, ha,... hi-hi-hi, - ja krisën gazit të tre me një zë. -Ju po qeshni, por punën nuk e kam me qesh, nevoja e madhe nuk më pret. Deri sa e mbërthente jashtëqitja mundohej me të dy duart me këput lakun e lidhur. Sixhimi ia preu duart. Meta ndihej keq, dhe gati sa nuk ia plasi vajit, sa nga kjo, aq nga disa fjalë që i kishin dalë se, Meta i Fazës është vajzë, por, nga mungesa e mashkullit në shtëpi njërën nga tetë vajzat e kanë shpallur djalë dhe e kanë pagëzuar Metë. -Çfarë mashkulli more ky, vërtetë ky do të dalë të jetë vajzë, ky as pantollet nuk mund t’i zgjidh vetë. -A për një mend po e thoni a...? Me këtë hidhërim u ulë në mes të udhës në Kacekabë, te Kodra e Lecit. Askush nuk e di si e gjet një vrimë të pantolloneve pa patentë dhe, i grisi copë - copë për ta kryer nevojën në mes të lëndinës. - Ngadalë bre çka po bënë se qe ku e kemi thikën,- kot i tha Lita. -Ma mirë me i shky një palë pantolle se, gjithë jetën i përqeshur... -Ejani, e shikoni se a jam djalë a vajzë, po deshët, iu tha, Meta. -Ha ha ha... po u bëmë gazi i botës ore!- murmuritën njëzëri, të dytë me njëherë. * * * Hë për hë, njerëzit e Rrezeartës sapo ngjiteshin atje drejt vargmaleve të paskajshme. Ata trima, që po truponin malit, nëpër ato rrëpira përpjetës, për çdo ditë shkelnin rrasat e gurta. Pasi kalonin me shpejtësi këtë pjesë të rrugës dilnin të tumat ilire, vendbanime të dikurshme të të parëve tanë. Aty, pa mëdyshje i sheh nga larg sesi prehen vijat e horizontit nën rrezet e përthyera duke u puqur, të shtrira mbi njëra tjetrën, sheh malet e lugjet e thella për rreth, që i kap drita e diellit vetëm në mesditë, sheh kokën e Majëmalit, horizonti e gjera nga të gjitha anët etj. etj. Arbri që po vëzhgonte terrenin orë e minutë, i njeh njerëzit e asaj ane më mirë se kushdo tjetër. Të Koralit e rrafshnaltës së Rrezartës i kanë bërë kapsollat, dhe i mbajnë gati në ato kasollet e veta, aty, ku preket koka e toka me qiellin, aty ku Majëmali, sa një hajmali e prek diellin e qiellin që më agmi, atje ku rrjedhë Lumi i zi me ujë të kulluar bore dhe me burime të pashtershme krojesh, aty ku ndahet në dysh uji i kthjelltë si loti i Llapushës. Uji me gurgullimën e vetë përplaset e rrahet nëpër shkëmbinjtë e thepisur duke u shkumëzuar, duke lënë anash male dhe brigje. Ka formuar vijën e ujit si gjarpër i përdredhur, rrjedhës së lumit të Llapushës. Lugjet e gjëra të rrethuara dikur me male që nuk prekeshin për pak me retë e dendura në kaltërsinë e gjithësisë në horizontin e paskajë kanë qenë pasuri e paskajshme e këtij vendi. Nga ato pamje të dikurshme, Naim Frashri ka thurur vargje. Këtë duhet ta mbani mend, dhe kurrë nuk duhet ta harroni. Ndërsa sot, në këtë kohë nuk ka mbetur dru as për me i dëlirë dhëmbët. Vetëm bungu i bardh me gjethe si të lozeve të shalqirit, dhe ai i kuq me gjethe si krahët e fluturës, drurë gjetherënës kanë mbetur ende pa u zhdukur. Ata kishin ngulitur sytë dhe nuk i lëviznin duke dëgjuar mësuesin Dënga, i cili së bashku me Hallatin dhe efendiun e Kazasë së Lugut kishin ardhur nga pjesa tjetër e Arbërisë për t’i mësuar nxënësit. Sot, i kujtojnë me mall edhe shumë nga ata që janë detyruar të largohen në fund të mileniumit të kaluar dhe në fillim të këtij mileniumi. Ndonëse, edhe ata pak vetë që kanë mbetur në plëngun e moçëm, mezi ia dalin të qajnë rrethimin e hekurt nga bota tjetër, ku me të vërtetët edhe kimeti i katundit i ka dalë lezeti. Kryeplaku ende kollitet aty pari nëpër katund. Ky fshat, dikur moti kishte mbi njëqind shtëpi, por tashti tymonin fare pakë. Edhe ato pak oxhaqe nuk do të tymojnë gjatë, sepse disa të rinj kanë ikur, e këta që kanë mbetur këtu e presin rastin e parë. Nga këtu disa ikën prej skamjes, kushteve të vështira të jetës, por edhe zullumeve që ju bëhen përditë nga ana tjetër e kufirit. Si na prenë gërxhorë andej e këndej? - Na është bërë koka tapë!- dëgjoheshin fjalët e Galitit. Ndodhi edhe një zbrazje, por e ngadalshme, i kujtohet plakut nëpër rradaken e tij. Edhe pse kjo ka qenë në rritje që para dhjetëra viteve e këndej, por një përzënie e madhe që e ka larguar fare fisin e tij, ka ndodhur së fundi. Dhe, ka ndikuar në masë të madhe edhe mos dalja nga humnera e luftës, që i kanë braktisur njerëzit nga ky vend i shenjtë që i ka mbajtur, si behari. Por, tash ata janë të degdisur në të katër anët e botës, dhe shumë sosh u janë djegur me gjithë atë që patën. Mbi pesë shtëpi që tymonin dikur në lagjen e Kodrës janë rrënuar nga themeli nga një ofensivë e cila nuk mbahet mend që prej se ka ikur ushtria turke, ajo serbo-bullgare, italiane-gjermane. Kjo e keqe e madhe ndodhi në pranverën e bombardimeve ‘99. Gjithçka ishte prerë, ishte këputur. Aty, më pas, nuk është parë asgjë e re, jetë e pa përtërirë e këputur në mes maleve që rrethojnë atë vend të bukur. Burimet e vetme që kanë dokumentuar ngjarjet e ndodhura në të kaluarën, e të cilat i kanë dërguar prej andej në eter, janë kasnecët e atyre viseve, varret e malësorëve lisat dhe tokat djerrina. Së fundi, atyre u ishte bërë edhe një plan fatkeq. Plani-patkoi, pastrim i territoreve, sikur dikur moti në mesjetë. Se sa po zbatohej shihej nga korridori Gli. Reshit, i kujtohen lajmet e dëgjuara në një transistor të vogël në burgun Dora, deri sa ishte i burgosur për shkak të dy bombave dhe të një pushke të vjetër të gjetura në rrënojat e shtëpisë së tij. Kjo ngjarje i kujtohet atij, sepse pas kësaj, la pas veti derën e mbyllur me thera. Lahu, shoku i tij dridhte cigaren e re ende pa e fikur tjetrën. Eshka e stralli me të cilët ndizej cigarja, përhapte një erë të këndshme, ndërsa tymi i dalë prej qelibari valonte fare pranë tij, rrathë, rrathë, ...si oxhak. Anën tjetër të krahut e kishte mbështetur mbi divan hane dhe po i evokonte kujtimet për ato ditë të dhimbshme në burg. Edhe Pahës i sillej mendja vërdallë, kur djali i tij i madh, Laseri 13 vjeçar mes zjarrit të armëve ishte futur në grupin prej gjashtë vetash, për pushkatim. Kushëriri i tij, Arbri, i vetmi mashkull i mbetur në familjen e Ramë Kodrës, sa kishte dalë nga rrugica e arave, kishte rënë në pritën e xhelatëve, të cilët kishin ardhur të kontrollonin fshatin. Arbëri atë ditë, rastësisht ishte kthyer nga rruga, që kishte shkuar për ta kërkuar axhën e tij, Metin, që pat mbetur diku në male në natën e shtrëngatave duke sjell ushqime dhe municion. Ko,.. to je UCK?[1]- bërtiste paramilitari. E kishin shtrirë për dhè .... Ekzekutimin nga afër e bënin në kokë. Një traktor vinte me shpejtësi dhe desh pëlciste nga gazi i lartë që kishte marrë, ushtonte, ngase veç sa kishte dal nga shpejtësia. Një batare krismash përtej i bëri që të marrin ikën eskadronët e vdekjes. Sa ora, nuk pa më hije që i mbanin armët para. U tërhoq së bashku me kushëririn e tij, Hilen pranë Majës së Sukës. Fati i kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt. Edhe Reshi e kishte kryer dënimin dhe ishte kthyer në vendin e tij. I lodhur dhe me fytyrë të vrojtuar pa në heshtje disa varre të reja që ishin njëri pran tjetrit. Në shtëpi nuk gjeti asnjë anëtarë të familjes. Ia mori mendja se ishin larguar duke u shpërndarë, ndoshta: në Shkup, Kumanovë. Sivjet nuk do t’i vjen erë pranvere, sigurisht gonxhet e luleve nuk do të çelin përbri atyre që ranë. Do të vegullojnë hijet, se të gjallët e të vdekurit janë bërë tok. Mbrëmë kanë bërë nga një lugë havëll, për ta ndier shpirtrat e vdekur e të gjallë, tok, natën e ringjalljes. Kanë ndezur nga një qirinj në Teqenë e babagjyshit, që dha dritë pranë etërve të kalbur nën dhe. Aty po prehen të qetë, ata që ranë për të mos vdekur. U qoftë i lehtë dheu! * * * Qanit i ra hise të mbetej me prindërit në shtëpi, kurse motra e tretë, Resa, nuk donte assesi ta lëshoj shtëpinë për t’iu bashkuar kolonës së fundit që po shkonte matanë kufirit. - Nuk i ke borxh askujt,... -i bënin rixha Resës të shkonte me ta. Ajo tashmë veç ishte kthyer në zonën e përleshjeve, ku trupat kriminale po bënin kërdi në anën tjetër të Bukurezës së Keqe. Vëllai i madh, Qanani i shoqëruar prej Dritonit dhe motrës së vogël Lules, së bashku me një grup refugjatësh kishte marr udhën për të dal përtej kufirit matanë Bjeshkës së madhe. Mendonte të qëndronte maleve, deri sa në anën tjetër të orientohej situata, që ishte shtruar për zgjidhje pas fillimit të bombardimeve të njëzetekatër marsit ‘99. Kur u hodhën bombat në natën e parë, ishte te motra në Morenë. Pa, gjyshen me dajën diku afër kufirit që ishin nisur me fëmijët për të dal përtej. Deshi t’i bashkohet atyre, por nuk e lëshonte vajza që e kishte njohur ditën e parë: - O bashkë ose fare, - kishte thënë ajo. Ky qëndrim ia theu shpirtin si asnjëherë më parë sepse askush nuk dinte për lidhjen e tij me Lizën: as prindërit as familja tjetër e saj. Një fjalë bese ia lidhte këmbë e duar nga se, as në shtëpi as në mal nuk mund të rrinte dhe, nuk i mbeti tjetër pos të arratiset bashkë me të, matanë kufirit, për të shkuar pastaj ku brenë miza hekur. Një hafije, i cili po e lente vendlindjen e vet, që i ra udha të kalonte pranë shtëpisë së Metës dhe po kërkonte një pikë ujë për familjen e tij i kishte treguar Qanit që të tërhiqet për rreth shehrit. Atij i kishte thanë një prej atyre malokëve se, nuk ka siguri as anës malit as në shtëpi. -Hajt, ai frikohet prej hijes së vetë. Po e ikë prapanicën se mos po i del ndonjë sherr vetë atij, se i ka borxh Erisit e shumë kujt,.. Por, ruajuni tash se, po i numërohen kasapit të Ballkanit ditët e fundit, dhe mund ta gjej belanë, dikush sa ora... Të nesërmen si për kob, i kishte zënë gjumi i rëndë, Qanin dhe kushëririn e tij, që kishin dal ta mbjellin arën. Nëna e Qanit, ishte zgjuar shumë herët për të vëzhguar situatën. Njerëzit po ikin. Bombardimet kishin arritur kulmin. I dërguari i forcave aleate çlirimtare, po e kërcënonte se "do ta bëjë rrafsh me tokë ...", kurse ushtarakët, po i hartonin strategjitë e hyrjes nga toka dhe ajri në tri drejtime, ndonëse një nga ato pika po mendohej të kalonte edhe andej, kah ishin Qani me familjen e tij. Përmes asaj lidhje, andej, disa ditë më parë, kishin kaluar në përcjellje të tij, shumë sosh edhe atë pak ditë para fushatës së bombardimeve. Të tjerët, që po shikonin cili shteg ishte më i sigurt për ta trupuar zonën kufitare, Qanit, i cili i përcillte, si për xhelozi po i shkonin sytë në një revole "Gulden", që po e mbante pakë si fshehur nën jakën e tij Meta Ajri, Para se të ndahej, Qanit, ia zgjati revolen Meta Ajri. Edhe pse iu duk sikur me zor po ia jepte, zemra ia donte, nuk ecte pa to dhe ishte mësuar me këto armët e lehta. Ishte kohë lufte, dhe më shumë ishte i stërvitur t’i përdorte ato, e së voni edhe ndonjë Ak-47. -Merre se të xhindet ndonjë rast ... i tha ai. -Po, por ti, po mbetesh keq, - ia ktheu Qani. Me këto fjalë ia dhanë njëri tjetrit lamtumirën, dhe Qani i përcolli deri sa s’humbën një shtegut të udhës së Lakut, për të ra drejt mullirit të Bukurezës së Keqe në drejtim te perlat e Moravisë. Kah ktheu për në shtëpi mori lopët dhe viçat, që ishin bërë gati si të egër. Një kohë nuk u kishte vënë fre kush. Kishin dal prej dore. Ishte një kope e prirë nga lopa me këmborë. Qani nuk i ndahej kushëririt të tij, komandant i njësitit. Deshi apo nuk deshi ndokush, këta e kishin vendosur të mos e lëshonin vendin për asnjë çast. Tërë natën përcillnin çdo lëvizje, kurse ditën, kur ishte më qet, bënin ndonjë sy gjumë. Sonte e kishin dislokuar njësitin e tyre përtej kodrës, disa armë i kishin marrë me veti, ndërsa disa të tjera kishin mbetur në një bunker të mbuluar nga dheu dhe bungu. Tre çerek pasi kishte lind dielli, i kishte zënë gjumi Qanin dhe kushëririn e tij. Në atë moment kishin dalë nga shkurret, për bri shtëpisë së Qanit, dy veta në uniformë, por pa nishan. Nëna e Qanit e cila i kishte parë, mendja i iku se mos do të pjell ndonjë e keqe, por prapë theu mendjen se mos ishin ndonjë nga shokët- ushtar të Qanit që po kthenin për të marr ushqim për mëngjes. Ndërkaq, tjetri sa ora mbërtheu armën në kokën e saj: "Ne mërdaj ...".Nga zëri, fare, i përçart kuptoi se kush duhet të jenë: -Qani...bir, shkit na prenë...- thirri nëna e Qanit, dhe shtyu derën me rrapëllimë dhe me sa forcë që kishte.. . Qani kishte brofur në këmbë me revolen në dorë, dhe u bë gati që qëllojë mbi të.... -"Shtriu për tokë se nuk e lëshoi asnjë të gjallë...", mezi i dolën këto fjalë prej goje, Qanit. Zu t’i dridhet buza, jo nga frika, por nga inati që nuk mund ta shkrepte revolen mbi qafirët. -Mos të pastë nëna se, ka edhe dhjetëra të tjerë, ne jemi të rrethuar....- i tha nëna e tij, deri sa i bëri me dorë të hidhte armën që mos ta vrasin atë dhe, nënën e tij. Dy të tjerë kishin marr Metën, babin e Qanit dhe tre kushërinjtë e tij. Babai i e qetësoi Qanin duk e i thënë mos të gjuante, se kjo do të ishte shkas për t’i vrarë të gjithë. Disa të tjerë kishin lidhur kushëririn e tij, Rrahën së bashku me gruan e tij dhe një mik që kishte rastisur atë natë, i cili kishte dashur të dalë matanë kufirit, si refugjat. Qanin gati sa nuk e lëshuan këmbët kur Rrahës i ranë me kondakë pushke në kokë para prindërve, i cili veç po jepte shpirt; kur pa babin e tij, Metën të larë në gjak dhe nënën që përpëlitej të shpëtonte nga kthetrat e xhelatëve. Më shumë i vinte keq që nuk e kishte armën në atë moment. Qanin dhe kushëririn e tij, duarlidhur po i qonin udhës së Bukurezës së Keqe. - Këta po i pushkatojmë, -i dëgjuan të flisnin paramilitarët në mes veti. Ende pa ra në përrua të keq,... u dëgjua një breshëri të shtënash mbi kushëririn e Qanit, ndërsa këta që po i shoqëronin Qanin me disa të tjerë, provuan të gjitha llojet e torturës për t’ia çmendur, Qanit, trurin dhe dërmuar trupin e tij shtatlartë Ai ende nuk i kishte mbushur të njëzetat, por qëndronte i pathyeshëm. Asgjë nuk nxori nga goja, dhe për të vdekur e lanë, sepse përmes radiolidhjeve u kërkua ta lëshonin udhën e Bukurezës së Keqe për t’iu bashkuar të tjerëve në një aksion tjetër për karshi këtij fshati, në Bukës. *** -Dashtë zoti e nuk vritet kush më,- kujtoi Arbri i sapo kthyer nga stërvitjet në Feken, plot energji. Në krahë kishte ngjeshur pushkën fort dhe ecte me shpejtësi me bindje se liria ishte afër. Këtë e shihte ngase ky vend kishte vuajtur shumë, ngase djemtë dhe vajzat e kësaj toke kishin dal maleve dhe mbronin vatrën e vet, se prej saj nuk kishin ku të shkonin. Duke menduar kështu, atje mbi vijën perëndimore të horizontit, një ylber shumë ngjyrësh i dukej sikur i buzëqeshte me lule në dorë. -Në tokën time jemi, dhe nuk ka predhë që mundë të më kap, horr i horrave, u thanë ata që ishin më afër atyre që hidhnin granata, e jo sheqerka, ndonëse nënat luteshin që dashtë zoti e nuk vritet askush më, e nuk vritet liria. I kujtonin ato pak shpresa e amanete që kishin lënë ata kur ishin nisur në luftë; se luftën në derë e kishin, dhe i thanë njëri tjetrit thjesht; do të vijmë me lirinë. -Mos ma nxë vendin në rreshtin e parë të istikamit, u thoshte Arbëri, kurse disa të tjerë e parapëlqenin vijën e mesme. Në këtë çast Arbërit iu kujtuan stërvitjet e para me Agonin, të cilëve në vend të armës së zjarrit, u dhanë nga një shpatë, kurse në të dytën rang edhe një armë, ndërsa në pjesën e tretë ishin si ndihmës në Gulinov, e në fazën në vazhdim ushtruan me top njëqind mm. Më diellin parandiejnë lirinë. Sa je nën breshërinë e armëve, kurrë nuk mendon se mund të vritet njeriu, e nëse të vritet para syve edhe i afërmi: vëllai, babi, nëna apo fëmija, aty nuk ka kohë as për ta varrosur, sepse mendjen e ke se si të lirohet vendi se: varr i madh ishte bërë Kosova. Në istikam i plagosuri zëvendësohej menjëherë me një trim të ri, se armiku nuk duhet të mbetet këtu, duhet larguar këta horra; liria nuk është larg. Pritëm...o hej!- e kishte zgjuar nga gjumi Vlorën kjo tingëllimë e zërit të Abesë. Për Vlorën, liria është besëlidhja më e madhe,... drithërim dritash, fishekzjarrësh të përndezura deri në kupë të qiellit. Pas gjithë asaj lufte vatrat tona ishin bërë shkrumb dhe nuk kishte mbetur askush atje, ndonëse në shtëpinë tonë të ngushtë, i tregonte Vlora shoqeve të saja, nuk ishte dëmtuar as një nga ata që kanë qenë aty, por në disa shtëpi tjera ku jeton familja jonë e madhe, ka pasur më pas të vrarë, të therur dhe të plagosur,. Vlora kishte familje të madhe. Vatra e kësaj familje kishte shtatë vëllezër të cilët kishin ndërtuar shtatë shtëpi: dy në vendlindje dhe pesë në qytet. Përkundër, lokja kishte mbetur vetëm, ajo nuk dilte nga shtëpia. Vështronte nga dritarja me shpirt e zemër të zhuritur kah Maja e Sukës, përtej shtatë maleve me shtatëdhjeteshtatëmijë plagë e varre...Njëra nga shoqet e Vlorës e pyeti nënën e shtatë bijve dhe dy bijave. -Ku janë të afërmit e tu? -Në shtëpinë e Vlorës në Kosovë! VIII. Pamja e kthyer në të përhirtë, ishte ngrirë. Rrezarta e kthyer kah lind dielli natën e ka më të shkurtër sesa vendet tjera për rreth saj. Aty shihen vijat e horizontit, kur lind e perëndon dielli dhe, kur shtrin rrezet mbi çati. Aty, te Kokat, tek se janë ndërtuar shtëpi me tjegulla dhe rrasa të gurëve të disa familjeve të Muhaxhirëve. Disa fshatra, përballë kufirit me brezin juglindor, këto ditë të para të pranverës së hershme, kishin ngelur për disa kohë larg botës, pasi që rrugët ishin jo të përdorshme nga balta dhe hendeqet, që ishin krijuar nga reshjet. Shtigjet që lidhin qendrën komunale me këto fshatra ishin bërë të pakalueshme për shkak të dëmtime të mëdha gjatë rrëshqitjeve të dheut të këtij dimri. Te Varrezat, te Lisi Rup, nga ku kalon rruga për në fshatin tjetër, përballë xhamisë së ndërtuar para shumë vjetëve, ndodhen themele të moçme të një kishe katolike. Aty, për gjatë udhës së Kodrës së Kokave, që përfshin arat e kishës, livadhet, pusi te rodi i kishës, shtrihen themelet e saj. Kjo rrugë, dikur, sigurisht lidhte vendbanimet e Gjonit në juglindje dhe, katundet: Drumin e Blecin. Ajo ndalonte te lisi, të cilin e kishte goditur reja, të cilit ia kishte vizatuar një vijë, e që shërbente si vijë ndarëse me Kodrën e Lloçit. Prej atje, duke vazhduar në vendin buzë kodrës së ngjitur me arën e Çelikajve të fisit të Klanit, në Arë të Veselit, fare afër shtëpisë së tij të lindjes në Gurinë, e deri te ara e Artanës në lindje të fshatit Ze-ti. Atje, pak kohë më parë kishin gjetur enë të qeramikës, qypa dhe enë të tjera. Një dorë e ligë i kishte ra gurit të varrit; kjo kurrë nuk ka qenë e shprehur ndër ne, sepse Vakëfi ka qenë Vakëf. Motra e tij kishte ardhur e para te guri i varrit, për ta parë. Fshante, dëneste e mallkonte tokën që ka duruar këmbën të shkel mbi ta. Mizori mesjetare. Por, poeti fytyrë i hajthëm, i ndritur, i ditur po i qëndronte kohës, ndonëse i vdekur, por kishte mbetur vertikalisht,... Mbi epitaf i shkruante: Shpirti i tij u bëftë dritë. Ky, vend mes mezhdave, dhe këto ndërtime të objekteve fetare janë në zonën administrative të vendit. Kisha dhe xhamia kanë qenë të ndërtuara në vendin, ku ndeshen te dy proçkat e Drumit, por, sot mezi u dihen themelet. Pra, këto dy objekte me rëndësi kulturore dhe fetare janë të shkatërruara fare, u tregonte fëmijëve gjatë ekskursionit, mësuesi, Shefa. Rruga që të qon deri atje është e mbushur me shtresa balte, të cilat për disa ditë rresht e kanë pamundësuar lëvizjen e mëtutjeshme. Pesë-gjashtë vitet e fundit kanë lëvizur makineria e rëndë ushtarake paqeruajtëse, këndej kufirit, por, jo edhe andej ku forcat e huaja kanë shkelur tokën tonë, edhe pse kjo zonë ishte më e ngarkuar, gjatë gjithë kohës së luftës. Mirëpo, edhe pas tërheqjes së tyre, askujt nuk i ka ra në mend të rinovojë, së paku t’i kthej në atë gjendje që ishin. Ky vend është i varfër, por edhe i pasur, përgjatë trajektores që lidh zonën malore kufitare, me xehe dhe minerale të cilat njihen si xehe të Piriteve, Dunave, Drumit etj. Në terrenin e rrëshqitshëm, një traktor me rimorkio, te Muhaxhirët, përkarshi drumit të Majeres, është përplasur përtej rrugës në shkurre, pasi ka humbur drejtimin nga terreni i rrëshqitshëm. - Ndale, bre, ndale! -O nuk po ndalet dot, -i thoshte shoku shokut deri sa ishin duke u përplasur shkurreve kah hendeku. -Moti i keq, shirat pareshtura dhe rrëshqitjet e dhèut kanë bërë hendeqe. Fare, ose rrallë sillet këtu ndonjë patrullë policie, roje e pyllit ose ndonjë tagër mbledhës. Dhe, aq më parë është harruar edhe nga njerëzit humanitarë. Këtu, viteve të fundit janë ndryshuar kahet e udhëve nga paqeruajtësit. Vetëm disa tabela të njoftojnë se gjendesh në një zonë kufitare. - Jeta e keqe, ag e terr skëterrë ... Nuk di si mund t’i thonë kësaj jetë. Gjithashtu, këtu në lagjen e tyre fare pak bëjnë vizita organizatat humanitare dhe të tjerët, pasi që aty, ka disa kohë që është vendosur stacioni i forcave të sigurisë, xhandarmërisë dhe policisë së huaj. Mirëpo, falë vetorganizimit të vet të lagjes së Minierës, duhet thënë se, tani gjendja atje paraqitet më e mirë, së paku në mënyrë sipërfaqësore duket kështu. Banorët me vetiniciativë, deri në fshatin më të afërt të qytetit, gjegjësisht, deri te shkolla e Kalasë e kanë pastruar rrugën dhe e mirëmbajnë. Në Kokë, deri në luftën e fundit jetonin shumë familje. Kjo luftë, që ishte ndër luftërat më të tmerrshme, fshatin gati e zhbiu nga faqja e dheut. Këtu ishte dëbuar popullata përtej kufirit të Rumelisë, kishte rënë një dëshmor, ishin vrarë edhe tre-katër banorë dhe ishin djegur katër pesë shtëpi gjerë në themele. Aty, tani janë rikthyer disa familje të tjera, më me shumë anëtarë. Brahomi, pasi që kishte mundësi të punonte, i është kthyer fshatit dhe familjes së tij. Ai, kishte rindërtuar shtëpinë, pas luftës, por megjithatë jeton keq, në kushte tepër të vështira. Pas tërmetit të përsëritur pas 85 vjetësh, është vetëm njëri nga ata që ka bërë renovimin e shtëpisë së tij, sepse edhe disa të tjerë të Kokave janë rikthyer. Edhe Habiti i Jajës me anëtarët e familjes së vet, jeton në varfëri ekstreme, sepse nuk ka asnjë burim të të ardhurave. Reshta i Selamit ka kushte ca më të mira se të tjerët, sepse pati fatin që djali i tij, pasi i shpëtoi ekzekutimit nga forcat zaptuese me 6 prill të vitit 1999, kishte fituar të drejtën për të shkuar jashtë. Ata që kanë mbet në katund, i mbajnë disa krerë lopë dhe dele. Shkolla e cila kishte dy dhoma, e shkatërruar fare gjatë luftës, mësimi për klasë të ultë tash zhvillohet vetëm në njërën dhomë të adaptuar, përderisa për klasë tjera, mësimi mbahet, për momentin në Locë, një orë udhë larg nga aty. Megjithatë, këtu shpresën e vetme për të mbijetuar e kanë varur në shitjen e drurëve. Ijazi i Avdës, dhe disa tjerë nga fshati tjetër përkarshi, thonë se u ka dalë belaja për shkak të kontestit me tokat, të cilat janë afër kufirit. Ata nuk mund t’i mbajnë blegtorinë me ato kullosa që u kanë mbet. Një pjesë e tokave të tyre, sidomos të atyre të lagjes së minierës kanë ngelur matanë kufirit. Shefa, mësues nga fshati përbri dhe kushërinjtë e tyre të minierës, kanë me dhjetëra hektarë mal, livadhe dhe tokë të punueshme në pjesën tjetër. Edhe te tjerët nuk mund ta shfrytëzojnë, thjesht, për shkak se aty afër, si kaçubet u rrinë xhandarmëria. Edhe lëvizjet, në masë të madhe, u janë të ndalur atyre pakë frymëve, që kanë mbetur në lagje. Posa të errësohet nuk shihet më asnjë dritë, ato fiken. Vetëm të lehurat e humbura të qeneve dëgjohen në errësirë. Ata ditë e natë nuk ia ndajnë sytë që prej asaj kohe, tokave të tyre matanë. I shohin përkarshi, me mall dhe nuk mund të dalin sa herë e kur të duan. Këto halle, dhe pengesa tjera nga të huajt kanë bërë që fshatra të tëra të zbrazën në Rrezartën lindore, e cila shtrihet përgjatë "kufirit", .. -Pranvera nuk dihet se si do të vijë për ta dhe sa do t’i gjejë gjallë, -gjëmon një nënë që ka lënë matanë birin e saj të vrarë në tokën e vet. Ai ka mbetur i pavarrosur para punktit të atyre që e vranë. Rruga që të qon matanë tash te punkti. Më në fund, edhe aty zoti mundë të rikthejë jetë. Sa ishin gjallë e mbulonin këtë vend me lavdi. Dheu kishte vazhduar ta ruaj gjakun e atyre që ranë, gjithandej hartës sime, që u rrinte herë si pamje e ngrirë e herë si testament i asaj nahije. IX. Qyteti në veri të Rrezeartës mund të bëhet me udhë të mbretit, nëse ia mësyn me i ça fushat e malet. Por, askujt nuk i ngutet ta lidhë qytetin me udhën që i bie andej, kah ishte nisur "muhabeti" qysh para kryqëzatave. Rrugë e Mbretit, është ajo rrugë, në të cilën nëpër shekuj njerëzit bartnin mallrat, duke qenë kështu, gjithnjë një lidhje mes qytetërimeve: lindje - perëndim, por kjo rrugë e kishte edhe një histori të dhembshme! -Sa herë që pretendohej të ndërtohej, gjithnjë, ndodhnin konflikte dhe luftëra në këto anë, ndërsa kësaj radhe kjo rrugë po e lidhë paqen, -i tha i pari i kazasë një ditë. - Kjo rrugë ka filluar të bëhet mu si ajo puna e Urës së Shenjtë: ditën punohet, natën ua rrënon dikush, -i thotë shokut të vetë, Hani. - Udhën drejtë Stanit, duhet me qel si udhën e Mbretit. Malësorët e paktë që kanë mbetur, po e shohin, kah po i shkruhet trajektorja rrugore e Malësisë së Karadakut! -Dyert, kah Rumelia, i kanë pritur hapur kaherë, por tashmë po bëhet realitet ajo, -i thonë njëri tjetrit ata. Udha do të hapë shtigje këmbësorëve për të shkuar në pazar në qytetin tonë, por dhe më larg. -Me këtë udhë, do hapet dera për jetë më të mirë në këtë malësi, -i thotë Paha, i ngazëlluar njërit prej atyre fëmijëve të Stanit. - Udhë është andej e këndej gardhit, ndonëse hon e donë këta banorë kanë hequr të zitë e ullirit për një kokërr misër. - Kah po jetë dera me hy e me dalë, o Dyllë Duna? - Edhe pse na i prenë kufijtë, na i vunë mezhdat e na bënë pikë e pesë,... edhe kësaj here vëllezër, nuk do të mund të na ndajnë, ashtu siç nuk kanë arritur të na ndajnë asnjëherë, -u tha këto fjalë akraballëkut të tij, një plak i fshatit. Nën hije te bungut deri sa po vegjetonin, dy moshatarë kujtonin fëmijërinë dhe peshonin moshën e tyre. Tregonin se si njëherë ishin frikësuar duke kaluar aty pari prapa shtëpive. Kujtonin edhe trungjet e lisave të bungut që tash janë rritur të mëdhenj me një shtatë si selvi. Po atje, nën hijen e tyre, siç thonë plakat, rrinte një çikë e Bjeshkës së Karadakut. Për të ka një legjendë. -Eh...., për ta kujtuar, për ta përjetuar më mirë atë rrëfim, duhesh me i ra kah Kisha te Duna, - i thoshte shokut që kishte ardhur përtej horizontit. Aty, nën hijen e qarrit të madh, i cili u kishte qëndruar stuhive të ndryshme, shihet edhe varri i Ajshes (Anës), i cili kishte madhësinë e tre hapave. Atje, ku takohen dy rrugicat, tek lisat e mëdhenj të ahut mes lagjeve te Rushitajve, karshi Majës së Godenit, duket pika, që është mjaftë e lartë, Maja e Zezë. Në të djathtë të Gurit të Bardhë apo Kepit të Shqipes, jo shumë larg në të djathtë të Majës se Mprehtë, shtrihet maja më e lartë - Maja e Pindit, që duket si në pasqyrë prej këndej, ajo është si përkrenarja e atyre maleve. Në ato vende, shkolla e Shurdhanit i kishte pasur nxënësit për pushime. Atje, më parë mbaheshin Kuvendet e burrave, luheshin lojërat popullore, vallja e rritës etj., ndërsa sot ato ngjarje vetëm shfaqën në skenë, ndërsa vallet lojërat popullore etj. mbahen gjallë dhe ruhen nga individ dhe shoqëri kulturo-artistike... Duke dëgjuar këngën; nënës së Jazit i kujtohej se si djali i saj i vetëm, Avazi i kishte pre një komiti të huaj kokën, dhe ishte nisur fill i vetëm për t’ia dërguar babës mbret në pallatet e tij në Anadoll, i kujtohej Udha e mbretit, dhe rrugët e holla që ngjiteshin në të duke kaluar lugjeve dhe lagjeve. Sa nënat i përcollën bijtë e tyre, e disa i qonin bedel për të mos u kthyer më, nëpër Udhën e mbretit. Mbusheshin vaporët e Skopis përplot, dhe mësynin anës detit. Sa u këndonin Briza bijve të mbetur pa varr e pa nishan, sa burrat e këndonin: Hajredin pasha po vjen Radiksë/ zot ku janë malet e Dibrës, malet e Dibrës o te Kalaja/ pashën e ka zënë belaja- .... po e vesin pashën/ ku e la zaptinë/ i lash në Dibër të Madhe,.... Edhe pse mbetën të zbrazura vende të shumta, ngjarjet ishin ngulitur në memoriet e tokës së tyre. Ijazi e familja e tij dhe shumë tjerë, tashmë nuk ekzistonin por, toka ruante emrat e tyre si: Shpella e Jazit etj. Kisha mijëvjeçare te Duna që ishte nën mbrojtjen e Vatikanit dhe të Romës, që njihet edhe si kisha e Shan Zefirit, xhamia e shkatërruar, që të kujton imamin e saj, Imam Molla Gjilani, tashmë i takojnë së kaluarës dhe nuk kujdeset askush për to. Këto objekte kulti dhe trashëgimie po shkatërrohen edhe nga dhëmbi i kohës. Aty ku kishte kishë e xhami, tashmë, pos trungjeve të bungut të Stanit, nuk ka ndonjë shenjim tjetër të asaj trashëgimie. Disa mbeturina të mineraleve të përpunuara që kanë mbetur aty-këtu, për një kohë të gjatë i kanë zënë të gjitha rrugët që qojnë te Maja e zezë. Një udhëpërshkrues, Qelebi, shkruante në memoaret e tij: -"Kur kalonin rrugëve pranë Majës së Zezë te varret e Nizamit: jeniçerët dhe kalorësit turk kishin urdhër nga eprorët e tyre që mos të ecin në hap". Ishte kjo një nga urat lidhëse malore në mes lindjes dhe perëndimit. - Pak më tutje, te burimi vetë flijohet Kau i zi. Aty ka nxënë fill miti për humbjen e Kaut të Zi në baltën e gjallë, i cili kurrë më nuk është parë. -Kjo tokë shënohet, si tokë që ka xehe, ... -fliste vet me veti, Zefiri, para se të ikte prej andej. Sapo kthehej nga miniera, atij i kujtohej si nëpër mes gishtërinjve, kalimi i shpeshtë i Azganit me Arapin e tij të zi. Ai shpesh kthente këndej, kah motra e vetë e cila jetonte matanë mëhallës, përkarshi shtëpisë, te Rushat, te varrezat e Hasit. Pasi i jepte ujë Arapit, te kroi i ftoftë, i hipte mbi shalë dhe kalëronte mbi të deri në shtëpi. Zafiri i njihte të gjithë kuajt nga krismat e trokut të tyre kur kalonin nëpër sokakun e shtruar më kalldrëm. E njihte edhe trokun ravën të Gjokut të zi, sepse, secili at që kalonte, kishte krismën e vet. Azgani kur kalonte, ishte gjithmonë vetë. Vrapin, Arapi i Zi e kishte ravën. Azgani, gjithmonë i binte nga Kodra e madhe e Majëmalit. * * * * * * * -Si ja kalove në pushime shoq? -Mirë besa si ne shtëpi. Me malet mbi krye.. -Shyqyr qe është moti i freskët. -Rroftë shpati për skaj shtëpie. -Po a pate kohë me dalë në katund nën hije të bungut apo qarrit.? -Dola pak, dola, po i ka humb lezeti pa njerëz nuk ia vlen! -Po, po, atje gati krejt bungajë është… nuk e di a ke kaluar ndonjëherë aty pari, sidomos para shtëpive ku i kemi lisat e mëdhenj. -Po de po, edhe nën hije te qarret po rrinte e fjetur çika e bjeshkës së Karadakut ... si e Bukura e dheut. -Po, shoq, kam qenë sivjet, atje lart, me do që e njohin mirë vendin kah Rusha, përtej Kroi të Ftoftë, kah ahët e mëdhenj e deri afër Majës së Zezë. -Atje ku përpjekjen dy Viçat: mes Ferajve dhe Rushajve. -Po more ishta edhe te Maja e Godenit, e cila ishte më e lartë se ajo e Viçave. -Duket prej andej, po nuk është ashtu të mashtron syri. -Maja e Zezë apo Kodra e Gjatë, si i thonë në Duna, është më e larta bashkë me Kodrën e Tupanit. -Ashtu? Kjo kodra e Tupanit nuk po e dija, ku i bie fare? -Ajo i bie te Stanet, mbi Nicë, përmbi lagjen e Merajve, ndonëse shihet pa kurrfarë problemi, prej shtëpisë ku ke qenë. - Aha po,… -D.m.th. në të djathtë të Majës së Mbrehtë që duket prej andej, është maja me e lartë. -Këto toponime janë inspirim për një prozë: p.sh. me titull: "Pamje e pashlyeshme" -Karadaku është i paprekur...i virgjër dhe i pa hulumtuar. Vend me histori. * * * Asqeria më parë, shpesh i vinin për vizitë atij trekëndëshi te kufijtë e Maleve të Zeza, por edhe ata e kanë rralluar ardhjen e tyre. Rrallë i sheh këndej, dhe të shoqëruar nga ndonjë përkthyes. Herën e fundit ishte Sadi, një profesor i anglishtes, i cili ishte kureshtar për të njohur këtë vend. Ai i zgurdullonte sytë sa kohë fliste Hasi. I dukej se po e shihte të gjallë, Azganin, ashtu si i rrëfente e ëma. Ushtari amerikan, deshi t’i ikte bisedës për të shkuarat. Ai i thotë përmes përkthyesit: -Lumë për ju që keni këtë florë dhe faunë kaq të pasur, këtë nuk e ka kush~! Atje, tashmë ka filluar të duket pakë më ndryshe, rruga është e mirë deri në Duna, te Rrushajt, Stani, arat, livadhet etj. Tashmë, secili prej tyre, e kanë më lehtë t`i shfrytëzojnë tokat në këtë pjesë të grykës së malit, thikë përpjetë. Pse shumë sosh, i kanë lënë plëng e shtëpi të zbrazura, hambarët, plevicat, arat, puset dhe krojet me ujë të kulluar, e pyeste veten? Gati i kishte humbur hija e fija. tokës së tyre. Gjithçka , i takon historisë ta mbaj ose jo në mend, thotë një Zyba, i cili e shihte si një portë e hyrje daljes, fshatin e tij. Gjerë e gjatë, aty mund të kalohet më lehtë dhe më shpejtë, me automjete dhe traktorë, për të punuar tokën. Por, atyre me qindra hektar tokë, kullosa e male u kishin mbetur matanë. -Si mund të viheshin këtu pikat e ndarjes?! Para tridhjetë e më shumë viteve fshatarët, me duart e tyre kishin hapur një shteg. E tash është mbyllur gati fare, është bërë gati e pakalueshme, sepse u shkatërrua prej të reshurave. Për shkak të vijës kufitare nuk ka mundësi të të rinovohet, por nuk kishte edhe kush ta rregullonte: sepse disa kishin emigruar jashtë vendit, disa të paktë që ishin tëholluar shumë, nuk kishin mundësi të bënin diçka. Nuk u kanë mbetën më udhë e mundësi të mira për bujqësi, blegtori, bletari. Frika deh rruga ua shkurtuan këto mundësi të vogla për të mbijetuar. Ikën. - Po flitet se do të ndërtohet një rrugë këndej pari, shumë e gjërë – thonë disa fshatarë. Me këtë udhë do të krijohen mundësitë që të shfrytëzohen këto pasuri të kësaj ane nga vetë fshatarët e këtyre viseve. Mund të zhvillohet edhe turizmi. Kjo rrugë që të qon deri në Duna, aq sa ka leverdi për banorët në punimin e tokës, ruajtjen e shtëpive nga shkatërrimi, shfrytëzimin e maleve, aq ua shton edhe brengën: se më lehtë vidhen pasuritë e tyre. Do të bëhet diçka edhe në hulumtimin e nëntokës. Ky, vend është i pasur edhe me mineralet e Shurdhanit, e të vendeve tjera. Edhe kësaj here kanë ra në hall fshatrat e Grykës malit, ata po rënkonin sa herë u trokiste dikush në derë dhe, shpesh qëllonin të ishin tatim-mbledhësit, rojet e pyllit e ndonjë xhandarë, andej slleshin kohë pas kohe në të kaluarën, jo të largët sikur edhe sot andej për tej malit nisen e bien sixhim poshtë e përpjetës. Jo, për tjetër veç për të marrë harçin te malësorët e ngrat, rrëfehet plaku i këlcyer me atë vurratë të thellë që bie në angështi. * * * Ndoshta?! Jemi harruar nga njeriu jonë edhe nga zakoni. Kjo copë udhë hapë një sinjal drite në këtë pjese të izoluar nga bota. Përpos tjerash, ndoshta do të ketë ndikim edhe për ruajtjen e Kishës dhe Xhamisë në Duna, pjesë e kulturës sonë.. -Ruana, o, Zot, i thotë një nga të gjallët e Rreshtit që kishte dal atë ditë për t’i shikuar tokat e pasura me pyje, me drunjtë halor që dikur i kishte. Ato me shekuj e vite ishin pasuria dhe krenaria e këtyre anëve. Por sot i mungon flora e fauna tradicionale e kësaj ane. Prej qindra hektar male jo halore, në pronësi të përbashkët, kanë mbetur vetëm dhjetëra sosh. -Asgjë nuk e kam haram. Ndonëse i shpërngulur para tri dekadave, ai ka dhjetëra hektar male e ara në fshatin e tij. Pse na u prenë drunjtë në këtë nahi? Më parë mbrohej edhe ahu me pushkë. -Malit ia piu sorra mëndet dhe e vrau kushëririn e vetë Sylkin, për ahun, te Kroi i Ftoftë. -Po, tash i vetmi dru që ka mbetur është bungu, por edhe ky po asgjësohet nga faqja e dheut, në këtë pjesë të Ilirisë, në veri, ku jetonin Dalmatet, -i tha Gushi. Atje, pak rrënjë lisi të bungut kanë mbetur, ia kthen atij: Ata drurë janë atakuar vazhdimisht nga njeriu i uritur apo i pandërgjegjshëm, posaçërisht këto vitet e fundit, ku malet janë dëmtuar pa masë. Këto drurë, përveç shtimit natyror dhe me një kujdes më të madh nga dora e njeriut, mund të rriten shumë shpejt. Xeherorja, ku nxirreshin mineralet, e që dërgoheshin në hekuranën e Shkupit, nuk punon më. Kjo, ia kujton Hasit të Shurdhonit, ditën kur burrat e kësaj nahije ishin kapur në mes veti, deri sa po hanin ushqimin e drekës në barakën e improvizuar të minierës. Jo, rastësisht i kishte nxitur Lekë Puçibaba, i cili kishte dëshirë t’ia merrte maramën Azganit atë ditë, deri sa ishte lodhur nga puna e mundimshme në minierë. Mirëpo, edhe pse Azgani e luti disa herë që mos ta provonte vetën para gjithë këtyre burrave të nahijes, ai nuk bindej dot. Duke u kthyer me pjatë në dorë, njërin prej minatorëve e la pa gjellë, sepse qëllimisht ia përplasi para syve të Azganit. Dhe, më nuk patë asnjë fjalë. Azgani dhe Leka kapen shokë për shokë për ta mundur njëri tjetrin, ndërsa për anash kishte ra heshtja. Si një qenë i zgjebosur kishte mbetur i shtrirë për tokë. -Ndihmoni burra të ngritët, iu tha Azgani. Leka i hidhëruar duke u ngritur tërhiqej zvarrë pa pardon, askujt nuk ia dha dorën, dhe kurrë nuk iu dëgjua zëri më. Mezi ia dha dorën, Azganit. Atë para mbrëmjes Azgani u kthye te motra dhe u vonua pak. I ra përmes dy majave të zeza për të ra në sheher të vogël, dhe prej andej për të marrë një palë hone për tu kthyer në shtëpi. Dikur vonë, e mori atin përdore, dhe vendosi të kthehet pasiqë kishte vrojtuar me sy gjithë atë bjeshkë të madhe, udha për në shtëpi ishte për plot me leqe. _Dëm i madhe të mbeten nën këmbë të huaja, ky vend i bekuar prej zotit. Si çdo herë tjetër, edhe kësaj here do ta priste e ëma duke e shikuar nga në divan-hanja. Vëllai i tij, Ajri, ishte kthyer më herët, por vendi vend nuk e nxinte. -Mos i ka ndodhur diçka Azganit?!- tha Ajri. Mirëpo, nëna ia hoqi dyshimin duke i thënë se ai është kthyer te motra dhe nuk e lëshon Lesë Rasha pa bukë, dhe vonon pakë. Ndonëse pa i mbaruar fjalët, u dëgjua zhurma e Arapit para derës së ahurit. Sa doli Ajri, ai ishte futur brenda. -Erdha, a?- i tha Ajri. -Erdha, por e lash punën në minierë, nuk kamë haber nga nëntoka dhe nuk po dihet kah po e qojnë zejen. Dhe, ai më nuk vazhdoi punën atje, sepse Arbri i kishte ofruar punë në tregti: ai tregtonte kripë, sheqer, gaz. Këtë punë do ta bënte deri sa të sigurohen armët me dalë në male. Udhë tjetër nuk ka për të ardhur deri te liria. Kështjella e lashtë e Artës, pranë xeheroreve të Argjendit e Arit, qëndronte si Fortesë e epërme dhe e poshtme. Ajo shihet edhe nga larg por, nëse të bie udha, e sheh se ajo shtrihet rrëzë një kodrine, sa që popullata ka thurur mite e legjenda për civilizimin e saj. Atje i kishte qitur puna edhe ca artistë për ta bërë një pjesë të filmit mbi muret e lashta të kështjellës. Kjo i përshtatej personazhit të Azganit, i cili kishte rrahur këto shtigje sa ishte gjallë me Arapin e zi. Sapo ngjitësh atje te shehri i epërm, para sysh të vegullon një pamje anësore, ku janë në dukje vëzhgimoret. Kureshtarët, lakmia i ka shpjerë edhe tek pjesët e mureve të Fortesës mbrojtëse. Një nga ata kishte zbritura këmbë pas këmbe dhe kishte ra në themele të rrafshuara për tokë, që të lë përshtypjen se ke rënë në muret mbajtëse. Aty, fare pranë janë rrënuar kullat e anës veriore që vetëm mendja e ndonjë njeriu me një studim të hollë mund ta imagjinoj formën dhe bazën e saj në katërkëndëshin e drejtë dhe me këndë të kthyera nga jugu që lidhët me pjesën e poshtme të shehrit. Aty mendohet të ketë qenë administrata e Artës. Aty, përmes një muri për kalim këmbësor lidhet me dy pjesët e saj të fortifikuara, duke vazhduar të kaloj përmes një shtegu të këmbësorëve, e cila të qetë deri te mbyllja harkore e saj, që të përcjell ndërmjet kullës me kryq, në jugë. Mbeturinat e gurit gëlqeror, që shihen se kanë qenë të ngjitura me horasan, nga shembja e mureve, kanë rënë në tregun e lashtë të Artës. Jo, fortë larg që andej, është një derë e madhe për karrocë, që i qonte banorët e saj për në Fortesë. Dy të rinj po i studionin kuadrat për të bërë një spot për dy të dashuruarit e përbotshëm të Artanës. Ata kishin skicuar me numra kuadrat e filmuar, e që më pastaj do të stërvitnin artistët me një tekst të një kënge baritore. Me rënien e tyre në rrënojat e Katedrales, që qëndronin fare pranë themeleve të murosjes, që mezi dalloheshin pjesa e vjetër dhe e re, lindja e përendemi, e kishin paraparë përmbylljen Mbi një plato të zgjeruar do t’i ndërronin unazat para një dëshmitari që ishte maskuar me mjekër të hollë, që më shumë i ngjante Judës se sa shenjtorëve të tjerë, siç ishte i ungji i Bogdanit, shërbyes në kishën e Artës. Ata, me kujdes i bënin lëvizjet mbi atë plato të ngritur në një metër katror. Fare pranë saj ishte një kishë e re e bërë në shekullin e trembëdhjetë që kishte një bazë të gjerë, si dhe me pjesën kryesore trenefëshe, që ngjante si anijet asimetrike jugore. Udhët të qonin përmes hapësirës, te kisha përballë Konicës së banueshme. Më pastaj manastiri, xhamia, gurë varre të sektit rufai e shiit, pllaka guri orientale të bërë me dekor dhe fragmente tjera dhe kështu, kjo përfundonte te kroi. Me këtë përmbyllej edhe filmimi i një akti. Në një kuadër tjetër filmi lidheshin edhe pamjet e një currili uji të kroit të Stenicës. Dikur moti në luftë mes ushtrive të perandorive lindje perendim, kur ishin ndar kisha e Konstantinopojës dhe e Romës në përleshjet nëpër beteja më së tepërmi ishte përballura fortifikata në mes Majës së Zezë dhe asaj te Blinaja, duke u tërhequr në vijën e fundit të kështjella e Stanit. Stanet kanë marrë emrin që ua kishin lënë nga banorët e parë që rrethohej nga stanët, barinjë që ruajnë bagëtitë e tyre gjatë stinës ë verës prej Shën gjergjit e deri në Shën miter. Aty ishte e njohur prej të parëve një luftë e gjatë, e pëvajshme, pëplot me gjak në te dy anët, janë murosur në një vend, duke mos u dorëzuar deri në pikën e fundit.Vargu i mbramë ishte i lidhur dorë për dore e trup për trupi nga pleqët plakat, granimi dhe fëmijët për të mos ra në dorë të huajt si rob lufte, duke këndura nën krimen e tupanaveë që paralajmronin vdekjen, duke i qitur në një zjarr të madh në brendi të rethojës së saj. Shpesh herë prej andej ka dalë një flakë si kandil i ndezur prej andej për të pushtuar qiellin. Njerëzitë sot e atë ditë për shpirtrat e tyre, të krishterë ndezin kandila, nërsa të atyreve muslimane bëjnë havëll për natën e qirave. * * * Më tutje shihej se, një dorë e zezë kishte mbledhur ca mbeturina të metaleve. Thuhet se këtë vend e kanë hulumtuar me detektorë të ndryshëm. Ekipet klandestine fare të pa penguar edhe sot kërkojnë monedha me vlerë, duke e shkatërruar edhe kështjellën, siç ndodhi edhe në Konicë. Grabitjen e kanë pasur në gjak që kur kanë zbritur nga Karpatet në Ballkan. Kjo më pas u flinte në hatër edhe të tjerëve që i ndanin bashkë si plaçkë lufte, dhe është bartur brez pas brezi deri në ditët e sotshme me metodat e tyre, tashmë të njohura, duke iu përshtatur gjithmonë kohës dhe hapësirës. Arta që daton katër shekuj para Krishtit, e sot Fortesa e saj, ka mbetur si dëshmi e kohës, ishte ngritur si mburojë e një qytetërimi. Nga miniera e saj, qysh atëherë ishte nxjerr ari i përpunuar. Ajo edhe ndërlidhej me qendrat tjera të asaj kohe. Arta, ka pasur të ngjitur në kompleksin e saj pjesën e administratës dhe kishën romake. Aty, shihej të ketë qenë një bazë e mirë që prej kohës së apostujve si: Busti, i cili ishte me origjinë nga kjo anë, e deri te kohërat më të vonshme, si ungji, Pete Beg. Freskat e zbuluara janë të ngjashme me ato të stilit bregdetar, që dëshmojnë për zhvillimin e të njëjtës kulturë nga i njëjti popull në hapësirat e vjetra të Ballkanit. Patën thënë ata që po i mbështesnin zbulimet materiale të kësaj pjese të qytetërimit, se ishte e zhvilluar si qendër e nxjerrjes së mineraleve të arit e argjendit, ndërsa sot aty ka një trashëgimi kulturore, që është ruajtur brez pas brezi. Se në çfarë situate gjendet thesari i një trashëgimie të pasur, tregon shembulli i Artanës. Ata që është dashur ta mbrojnë, nuk interesohen fare. Anash kalasë, sivjet janë bërë hulumtime klandestine, dhe atë para syve të botës në pikë të ditës. Aty janë hapur gropa: se çfarë është dashur të tregohet me të, dhe çka është gjetur aty, nuk e dinë askush?! Aty, brenda dhjetë ditëve, dy herë janë hapur gropa. Brenda asaj kohe sa patëm qëndruar aty: dy ditë të muajit maj, si dhe vizitave tjera të mëvonshme, shihet se janë hapur gropa të reja brenda Kalasë, rreth Teqesë dhe rreth Katedrales. Këtë na e deklaroi edhe z. Vllahi, i cili fill i vetëm jeton në një shtëpinë afër këtij antikiteti. Më vonë aty, edhe nga katër gra janë vërejtur vjedhjet. Vjedhësit nuk kanë pasur kurrfarë autorizime për hulumtime të kësaj natyre. Ata ishin të veshur me tesha të zeza. Flisnin një gjuhë tjetër, janë dëgjuar të flasin edhe si rusisht. E folmja ishte e dialektit të sllavishtes. Prapë, pas një jave, ata kanë ardhur, dhe ardhjet janë përsëritur edhe te livadhi i Binjakëve. - Ruajeni të kaluarën, që ta keni sot, i porositi plaku ata që kishin ardhur më vonë në Artë, që të shohin gropat e hajnave. Ata kishin ardhur vetëm sa për të konstatuar gjendjen, sipas tyre, ata kanë qenë të shoqëruar nga Fyli. Rojtari Vllahu tregon se, ata që kanë ardhur( personat e panjohur), me veti kishin pasur edhe detektorë dhe lopata, me të cilat kanë hulumtuar sende të vjetra brenda dhe jashtë Kalasë. Këtë e thonë edhe dëshmitarët tjerë okular. Aty, kanë dal edhe policia me komandantin e Artanës, Satin. Pas kësaj, rasti ka marrë dhen, për Artanën... flitet... Si është e mundur që ky vend, sot në shekullin 21 të mbetet djerrinë dhe pa kujdesin e askujt, t’i vihet hanxhari në qafë. Ky vend, si Arta dihet, në kohën romake, ishte qyteti më i madh në Evropë, këtu kishte edhe shkritore, e sot të lihet në mëshirën e fatit dhe në dorë të hajnave është një krim?!. Këto vlera duhet të ruhen me çdo kusht. Mbase vetëm reliktet e qytetit të vjetër flasin me gjuhën e vetë! U bë pusi... rreth tre çerek ore prej andej. Një fshatar në oborr i ka hapur dy puse. Aty është uji mineral, i thartë. Pusi i parë është hapur me mjete teknike në thellësi deri në pesëdhjetë metra, por nuk ka arritur ta shpoj, sepse burgia e çeliktë ka hasur në guri të fortë dhe nuk ka arritur të depërtoj tek uji, edhe pse dihet se nën guri ka uji të shumtë. Ky uji vlon nga thartira e madhe. Këtu ka ujë me gazra karboni, që përdorin për saldim. Janë gazra shumë të forta. Një njëri nga Zebra, në këtë kohë vere, ka ardhur të marrë ujë të thartë në një pus. Kur ka tentuar të mbushë disa shishe, i është këputur litari. Tenton të hyjë ta nxjerrë kovën, por në hapin e parë vdes. Ishte ky, një i ri i familjes Halli nga Zebra. Uji është i "gjallë". XI. Buza në vaj dhe buzëqeshja në lule viheshin në peshojë në një përkujtim. Këtu, u lexua testamenti pa vaj e kujë, u bënë vizita e homazheve. Një varg lutje të ndryshme në shenjë të kujtimit të rënëve dhe betejave të bëra të asaj lufte për lirimin nga okupimi i vendit, sikur gjithandej, edhe të kësaj pjese juglindore. Pas kësaj lufte, meditonte, si gjithnjë, Ilir Gjoni: sikur të na mungonte shpresa se një ditë vendi s’do të ketë lirinë, vërtetë jeta jonë nuk do të kishte kuptim, edhe terri po të mos kishte fund, për Gjonin do mbetej ag e terr i tmerrshëm, që si i pamëshirshëm, do të sundonte jetën tonë. Fundi i fundit është fund që ka kuptimin e mbarimit të një çështjeje. Logjika do të merrte formën e realitetit objektiv me thënien e mençur: -Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr i pafund, - tha Qelibiu. Të mos harrojmë pra, tri shprehje: tmerrin, fundin dhe shpresën. Ishte ky mesazhi që u përcoll me rastin e përkujtimit të pesë vjetorit të rënies së këtyre, dy dëshmorëve të lirisë, pjesëtar të dy luftërave çlirimtare nga okupimi serb. Vegullonin figurat e ndritura, sa ishin duke folur për motmotin e fundit të shekullit të kaluar. Qelibiu, një njeri hijerëndë e i papërkulur, orator i mirë, i pa përtuar, përmendi përballimet: tmerrin e dhunës, tmerrin e vrasjeve, tmerrin e shpërnguljeve dhe emigrimeve si dhe dëbimin e tmerrshëm të shqiptarëve atëherë e tash. Vatra e zhuritur dhe e përflakur, gjithandej, po sakatohej, megjithatë qëndrohej e s’hiqej. Nuk i shihej fija e politikës "soll" që ua kishte ngatërruar shpresën në një tmerr të pafund, kurse Qelit i ndërronte fytyra. Por, disa as nuk kishin guximin e përballjes me fundin e tmerrshëm....tmerr ishin vetë ata. Fundi ishte i tërbuar sepse i sëmuri i Ballkanit përpëlitej në shtratin e vdekjes. Mirëpo, në këtë epokë, plejada e atdhetarëve dhe luftëtarëve më të devotshëm të lirisë ngriti çështjen tonë edhe matanë vijave: për lirinë politike, për të drejtat e njeriut, gjuhë, flamur etj. Mirëpo, ata që pushtuan lirinë, këtë koncept e kanë renditur rrjedhshëm dhe natyrshëm: shpresën dhe fundin e tmerrit, lira nuk është larg për ata që e luftuan robërinë. Në përkujtimin e të rënëve, u tha se dëshmorë të lirisë, shpresa u vinte me krismat e pushkëve çlirimtare në Drenicën e pamposhtur. Krismat e tyre, që jehuan maleve të Drenicës, ishin zëra që mposhtën zhgënjimin dhe mbollën shpresat. Si asnjëherë më parë, edhe kësaj here u sillej vërdallë nëpër kokat e atyre, kushtrimi i Adem Jashari, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare. Ky kushtrim jehoi gjithandej trojeve tona për t’u bashkuar rreth së lavdishmes UÇK. Kushtrimit më me vendosmëri e të palëkundur iu përgjigjen më trimat dhe më atdhetarët. Me ta do të bashkohen i madh e i vogël. Me devotshmërinë e tyre iu përkushtuan luftës për ta bërë lirinë e paqen në trojet e robëruara. Madhështia e luftëtarit i ngjet emblemës së asaj lufte. Dhe e lavdishmja do të nderohet deri në çlirimin dhe bërjen e tyre. Në ballë, u bënë sfidë ofensivave dhe egërsisë së pushtuesit. Me mishin e gjakun e më të mirëve, me përpjekjet mbinjerëzore të luftëtarëve liridashës u luftua armiku në çdo skaj të vendit. Me ta arriti kulmin e njohjes, dhe çështja arriti të shtrohet si problem politik në qendrat e vendosjes, të shtrohet si zgjidhje nga aleanca, sepse lufta e saj ishte e drejtë dhe patjetër ku vend lirinë e meritonte. Jo, rastësisht zyrtarët më të lartë të Aleancës veri-atlantike, shumë herë thanë se, UÇK-ja është aleate e luftës kundër barbarisë dhe tiranisë që ushtrohej në këtë pjesë të Evropës. - Vaji e buzëqeshja me lulet ishin përzierë në një çmim për çlirimtarët dhe aleatët, një imazh i ngrirë edhe për një kohë. Edhe pse tmerrit i erdhi fundi, me fitoren e çlirimtarëve dhe aleatëve, pas një lufte të përgjakshme mes çlirimtarëve dhe okupueseve, psherëtimat dhe rënkimet nga plagët vazhduan. Ata që derdhën gjakun, ata që ranë me ylberin shumëngjyrësh do të kujtohen për çdo vjet, e më së shumti nga ata që lanë më të dashurit e tyre. Dëshira për të parë lirinë mbeti vetëm shpresë për ta. Hallall gjiri i nënës atyre që ranë për liri. Lavdi. Me lule në dorë pritnin çlirimtarët dhe aleatet. Ata, po hynin nëpër qytete e fshatra si fitimtar, dhe i gëzoheshin kësaj fitore, por jo gjithkund shiheshin fytyra të tilla. forca të shumta kriminele pasi që kishin humbur, po tërhiqeshin si bisha të plagosura, sikur anija që donte të fundosej. Ata, po e merrnin haraçin, për krimet që kishin kryer mbi pjesën tjetër të kësaj popullate, për ndjekjet dhe për tentim-pastrim të territorit, por ata po përqendroheshin duke u barrikaduar në Rrezartën Lindore. Por atje, ata nuk heshtin..... as armët e tyre... Në barrikadën e tyre, në trojet e mbetura matanë Lagunës... Ishte po ai monstrum i pagëzuar me tym temjani. Aktet kriminale ndaj popullatës së pambrojtur, po i përsërisnin. Filloi edhe një ikje e dhimbshme dhe e tmerrshme, që si dihej fundi. Fshatrat përskaj kufirit u shpopulluan, u boshatisën....banorët e mbetur morën arratinë, pa ditur se ku do të përfundonin. -A mund të duronin një gjë të tillë ish luftëtarët dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë që endeshin rrugëve të qyteteve të vendit, pa të drejt kthimi në vendlindje? – ka pyetur Trimi - Sigurisht se jo- ja ktheu Agai. Njeriu sigurisht se, nuk do të rrinte duarkryq e të bënte sehir derisa armiku dhunon lirinë, shkel mizorisht në trojet shekullore duke na përzënë. - Jemi lënë në mëshirën e fatit -u tha të vetëve që kishin ardhur për ta parë atë ditë. Ata ishin nxënë, dhjetë ditë para kapitullimit, nga mbeturinat e pushtuesit që po tërhiqeshin andej, ndërsa një nga djemtë e axhës së tij, ishte vrarë si ushtar duke e mbrojtur popullatën deri sa tërhiqeshin nga zona e luftës. Horrat, duke aguar dita e lirisë, kishin hyrë në Pashtrak te Kokat dhe kishin rrethuar shtëpinë e tij me anëtarët e familjes, deri sa ishte ai në istikame. Ai me shumë bashkëluftëtar tjerë, bënë edhe njëherë betimin e luftëtarit të lirisë, duke u rreshtuar rishtazi në rrugën e lirisë së plotë, kësaj here për lirinë e Lindjes. Gjithnjë në anën e luftës, në mbrojtje të popullit, në ballë të detyrës i gatshëm për të dhënë jetën për lirinë edhe të asaj pjese të robëruar. Pas rënies, bashkëluftëtarët në shenjë nderimi e përkushtimi për veprën heroike, emëruan brigadat me emrin tyre, për t’i qëndruar me besnikëri idealit deri në përfundim të luftës. Për Lagunën,.. për këtë emër, për dy pranvera rresht, mbajtën armët në krahë duke mbrojtur të drejtën e saj të natyrshme dhe të ligjshme, për lirinë dhe bashkimin me pjesën, që ishte ndarë padrejtësisht. Për këtë ideal të shenjtë, kjo luftë heroike dhe të rënët e saj e vulosin historinë e vetë. E bërë me aq mund e sakrificë, rreth së cilës u bashkuan bijtë dhe bijat më të mirë nga të gjitha anët,... u bë udhërrëfyes i të shtrenjtës liri. Mirëpo, përkundër luftës së mundimshme, gjakut të derdhur për liri, ideali i luftëtarëve, i të rënëve u tradhtua. U tradhtua nga paaftësia e palës që po i hynte negocimit dhe nga paaftësia e parakushteve politike. Kujtojeni rilindësin e madh kur thotë: "E kah lind, dielli të ketë dritë, jo, mjerim te ti. Dikur vatër e luftës për liri, po sot më thuaj si je, e dorëzuar, e tradhtuar, e shtrirë për dhe...." Mitrovica e Isë Buletinit, për Lordin anglez, ishte atëherë shumë larg për ta bashkuar me vendin. Mjerisht, kjo ndodhi në të kaluarën, duke shpresuar se kështu nuk do të ndodh në të ardhmen. Por, kjo sikur po përsëritet, dhe shi për këtë kuptimi i bërjes së luftës dhe derdhja e gjakut për tërësi, ka humbur. Duke e harruar të kaluarën është rrezik që të mbeten shumë pjesës edhe sot si Mitrovica dikur. Më vonë, ndoshta do t’u kujtohet, por do të jetë një fund i turpshëm dhe për faqe të zezë, sepse lufta çlirimtare dhe rënia e dëshmorëve do të jetë vula që vulos ardhmërinë e këtyre viseve. -Kush ndjek porosinë e dëshmorëve kurrë nuk do të gaboj në rrugën e tij drejtë lirisë, -pëshpëriste si në heshtje. Homazhe në përvjetorin e rënies. U vendosën kurora lulesh mbi varrin e të rënëve. Aty, u mbajt një fjalë rasti, para familjarëve, bashkëluftëtarëve, bashkëfshatarëve dhe të pranishmëve te tjerë nga fshatrat përreth. Naumi në fjalën e tij me këtë rast, vuri në spikamë virtytet e larta prej luftëtari, të dëshmorëve. Ai ka porositur se ata që dinë të çmojnë sakrificën më sublime për liri, paqe, përparim dhe integrim nuk do të shuhen kurrë. Kjo dëshmon se populli është për t’u përmbushur amaneti e atyre, dhe vetëm kur të përmbushet ky amanet, ata do të prehen në tokën për të cilën ranë. Peneli, bashkëluftëtari i Arbrit kujton se, ai si çdo i ri, shkoi ne Shqipëri për stërvitje për t’u kthyer më vonë me njësitin e tij përmes Maqedonisë në zonën e tij. Arbenin e gjejmë me njësitin e tij, tha Peneli, duke operuar maleve të Karadaket. Ndërsa Agroni, një nga bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë se: "Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Lagunës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, deri sa ishte me njësitin e tij. Ai, ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj". Arbeni u rrit në frymën e dritës së lirisë. Burgosjet dhe persekutimet fuqishëm ndikuan në vetëdijen, virtytin dhe karakterin e tij, prej një luftëtari të paepur. Arbeni që në bankat e shkollës përballet me pushtuesin. Si pjesëmarrës në protesta, ai shfryn mllefin ndaj atyre që kishin shtypur, vrarë dhe burgosur popullin e tij. Ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej. Kur lufta po trokiste në derë, ai i përgjigjet dhe futet në Lëvizjen atdhetare pa u hamendur. Edhe pse i ri, Arbeni kishte vendosur të luftojë për lirinë e atdheut. Në stërvitjet për përdorimin e armëve të ndryshme shquhet për shkathtësitë. Stërvitjet në Elshan dhe në Meken e Arbërisë e kalitën edhe më shumë, nga ku kthehet sërish maleve.....Radhitet në logjistikën e Zonës në njësitin i cili furnizonte luftëtaret e lirisë me armatim. Arbri i njihte mirë të gjitha shtigjet e maleve të Karadaket. Kush e di sa herë kishte kaluar me karvanin e gjatë, të ngarkuar mirë, për ta drejtuar kah shokët të cilët e prisnin. Derisa ishte në radhët e saj, ai, kishte bërë edhe detyrën e korrierit. Kishte përcjell eprorët e lartë në mesin e të cilëve edhe ish-drejtues të lartë të KP e të Shtabit. Me rastin e përvjetorit të rënies së tij këta eprorë, gjithmonë përmendin të bëmat e tij. Në pranverën përmbyllëse të këtij mileniumi, ai shkonte drejtë përjetësisë... shkonte, dhe bashkohej me të tjerët, duke i dhënë hakun armikut, i cili pas tërheqjes ishte barrikaduar në tokat tona, në pjesën lindore në Lagunë. U vë në mbrojte të popullatës së kësaj ane, duke u dal përballë bandave kriminale të pozicionuara në pjesën lindore. Ai u solli armatim të mjaftueshëm shokëve-luftëtarë të tij. Ende pa i mbushur të nëntëmbëdhjetat, i lindur, si hasreti i gjyshit, dhe nxënës i mësuesit të parë, në maj, sapo ishte mbushur mali me gjethe, sapo krisi pushka e parë e lirisë në Lagjen e Pamirëve, në trekëndëshin e prerë padrejtësisht, në luftën e pabarabartë qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Përkundër përpjekjeve të paqeruajtësve për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë, mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Te Lisi, në Rup, te vendi Guri i varreve, të gjithë u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit amshueshmërisë dhe lindjes së tij. Ai nuk prehet i qetë në dheun e Arbërisë deri atëherë kur do të bëhet realitet amaneti i tij për liri dhe paqe. Lavdi! -Ai, si Feniksi që kishte hipur në Kalin me flakë art, kalëron i lirë. Si Azgani... -Sa ishte gjallë, këtë vend e mbuloi me nam..... Dheu do të vazhdojë ta ruaj gjakun e atyre që rënë, gjithandej hartës sonë. I ngrirë, u kishte mbetur testamenti i tokës, brezave që po bien në altarin e lirisë duke ua shtrirë njëri tjetrit dorën e besë-lidhjes. Me 19 maj 2000 në Kodër të fshatit Gare ra dëshmor, Arben Ramadani(1981-2000) Prishtinë, 22 maj 2000(QIK) - Në kufirin Kosovë- Serbi, nga snajperët serbë, u plagos për vdekje Arben Ramadani 19 vjeçar, nga fshati Kokaj i Gjilanit. Burimet e KFOR-it bëjnë të ditur se ky ri u qëllua derisa ishte duke kaluar andej zonës kufitare. I ndjeri ishte sjellë deri në fshatin Pograxhë i plagosur rëndë dhe prej andej dërgohet nga trupat amerikane në kampin Bondstill, ku edhe vdes për shkak të gjakderdhjes. Arben Ramadani dje u varros në fshatin e vendlindjes në Kokaj.Arbeni ishte ushtar i UÇK-së, atdhetar i heshtur, besnik dhe i devotshëm deri në ditën e rënies. XIII. Sapo ishin kthyer në shtëpi, nga Maja e Sukës, kësaj radhe kishin ardhur më herët se ditëve tjera. Kishte edhe një orë para mbrëmjes, para iftarit. Ishte dita e dytë e Ramazanit. Këtu respektohet me përpikëri muaji i agjërimit. Në mbrëmje dëgjohet piskama e fëmijëve dhe thirrja me telefona celular. -Haber, fjala e tyre në vesh të Zotit! -nisë muhabetin, Halli, një mesoburrë dyzet vjeçar, duke pasur në mendje hyrje daljet e trupave policore serbe me uniformë e me armë. Ata janë përqendruar në, dhe rreth territorit të vendit pas gjashtë viteve të largimit të tyre. - Prite se erdhën, lere se shkuan...rutinë. Por, fëmijët te Carët, qenë të parët: ata dhanë lajmin. Në orët e mbrëmjes së të premtes në vend që të japin "haber" se po bien tupanët për iftar, ata thanë se: nëpër shtëpitë e Lagjes te Carët, në juglindje të vendit kanë hyrë xhandarmëria serbe. -Askush nuk dinë se përse kanë ardhur këta mysafirë të paftuar- tregon Regja, i rrethuar nga fëmijët e lagjes së tij. Prej se u erdhi ky haber, Halli dhe disa të tjerë shkojnë në lutje para iftarit. Ik se hynë, leje se ikën... pritë se hynë pa shkasë dhe pa shenjë pa dije: po ishin xhandar serbi, dhe kanë shikuar terrenin. Të dytët hyjnë, jo larg prej të parëve që dolën! Nga baraka e tyre ku janë të vendosur, ata, ishin futur një kilometër në thellësi të vendbanimit, në drejtim të pikës kufitare të Puçibabës. Aty gjendet postblloku tjetër. Askush nuk dinë pse kanë ardhur ashtu të armatosur me pushkë automatike dhe pajisje tjera, deri në afërsi të postbllokut. Këtë nuk ka mundur ta sqarojnë para banorëve, as ata që kanë shkuar për të mësuar shkakun e ardhjes. Qëndrimi i tyre, në kohën e mbrëmjes te mali i Sukës dhe për rreth lagjes së Curret, i ka shqetësuar pa masë ata, duke i sjell frikë për hyrjen e tyre në këtë pjesë të Kosovës. Këtu është vendi ku e kanë të ndaluar të kalojnë dhe të qëndrojnë. Pra, aty në kilometrin e fundit që ndan vendin në juglindje të magjistrales, aty ku lartësia mbidetare arrin 880 m., ata pakë veta që jetojnë aty, tashmë janë harruar, janë lënë gati tërësisht të braktisur. -Atyre, përkundër kushteve të vështira, të cilët mezi ia dalin me halle, u mungon edhe siguria për të qëndruar në vatrat e tyre- tregon, Brahomi. - Ashtu edhe është..- i ka thënë Halli, i cili së bashku me Drizën i kishin përcjell gati një orë, deri sa ishin tërhequr në drejtim të malit, duke përshkuar shtëpitë e fundit të fshatit. - Na jemi mësuar me këta xhandar, po sikur të ishte dikush tjetër, kaherë do t’ia kishte mbathur nga fshati. - Këtë e dëshmon edhe e dhëna tjetër- thotë një tjetër përfaqësues i fshatit Brahomi. - Më nuk po mundemi as fëmijët me i mashtrua. - Ata herët kanë filluar të plakën me "drojën"se, do t’i përcjell ndonjë fat i keq, me hallin e "mezhdave". Mos interesimi i askujt, që së paku të gjendet ndonjë zgjedhje, për të mos i shqetësuar më, ky vend do të mbetet i zbrazët. Janë ankuar dhe kanë trokitur derë më derë, edhe te paqeruajtësit, të cilët kanë rralluar vizitat këndej prej se është hapur pika kufitare në hyrje-dalje të vendit. Edhe pse policia po dalin rrallë këtej. Së shpejti as një banorë nuk do të mbetet në këtë brez kufitar. Kështu kanë heshtur edhe autoritetet më të larta të vendit -Na ra hise me u shastis... Policia, dinë, aq sa japin informacione banoret e Puçibabës, nga se zona është e përfshirë "si zonë e sigurisë" e nënvizuar me vija të kuqe, ku përgjegjës janë paqeruajtësit. Pjesa tjetër brenda territorit të vendit, konsiderohet si "zonë e kaltër" që përgjegjësia i bie policisë lokale. Në gjithë rajonin ankesat, tashmë janë bërë rutinë. MUP-i, xhandarmëria, apo pasardhësit e trupave të tyre "Tigrat", pse jo edhe ndonjë tjetër, janë bërë të zakoneshëm këtyre ditëve të fundit. Popullata është e shqetësuar në çdo kohë në tërë hapësirën e provincës. Ata janë të dëshpëruar thellësisht për mos përkrahjen e nevojshme, që të jenë të sigurt në shtëpitë e veta. Puçibaba me atë nahije po shpopullohet nga andej, askush nuk do të mbetet andej, pos xhandarëve? Mesazhi i përkujtimit Nuk lidhet me pjesën e epërme Jo, shumë larg nga shtëpia e Myftarit, ditën e Bajramit komandant Saqa kishte marrë një letër nga Arbër Presheva, se do të shkelet toka nga asqeria e huaj. Ai me të parën ja priti: - Ne nuk kem ku të shkojmë, jem në tokën tonë she së bashku me bashkëluftëtarët e vetë i kishte dalë përballë një asqerie të fortë. - Kush është me mua sot të vdes në istikam! Ai qëndroi aty deri sa u vra. Me plagë u tërhoq në prapavijë, por gjakderdhja nuk iu ndal, shkoi në përjetësi dhe u varros ne fshatin përkarshi te tokës vetë. Komandant Saqë Puçibaba kishte mbajtur krahun perëndimor për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Bindit. Pas tij, Xhemë Leka i kishte pas veti njësitin e vezhguesve në prapavijën e luftes së Llapushës. Ata u fortifikuan në një shpellë guri dhe vran togun e diverzant të armikut, për ti dhënë leksion hasmit që kishte mësy me shkel në Halëzezë. I nxë pas tyre taksiroti, i tregonte bashkëluftëtari i tyre prej Myqyt, vetë Ramë Rexha,i odave, se si arritën të kapin çeta e çetnikëve, dy të rinjët, Arin e Kadiun pasiqë i lidhën për pushkatim, i liruan sa për ti bartur me mushkë të ngarkuar të vrarët në Llapushë, ndërsa të tjerët e vrarë anës tjetër të malit i përcollën me çerret të mbushur përplot me trina. Dy nga dy, varg me një pak më të lehtin prej tyre e kishin lidhë në paragon të samarit deri te laku i Mullirit të Kokës. Aty në lakesen për ballë Birës së kaçakëve u kishte rrëshitur njeri prej tyre e u kishte ra me kokë përtokë. E pakuan me kondakt pushke, Ari e Kadiu, pa ia nda fare deri sa ishin varrosur te varret e Shkive në mjaën përkarshi. Nuk kaluan shumë ditë dhe prapë u kthyen të paftuar ashtu siç kishin ardhur një muaj para ditës së Shën-mitrit për ti marrë eshtrat e atyre që ishin vrarë për tokën e huaj. Duda një grua plakë që kishte qëlluar rastsisht ti bie aty pari në arën e saj. ku ishin varrosur, kishte dalë njëri nga ata që drejtonte cerremonialin e zhvarrimit për ti kërkuar asaj nëse, u kishte mbetur borxh për tokën që ishin varosur çetnikët. - Jo, u tha atyre, kjo është mbetur këtu hanë e donë vakavi i moqëm, ku janë varrosur e zhvarrosur asqeria e huaj, secili prej atyre që u vranë i kanë mbledhur eshtrat. Dhashtë zoti e qofshin të fundit, u tha duke u ndar prej tyre fare pa u përshëndetur, duke i lën pa fjalë të shtangur në vend si ogur i zi. * * * Krahu juglindor kishte mbajtur ushtritë e huaja për të mos invaduar deri në ditën e Bajramit, kur pëlcet Fronti i përbashkët lindor i Aleancës. Por Jalta, ia kishte prerë vijën zonës perëndimore dhe lindore, sipas pazarit të tyre tjetër kund. Secili që nuk i ka duart e përgjakura le t’i bashkohet aleancës antifashiste, u tha, Fetë Be Draga, përfaqësuesve të legjislaturës së vjetër, Lamë Stanit, e tjerëve. Tkurrjet në lindje të vendit ishin nisur kaherë me anë të vrasjeve të hapura dhe misterioze, përmes dëbimeve, maltretimeve, varfërisë, mbjelljes së frikës,... metoda këto të përdorura edhe sot e kësaj dite, ku vetëm se janë ndryshuar format e manifestimit të tyre në kohë dhe hapësirë tjetër. XIV. Lavdia e Llupës së kurriz malit të Karadaket, që kishte ardhur nga mëhalla e Epërme e lagjes mu afër Xhamisë, i rrëfen të vetëve: -Sa herë të përzihet hesapi atje lart, këtu përzihet morti me jetën. Kjo luginë, sikur sjell diçka nga qielli, furtunën e trazuar, e cila të përkujton reumat e të ftohtit prej majës së Lytenit. -A po e sheh këtë përrua? – pyet xhaxha Kadiu, duke bërë me dorë kah ujëvara. - Këtu edhe para gjysmë shekulli, si një, janë martirizuar 13 vetë. Ata kanë nxënë vend në varret pa epitafe, në mesin e tyre edhe dy familjarë të Kadiut dhe dy të tjerë të plagosur nga pushtuesit e huaj. Nga dy varre të mëdha janë marrë eshtrat e dy burrave, si lisa, janë dërguar në sarkofagë për të parë se sa të vjetër janë. Janë marrë nga varrezat në mes Xhamisë së Llupës dhe truallit të kishës së Gjonit. - Mirëpo, edhe ajo luftë që u bë si u bë, u vranë shumë veta- u thotë të rinjve, xhaxha Kadiu. Por, kjo tash, edhe për ata nuk dukej më si ndonjë përrallë, por një histori tragjike dhe e vërtetë, sepse shumë nga ata edhe vetë kishin marrë pjesë në të. Djali i vëllait të tij kishte dal nga Shtëpia e Kadiut në majin e '99, dhe kurrë nuk është kthyer. Thuhet se paramilitarët, me "Kvasika" në dorë, kishin hyrë në atë pjesë të boshatisur përmes korridoreve, të cilët, mendohet se e kanë masakruar. - Nuk është shaka kjo, biro, se edhe pas nesh po mbetet e keqja. Duhet ta kemi dertin se ku po e lëmë ardhmërinë! Dhe, kjo e keqe, s’ju bënë hiç mirë as atyre që sonte, ndoshta, nuk mund të hanë bukë e të pinë ujë prej darkës e gjer në mëngjes. Festa e Bajramit, të qershorit e senes ’44, të kujton ngjarjen e rrëqethur: kur në këtë xhami nuk është falë Bajrami e nuk është mbajtur as mesha katolike në Duna. -Askush nuk ka mundur të urojë Bajramin, se krejt burrat kanë qenë atë ditë, terr e dritë te kufiri, për udhë të trenit. -Po kam frikë, o djem, mos po na kthehen prapë ato "senet" e atyre herëve, - tek po i shkonin sytë kah përroi i Dacit. Bëni ndjesë pastë, ishte vrarë vetë i dyti, së bashku me Ahon e bishtajës në natën e tmerrit, atë ditë kur hynë në fshat, dhe vranë e prenë gjithçka gjetën. Jo, shumë larg nga shtëpitë e bishtajës, e gjetën trupin e Shaban Daci-Bënit të shtrirë gjerë e gjatë për tej ujëvarës që ndante përroi me Amshojnë. Bënit i kishin dalë gishtat e mëdhenjtë nga opingat e buallit, të fryrë e të mërdhirë, sikur donin t’i hanin bishat vrastare. Njëri nga ata, shtiu për së vdekuri në trupin e Bënit. Pas gjysmës së vjeshtës së parë, Sherifi dhe Ruzhdiu i mblodhën burrat e Llupës: Metin, Binin, Plaku Ramën dhe të tjerë për ta bërë një dert: ta lëshojnë fshatin apo të merreshin vesh me komandën e Batalionit të tretë të asaj brigade që ishte vendosur para tre ditësh në Lagjen e Bishtajës. Ata kishin marrë një copë letër nga komanda e trupave pushtuese, të cilat kishin paralajmëruar se vetëm po kalonin nëpër Karadaket. Pasi që u kishin kërkuar t’i dorëzojnë armët, i lidhën me litar duke i lënë në mëshirën e rafalëve të pushka-mitralozit. Shpresonin se do t’ia falnin jetën ndonjërit nga 13 burrat e lidhur të fshatit. Në mes të vdekurve, fati deshi që nga ata të shpëtoi vetëm Meta. Ata vazhduan më tej duke i ndarë gratë e fëmijët nën 12 vjet nga burrat. I pushkatuan pa gjyq. Disa burra të tjerë, kush nuk pati pushkë mori sopat e tërfurk e u nisën për të dalë në fushë të betejës. Mirëpo, kishte ardhur një urdhër i prerë: " Të mos shtihet mbi ta përgjatë vijës: Puçibabë, Blinajës dhe Burisë, pos në rast vetëmbrojtjeje". - "Do t’i shkelim Karadaket, dhe do t’u hedhim ujë të vluar, si në Kataraktet e Llapushës", - kishin thënë ata pas sekretit që ua kishte treguar Arbër Presheva. Te Kodra e Becit afër përroit - ishin mbledhur paria e gjithë vendit dhe kishin vendosur të tërhiqen pastaj në lindje përgjatë vijës së Frontit Lindor. Ata që ishin nën armë u bënë helm e vrer. Një lajm, se Aleanca Anglo-amerikane nuk kishte treguar interes për të mbajtur këtë vijë të frontit lindor, i kishte lajthitur. Burrat e vendit që kishin bërë Lidhjen e Tretë të Prizrenit, i bashkuan pushkët për ta bërë aleancën e përbashkët antifashiste: ta dëbojmë pushtuesin fashist për t’i zgjidhë çështjet etnike sipas marrëveshjes së Mukjes dhe të Bujanit, u kishte premtuar, Arbër Presheva krerëve të gjithë vendit. Ndërkaq, vetëm Komandant Skënderi me trupat e tij, Lagunën e kishte shpallë- Arbëri të Vogël. Laguna me rreth njëzetë e dy kilometra gjatësi, dhe të një gjerësie prej pesë-gjashtë kilometra, sa e kapte me një drejtim pushka e gjatë, shtriheshin, gjithandej vendbanime, të dendura një pas një, sixhim. Për një kohë sa kishte konflikte të armatosura Laguna e kishte ruajtur tërësinë e vet me pushkë të gjata dhe Gulinov. Grabitjen e tokave në zemër të Ballkanit që prej ardhjes së tyre nga Karpatet e kishin pasur në gjak. Gjyshi Çeliku, nipit të tij i kishte treguar për ndjekjen e tyre, para më se një qind vjetëve, prej Livadheve të Klanit të Sanxhakut të Nishit dhe të Pazarit në kohën e Kongresit të Berlinit, i kishte treguar për zbrazjen e shtatëqind vendbanimeve shqiptare. Kjo ndjekje ka vazhduar edhe nga pushtuesit e rinj edhe në vitet e "pas lirimit", e deri në ditët e sotme. XV. Pas 10 qershorit ‘99, lagjja tjetër, sipas marrëveshjes së Kumanovës, kishte mbetur matanë kufirit. I vetmi shenjë që u kishte mbetur nga koha kur ishin bashkë me lagjet tjera janë shtyllat e elektrikut dhe "Udha e Kerrit", siç i thonë banorët, rrugë kjo, e vetme që lidhet me qytetin. - Ka mbi 2000 vjet, që këtu ishim së bashku - i thotë më pas Regja, një meso burrë nga mëhalla e Zamirit, të Llupës. -Fryma grabitëse për tokat tona nuk iu shua serbit as sot e kësaj dite. Pasojë e kësaj fryme grabitëse kanë mbetur të uzurpuara edhe tokat e Zamirit, me argumentin e të fortit. -Por, një ditë, kjo tokë e jona, do ta ketë lirinë. Edhe ne do të jemi të lirë në vendin tonë - shprehet Regja që e kishin mbuluar djersët dhe mallkimet. Përkundër tentimeve që të na zhdukin nga faqja e dheut, përkundër të këqijave që na kanë përcjell gjithmonë, ne kemi arritur të mbijetojmë e të ecim drejtë, dhe asnjëherë nuk do të ndalemi deri në fitoren përfundimtare, sepse këtë e kemi trashëgim nga të parët dhe të lejuar nga zoti si popull me virtyte të larta. Pra, pa këtë të mirë as jeta "tjetër" nuk do të ketë kuptim. - Jo! - Edhe nata, po të mos kishte fund - terri do të mbetej përgjithmonë terr i tmerreve. Kjo e "keqe" është e pamëshirshme dhe do ta sundojë gjithë jetën tonë". - Prapëse prapë fundi është fund. - Çdo gjë duhet ta ketë kuptimin e mbarimin përmbajtjesor të çështjes... - e la në gjysmë fjalën si një imazh të ngrirë. -Por, edhe me luftën që u bë nuk përfunduan vuajtjet, hjekat tona, jo, - ka shtuar Regja, deri sa qëndronte në këmbë përballë xhamisë, duke lëvizur kokën herë në të djathtë e herë në të majtë, ndonëse kësaj here, jo për të dhënë "selame", por nga dhembjet e brendshme, të cilat e shponin në trup. -Këtu po na vizitojnë milicët e Serbisë, por edhe "tigrat" me uniform. -Tashmë, këta janë me petka tjera, -plotësoi njeri nga ata. -Brenda kufirit po na i luajnë "mezhdat", sipas "hartave" të tyre- tregonte tjetri, që nuk i ndahej fare Rexhepit, duke prekur që mos të flasë se mund t’i dalë punë me xhandarmërinë që ishte jo më larg se 50 metra më tutje. Për mes ndonjë automjeti, që rrallë kalonte, kuptohej mirë se, Lagja e Zamirit nuk ishte as me VR as me GL, por me KS. - Pjesa prej "këtu" te "Guri i Kalit", në Puçibabë, duke u kthyer pastaj në anën tjetër kah Tubi, Mirosini, e deri në Gjergjevicë të Gollakut, shtrihet Laguna, - tregon Regja me dorë. -Pas 17 muajve rresht, sa pati luftë për të drejta e liri, nuk arritëm të bëhemi bashkë dhe t’i themi njëherë e përgjithmonë JO, ndarjes. - Për ideal të shenjtë ranë dhjetëra djem tanë të cilët ia dhanë vulën kohës më të re që ne po e gëzojmë. Rreth këtij ideali u bashkuan luftëtarët trima nga të gjitha anët e këtij trualli stërgjyshor,. Këto janë dëshmi të historisë se, si duhet bërë jeta në tokën tonë të shtrenjtë- krekëzohet pak bashkëbiseduesi ynë. -Lufta e filluar nga këta djem nuk u ndihmua nga të gjithë dhe kjo ishte arsyeja që ky proces nuk shkoi deri në fund. Në vendet tjera cilësohet si tradhti, kjo. Kjo ndodhi nga pa aftësia jonë, dhe jemi të frikësuar se do të tradhtohemi edhe ndonjë herë si më parë. -Na kurrë nuk mbushemi mend, jo". - Nuk po e di a është e vërtetë se ka ushtri tonën, se pata me shkua me ta nëse nuk e kanë me hile, s’i këta që e lënë në gjysmë këtë punë. E nisëm me Kosovën njëherë, Lagunën, pastaj me Rumelinë Perëndimore. Copa-copa e nisëm dhe copa-copa mbetëm- i dha Leka Dafinës. - Nuk e kish pasur keq, Ukë Hoti, kur kishte pas thanë: "për çlirim duhet të ngrohemi të gjithë, si një trup, jo mëhallë mëhallë, se edhe kështu jemi pak, po edhe nëse nuk bashkohemi do ta kemi gazep gjithmonë. Ma mirë me pas nisë si Dardani - Pse kënd pyesim ne? - Jo, jo- përgjigjet shkurt ai. - Gjithkund u nis me flamur e himn, por secili me të mëhallës së vet. - Ne duhet me u bë bashkë dhe duhet të mbështetemi në forcat tona se: "kurrkush nuk vjen të vdes, këtu pos neve". - Sa herë që jemi bashkuar, përkundër dëmeve, kemi dal fitues. Edhe ushtarët e perandorisë turke ikjen e kanë filluar nga ky kufi, prej Topisë, kanë thanë pleqtë tanë. XVI. Fija e hollë e tkurrja e "mezhdave" i ka lënë me gishta në gojë. Brahomi nga shtëpia e tij i shikonte me mall tokat që kishin ngelur andej. Në gishta numërohen familjet e mbetura aty. - Mezi është bërë një klasë me nxënës. Disa prej tyre nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të sigurisë dhe kushteve të vështira. Numri i atyre për çdo ditë zvogëlohet. Edhe ajo klasë së shpejti do të mbetet pa nxënës. Nuk po merrni kurrfarë masash për përmirësimin e kushteve të këtyre banorëve, edhe pse për to u kemi shpjeguar disa here- flet duke shprehur hidhërimin e thellë Brahomi. -Mos e merr me të sertë... -ia ktheu Ministri. -Prandaj këto janë shkaqet për zvogëlimin e banorëve nga Maja Sukës. -Ato shkaqe janë të paraqitura disa herë në forma të ndryshme nga i gjithë brezi i trazuar. - Nuk është ndihmuar në asnjë aspekt, as për një pikë ujë, sepse ujë këtu është "qesat" i madh.... Këtu hon e donë me gomar është bartur uji nga burimet e pasura për karshi. Por ato burime tash kanë mbetur matanë...- i bën me dorë plaku, kah ana tjetër. - As rrugë nuk kemi të hairit, - fliste duke lëviz kokën herë anash herë poshtë e lartë, ashtu si i vinte fjala. - Mëhallët e fshatit të bëra pikë e pesë. Vetëm tre-katër familje janë ndihmuar me material ndërtimor, gati të gjithë janë në asistencë sociale, apo pensione të pleqërisë. Medet për neve, ... - Hallet e kësaj popullate të varfër janë të shumta: pa, rrugë, ambulancë, shkollë etj, -Po, i rëndon edhe më shumë pasiguria, pasi që vazhdimisht janë në presion të vazhdueshëm nga xhandarmëria. Ata detyrohen të mbyllën në shtëpi pa rënë terri. Tokat e tyre të pa punuara, të mbetura djerrina, vetëm i shikojnë prej së largu. Me këto kushte vështirë është vështirë të jetohet e të rrihet këtu. Vështirë është të përballohen këto vuajtje, ky mjerim, - qajnë ata hallet mes veti. -Për t’i zgjidh këto halle, vuajtje, probleme, mizori, etj., çka mundë të bëjmë?- kanë pyetur, pas shumë takimeve që kanë mbajtur me autoritete të ndryshme. -Por, nga e gjithë kjo, siç po shihet s’ka asgjë,- thotë një nga ata, që sapo ishte kthyer nga pazari i së shtunës me një autobusë nga qyteti. Ana tjetër e kufirit është nën mbikëqyrjen e xhandarmërisë. Aty afër kufirit janë edhe tre kroje, burime të ujit, prej të cilëve më parë furnizoheshin banorët gjashtë vjet më parë. Ata, kohë pas kohe edhe tani furnizohen me ujë, por me drojë të madhe. Pastaj edhe mulliri përdoret, por me frikë të madhe nga sjelljet dhe provokimet e xhandarmërisë. Të gjitha këto bëjnë që popullata ta shpreh mllefin dhe pakënaqësinë për këtë izolim të plotë. Por, në asnjë send, nuk u bë asgjë... Ikën. Në këto vitet e pasluftës, banorët e paktë nuk kanë pasur rehati. Dhe kjo po bënë, që të ndërmarrin, ndoshta, vendim unanim për t’u shpërngulur nga katundi. - Jo, nuk ka mbet tjetër, veç me u tërheq prej këtu- i thanë njëri tjetrit një natë pas darke. - Nuk e kemi prej qejfit, por prej zori: për të mbijetuar skamjen, pasigurinë dhe të gjitha të tjerat e këqija. -Këtu, së paku jemi në shtëpitë tona, por........ -Të gjithë duhet të ndihmohen, si skamnorë për të cilat nuk kam kurrfarë fjale. Sa i përket kushteve në të cilat jetojnë ata, nuk mund të krahasohen me askënd në botë- u thotë gazetarëve avokati i popullit me rastin e vizitës së tij. Shkolla rrezikohet të mbyllet fare, i rropatej nëpër kokë mendimi i mësuesit të vetëm të këtij fshati. * * * * Katundi përkarshi Muhaxhirëve, tashmë quhej Rënç i Nahijes.Majës shtriheshin anës Llapushës: Lugjet e Dredhëzave, Dafinave, i Firajës, Ledina e vogël, Aty para një shekulli e gjysmë, kur u dëbuan me dhunë nga Topalla nga i hunit e i konopit, duke u ndarë terri dhe drita, kishte arritur Çeliku nga Klani i Topalles me anëtarët e tij të familjes, të ngarkuar në kuaj. Çeliku, para zorit, në gushtin e 1881, kishte dalë i fundit nga Lagjja e Kokave nga Klani i Topalles,. Kjo i kishte ndodhur një ditë pasi i kishin hyrë xhandarët serb në shtëpinë e zjarrit. Xhandarët kishin hyrë edhe herëve tjera, por ata nuk ishin lëkundur. Kësaj here, ata shajkaçat i kishin varur në hyrje të shtëpisë dhe kishin kërkuar që gratë e familjes Çeliku t’u shërbenin atyre. Kjo i kishte detyruar të largohen nga arat e veta. Atë pasdite me të rënë hija, ishin kthyer nga ara me duaj gruri të ngarkuar në qerret që tërhiqeshin prej kuajve. Njëra nga nuset e fisit, duke mbledhur grurin e lamës, ia kishte plasur vajit. -Çka, oj bijë ?- ia priti me ters, Çeliku. - Çka po më duhet jeta me jetua prej ditës së sotme, a po e sheh shajkaçen e xhandarit në derë të shtëpisë? Nuk pati fjalë më shumë, sepse këto fjalë i morri seriozisht, dhe e kishin prekur thellë në moralin e familjes. Pa një, pa dy,..mblodhi djemtë. -Ikëm! - dha urdhrin. Morën me veti vetëm ato që mund të ngarkohen në kuaj. Gratë morën boshtet, gjilpërat dhe vekun, kurse djemtë ngarkuan edhe kullën e kovaçit për ta vazhduar zejen e zanatit të tyre. Çeliku me një palë hone dhe hipur mbi kalë ka arritur pa dalë drita te Kokat, për t’iu bashkuar kushërinjve të tij të parë, dy djemve të vëllait Ademit nipit, Bylykbashit, të cilët kishin ikur më herët. Në këtë rrugë të gjatë, njëri nga kushërinjtë kishte mbetur te daja i tij në Galanit, shtëpia e të cilit ishte po sa ta kalosh derën e Kapisë. Ndërsa, Ademi, ishte larguar gjysmë shekulli më parë, ngaqë e kishte ndier peshën e rëndë të hunit dhe të konopit. Atëherë, ai kishte paguar tridhjetë lira çifligun e një kumarxhiu në Skupa. Pas kësaj marrëveshje e kishte vendosur familjen menjëherë aty. Muhaxhirëve ... hallet u janë varur si "verig në oxhak"... muhaxhirëve. Klani dhe Vrana, vende të bukura nga rrethina e Topalles, nuk u hiqej dot nga mendja familjeve të dëbuara. * * * * * * * Ndarja nga poeti është një vegulli që sa herë të lexosh atë që ka krijuar në fondin e tij letrar apo artisitkë, ta rikujton atë portretin e fuqishëm. Pikërisht më 27 shkurt '04, për herë të parë që nga koha kur u hapën rrugët për qarkullim të automjeteve të udhëtarëve dhe mallrave nëpër Malësi te Karadaket, kishin ngarendur njerëz shumë me makinat e tyre, sikur edhe autobus të mbushur e të organizuar nga shoqatat e shkrimtarëve, artistëve dhe gazetarëve, që shkelën drejt Kokajve, vendlindjes së shkrimtarit për fëmijë, i cili me testamentin e tij që la për ta varrosur aty ku kishte lindur. Shkuam atë ditë, jo vetëm ata që kishim lidhje me njerëzit e fshatit, por gjithë ata që kishim lidhje me pendën e poetit. Thjeshtë për nder të atij që la vepër jetësore të shkruar. Për të satën herë shkelur mbi atë baltë që ngjitej për këpucët e llastuara, prej se jemi dalë fije prej andej. Dhe për më shumë herë e pashë lumin e Lllapushës, duke u derdhur mbi lumin e Bindit siç e quante Zejna, sipas rrjedhës së tij në Bindë. Shihej nga ana tjetër e tij, nga se si njëri nga ata që isha rritur pran këtyre burimeve, i dhashë mendjes të kujtohem më shumë mallëngjim rrjedhës kah lahesha dhe peshkoja. Ndërsa ngjitesha hipur në makinë në atë përpjetën që për anash ishte thep i thepisur, të meremetuar tashmë nga udha e re. Në atë veturën e vendasit, Xhemë Karadaku, shkrimtar, që po na shoqëronte së bashku me njeri nga dramaturgët e rrallë që ishte dalë prej kësaj Gryke malesh, por edhe miku i Zejnës, regjisor, aktor, i cili ana tjetër e lumit të Bindit, por jeta na kishte lidhur sikur mëllenjat e zeza, gjatë gjithë asaj të kaluare që po ikte me rrëmbim. Edhe pse shumëçka kishte ngelur vetëm në kujtesën tonë dhe përmes tyre imazhi po i formësoftë vetëdijen e kalitur nëpër shekuj. Deri sa neve të tjerëve që ishim aty në makinë mbresat na ndërlidhen edhe me gjithë atë që kishte mbetur, por edhe me të kaluarën dhe të tashmen e familjeve tona që i kishim shkelur ato vite të jetës nëpër ato vatër të zhuritura e të zbrazura prej andej, nga hallet e jetës dhe zullumi i pushtuesit. Unë ndjeva prapë në zemër dhe këtë si kisha pas ditur se e kisha në zemër, ndonëse shpeshherë e ksihim shkelur atë vend poshtë e përpjetë. Sepse kjo tokë që ishte e pasur me burime tokësore dhe ujore që ushqente gjithë andej, dhe i jepte ngjyrë jetesës atje, si me rrugë e shtëpi të fiksuara, i kisha parë si dekor në imazhet e shkrimtarit që po e përcillnim për të herë të fundit. Sikur edhe ato vale e erëra që binin në heshtje vetëm përgjatë Grykës te Kalaja, dhe atë gurgullim të pa pushuar të Llapushës sime së cilës ia kisha nder zërin dhe e kisha parë ëndërr më shpesh se gjithë çka tjetër në jetën time. Aty për aty mendova se kjo që po shihja ishte një përkitje mes vendbanimeve malore, i kushtëzuar nga ai imazhi i së kaluarës sonë, që sillej vërdallë në kokat tona. Ndonëse e fare pa vërejtur se atë ditë kishin ngarendur edhe shumë të tjerë të ftuar dhe të paftuar. Një nga ata që po kthehej para me veturën e tij, ia bënte me dorë se varrimi nuk do të bëhet sonte sepse është bërë vonë... se a do të varroset me ceremoni fetare apo si... edhe pse neve na cingëronte celulari se kortezhi funeral po përcillej nga kolona e gjatë që kishte dalë nga Kryeqyteti, ku po jetonte deri sa ndërroi jetë nga një sulm në zemër. U bë apo nuk u bë varrimi, po apo jo, sonte apo nesër, kurdo qoftë, ai sipas "amanetit", do ti rikthehet sërish tokës ku kishte lindur. Disa që po vinin prej andej, nuk po i bënte përshtypja jonë për fanitet në mendjet tona të përmallshme, sa nga mërzia e nga përmallimi. Sapo arritëm në katund përpara nesh po hapej një portë dhe na ftonin për të hyrë brenda, ku ishte hapur konaku për pritje kryeshnosh. Në një shtëpi gati gjysmë të rrënuar ndonëse kaherë shihej se ishte braktisur nga banorët e saj. Fare pran asaj Gurine shtrohej një Ledianë përskaj një dushkaje bungu, ku nuk mungonin dardhat dhe molat Koke me trup e degë gati të plakura me plotë gunga e të thara të Kokajve. Atëherë vërejtja besimin në vete se vërtet kishim arritur aty për ku ishim nisur nga qyteti në juglindje të vendit. Shumë s’osh kishin ardhur në mënyrë të organizuar prej grupimeve e shoqatave dhe institucioneve publike të vendit për t;ia dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit Hallit. Shikoja me radhë njerëzit e ardhur dhe ata të këtij fshati malor, ku ishim lindur e bërë gati burrë dhe së paku atëherë mblidheshim për "dekje e dasmë", dhe këtë e kishim traditë së paku deri sa ishim aty. Ato kujtime i sjell imazhi I formësuar në prozën tregimtare të shkrimtarit Halli që po i kthehej vendlindjes së tij për të pushuar përmotshëm deri në amshim. Mes rreshtit lexohet njeriu i vërtet i tij, ku i kishte hetuar ndarë aq ëmbël nëpër rreshtat e tregimeve në përmbledhjen" Vendlindja shihet në zemër , saqë kur I lexoje të krijohej përshtypja se gjendesh në një kopsht përrallor për karshi dardhishtës së tij në të cilën gjendej ai. Duke kaluar nëpër degë të shkurreve e ndjeja magjinë që mbart ky vend, fuqishëm mëkon lartësia mbidetare e që forconte nga ai peizazh në prag të pranverës stinës kanike që të kultivon triumfin nëpërmjet mospërshtatjes dhe disharmonisë si një kategori estetike mes imagjinatës krijuese të zërave të përhumbura të meditimit që ndjenin për humbjen e njeriut të pendës. Amin. Halli, i lindur dhe i rritur në Rrezartë e ka pas quajtur me ngulmim, si: -Mullëz dhe ajkë margaritari këtë vend të engjëjve, shumë kohë para se, të rikthehej përjetësisht. Shkrimtari Haliçi, pa i mbushur të gjashtëdhjetat, mjerisht u kthye në arkivol, dhe u varros nën dardhë ku i kishte ikur jeta tok me fëmijëri. -Po, e varrosim në Gurinën e tij të dashur, te ara e Veselit, -iu tha dy djemve të vetë shoqja e tij, Lydia. Sepse thjesht, aty ishte vendlindja e tij. Atij ia bën varrin para ish shtëpisë në Gurinë, vend ky, ku kishte lindur dhe rritur me lojërat më të mira që i njohu bota e pasur shpirtërore e shkrimtarit. Edhe, z. Halli, si shumë të tjerë kish pas lënë amanet; "varrosmëni në Gurinë". Me gjithë mallin e ndryshkur në shpirt për t’u rikthyer i gjallë që të jetoi aty përsëri, zoti ia bëni derman lutjet të ngurtësohet në Gurinë pas vdekjes. Zoti ia qoj në vend amanetin e tij të fundit. -Tek e fundit, nuk është i vetmi shkrimtar i dashuruar pas vendlindjes së tij, - i dolën si nga zemra fjalët, z. Kukoj njërit prej shkrimtarëve që kurrë nuk iu nda për së gjalli. Secili njeri prej aed Homerit, ka edhe Itakën e vetë,- i tha z. Kukoj, shokëve. - Kokat janë edhe me emër simbolik që më shumë sesa fshat- përplotësoi tjetri, këtu përkarshi shtrihej edhe Dardhishta e tij e dashur, pranë së cilës është një mal me lisa bungu. Me emrin e fshatit (Darshishtë), shkrimtari i sapo varrosur ka edhe një vepër. -Këtu nuk ka mbetur më kush, - njoftonte shoku i tyre që po i përcillte si një ciceron i vërtetë, i cili i njihte në gishta shtigjet që qonin për andej, ku pushonte vuajtjet e tij shkrimtari i parë i kësaj treve. Këtij fshati pas viteve të tetëdhjeta, nuk i mbeten më shumë se trembëdhjetë shtëpi me rreth pesëdhjetë banorë, por si duket, pos të vdekurve po i kthehen edhe të gjallët. Gjatë muajve të verës i shtohen edhe dhjetëra sosh, për t’iu bashkuar banorëve të mbetur në Dardhishtë. Katundit po i vijnë edhe njerëzit të tjerë. Tashti, po e përcillnin një pesëdhjetëvjeçar, për në banesën e fundit. Së paku me eshtrat e tyre donin t’i bënin nder këtij vendi. Të gjithë ata që po vdesin në luftë a punë: dëshmorë, martirë, shkrimtarë, punëtorë e të tjerë, që kanë lind apo janë me origjinë nga ky vend, kanë lënë amanet, që së paku eshtrat e tyre, t’u prehen në këtë vend, prej ku janë shpërndarë si shkëndijat e strallit. Ata donë të kenë jetë të amshuar aty në vatrat e tyre. Por, ditë për ditë është duke u shtuar edhe interesimi i të gjallëve që të kthehen për të pushuar apo jetuar në vendlindjen e tyre, dhe të parëve. Këtu funksionon edhe telefoni mobil, ka ujë të pijshëm dhe është shtruar me asfalt një pjesë e mirë e rrugës. Shtëpitë ekzistuese mund të rinovohen me pak investim dhe mund të shfrytëzohen për banim, madje është rritur edhe çmimi i tokës dhe i shtëpive. Shumë shtëpi janë të shkatërruara dhe disa prej tyre duken si të lëna shkret, thonë se janë të shumtë ata që po kthehen për t’i rinovuar apo ndrequr për banim të përkohshëm. Qoftë edhe për banesën e fundit. -Atje, shihet një fshat i vogël, ku nuk kanë mbetur më shumë se trembëdhjetë shtëpi, siç tregojnë shënimet, - thotë përfaqësuesi i Kokave. Dikur, para tri dekadave, ishte katundi më i banuar në zonën kufitare, me rreth pesë-gjashtëqind banorë dhe numëronte jo më pak se njëqind shtëpi. Treva malore e tyre figuron prej kohësh si atraksion turistik i Alpeve të Malësisë së Halëzezës. Gjendet, jo më larg se njëzetë kilometra në juglindje të qytetit, në një lartësi prej tetëqind metrash, mbi nivelin e detit. Ditë e diel, kur kishim shkuar atje, edhe Mozi po kërkonte qershitë e sapo skuqura dhe dredhëzat e zverdhuara. Këtu pranvera është e vonuar. Në këtë kohë, nuk mungojnë as njerëzit që shkojnë për ta kërkuar atë stinë idhnake atje lart mes majave të bjeshkës, qoftë edhe për t’i vizituar të vdekurit, që pushojnë në Rup përjetësisht në jetën e amshuar. Vizitorët, zakonisht janë banorë të vendit, por, nuk mungojnë edhe ata prej viseve tjera. Fëmijët kureshtarë ndalen, pushojnë, pyesin e freskohen. Ardi, ndalet pakëz te kroi i Sodës, ai tjetri, i Haxhiut, përtej tij, në mes të katundit, Mozi freskohet dhe pi ujë të ftoftë te kroi i Haxhiut. Kështu, gazmor dhe duke biseduar ngjiten përpjetës rrugës së lakuar. Në një lëndinë, te roga e vogël, disa të tjerë kuvendojnë për natyrën, peizazhin përrallor. Ata mendonin, që në një të ardhme të afërt të ndërtojnë një lloj kamp-pushimi të vogël për verë. Një grup tjetër më larg, preferojnë të shkojnë edhe më lart, në zemër të Majamalit. Rruga, për të dalë pastaj në Rup, të shpie kah objekti gjysmë i rrënuar i shkollës katër klasëshe. Aty gjen vetëm mësuesin Shefa me disa nxënës. Pjesa e rrugës së mbetur nëpër të cilin po shkonin tatëpjetës, ende nuk ishte shtruar as me rërë. Aty këtu vëreheshin copa të gurëve të shtruara më herët. Më tutje, rrëzë kodrës mbi një bungishtë të dendur shkurresh e lisash, një udhë anësore e mbetur si ndonjë shteg i dhive, mund të largojë nga rruga me pluhur. Shumë kush e kishte më të preferuar me ec në këmbë andej, për shkak të reve të pluhurit të shkaktuar ngre era që fryn pothuaj vazhdimisht në këtë anë. - Je shumë serbez kah shkon o, njeri është më mirë t’i mbash xhamat mbyllur makinës! – i tha e shoqja, burrit të saj, që po e voziste makinën, deri sa ajo po e mbyllte xhamin e prapmë, ku ishin edhe tre fëmijët e tyre. Duke ecur rrugës e cila kryqëzohej rrallë me shtigje tjera, takoje kalimtarë, kalimtarë e individ të ndryshëm. Shumica e banorëve të vendbanimeve për rreth katundit nuk zgjedhin as rrugën e lëndinës, as të lagjeve, por hapësirën e ndërmjetme, duke i marrë pyllit më shumë intimitet. Këtu, në dimër dilet me vështirësi, sidomos nga ana e pjesës lindore, por, edhe nga ana e Kalasë. - Vetëm verës këtu ka më shumë bukuri- i tregon vëllai vëllait, të cilët kishin ardhur për t’i kaluar pushimet vjetore në vendlindje nga jashtë vendit, te ky katund, mjerisht i kthyer në banorë mërgimtarësh. -Doktori Isë prej Francës, nga Kantoni Spital, vjen me ski për të rrëshqitur dimrit, i tregoi fare pa e pyetur. - E tërheq, ky vend si sanatoriumi në Davos të Zvicrës- ia ktheu ai. Ardhja këtu, e gjithë këtyre njerëzve, është e theksuar vetëm verës për shkak të konfiguracionit të fshatit. Ndërsa në muajin korrik-gusht gjallërohet edhe më shumë me ndonjë festë dasmash e gazmendesh tradicionale që organizohen nëpër shtëpi apo siç i quajnë vendasit, te Sheshi i Valleve. Aty priten edhe dasmorët për vadën e ndarë: për të marrë apo dhënë nuse. Mbahen e kujtohen ende festat e motmotit si: Dita e Shën Gjergjit dhe Shën-Mitërit, të cilat kanë mundur të mbijetojnë deri tash si festa pagane. Natën e Shën-Gjergjit, njerëzit lagen e stërpikin me ujë nga burimet e ftohta për shëndet, sa bëhen qull. Uji i njërit prej burimeve, i quajtur "Kroi i Katundit", përdoret si ujë për kuzhinë dhe bënë çajin e luleve shumë të shijshëm. Shtëpitë-Kulla janë të ndërtuara me gurë si në gjithë zonën e malësisë së Karadaket, me katet përdhese, ndërsa specialitetet më të preferuara, janë pikërisht, lakrori i gatuar me dy petë dhe flija e bërë me mazë qumështi, të fërguara me saç të nxehtë. Trembëdhjetë shtëpi të reja, janë restauruar gjatë viteve të fundit nga ata që punojnë jashtë. I kanë ndërtuar që t’i kalojnë pushimet në vendlindje. Pra këto shtëpi dhe kjo hapësirë shfrytëzohet për turizëm familjar. Ka nga ata që preferojnë të kalojnë pushimet edhe dimrit, por, vështirësitë që sjell bora, shpesh i bëjnë të pakalueshme rrugët për në Koka. Këta që dalin në këtë kohë janë të pasionuar pas gjahut dhe rrëshqitjes me ski. Këtu, në majat e malit të Halëzezës, bora shpesh nuk shkrihet deri në Shën-Gjergj. Haliçi, ndjesë pastë, pak para se të vdiste ka paguar edhe një copë truall në një vend më të përshtatshëm se sa shtëpinë ku e kishte, për të bërë një shtëpi te re. Ka nga ata që duan të investojnë në ndërtimin e një hoteli alpin me basen e verandë, por gjendja e papërcaktuar i ka bërë që të mos investojnë. Janë të ndrojtur për të derdhë shuma të majme parash të kursyera në kurbet. Dardharët e donë më shumë katundin e tyre, por janë të stresuar nga gjendja e tanishme dhe nga lufta. -Nuk duhet me e derdhë tjetërkund njeriu, sot djersën e ballit, pos aty, ku e derdhën gjakun hon e don, djalë pas djali- tha Paja, që ishte më nastolgjik se tjerët. Plaku Isë, që është ndër më të moshuarit, duke treguar pjesë nga historia e katundit thotë se, ky vendbanim nuk është shumë i vjetër. Sipas tij, fshati është themeluar, dhe pastaj është shtuar prej të "ikurve të dalë maleve", kaçakëve të Kokave të cilët përndiqeshin nga Serbia nga vendi Klan, përtej Topalles. Këta ishin larguar më së shumti për arsye se nuk donin të konvertoheshin në fenë tjetër dhe ta njohin sundimin e të huajve. Sipas një të dhëne emri "Koka", vjen nga fisi Koka të cilët kishin ndihmuar shumë ushtrinë e Skënderbeut gjatë luftërave kundër turkut. Pas vdekjes së Skënderbeut, disa nga ky fis, detyrohen të largohen nga vendi i tyre, për t’u vendosur këtu, por u detyruan, që për këtë vend, t’i paguajnë 33 dukat një kumarxhiu të shkuar në Shkup. Dhe nga ajo kohë ky fshat quhet Koka. Viroini, një tjetër folës, thotë se, pas pushtimit të tokave arbërore nga ana e Turqisë, pjesëtarët e fisit Koka janë shpërndanë në Itali e gjetiu, e disa kanë mbetur në Atdhe duke kërkuar strehim në stane dhe male. Ndërsa Mat Koka me origjinë shqiptare nga fisi koka, dëshmon se, të dhënat historike flasin edhe për një vendbanim me të njëjtin emër, Koka në Fushë të Djegur të Arbërisë. Ai pohon se ai vendbanim është që nga koha e Skënderbeut Në katundin Koka, në shekullin e kaluar, u hap shkolla e parë në turqishte nga hoxha mulla Isa. Aty , privatisht mësohej edhe alfabeti shqip, kurse pas luftës së dytë botërore hapet shkolla shqipe, për t’u ndërprerë për një kohë. Ndërsa, më 1969 rifilloi, përsëri mësimi fillor. Në vitet e ’70-ta, katundi Kokë numëronte rreth 600 shtëpi. Ata merreshin me blegtori, pemëtari dhe me shitjen e drurëve. Me shitjen e drurëve ata ishin marrë qysh kur ishin vendos aty. Drurët i prenin me shara dore, pra me teknika me adekuate të asaj kohe. Thuhet se në mal shkonin në karvanë deri në dyzetë gomar, kuaj dhe mushka. Fshatarët armatoseshin mirë dhe pa aguar mësynin drejt pyjeve të zonave të Karadaket e Shkupit, të cilat vende atëherë ende ishin nën Turqinë. Ishin edhe kultivues të mirë të pemëve, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur: -"Ai i ha dardhat verore, si me kanë të dardhishtës", - Për dardhat verore të vendlindjes ka shkruar tregimin e njohur shkrimtari, Z. Hali. Me mollët Koke, me origjinën që ka, me të folmen, meveshjet, këngët e vallet tradicionale, me adetet e moçme etj. çdo kund dhe në çdo vend, ai mburret. Ndërtimi i shtëpive, odave, hambarëve, të kthyera kah juglindja është bërë me gurë e me dru bungu në gjithë katundin. Kanë një stili të përzier; të atij oriental dhe evropian, stil që mund të haset edhe në gjithë vendbanimet e tjera në Malësinë e Halëzezës deri në Shkupe-Shkodër .... Disa pamje të filmuara dhe fotografi të ruajtura, paraqesin ndërtimet e reja në katund. Kjo shihet edhe tek shtëpitë e ndërtuar me modesti, ndonëse shumë sosh janë përdhese. Ato janë prej guri dhe druri me stolisje arkaike të gdhendura e të mbuluara me tjegulla të hirta të pjekura në furrë prej ustallarëve të përmendur. Gurët e drurët e gdhendur të mjeshtërve të Terziajve i has kudo në këto shtëpi. Këto pamje të bukura dhe shumë tregime të mira, janë material i mirë për t’u treguar fëmijëve të lindur dhe rritur në përndim, për origjinën e tyre dhe bukurinë vendit tonë. Për karshi janë majat më të larta, si: Maja e zezë, ajo e Gorenit, e Sukës si dhe Maja më e lartë e Sharrit që ende në këto ditë vere është e veshur me borë. Azganit i shpërfaqej në kujtesë imazhi që vie nga andej. Katundi ishte në një pikëshikim të një vendbanim të vendosur midis maleve të Malësisë dhe, me një bukuri të rrallë natyrore, pranë lumit Llapusha si degë e lumit të Bindit. Jo fort larg nga aty shtrihen vendbanimet e moçme, dardano-ilire, si tumat, Kalaja me largësi pesë kilometra në juglindje të kazasë dhe në një lartësi mbi detare tetëqind kilometra. Vendbanimet, ndonëse të kthyera kah veriu, ku janë përballur hon e donë me rryma të ftohta edhe në verë, e posaçërisht me dimra të acartë të cilët ta djegin datën. Pamja e pashlyeshme, ajri i pastër në këto vise malore krijon klimë shumë të shëndetshme për pushime, për zhvillimin e sporteve verore e dimërore, sidomos për atletë e alpinistë. Në këto vise malore rriten burra shtathedhur e hijerëndë e femra të bukura e të fisme. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë borë, ujëra të pasura me rënie të lirë, e bënë vend të preferuar për të gjitha stinët e vitit. Midis burimeve të shumta, krojeve, në këtë rrugë që përshkohet për andej është edhe uji termal i quajturi "Banja", që shërben si ujë kurativ për shërimin e reumës, sëmundjeve të lëkurës etj. I pushojnë gjithë secilit sytë në bukurinë e kësaj ane malore, që frekuentohet nga e rruga e asfaltuar. Rrugët tri –katër kilometërshe, që lidhin fshatrat me asfaltin janë të shtruara me zhavorr. Këto pasuri dhe këto pamje janë dhuratë e nënës natyrë e virgjër ... Anasit janë shumë mikpritës. Ata për mysafirët presin pulë dhe gatuajnë pite, flia tradicionale, gjellë fasuleje, bukë misëri e gruri. Disa ende nuk kanë idenë për të bërë diçka, sikur moti që kanë qenë hanet.Tah në vend të tyre mund të ndërtohen motele, restorante apo bujtina. Kjo për arsye se është interesimi për turistë të c |
Behind the Scenes of My Home Page
INFO | |||||
|